Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,561
    Postimet në Bllog
    3

    Itali: Arratiset trafikanti i drogës Moisi Habilaj nga burgu

    Arratiset Moisi Habilaj në Itali! Policia shkoi për t’a rikthyer në burg, nuk u gjet në banesë

    Emri:  moisi-habilaj.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  18.0 KB

    Moisi Habilaj është arratisur në Itali pasi Policia shkoi për t’a rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, bëjnë me dije burime për BalkanWeb.

    Prej majit të vitit të kaluar Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg.

    Grupi kriminal në të cilin bënte pjesë Habilaj operonte mes Shqipërisë e Siçilisë, për trafik kryesisht droge por edhe armësh luftarake.

    Në këtë çështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritë e hapura i ka vetëm me drejtësinë shqiptare.

    Si bazë e vëllezërve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikërisht fshati Babicë në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis në vitin 2017.

    Tashmë Moisi Habilaj rrjedhimisht duhet të shpallet në kërkim nga Italia dhe të vuajë vitet e dënimit me burg të caktuar nga Apeli i Katanias.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    452

    Për: Itali: Arratiset trafikanti i drogës Moisi Habilaj nga burgu

    E kan lene me qellim te iki, kushedi sju ka ec mire bisnesi pa te zotin 🤣

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,561
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Itali: Arratiset trafikanti i drogës Moisi Habilaj nga burgu

    “Telefoni i tij i fikur prej…”, mediet italiane shkruajnë për arratisjen e Moisi Habilaj: Jetonte në zonën e kontrolluar nga bosi i Cosa Nostra!

    ITALI
    “Që nga e shtuna e kaluar, telefoni i tij është i fikur dhe i paarritshëm”, kështu shkruajnë mediat italiane një ditë pas lajmit të bujshëm të arratisjes së trafikantit shqiptar të drogës, Moisi Habilajt, nga një banesë në provincën e Katanias, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    43-vjeçari shqiptar mbahej në mbikëqyrje me byzylyk elektronik, pasi ishte dënuar me 15.5 vite burg, ndërsa dje kur policia ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë.

    “Misteri i fundit në lidhje me trafikantin shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catania, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostras, Ciccio La Rocca”, shkruajnë mediat italiane.

    Më tej, në shkrim thuhet se “Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, vend në të cilin Moisi Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43 vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pasi kaloi 954 ditë pas hekurave, 43 vjeçari u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi, nga ana e babait për pak më shumë se një muaj”.

    Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpunoi me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunëtor i saj.

    Ai pranoi pjesërisht akuzat, dhe kjo u vlerësua pozitivisht nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërisht për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2016, 19:07
  2. Lordi i droges i Meksikes,El Chapo,arratiset nga burgu.
    Nga benseven11 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2015, 22:23
  3. Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-01-2014, 20:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 17:10
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •