Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Skandalet e ministrave të Edi Ramës nuk kanë të sosur. Në një kohë kur i gjithë vendi është nën pushtetin e përmbytjeve dhe në një krizë të madhe ekonomike, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, Arbian Mazniku dhe këshilltari i Ramës Endri Fuga, gjejnë kohë të harbojnë lokaleve të botës me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

    Jo çdokush mund të darkojë tek "Nusreti" në Dubai.

    Nuk e di se çfarë duhet të bëjnë më shumë këta për ta merituar zemërimin tonë si popull?

    Emri:  4F4F6DDD-AAF0-49B6-93D9-BA8074B1B055.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  32.0 KB

    Syri.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 10-01-2021 më 08:00
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Darka luksoze e ministrave në Dubai, Rama: Lekët i kanë paguar të tjerët

    Kryeministri Edi Rama, është zgjuar i shqetësuar pasi u ka dalë menjëherë në mbrojtje ministrave të tij, dhe këshilltarit Endri Fuga për darkën që u filmuan duke ngrënë në një nga restorantët më të shtrenjta, bashkë me biznesmenin Samir Mane, në Dubai.

    Rama i ka kthyer përgjigje një prej komentuesëve të tij, duke i shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse. Për ta bërë edhe më të besueshme, Rama ka përmendur edhe faktin që bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

    “Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri”,-shkruan Rama.

    Emri:  0372C721-0C77-435F-BC7F-6CDDF73C0850.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  56.2 KB

    Koha Jone.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Ishalla skane qene tek Nurseti, se kam degjuar i ka cmimet vare fare..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Pushtetarëve të ‘Rilindjes’ ua kontrollon stomaku, trurin

    Nga Kim Mehmeti

    Emri:  auto_kim_mehmeti1610300652.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  46.6 KB

    Mediat raportojnë për ahengun e qeveritarëve të ‘Rilindjes’ të shtruar në Dubai.

    Çfarë paturpësie dhe pandjeshmërie e pushtetarëve të cilët posa e ndiejnë erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti.

    E në ndërkohë thonë se drekën ua paska paguar ndonjë princ arab?!

    Me çka tregojnë sa nuk e kanë kuptuar se edhe si mysafir të cilitdo mbreti, darkat e drekat u shtrohen për nderë të popullit e shtetit që përfaqësojnë, andaj nuk u ka hije të sillen si njerëz perverzë të cilëve nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

    Po pra, sido që ta marrësh darka e pushtetarëve shqiptarë në Dubai shpalos dukjen e burrështetasve që nuk e kanë të zbrazur barkun, po trurin, gjë që i bënë të mos kenë turp e të jenë të pandjeshëm ndaj popullit që ua mundëson gjitha ato privilegje.

    Syri.net

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Basha publikon videon për darkën e Dubait: ‘Ndërkohë që vendi është në ujë, këta janë ministrat e Ramës’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një turp të qeverisë në ikje, faktin që ndërsa Shqipëria po mbytet ministrat e Ramës nginjen në restorantet luksoze të Dubait.

    ‘Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

    Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.’



    Syri.net / Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Emri:  4.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  39.1 KB

    Bujar Kapexhiu / MAPO

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai

    Emri:  67c7c2e4-faea-4a34-8a13-dddd6f8c2c31.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  50.7 KB

    Bujar Kapexhiu / MAPO

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  2. Ministri Ahmetaj emëron shoferin e tij në krye të zyrës së qerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2015, 14:49
  3. Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 24-11-2013, 23:13
  4. Boll mo! se na mbytët!
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 11-10-2011, 09:06
  5. Angjeli, Ahmetaj e Rafti, lënë Shqipërinë
    Nga CEZARND në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 22:54

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •