Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Antarsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    729
    Faleminderit
    18
    11 falenderime n 11 postime

    Si po na e shkatrrojn jetn Rrjetet Sociale?

    N kt tem ju ftoj t diskutojm mbi ndikimin e Rrjeteve Sociale si Facebook, Instagram, etj. n jetrat tona dhe ju lutem ta shikoni videon e bashkngjitur e t reflektoni!

    Mos ja bj t tjerve at q nuk ke qejf t ta bjn ty!

  2. Anetart m posht kan falenderuar prizrenasi_30 pr postimin:

    Albo (10-01-2021)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,269
    Faleminderit
    86
    825 falenderime n 673 postime

    Pr: Si po na e shkatrrojn jetn Rrjetet Sociale?

    Pjesmarrja ne rrjetet sociale po shkaterron jo vetem jete njerezish, por gjithe shoqerine e gjithe njerezine e botes.

    Demi i pare i madh i rrjeteve sociale eshte humbja e jashtezakonshme e kohes. Kohe qe shkon dem. Njerez qe rrine me ore te tera ne keto rrjete sociale, dhe as nuk mesojne gje, as nuk eshte se krijojne gje, dhe nuk mund ta quajme as se shoqerohen me keta njerez. Resursi i vetem ne jete qe nuk eshte rigjenerueshem eshte koha qe ne kemi ne kete jete. Dhe shume njerez qe i kalojne oret e ditet e tyre ne keto rrjete sociale, jane duke humbur kohen e jetes se tyre kot.

    Demi i dyte i madh eshte se kontakti digjital ka zevendesuar sot kontaktin njerezor: degjimin e zerit, puqjen balle per balle, perqafimin, puthjen, shkembimin e fjaleve prane njeri-tjetrit dhe duke u pare sy me sy. Dhe kjo krijon nje boshllek te madh shpirteror: ta gjesh veten te rrethuar nga nje lume njerezish, dhe ne te njejten kohe i pushtuar nga vetmia! Ti duke diskutuar me nje ekran telefoni apo kompjuteri. Dhe ajo qe eshte me e keqja, kete nuk e shohim ne nje rreth shoqeror lokal apo te larget, kete e shohim edhe brenda familjes. Prinder e femije qe nuk ulen me ne tavoline qe te hane nje vaft se bashku, pasi jane shume te zene per te mesuar me te rene e jetes se mikut/mikeshes se tyre.

    Demi i trete i madh eshte se rrjetet sociale jane mbase eksperimenti me i madh dhe me i frikshem social ne historine e njerezimit. Studiuesit shkencore i bejne provat e tyre ne laborator me kafshe te vogla si minjte. Kurse drejtuesit e platformave te rrjeteve sociale, i bejne provat e tyre ne qindra miliona njerez ne mbare boten. Po te shikosh njerezit qe frekuentojne rregullisht keto rrjete, e kupton qe ke te besh me njerez qe mendojne gati njesoj. Jo vetem mendojne ne grup, por veren dhe ndikimin e frikshem qe platforma sociale ka mbi menyren e tyre te te menduarit. Cfare eshte e pranueshme apo e moralshme per keta njerez, nuk eshte me nje zgjedhje personale qe secili prej nesh ben ne lirine tone njerezore, por nje zgjedhje qe drejtuesit e platformes bejne, dhe e aplikojne ne masat e njerezve ne bote.

    Demi i katert eshte depresioni psiqik qe keto rrjete sociale krijojne tek njerezit qe marrin pjese ne to. Njeriu kalon plot peripeci ne jete. Me pare, keto peripeci perjetoheshin nga personi vete dhe familja dhe rrethi i ngushte shoqeror. Kurse sot, peripecite e jetes se nje pjesemarresi te vetem, perjetohen nga gjithe bota qe merr pjese ne ate rrjet social. Plot adoleshente dhe femije te vegjel kane vrare veten pas turperimit te tyre publik ne keto rrjete sociale. Ka njerez te tjere qe kalojne semundje, divorce, vdekje dhe u duhet te perballen edhe me reagimet e syte e miliona njerezve ne rrjetin e pafund social. Nje grua me te cilen une punoja, tha nje dite: "Nuk futem me ne Facebook pasi sa here qe futem depresionohem. Jeta e te gjithe njerezve qe une njoh eshte perfekte. Vetem jeta ime nuk eshte perfekte!" Vetmia e ben kete fenomen akoma edhe me shqetesues. Ne mendjet e tyre njerezit kujtojne se e luftojne vetmine duke marre pjese ne keto rrjete sociale. Me kalimin e kohes e kuptojne se kontakti digjital nuk mund te zevendesoje dot kontaktin njerezor. Eshte pjese e pandare e natyres se njeriut.

    Demi i peste eshte shpirteror. Muzika e shpirtit te njeriut eshte heshtja. Qetesia sjell paqen e brendshme, qe njeriun kerkon ta reflektoje edhe per se jashtmi, ne familje, ne shoqeri, ne komunitet. Rrjetet sociale nuk njohin as qetesi, as paqe. Cdo postim qe shikon apo lexon, sherben si nje prishje e paqes shpirterore te lexuesit. Zhurma e pandalshme e rrjeteve sociale shkakton edhe nje crregullim shpirteror tek pjesmarresit. Shpirti i tyre eshte gjithmone i trazuar. Aq sa shume prej tyre as telefonin nuk e ndajne nga dora edhe kur flene. Keta njerez humbin jo vetem qetesine shpirterore te brendshme, humbin edhe kontrollin mbi shpirtin e jeten e tyre. Ka plot raste, sidomos tek femrat, ku varesia nga keto rrjete sociale, u demton maredheniet me te dashurin dhe femijet e tyre. Dhe ajo qe eshte me e keqja, nuk e kuptojne apo pranojne kete gje.

    Rrjetet sociale jane droga me e keqe qe ka pare njerezimi!

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 11-01-2021 m 02:07

  4. Anetart m posht kan falenderuar Albo pr postimin:

    prizrenasi_30 (11-01-2021)

  5. #3
    i regjistruar
    Antarsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    702
    Faleminderit
    2
    25 falenderime n 24 postime

    Pr: Si po na e shkatrrojn jetn Rrjetet Sociale?

    Eshte interesant edhe artikulli varesia nga rrjetet sociale, por ajo qe me habit me shume eshte fakti qe edhe pse prej vitesh thuhet e rithuhet kjo qe rrjetet sociale nuk eshte se kane pesuar ndonje renie te madhe.

  6. Anetart m posht kan falenderuar driniluka pr postimin:

    prizrenasi_30 (11-01-2021)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Antarsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    729
    Faleminderit
    18
    11 falenderime n 11 postime

    Pr: Si po na e shkatrrojn jetn Rrjetet Sociale?

    @ driniluka

    problemi sht se specia "sheepy" ve po shtohet e po prhapet npr bot 😈
    Mos ja bj t tjerve at q nuk ke qejf t ta bjn ty!

  8. #5
    i regjistruar
    Antarsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    702
    Faleminderit
    2
    25 falenderime n 24 postime

    Pr: Si po na e shkatrrojn jetn Rrjetet Sociale?

    Citim Postuar m par nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    @ driniluka

    problemi sht se specia "sheepy" ve po shtohet e po prhapet npr bot 😈
    Mjerisht po..

Tema t Ngjashme

  1. Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2017, 14:52
  2. Rrjetet sociale
    Nga Hermosa n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 02:16
  3. Interneti, fmijt t ekspozuar n rrjetet sociale !
    Nga Wordless n forumin T jesh prind
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2014, 23:24
  4. Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2014, 13:44
  5. Rrjetet sociale!
    Nga peyoni n forumin Mentori akademik
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 10:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •