Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta

    Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta.

    Ai ishte shtruar në sanatorium pasi ishte me Covid-19. Sot mësohet se ka ndërruar jetë.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

    Në 30 dhjetor 2020 Prodani do të hidhte një foto në Facebook, ku shfaqej ne spital.

    Prodani ka humbur jeten ne moshen 57-vjecare.

    Ai ishte djali i artisteve Anita Take dhe Agim Prodani.

    Emri:  auto_135856939_10222314821073860_7964437733750373457_o1609941792.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  25.5 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta

    Emri:  auto_a11609944804.jpg

Shikime: 308

Madhësia:  43.1 KB

    Një lajm i trishtë për vdekjen e këngëtarit të njohur Kujtim Prodani, i hidhëroi të gjithë pasditen e sotme.

    Këngëtari, ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ku po kurohej nga Covid-19, pas disa komplikacioneve që kishte shfaqur.

    Fatkeqësisht, ai e humbi betejën me koronavirusin, dhe familja e tij ndau pak minuta më parë, lajmin e trishtë të vdekjes.

    Kujtim Prodani, ngelet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, i cili krijoi vepra që do të jetojnë shumë gjatë mes nesh.

    Gjatë karantinës, ai shfrytëzoi kohën e lirë, për të krijuar një tjetër vepër të tij.

    Bëhet fjalë për një këngë dedikuar koronavirusit, të cilën këngëtari e publikoi në Prill të vitit të kaluar, pa e ditur se, ky virus i tmerrshëm, të cilit i dedikoi vargje dhe nota muzikore, do ta merrte përgjithmonë.

    ‘Ju flet Corona’ e titulloi ai këngën, kushtuar virusit që si për ironi të jetës, mbasditen e sotme, i mori jetën:



    Teksti:

    "Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta

    Ditë-natën ta jetosh në grimca pafundësie

    As dashurinë ta ndash në vakte racionale

    Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

    I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie

    Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!

    Trenin, avionin, raketat dhe poezitë

    Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

    E tani, rregulloren e vetmisë studion

    I flakur në shtrat gjersa mendja fiket

    Formulat magjike ti sjell ndërmend

    Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

    Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër

    Ashtu të trembur si në klasën e parë

    Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo

    Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

    Por frymën ma ndal pika jote e lotit

    Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret

    Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes...!

    Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,

    I humbur n’betejën time përjetësisht

    Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur

    Që si ëndërr e keqe të kujtoi

    Të jesh njeri,

    Thjeshtë njeri,

    I mirë siç lind, Dashurisht njeri…!"

    Syri.net

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta

    Ardian Trebicka tregon mesazhin e fundit me Kujtim Prodanin, 3 orë para se të vdiste

    Këngëtari Ardian Trebicka me lot në sy, ka treguar në SYRI TV komunikimin e fundit që ka bërë me mikun e tij të ngushtë, kantautorin Kujtim Prodanit, vetëm 3 orë para se ai të ndërronte jetë.

    Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me gazetaren Armela Ferko, Trebicka është shprehur se, Prodani ishte një artist dhe shkruante për veten e tij.

    Trebicka ka treguar se kishte komunikuar rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme, ku Prodani i kishte thënë se po nisej për në Turqi.

    ‘Më thoshte se po nisej për Turqi dhe nëse do të arrinte të shpëtonte, do të më shkruante’, është shprehur Ardian Trebicka në SYRI TV.

    ‘E vuante artin në Shqipëri’, tha gjatë komunikimit telefonik me SYRI TV, këngëtari Ardian Trebicka.

    Syri.net

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këngëtari i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta

    ‘Është flamë, por…’/ Mesazhet e fundit që Prodani shkëmbeu me mikun e tij

    Këtë të mërkurë, kantautori i njohur Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare iu “dorëzua” koronavirusit, duke u ndarë nga jeta.

    Kujtim Prodani , prej disa javësh, merrte kujdes shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

    Akademiku Vasil Sofokli Tole ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një foto nga mesazhi i fundit që kishte shkëmbyer me kantautorin.

    Nga sa shihet nga fotojha, Tole e pyet si ndihet ndërsa Prodani i thotë se virusi është një flamë, por shprehet i bindur se do t’ia hedhë.

    Biseda:

    Tole: Kujte si dukesh sot?

    Prodani: “Vaso një flamë. Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu. Gëzuar qofshi!”

    Postimi i plotë:

    Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.

    Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.

    Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!

    Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!

    Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.

    Lamtumirë artist! ????????



    Syri.net

Tema të Ngjashme

  1. Kujtim Prodani
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-01-2021, 19:31
  2. Eshte ndare nga jeta, Muhamet Liko,
    Nga Neteorm në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2019, 12:10
  3. Ndahet nga jeta e madhja Anita Take ( Prodani )
    Nga Neteorm në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2017, 08:27
  4. Ndahet nga jeta këngëtari i njohur popullor Xhevdet Hafizi
    Nga RaPSouL në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 02:19
  5. Cili eshte sipas jush kengetari me i mire shqiptar?
    Nga babadimri në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 07:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •