Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    Përmbytje në gjithë Shqipërinë. Hapen portat e HEC-it të Vaut të Dejës (FOTO/VIDEO)

    Emri:  LEZHE-750x375.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  35.7 KB

    Shqipëria ndodhet në pushtetin e motit të keq. Përmbytjet kanë përfshirën zonën e veriut të vendit dhe ultësirën perëndimore. Ndërkohë në jug reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje të tokës në rrugët kryesore dhe izolim të banorëve.

    Situata më kritike është në zonën e Shkodrës. Banorët thonë se përmbytjet në Obot mund të krahasohen vetëm me ato të vitit 2002. Në këtë zonë mund të futen vetëm mjetet e ushtrisë, ndërsa banorët janë të izoluar. Në 5 njësi administrative të Shkodrës raportohen të jenë nën ujë rreth 1500 ha tokë bujqësore, gjatë ditës së sotme, 8 janar 2021. Ana e Malit, Dajçi, Berdica, Velipoja dhe Gur i Zi janë njësitë administrative ku tokat bujqësore ndodhen nën ujë. Oboti është më i godituri pasi vërshimi i ujit ka bërë të pakalueshme rrugën që të drejton në këtë fshat.

    Situata pritet të jetë dhe më e vështirë në orët në vijim. Pasditen e sotme është vendosur që të hapet një portë e HEC-it të Vaut të Dejës dhe është hapur gjithashtu edhe tuneli, duke futur në ultësirën e Shkodrës mijëra litra ujë në sekondë. Pritet që përmbytjet të shtohen brenda disa orësh dhe niveli i ujit të rritet në të gjithë Shkodrën.

    Në Durrës dhe Shijak dhe Vlorë situata është po kaq alarmante. Uji ka përfshirë zona të tëra të qytetit duke dëmtuar banesat dhe bizneset në katet e para. Qarku i Durrësit është një nga më të prekurit nga përmbytjet e orëve të fundit. Në një njoftim zyrtar, bashkia e qytetit bregdetar ka bërë të ditur situatën me të cilët përballet për shkak të resheve të dendura. Sipas Bashkisë së Durrësit, rezultojnë 15 banesa nën ujë në Njësinë Administrative 6, në Sukth 4 banesa ndërsa janë zhvendosur disa familje në Rrushkull. Bashkia u bën thirrje qytetarëve që të me autoritetet për çdo rast. Ndërkohë numri i banesave nën ujë është shumë herë më i madh.

    Kreu i Emergjencave Civile, Haki Cako tha për mediat se lumi Vjosë në Jug dhe Buna në Veri janë në limitet maksimale. Ai tha se situata është nën kontroll, por në shumë qarqe të vendit njësitë administrative kanë bërë thirrje për ndihmë nga autoritete. Në disa zona, argjinaturat e lumenjve po mirëmbahen vetëm ditën e sotme, kur vërshimi i ujit është shumë i madh.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    Shkodra në situatë kritike nga përmbytjet, kërkohet ndihma e ushtrisë. Rrugë të pakalueshme dhe qindra hektarë tokë nën ujë

    Situatë kritike paraqitet edhe në Shkodër si pasojë e reshjeve të shumta.

    Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

    Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.

    Ndërkohë rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

    Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

    Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    Moti i keq në Lezhë, Policia informon: Përmbyten e dëmtohen disa ura

    Policia e Lezhës ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve rrugore dhe dëmeve që u shkaktuan pas rënies së shirave.

    Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë përmbytur dy ura, ajo që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër dhe ajo që lidh fshatrate njësisë Dajç.

    Dëme në strukturë ka pësuar ‘’Ura e Gjadrit’’ kurse në Fushë Gjormë të Kurbinit është shënuar banesa e parë e përmbytur.

    Nga ana tjetër në lagjen ‘Varosh’ të Lezhës ka pasur rrëshqitje dheu që ka rrezikuar disa banesa.

    NJOFTIMI NGA POLICIA

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

    Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhë,si pasojë e rënies së shirave.

    Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, Patrullës, SPZ si dhe drejtues të Komisariateve janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit Lokal, Bashkitë, me qëllim verifikimin e gjendjes së kalueshmërisë së rrugës, si pasojë e rënies së shirave në qarkun Lezhës

    Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa,shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve .

    Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

    Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie.

    Është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

    Në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve.

    Gjatë gjithë natës, shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe monitoruar prurjet e lumenjëve, akset rrugore urbane dhe interurbane, në koordinim me autoritetet Vendore, me qëllim parandalimin e dëmeve në pronat apo dhe në jetën e njerëzve.

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

    #UdhëtoniTëSigurt

    Koha jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    Dëmet nga moti i keq/ OSSH: Situata e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rrëshen dhe Gjirokastër

    Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

    NJOFTIMI NGA OSSH

    Moti i keq, OSSH monitoron situatën, vijon puna për riparimin e defekteve nga dëmet

    Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

    Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.

    Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje pë rikthimin e nornalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publik.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Reshje bore, përmbytje, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen aktuale të akseve rrugore ndërkombëtare.

    Nëpërmjet një njoftimi ARRSH njofton se gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, grupet e punës kanë qenë në terren dhe rruga është e hapur e qarkullimi vazhdon pa problem.

    Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, ku po punohet akoma, por qarkullimi vazhdon normalisht.

    Në në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës.

    Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

    Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
    Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.
    Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellë rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është ndërhyrë menjeherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.
    Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
    Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në gjithë Shqipërinë.

    Shqipëria nën ujë, ministrja Balluku raporton nga Dubai për situatën

    Shqipëria është nën ujë, por ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku po e ndjek me vëmendje nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Më 8 janar, u bë e ditur se ministrja do të merrte pjesë në takimin për koordinimin e projektit të marinës së Durrësit dhe ballinës ujore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Duke lexuar shifrat e përgatitura nga stafi i saj, Balluku u kujdes të thotë se masat i kishte marrë më herët, me kaskadën e Drinit, gjë që sipas saj shmangu pasojat katastrofike.

    ”Ne kemi nisur nga puna para 10 ditësh duke qenë të përgatitur për këtë situatë, duke marrë masat e duhura, kështu që e kemi gjetur veten të përgatitur dhe kaskada për të parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Dua të them që të të gjithë zëvendës ministra kanë qenë në komunikim direkt, kemi përdorur TV duke pasur kështu mundësinë për të informuar publikun orë pas ore qoftë për situatën e energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST, kështu që të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se 2 javët e fundit”, tha Balluku.

    Ministrja ndërkohë po shijon bukuritë e EBA,

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2016, 16:53
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2015, 10:18
  3. Permbytje ne Tirane.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 27-10-2012, 19:07
  4. Përmbytje të medha në Shkodër e mbarë Shqipërinë
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 669
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 07:40
  5. Berisha prezanton Buxhetin 2009 në Kuvend: Do mbjell ullinj ne gjithe Shqiperine
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 08:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •