Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Ja edhe vrasja gjate protestes KETU pa fjale...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-01-2021 më 21:07

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    Gjenerali Tom McInerney, (ne pension), ben disa deklarata interesante ne videon me poshte:

    1. Te merkuren ne godinen e Kongresit, ne mes te turmes kish edhe forca speciale, qe kane arritur te marrin laptopin nga zyra e kryetares se Kongresit, Dhoma e Perfaqesuesve, Nancy Pelosi.
    2. Nancy Pelosi eshte ne panik pasi ne ate laptop ka komunikime dhe informacion qe e inkriminojne ate, qe sipas gjeneralit, jane akt tradhetie kombetare.
    3. Ish drejtuesi i FBI, Commey, u ka shitur kinezeve dy programe sekrete amerikane: Hammer (Çekani) dhe Scorecard (Tabela e rezultatit), me ane te cileve u vodhen votat ne zgjedhjet persidenciale.
    4. Presidenti Trump e ka te gjithe kete informacion ne dispozicion, ka edhe nje deshmitar nga rradhet e demokrateve, qe ka refuzuar te behet pale me ta, pasi sipas tij/saj kjo ishte tradheti kombetare.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-01-2021 më 22:21

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin

    VOA: Demokratët përshpejtojnë përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Trump

    Emri:  81fe9f60-745f-4cc0-b9ee-a3290ef828ac_w1023_r1_s-750x375.jpg

Shikime: 197

Madhësia:  42.8 KB

    Nga VOA-

    Demokratët në Kongres po ndërmarrin veprime për nisjen sa më parë të procedurave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, duke kërkuar veprime të vendosura, të menjëhershme për të siguruar siç thonë ata që zoti Trump të mos shkaktojë të tjera dëme.

    Kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga përfundimi i mandatit të tij, demokratët po kërkojnë largimin e menjëhershëm të zotit Trump. Nga ana tjetër presidenti ka pak mbështetje nga vetë partia e tij.

    “Ne duhet të veprojmë“, deklaroi Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi të premten gjatë një telekonferencë private me ligjvënësit demokratë.

    Një nga republikanet kryesore, senatorja Lisa Murkowski, i tha gazetës Anchorage Daily News se zoti Trump thjesht “duhet të largohet”.

    Ditët e fundit të presidencës së zotit Trump po shkojnë drejt një fundi kaotik ndërsa shumë nga ndihmësit e tij, republikanë të lartë dhe anëtarët e kabinetit e kanë braktisur. Ndërsa refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit, zoti Trump ka premtuar tashmë një transferim të qetë të pushtetit më 20 janar kur pritet të betohet Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden. Por zoti Trump ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, çka do të shënonte herën e parë të mospjesëmarrjes së një presidenti në largim që pas Luftës Civile.

    Ndërkohë presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se ai është përqendruar tashmë në punën e tij ndërsa përgatitet të marrë detyrën. I pyetur rreth nisjes së procedurave për shkarkimin e zotit Trump ai tha, se “ky vendim i takon Kongresit”.

    Demokratët po shqyrtojnë veprime të shpejta në këtë drejtim. Sipas një personi që ka informacion mbi këtë çështje, në një version paraprak të dokumentit mbi të cilin do të bazohet kërkesa për shkarkimin e zotit Trump, ai akuzohet për abuzim me pushtetit, duke thënë se ai “bëri me vetëdije deklarata që inkurajuan e për pasojë çuan në veprime të paligjshme e të pashmangshme në Kapitol”.

    Kërkesa për shkarkim pritet të prezantohet të hënën dhe të mërkurën pritet një votim nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve.

    Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të zyrtarizonte akuzat për shkarkimin e presidentit e nëse Senati do të merrte vendim për shkarkimin e tij, zotit Trump gjithashtu mund t’i ndalohej të kandidonte sërish për postin e presidentit në vitin 2024 ose për çdo post tjetër publik. Një nga personat që mori pjesë gjatë telekonferencës me zonjën Pelosi tha se kjo e fundit diskutoi gjithashtu dhe mbi mënyra të tjera që mund ta detyronin zotin Trump të japë dorëheqjen.

    Zeri i Amerikes

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Revolucion amerikan? Mbështetësit e presidentit Trump pushtojnë Kongresin


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Republikanet dominojne Kongresin Amerikan
    Nga bindi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-01-2011, 21:48
  2. Në Kongresin Amerikan shfaqet filmi “BESA”
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-07-2010, 00:19
  3. DioGuardi kandidat për në Kongresin Amerikan
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 17:54
  4. PR:DioGuardi pritet të kandidohet për në Kongresin Amerikan
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 20:36
  5. Takim ne kongresin amerikan per te ardhmen e Kosoves
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2003, 01:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •