Si u shpik “buka e Tonit” ajo që sot e njohim si Panettone

Emri:  Panettone-tradizionale.jpg

Shikime: 1033

Madhësia:  41.8 KB

Nëse vendi i origjinës së Panettone dihet me siguri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mënyrën se si ajo u krijua. Shumë legjenda kanë lulëzuar rreth tortës tipike të Krishtlindjeve, të lindur në Milano dhe që tashmë i ka kaluar kufijtë e Italisë.

“Pan de Toni” (Buka e Tonit)

Një nga historitë më përhapura thotë se kjo ëmbëlsirë lindi në oborrin e Ludovico il Moro. Ishte pragu i Krishtlindjes dhe përgatitjet për banketin ishin të shumta në kuzhinë. Sipas legjendës, kuzhinieri harroi tortën në furrë dhe ajo u dogj. I dëshpëruar sepse nuk kishte asgjë për të shërbyer në tryezën e zotërisë së tij, ai u shpëtua nga një djalë që e ndihmonte me punët dhe që quhej Toni, i cili kishte mbajtur maja buke të nënës për veten dhe familjen e tij.

I riu ofroi ta punonte ëmbëlsirën me pak përbërës të mbetur dhe kështu ai bëri një brumë shumë të butë dhe të mbrujtur me vezë, gjalpë, lëvozhgë portokalli, rrush të thatë dhe fruta të sheqerosura. Rezultati ishte një sukses sepse “Pane di Toni” e sjellë në tryezën e Dukës u vlerësua shumë nga ai dhe të ftuarit e tjerë.

Ughetto dhe Adalgisa

Një tjetër legjendë është edhe më romantike dhe tregon pasionin e Messer Ughetto degli Atellani, i dashuruar me bukuroshen Adalgisa, vajza e bukëpjekësit Toni. Për të fituar zemrën e vajzës, kalorësi hyri në punë si bukëpjekës dhe aty shpiku recetën e parë të panetones, duke përgatitur një bukë të ëmbël të pasur me rrush të thatë dhe lëkura të sheqerosura portokalli dhe kedri që u bë e famshme si “Buka e Tonit”.

Legjendat sigurisht që janë të shumta, por origjina e vërtetë e panetones duhet të gjendet në zakonin e përhapur në mesjetë për të festuar Krishtlindjet me një bukë më të pasur se ajo e përditshme. Duket se ajo ekzistonte që në shekullin e 13-të si bukë e pasuruar me maja, mjaltë dhe rrush të thatë. Emri panettone mund të ketë lindur për të treguar formën më të madhe që kishte krahasuar me produktet e tjera të pjekura.

Historia gjithashtu na tregon se deri në vitin 1395 të gjitha furrat në Milano lejoheshin të gatuanin bukë gruri vetëm në Krishtlindje, për klientët e tyre të rregullt. Përgjatë shekujve, receta e panetonit patjetër që ka pësuar disa variacione por është padyshim ëmbëlsira më e konsumuar në Krishtlindje nga italianët.

Lapsi.al