Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani

    Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani

    Emri:  1A9C1200-C112-41E0-889B-16ADDDCFF365.jpeg

Shikime: 136

Madhësia:  34.2 KB

    Nga dita e sotme artit shqiptar do t’i mungojë një aktor i shquar. Artisti i teatrit dhe kinematografisë, Xhemil Tagani, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

    Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studioi në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Xhemil Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

    Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.
    Pas vitit 1992, si rolet e tij më të arrira mund të përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.
    Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani


Tema të Ngjashme

  1. Ndahet nga jeta “Xha Sulo” Artisti i Popullit Albert Verria
    Nga Wrangler në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-09-2015, 03:06
  2. Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare
    Nga Wordless në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 18-04-2015, 14:49
  3. Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe
    Nga shigjeta në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-06-2013, 00:44
  4. Ndahet nga jeta artisti i merituar, Enver Dauti
    Nga shigjeta në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-02-2012, 19:10
  5. Ndahet nga jeta një nga gratë më jetëgjata shqiptare
    Nga shigjeta në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2011, 03:34

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •