Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer, ministri i Shëndetësisë: Do jetë falas

    Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer, ministri i Shëndetësisë: Do jetë falas

    KOSOVE
    Kosova ka siguruar 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave ua kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

    “Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

    “Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë ai.


    Balkanweb

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer, ministri i Shëndetësisë: Do jetë falas

    Lajm i mire per jeten dhe shendetin e njerezve, si edhe per normalizimin sa me pare te jetes ekonomike! Me kete perspektive ja vlen te perqendrohemi maksimalisht gjate muajve ne vijim per respektimin e masave parandaluese (maska-distancim-higjene), per ta afruar sa me shume diten e fitores mbi pandemine.

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria siguron vaksinen ndaj COVID 19
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-01-2021, 19:27
  2. Ministri Veliaj dhe ai i Shendetesise “vrasin” femijen 7 vjecare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 12-02-2015, 23:37
  3. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-03-2014, 16:02
  4. Ministri i Shëndetësisë padi mjekëve për 21 janarin 2011
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-01-2014, 06:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •