E pyetën njëherë një murg eremit:
- Vallë si nuk mërzitesh gjithë kohën vetëm?
Dhe murgu u tha:
- Kam plot punë për të bërë. Më duhet të trajnoj dy skifterë dhe dy shqiponja, të qetësoj edhe dy lepuj, të trajnoj një gjarpër, të motivoj një gomar dhe të zbut një luan.
- Po ne nuk shohim gjithë këto kafshë rreth teje, ku janë?
Murgu iu përgjigj:
- Hajde t'i fusim kafshët brenda.
Dy skifterët i hedhin njëri-tjetrit, gjëra të mira e të këqija, të vlefshme dhe shumë të dëmshme. Më duhet t'iu mësoj se si të dallojnë të mirën nga e keqja. Këta janë sytë e mi.
Dy shqiponjat copëtojnë me thonjtë e tyre çdo gjë që prekin. Më duhet t'iu mësoj se si të shërbejnë e ndihmojnë dhe jo të bëjnë dëme. Këto janë duart e mia.
Lepujt pa pushim hidhen poshtë e lart, fshihen nga frika. Më duhet t'i qetësoj dhe t'iu mësoj se si të veprojnë kur përballen me situata të vështira, të mos u largohen me vrap problemeve. Këto janë këmbët e mia.
Puna më e vështirë është të trajnoj gjarprin. Edhe pse është e mbyllur mirë në një kafaz, është gjithmonë gati që të sulmojë, kafshojë e helmojë çdo njeri që afrohet. Më duhet ta disiplinoj. Kjo është gjuha ime.
Gomari, siç e dini, është shumë kokëfortë, është gjithmonë i lodhur dhe nuk do të bëjë punën e tij. Më duhet ta motivoj. Ky është trupi im.
Më në fund, më duhet të zbut edhe luanin, që do të bëhet mbret e sundojë mbi të gjithë. Ai është krenar, mendjemadh dhe mendon se gjithë bota duhet të rrotullohet rreth tij. Kjo është egoja ime.
Siç e sheh, kam plot punë për të bërë..

(Pritči)

Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.