Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,478
    Postimet në Bllog
    3

    Kur do të vijë antikrishti?

    Emri:  JerondaGavrilGjeorgjise.jpg

Shikime: 154

Madhësia:  13.0 KB

    Isha ulur në qelinë time dhe po mundohesha të mësoja se kur do të vijë antikrishti. Ju luta Zotit që të më tregonte. Papritur, një engjëll i Zotit u shfaq mbi mua, më kërkoi një copë letër dhe shkruajti mbi të fjalët: "Beteja e profetëve Enok dhe Ilia kundër antikrishtit do të dali në televizor. Kur të vijë ora që të iki ikona Iver e Nënës së Zotit nga Mali i Shenjtë Athos, këmbanat do të bien dhe tempujt do të përkulen që ta nderojnë. Falë hirit të Perëndisë kjo do të transmetohet në televizor dhe gjithë bota do ta shohi. Djalli ka 666 kurthe. Në kohën e antikrishtit, njerëzit do ta presin shpëtimin nga kozmosi. Ky do të jetë edhe mashtrimi më i madh: njerëzimi do të pyesi alienët për ndihmë pa e ditur se janë shpirtra të këqinj."

    Jeronda Gavril i Gjeorgjisë


    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-01-2021 më 01:57

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,478
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Kur do të vijë antikrishti?



    Lufta kundër Kungimit të Shenjtë

    (Bashkëbisedim i një besimtareje me At Elpidios Vagianakis)

    - At, kohët e fundit kemi vënë re se Satanai është duke bërë një luftë të fortë kundër Kungimit të Shenjtë. Çfarë mendoni se po ndodh?

    Bija ime, Satanai ia ka shumë frikën Krishtit. Prandaj ai do që një ditë të ketë nën kontroll gjithë botën në vend të Krishtit, si antikrishti.

    Por Kungimi i Shenjtë është Vetë Krishti! Kur Prifti i kungon njerëzit çfarë dhurate është duke u dhënë atyre?

    - Trupin dhe Gjakun e Krishtit.

    Trupin dhe Gjakun e Krishtit në formën e bukës dhe të verës. Satanai e ka frikë këtë gjë, Trupin dhe Gjakun e Krishtit, Vetë Krishtin!

    Që i biri i Luciferit, antikrishti, të vijë e të kontrollojë botën, duhet që të mos ketë më Kungim të Shenjtë. Sepse për aq kohe sa Liturgjia Hyjnore do të bëhet dhe të Krishterët do të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, Satanai nuk i vë dot në jetë punët e veta. Ai nuk fiton dot. Nuk mund të marri kontrollin.

    Kjo është arsyeja që një at i madh shpirtëror tha njëherë: “Kur të shihni se po luftojnë kundër Kungimit të Shenjtë, ta dini se antikrishti është duke ardhur.”

    Une e pyeta: “Pse do ta luftojë kaq shumë Kungimin e Shenjtë?”

    Sepse Kungimi i Shenjtë nuk e lejon Satanain që të ushtrojë fuqitë e tij djallëzore mbi njerëzit.

    Eshtë edhe diçka tjetër që unë nuk e kuptoja atëherë, por që e kuptoj tani. Do të vijë një kohë, gjatë luftës së tij kundër Kungimit të Shenjtë, gjatë së cilës Satanai do të gjejë një mënyrë që të ngadalësojë prodhimin e verës. Nuk e di se çfarë do të ndodhi, ose nëse do të ndodhi vërtet, por ata mund të nxjerrin një ligj që ndalon prodhimin e verës. Kështu më tha ati që po flisja.

    Gjatë epokës së fundit të botës, me ardhjen e antikrishtit, Kungimi i Shenjtë nuk do të ekzistojë më. As vera nuk do të ekzistojë për Kungimin e Shenjtë.

    E kupton se çfarë po ndodh?

    Bija ime, Krishti, Kungimi i Shenjtë, është jeta jonë! Jisu Krishti është Mbreti ynë, është Mbreti i zemrave tona. Ama zemra e Kishës është Kungimi i Shenjtë. Jisu Krishti i bashkon të gjithë njerëzit e popujt. Nëse nuk ekziston Kungimi i Shenjtë, bashkimi nuk ekziston. Prandaj është çmenduri për udhëheqësit e Kishës të thonë se bashkimi vjen vetëm nga Kupa e Shenjtë, dhe po të njëjtët udhëheqës na thonë ne sot se nuk kemi pse marrim Kungimin e Shenjtë. Apo atë tjetrën që vetëm priftërinjtë duhet të marrin Kungimin e Shenjtë derisa të iki kjo pandemi, siç kanë thënë disa mitropolitë. Cilën pandemi? Krishti erdhi që të na pastrojë nga gabimet, nga mëkatet, nga gjithë të këqijat, nga të gjitha sëmundjet dhe mëkati. Dhe tani ata na e nxjerrin Krishtin si burimin e sëmundjes! Si mund të jetë e mundur diçka e tillë?

    Pra, nëse ti beson se Krishti do të të sëmuri, se Krishti nuk do të bekojë dhe nuk do të shpëtojë, atëherë pse vjen të marrësh Kungimin e Shenjtë? Eshtë më mirë për ty që të mos e marrësh Kungimin e Shenjtë fare!

    Bija ime, në kohën e martirëve të hershëm këta martirë ishin duke rrëfyer besimin e tyre në Krisht. Dhe çfarë u thoshin sundimtarët e mbretërit, të gjithë ata që ishin në pushtet, këtyre martirëve? “Bëjuni sakrifica idhujve, digjuni ca erëza të mira idhujve, dhe do t’iu lëmë të lirë. Nuk do t’iu vrasim!” Dhe martirët, të cilët e shikonin këtë si një tradhëti të djallëzuar, u thoshin: “Ne besojmë në Krisht. Ne e duam Krishtin dhe në asnjë mënyrë nuk do t’iu sjellim erëza për të djegur zotërve të remë.”

    Por çfarë na kërkojnë ne të bëjmë sot? Diçka shumë herë më të keqe se ajo.

    Ata të kërkojnë ty sot që të mos besosh se Krishti është shpëtimtari yt, dhe që të mos besosh se Ai është pastruesi i shpirtit tënd nga çdo sëmundje e mëkatit. Dhe për këtë po them, si për besimtarin e thjeshtë edhe për një prift, përbën një gabim të madh dhe një mëkat të madh!

    - Dhe gjithë këto masat që janë marrë për Kungimin, nga disa kisha, a nuk janë një fyerje e Kungimit të Shenjtë? E kam fjalën tek frika se mos sëmuremi kur përdorim një lugë e një mbulesë të të vetme të Kupës. A nuk jemi duke vënë në mëdyshje Misterin në këtë mënyrë?

    Eshtë më mirë për këta njerëz që të mos marrin fare Kungimin e Shenjtë, pasi janë duke bërë një mëkat të dyfishtë. Nga një anë nuk kanë besim, dhe nga ana tjetër i afrohen Atij për të marrë Kungimin e Shenjtë me përçmim, Atij që është dashuria e tyre, besimi i tyre, Mbreti i tyre, Ai tani do t’i sëmurë ata. Si mund të jetë e mundur kjo gjë? Nuk e kemi mirë kështu.

    Fatkeqësisht, sot të tre armët e Satanait mbizotërojnë, dhe të treja fillojnë me gërmën alfa në greqisht.

    - Dhe cilat janë këto armë o At?

    E para, pandershmëria (ατιμία) karshi gjërave të shenjta, veçanërisht nga ana e politikanëve. A nuk fillon me alfa?

    E dyta, plogështia (απάθεια) e udhëheqësve tanë të Kishës. A e keni parë Kishën tonë që të mbajë një qëndrim zyrtar?

    - Fatkeqësisht, jo.

    Përkundrazi, i këshillojnë njerëzit që t’i vënë veshin ligjeve të antikrishtera!

    E treta, moskokëçarja (αδιαφορία) e shumë të krishterëve.

    Pandershmëria, plogështia dhe moskokëçarja janë tre armët me anën e të clave Satanai do të sundojë.

    Unë dua që të mos i pranojmë këto gjëra, dhe ti hedhim poshtë ato.

    - Pra është një persekutim i fshehtë.

    Po, ashtu është. Bija ime, kemi të bëjmë me një persekutim të maskuar!

    Dua që ne ta duam Krishtin me gjithë zemër, dhe që të kemi besim se Kungimi I Shenjtë është Krishti Vetë! Mbreti, Vetë, i zemrave tona!

    Krishti është zemra e Kishës! Dhe kur i heqim Kishës zemrën, ajo nuk ka më jetë! A nuk është kështu?

    - Po

    Uroj për të gjithë ne që Krishti, Zemra jonë, do të jetë edhe besimi ynë i patundur, dashuria jonë, dhe adhurimi jonë! Dhe kjo do të na fali forcë dhe besim që të kalojmë gjithë këto vuajtje që po na dalin përpara. Të kam thënë edhe njëherë më parë, se në kohën e sotme jemi duke hyrë në epokën e pundit të persekutimit të Kishës. Kemi për t’iu rikthyer varreve të nëndheshme, por vareve të nëndheshme të një natyre tjetër. Dashuria jonë për Krishtin nuk duhet të na braktisi, dhe besimi duhet të jetë i fortë, që Krishti të gëzohet dhe të na thotë: “Këta fëmijët e Mi, më duan dhe Më adhurojnë!”

    - Amin

    Amin


    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2021 më 13:43

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    arbereshi_niko (19-01-2021)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,478
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Kur do të vijë antikrishti?

    Mesazhi i At Elpidios Vagianakis është shumë me vend në kohën që jemi duke jetuar. E gjeni tani të përkthyer edhe në shqip më lart.

Tema të Ngjashme

  1. Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!
    Nga teniolteni në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-07-2016, 09:33
  2. Antikrishti (Mesihu Dexhall)
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 15-03-2011, 05:08
  3. Obama eshte Antikrishti?
    Nga jul-fieri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 08:57
  4. Kush eshte antikrishti i bibles?
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 12:48
  5. Kujdes!!! AntiKrishti 666 po vjen!
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 01-04-2008, 22:27

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •