Isha ulur në qelinë time dhe po mundohesha të mësoja se kur do të vijë antikrishti. Ju luta Zotit që të më tregonte. Papritur, një engjëll i Zotit u shfaq mbi mua, më kërkoi një copë letër dhe shkruajti mbi të fjalët: "Beteja e profetëve Enok dhe Ilia kundër antikrishtit do të dali në televizor. Kur të vijë ora që të iki ikona Iver e Nënës së Zotit nga Mali i Shenjtë Athos, kambanat do të bien dhe tempujt do të përkulen që ta nderojnë. Falë hirit të Perëndisë kjo do të transmetohet në televizor dhe gjithë bota do ta shohi. Djalli ka 666 kurthe. Në kohën e antikrishtit, njerëzit do ta presin shpëtimin nga kozmosi. Ky do të jetë edhe mashtrimi më i madh: njerëzimi do të pyesi alienët për ndihmë pa e ditur se janë shpirtra të këqinj."
Jeronda Gavril i Gjeorgjisë
Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
Krijoni Kontakt