Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Cila është arma më e fortë e djallit kundër të Krishterit?

    At Elpidios Vagianakis, në këtë video, diskuton rreth armës më të fortë që djalli ka dhe përdor kundër të Krishterëve Orthodhoksë. Ati na mëson se njerëzit në kohën e sotme i kanë shtyrë që të kenë frikë nga njeri-tjetri, falë pandemisë, dhe kështu dashuria nuk është prezente. Në fund, At Elpidios diskuton kohët e vështira që na presin, por ne nuk duhet të paralizohemi nga frika por duhet të shtrëngojmë fort dashurinë, që është Vetë Krishti.

    (Videoja është në greqisht me titra në anglisht, përkthimi shqip më poshtë)



    - O At, si mendoni, cila është arma më e fortë që djalli përdor kundër nesh? Me cilën armë djalli do të persekutojë e skllavërojë njerëzinë?

    Unë besoj se është frika.
    Bija ime, frika është gjëja më e keqe për shpirtin, e shtyn njerinë që të dorëzohet lehtësisht tek djalli. Frika!
    E pyes veten: "Cila është kura e shërrimit kundër frikës?"

    - Vërtet, cila është kura e shërrimit nga frika?

    Kura e shërrimit nga frika është dashuria!
    Frika është arma e djallit që e përdor për të nënshtruar të Krishterët.
    Dhe dashuria është fuqia e Krishtit që i jep të Krishterit gëzim dhe lumturi.

    - Nga ana tjeter, Zoti është dashuri perfekte

    Sigurisht! E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por frika!
    Prandaj është shkruar "Dashuria perfekte e përzë frikën" (1 Joani, 4:18)
    Ne të gjithë do të jemi në gjendje të dallojmë ardhjen e antikrishtit falë frikës që do të përhapi në zemrat tona.
    Antikrishti do t'i kthejë gjërat në një mënyrë, që ne do të na duken të frikshme, të errëta dhe të pashpresa.
    Dhe me anën e udhëheqësve tanë ka për të na futur shumë frikën. Frikën!

    - Një frikë të shpikur, një frikë prej gjoje?

    Sigurisht! Frikë! Frikë nga të gjitha gjërat! Frikë për të mos bërë këtë gjë! Frikë se mos sëmuremi! Frikë të puthim ikonat se mos sëmuremi! Frikë të marrim Kungimin e Shenjtë!
    Pse? Sepse do të sëmuresh.
    Dhe këto fjalë i thonë politikanët, ministrat e qeverisë, e të tjerë.
    Sidoqoftë, duhet ta dini se frika është fuqia më e madhe ne duart e djallit, të cilën e përdor për të nënshtruar njerëzit.
    Duhet të kemi parasysh një gjë praktike.
    Kur frika hyn brenda familjes, e cila është shtylla e shoqërisë sonë, frika hyn tek burri dhe gruaja e asaj familje, a ngelet vend për dashurinë?

    - Jo, është shumë e vështirë! Familja ndahet. Pavarësisht nga dashuria që ekzistonte më parë, martesa mund të shkatërrohet.

    Shikon të rinj që martohen me dashuri dhe janë të lumtur, por papritur, falë ndonjë problemi ose ngelizhence, fillojnë dhe kanë frikë nga njeri-tjetri. Qe nga ai moment, dashuria, gëzimi e lumturia merr fund. Më kupton? Kur u hyn frika, nuk duan të jenë bashkë me njeri-tjetrin. Eshte gjithashtu e mundur që kjo të ndodhi falë provokimeve të djallit i cili do t'i mbajë larg nga njëri-tjetri, nga frika se mos infektohen dhe sëmuren.
    Çfarë janë të gjitha këto? Punët e Satanait!
    Më pak ka për të na frikësura me gjëra të tjera. E bëre shenjën e Kryqit në publik? Kanë për të përsekutuar!
    I puthe ikonat? Kanë pë të persekutuar! Shkove në Kishë? Kanë për të persekutuar! Më kupton?
    Nëpërmjet frikës, kanë për të mbajtur larg njerëzit nga burimi i gëzimit, lumturisë dhe shpëtimit, që janë Misteret e Shenjta të Kishës.
    Nuk dua të flas më gjatë për këto gjëra. Dua vetëm që ju të mbani mend se frika është arma më e fortë në duart e djallit, që e përdor për të nënshtruar shpirtrat e të Krishterëve.
    Dhe dashuria është fuqia jonë shpirtërore më e madhe, me të cilën e luftojmë frikën dhe e përzëmë Satananë.
    Prandaj, që sot e tutje, duhet ta përgatisim veten, që të dimë se çfarë zgjedhje të bëjmë.
    Do jetojmë me frikë, apo do jetojmë me dashuri?
    Bija ime, dashuria është si Dielli. Kur Dielli lind, errësira zhduket.
    Por nëse dielli zhduket, çfarë do të ndodhë? Frika do të bëjë ligjin. Ne kemi për tu mbyllur në shtëpitë tona. Kjo ka për të ndodhur edhe në nivelin shpirtëror, brenda shpirtit tonë.
    Dua që t'i lëmë të gjitha frikët pas, dhe të përqafojmë Dritën e së vërtetës, që është Vetë Krishti, Drita e Dashurisë.
    Dhe të bëhemi njerëz të dashurisë, njerëz të dritës!
    Atëherë kemi për të patur gëzim dhe lumturi, dhe nuk kemi për të patur më frikë nga asgjë!

    - Pra duhet të bëjmë më shumë vend në zemrat tona për dashurinë, që është Krishti, që ta përzëmë frikën, që është Satanai!

    Duhet ta kesh frikë frikën! Dua të keni vetëm një frikë, të keni frikë nga frika!
    Dhe adhuroni Dashurinë dhe Dritën! Perëndia qoftë me ju!


    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (19-02-2021)

Tema të Ngjashme

  1. E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2023, 14:26
  2. Cila ishte/është dhe Cila (s)duhet të jetë Bashkësia Islame e Kosovës??
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-07-2010, 03:46
  3. Cila eshte skuadra me e forte ?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 08:22
  4. cila asht arma ma precize ne CS ak-47 apo m4 one :D
    Nga Kamikazi fundit në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 14:31
  5. Buzeqeshja a eshte arma e gjithckaje mes njerezve?
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 26-09-2002, 17:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •