Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Skandali: Marrëveshje e fshehtë mes qeverisë Rama dhe Cipras në 2015 mbi minoritetin grek

    Skandali i radhës / Marrëveshje e fshehtë mes qeverisë Rama dhe Cipras në 2015 i nxjerr fshatrat me shumicë shqiptare minoritare greke

    Në Bashkinë e Përmetit në del zonë minoritare Komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë orthodoksë. Po kështu Komuna Biovizhdë po në Përmet.
    Në Bashkinë e Sarandës, greqia na i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.
    Në Bashkinë e Vlorës na dalin minoritarë banorët e fshatrave nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të beisimit të krishterë orthodoksë.
    Në Bashkinë e Konispolit na del minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë orthodoksë dhe çamë. Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë orthodoksë edhe çam.
    Në bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poci me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.
    Sërish në bashkinë e Konispolit na del minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllëhë.
    Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e Edi Ramës janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke.

    Emri:  134623839_207893974059931_7090259563259068898_n.jpg

Shikime: 333

Madhësia:  22.6 KB
    Emri:  134334835_207893697393292_8282798580749115700_o.jpg

Shikime: 390

Madhësia:  19.6 KB
    Emri:  download (4).jpg

Shikime: 264

Madhësia:  55.7 KB

    Burimi: 27.AL
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2021 më 13:23

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali i radhës / Marrëveshje e fshehtë mes qeverisë Rama dhe Cipras në 2015 i nxjerr fshatra

    Nuk i njoh zonat e tjera që zë në gojë artikulli, por në zonat e Përmetit, është mëse e vërtetë që në zonën e Carshovës, Kaludhit, ka fshatra ku popullsia është etnikisht greke. Këto fshatra janë afër me kufirin grek, dhe popullsia e tyre e ka ruajtur identitetin e tyre grek qe kur kufijte mes Shqiperisë e Greqisë u ndanë. Në familjet e tyre flasin e mësojnë gjuhën greke krahas gjuhes shqipe. Dhe ky nuk është një fenomen i ri, këta kanë ruajtur identitetin e tyre grek edhe në kohën e komunizmit.

    Nuk i takon as shtetit shqiptar, dhe as shtetit grek, qe te diktojne identitetin etnik te banoreve te nje zone ne Shqiperi apo ne Greqi. Cdo qytetar i lire i atij shteti, eshte ne gjendje te tregoje me gojen e tij se cfare identiteti te trasheguar etnik ai ka nga familja e tij. Detyra e shtetit shqiptar, shtetit grek, dhe detyra e gjithe shoqerive te ketyre vendeve, eshte te respektojne lirine dhe dinjitetin e minoreteve qe jetojne brenda kufijve te tyre. Ato shoqeri qe u mohojne pakicave kombetare lirite e tyre ne Ballkan, jane shoqeri qe ende vazhdojne te mbajne e trashegojne mentalitetin anadollak osman, apo mentalitetin komunist, qe u mohonte dhe shkelte qytetareve te vendit lirite e tyre.

    Njohja dhe respektimi i te drejtave te minoriteteve ne te dy anet e kufirit, eshte hapi me i madh qe dy shtetet mund te hedhin per te ruajtur bashkejetesen ne paqe mes tyre. Dhe keto minoritete ne te dy anet e kufirit, nuk duhet te sulmohen e percmohen si qytetare te dores se dyte, por duhen vleresuar e ndihmuar, pasi ata jane themelet mbi te cilat jane ngritur maredheniet e miqesise se mire mes dy vendeve fqinje.

    Sic ka minoritare greke ne Shqiperi, ka edhe minoritare arvanitas dhe emigrante shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi prej 30 vitesh.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-09-2013, 16:45
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-09-2013, 15:51
  3. Instituti Heleno-Amerikan: Mbroni minoritetin grek në Shqipëri
    Nga ilia spiro në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2013, 10:15
  4. Berisha marrëveshje të fshehtë me Samaras
    Nga BLEDI_SH në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2013, 08:26
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 08:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •