Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,541
    Postimet në Bllog
    3

    Kongresmeni amerikan Eliot Engel humbet rizgjedhjen pas nje karriere 32 vjeçare

    Përfundon karriera e gjatë e Eliot Engel në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, humbet në zgjedhjet paraprake përballë Bowman

    Emri:  wet-1.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  34.9 KB

    Demokrati liberal Jamaal Boëman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

    Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta “Neë York Times” dhe “Associated Press”.

    Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Boëman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

    Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,541
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Kongresmeni amerikan Eliot Engel humbet rizgjedhjen pas nje karriere 32 vjeçare

    Basha mesazh mirënjohje për kongresmenin Engel: Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave

    Emri:  f6085303-8e2b-4b3e-a8c9-accb02c4528e.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  32.4 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar të kongresmenit Eliot Engel për çështjet që lidhen me njohjen e Kosovës si dhe për Shqipërinë.

    Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se Engel ka dhënë kontribut në këto 3 dekada, duke e cilësuar një avokat të palëkundur.

    “Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende.”, -thekson Basha.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,541
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Kongresmeni amerikan Eliot Engel humbet rizgjedhjen pas nje karriere 32 vjeçare

    Ambasadorja amerikane për Eliot Engell

    Emri:  auto_Eqyl5VKXAAAZ7mC1609667403.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  53.0 KB

    Pas 32 viteve, Eliot Engel, duke nisur që nga 4 janari nuk do të jetë më pjesë Kongresit në SHBA.

    “Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, shkroi ai.

    Më pas ai ka postuar në Facebook, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka veçuar edhe marrëdhënien speciale që ka pasur me Kosovën.

    “Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën.

    Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Lidhur me largimin e tij ka reaguar këtë të diel, edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

    “Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shkruan ambasadorja Kim.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2017, 01:48
  2. Shqiptaro amerikanët përkrahin kongresmenin Eliot Engel
    Nga fegi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2011, 01:33
  3. Kongresmeni amerikan Eliot Engel:Thaçi veproi drejtë
    Nga Kosovelli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2011, 17:19
  4. Eliot Engel: PS bojkot zgjedhjeve pasi ndien humbjen
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 03:08
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 10:47

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •