Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Lojra që mund të luani me fëmijët tuaj në shtëpi

    Duke qenë se pandemia na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi në vitin që sapo lamë pas, shumë prindër e gjetën veten duke punuar dhe u marre me shkollimin e fëmijëve nga shtëpia. Fëmijët, në pamundësi për të luajtur jashtë apo për të shkuar në shkollë, gjithë kohën e kalojnë të mbyllur në shtëpi. Një nga mënyrat e argëtimit të fëmijëve në shtëpi, janë edhe lojrat e ndryshme që mund të luani me ta. Mos i lejoni fëmijët që të shpenzojnë gjithë kohën e tyre duke luajtur vetëm lojra elektronike, pasi kanë nevojë edhe për shoqërimin social tani që nuk shkojnë më në shkollë. Si prindër, duhet të bëhemi ne shokë e shoqe të tyre. Dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë gjë, janë edhe lojrat që luajmë me fëmijët tanë apo si familje.

    Në këtë temë ju ftoj të sillni lojra që luani me fëmijët tuaj.

    Albo

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-12-2020)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lojra që mund të luani me fëmijët tuaj në shtëpi

    Zingo

    Emri:  THINKFUN-zingo-7700-z_38621992-59f7-4fcd-9b8a-017a8883eb07_1200x1200.jpg

Shikime: 1179

Madhësia:  66.6 KB

    Për fëmijët që janë 3 - 8 vjeç e lart, një lojë interesante që mund ta luani me ta është loja Zingo. Eshte shume e ngjashme si bingo, por ne vend te numerave, perdoren fotografi sendesh e gjerash. Qëllimi i lojës është të mbushësh kartelën tënde me të gjitha sendet që përmban. Kush e mbush i pari, fiton. Fëmija përfiton nga kjo lojë pasi e ndihmon për të mësuar fjalë të reja, dhe për ti lexuar ato. Plus këtë lojë mund ta luani të gjithë si familje.

    Lojën mund ta blini në Internet, nuk kushton shumë, por do t'iu argëtojë fëmijët pë orë të tëra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-12-2020 më 21:37

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-12-2020)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lojra që mund të luani me fëmijët tuaj në shtëpi

    Mos u nxeh

    Emri:  o_1dajch4ttr9rev217i1oj847ta.jpg

Shikime: 1195

Madhësia:  30.4 KB

    Një tjetër lojë interesante eshte loja "Mos u nxeh". Mund ta luajnë 2 deri 4 veta dhe është dicka që mund ta bëni vetë në kushtet e shtëpisë, pa qenë nevoja që ta blini. Ju duhet vetëm një copë e madhe karton dhe një zare.

    Fëmijët 5 vjeç e lart mund ta luajnë këtë lojë tepër argëtuese. I ndihmon fëmijët që të krijojnë një strategji për të fituar, ashtu siç i ndihmon me mësimin e numrave dhe numërimin.


    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-12-2020 më 21:40

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-12-2020)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lojra që mund të luani me fëmijët tuaj në shtëpi

    Dama

    Loja e dames eshte shume e thjeshte per tu luajtur dhe nuk keni nevoje perse ta blini. Nese kini nje kuti shahu, mund ta perdorni ate per te luajtur dame. Nese nuk keni nje kuti shahu, mund ta krijoni vete ne nje cope leter te bardhe me laps e me vizore. Ju duhen vetem guret, per te cilat mund te perdorni kopsa rrobash me dy ngjyra te ndryshme. Kete loje mund ta mesojne e luajne femijet 5 vjeç e lart. I ndihmon per te vene ne pune mendjen e per te dale me nje strategji per te fituar lojen.

    Emri:  dama.jpg

Shikime: 1098

Madhësia:  60.2 KB

    Kjo me lart eshte dama e thjeshte, por ekziston edhe nje dame tjeter qe njihet si dama italiane.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-12-2020)

Tema të Ngjashme

  1. Si e mesuat qenin tuaj pekinez te mos urinoje/beje pis ne shtepi?
    Nga presariopresari në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 14-07-2015, 20:57
  2. Sa diference ne moshe kane femijet tuaj?
    Nga Albo në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 17:39
  3. Luani lojra flash tek faqa ime personale
    Nga Lorencone në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2006, 17:57
  4. Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 17:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •