Duke qenë se pandemia na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi në vitin që sapo lamë pas, shumë prindër e gjetën veten duke punuar dhe u marre me shkollimin e fëmijëve nga shtëpia. Fëmijët, në pamundësi për të luajtur jashtë apo për të shkuar në shkollë, gjithë kohën e kalojnë të mbyllur në shtëpi. Një nga mënyrat e argëtimit të fëmijëve në shtëpi, janë edhe lojrat e ndryshme që mund të luani me ta. Mos i lejoni fëmijët që të shpenzojnë gjithë kohën e tyre duke luajtur vetëm lojra elektronike, pasi kanë nevojë edhe për shoqërimin social tani që nuk shkojnë më në shkollë. Si prindër, duhet të bëhemi ne shokë e shoqe të tyre. Dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë gjë, janë edhe lojrat që luajmë me fëmijët tanë apo si familje.
Në këtë temë ju ftoj të sillni lojra që luani me fëmijët tuaj.
Albo
Krijoni Kontakt