Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Apel për ndihmë nga Vlora: Më ndihmoni djalin me një transplant veshke

    Mes sëmundjes dhe varfërisë, nëna e 41 vjeçarit nga Vlora apel: Më ndihmoni djalin se kam një dritë sysh

    Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, për Mariglenin dhe nënën e tij Fatimen, mbrëmja e 31 dhjetorit do të jetë e ngjashme me 365 netët e mëparshme të vitit, mes varfërisë dhe përballjes me sëmundjet.

    Tryeza e tyre, do të jetë bosh, ndërsa nëna fshin lotët e birit, duke i dhënë shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.

    10 vite më parë, Mariglen Memaj 41 vjeç banues në Vlorë, si pasojë të një anemie, ai humbi dy veshkat, dhe nga ajo kohë, ai 3 herë në javë detyrohet t’i nënshtrohet hemodializës.

    Ëndrra e tij, është që ai të bëjë një transplant të veshkave, por kushtet ekonomike nuk e mundësojnë një gjë të tillë.

    “Kërkoj një transplant të veshkave. Lekë nuk kemi. Do rrimë me borxhe?”

    Fatimja ndërkaq tregon ditët e vështira, ku gjysmën e muajt ata e kalojnë në spital.

    “Jam shumë në gjendje të keqe edh shpirtërore, edhe ekonomike. Momentalisht nuk ka veshka, i ka të dyja të thata. Bën dializë 3 herë në javë, 12-13 herë në muaj.”

    Ajo bën thirrje për ndihmë, jo për veten e saj, por për të birin.

    “Bëj apel që mbase të më ndihmojnë me ndonjë ndihmë për djalin se një dritë syri kam.”



    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2021 më 13:07

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Apel për ndihmë nga Vlora: Më ndihmoni djalin me një transplant veshke

    Nuk jam kundra inisjativa te tilla te cilat jane shenja solidariteti te mirefillta ne shoqerine njerzore ,por fillimisht i duhet drejtuar per ndihme ministrise se shendetesise si institucion zyrtar ne te tilla raste, pastaj nese merret pergjigje negative nga ky digaster kalohet ne kerkesa per ndihme te kryeministria, dhe presidenca,,nese edhe ketu te vjen pergjigje negative,atehere kalohet per ndihme me ane te inisjativave te tilla private

    i uroj fat dhe sherim te plote
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 04-01-2021 më 07:28

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2017, 07:33
  2. apel per ndihme per ni veteran te luftes
    Nga legjenda12 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2015, 12:14
  3. Apel për ndihmë
    Nga qendros në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2015, 16:58
  4. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-12-2014, 16:59
  5. Apel për ndihmë
    Nga strange në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 16:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •