Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Hoqi flamurin turk nga diga e hidrocentralit, dënohet me 2 vite burg Leon Molla

    Tre vjet pas një proteste të organizuar në rrjetet sociale për heqjen e një flamuri turk nga diga e një hidrocentrali të ndërtuar nga një kompani turke, Gjykata e Lezhës shpalli fajtor dhe dënoi me dy vite burg një emigrant 36-vjeçar.

    Leon Molla u dënua për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë.

    Emri:  Screenshot_26-1.jpg

Shikime: 190

Madhësia:  27.2 KB

    Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomesazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin Turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.

    Gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë, pasi Molla me origjinë nga Mirdita jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.

    Në lidhje me tubimin u referuan materialet në prokurori edhe për 60 persona të tjerë pjesëmarrës, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar element të veprës penale.

    Emri:  Screenshot_27-2.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  49.6 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Hoqi flamurin turk nga diga e hidrocentralit, dënohet me 2 vite burg Leon Molla

    Gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë, pasi Molla me origjinë nga Mirdita jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.
    Ka mundesi ta ndryshojme emrin e vendit nga Republika e Shqiperise ne Republika e Arnavudllekut?

    Vetem ne Turqine e Erdoganit dhe ne Shqiperine e Edi Rames, vellait te Erdoganit, qytetaret e vendit dhe te botes, denohen me burg, pasi shajne dhe ofendojne "burrat e shtetit" dhe "simbolet e kombit". Erdogani u ka hapur ceshtje penale te gjithe qytetareve te botes ne gjykatat turke qe e ofendojne ate YouTube apo ne Twitter e Internet.

    Dhe injoranca e Arnavudllekut eshte se askush nuk pyet:

    - A eshte e lejueshme per nje biznes privat te ngreje flamujt e vendeve te tyre te origjines brenda territorit te nje shteti tjeter?

    Tani qe e denuam ne mungese emigrantin shqiptar, besoj se prokuroret tane do te hetojne edhe sjelljen e kompanise turke qe provokoi kete reagim te qytetarit.

    Cdo qytetar i lire i nje shoqerie, ka te drejte te protestoje, dhe te djegi e shkeli cdo flamur te botes, perfshi edhe flamurin e vendit te tij. Pak rendesi ka se cfare mendon ti apo une per ate akt, Kushtetuta ia mbron kete te drejte cdo qytetari shqiptar. Zgjohuni nga gjumi shqiptare dhe mos lejoni t'iu kthejne ne bageti duke ua shkelur te gjitha lirite dhe te drejtat me kembe.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2021 më 14:12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-08-2016, 16:51
  2. Pianisti turk denohet per blasfemi
    Nga mesia4ever në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2013, 20:08
  3. Avokati denohet per tax evazion.30 muaj burg.
    Nga benseven11 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-06-2012, 13:16
  4. Amir Sopa dënohet me 10 vite burg për vepër terrorizmi
    Nga projekti21_dk në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 20:08
  5. Vrau djalin, denohet 11 vjet burg
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2007, 15:03

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •