Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Mjekët në protestë: Rama shkarkoi mjekun pa të drejtë

    Shkarkimi i mjekut për motive politike. Mjekët nesër në protestë

    Emri:  allkja-750x375.jpg

Shikime: 578

Madhësia:  27.5 KB

    Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja ka sjellë reagimin e kolegëve të tij. Mjekët kanë paralajmëruar një protestë nesër në QSUT. Njoftimi për protestën është dhënë nga mjeku Erion Dasho. Ai kërkon solidarizim e kolegëve të tjerë për protestën e orës 10.00.

    “Sapo u njoftova për një protestë të sindikatës së bluzave të bardha nesër në datë 31.12.2020, ora 10.00 para spitalit Nr. 1 në QSUT!

    Protesta ka si motiv kërkesën për anulimin e urdhrit të klarinetistit të QSUT-së dhe kthimin e menjëhershëm në punë të Dr. Ilir Allkja. Kolegët protestues mirëpresin solidarizimin nga bluza të bardha jashtë QSUT-së dhe qytetarët! #solidaritet”,- deklaron Erion Dasho.

    Ilir Allkja u shkarkua nga detyra me motivacionin se ka mbajtur qëndrime kritike për menaxhimin e pandemisë nga bluzat e bardha.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mjekët në protestë: Rama shkarkoi mjekun pa të drejtë

    Mjeku i njohur Petrit Vargu: Ç’është ky kryeministër që do të vaksinojë popullin si tufë delesh në stadium?!

    Emri:  mjekur.jpg

Shikime: 444

Madhësia:  24.4 KB

    Mjeku i njohur Petrit Vargu, që punon në QSUT, u shpreh sonte për mediat se largimi nga puna i mjekut Ilir Allkja është kriminal. Ai akuzoi më pas kryeministrin Rama se po e menaxhon keq pandeminë dhe se ushtron dhunë mbi mjekët dhe personelin mjeksor që ngre probleme për ta rregulluar shendetsinë.

    Mjeku Vargu lëshoi “bombën” ndaj kryeministrit kur tha se kjo që po përgatitet ku vaksina do të bëhet në stadiumin “Air Albania” është show televiziv dhe nuk ka sens logjik dhe shendetsor që të vijnë njerëzit si tufa delesh drejt stadiumit vetëm që kryeministri të duket sikur po bën namin për popullin.

    Asnjë shtet nuk e bën këtë gjë në stadium, por kudo nëpër spitale dhe qendra shendetsore, theksoi mjeku i njohur Vargu.

    Kurajo e mjekut Petrit Vargu që sfidoi kryeministrin nuk është çudi që të sjellë reagimin e drejtuesve shendetsorë. Por ajo që ndodhi me mjekun tjetër Ilir Allkja do të sjellë nesër protestë në QSUT të krejt personelit mjeksorë.

    Të prekësh sot mjekët është antinjerëzore dhe që sjell bumerang për qeverinë.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mjekët në protestë: Rama shkarkoi mjekun pa të drejtë

    Mjeku i shkarkuar Ilir Allkja: Vaksinat po nuk erdhën në janar, kot që i sjellin për votime!

    Emri:  IMG_8787-640x375.jpg

Shikime: 488

Madhësia:  45.0 KB

    Sot u bë e ditur se mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja në QSUT e kanë shkarkuar vetëm se ka kërkuar me shumë siguri e garanci për jetën e mjekëve, sidomos për frontin e parë që merret me luftën ndaj Covid-19.

    Kështu deklaroi ai në media pas njoftimit të vendimit të largimit nga puna. Mjeku Allkja tha se sistemi mjeksor vuan nga organizimi dhe kam kërkuar gjërat me të domosdoshme për mjeksinë, që të jemi në gjëndje për tju dhënë sherbim qytetarëve. Me pas ai tha se nuk ka pajisje mjeksore në spitale, pavarësisht se çfarë thotë kryeministri.

    Nuk kam shkelur etikën dhe asnjë rregullore, por ishte një hakmarrje se pse guxova të flasë- vazhdoi mjeku i pushuar i urgjencës_ Autoambulancat nuk kanë pajisjet bazë për të sëmurët, prandaj kritikat e mija nuk rrezikojnë njeri, por japin alarmin se jemi keq si sistem mjeksor.

    Në lidhje me vaksinat ndaj koronavirusit, mjeku Allkja, insistoi se nëse nuk vijnë në janar për popullsinë, atëhere nga fundi i pranverës kot që i sjellin se nuk do kenë efekt. Do ti sjellin për propogandë- vazhdoi mjeku i pushuar nga puna.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mjekët në protestë: Rama shkarkoi mjekun pa të drejtë

    Petrit Vasili: Rama rikthen nenin për agjitacion dhe propagandë

    Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja. Vasili shprehet se mjeku u ndëshkua për qëndrimet e tij kritike që ka mbajtur lidhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Në një postim në Facebook, Vasili shton se largimi për këto motive nga puna është i njëjtë më modelin e diktaturës që ndalonte njerëzit të flisnin.
    Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
    Rilindja me Nenin e agjitacion e propagandes largon mjekun Ilir Allkja!!
    Mjeku Ilir Allkja largohet nga puna sipas modelit te agjitacion e propagandes sepse tregoi te vertetat.
    Edi Rama ky hipokrit qe ben sikur ju con lule mjekeve dhe i quan heronj largon mjekun urgjences qe ndeshet ne vije te pare me Covid vetem sepse tha te vertetat.
    Kjo eshte fytyra e ulet e Edi Rames ndaj mjekeve, qe punojne e rrezikojne jeten, e ku 30 mjeke kane humbur jeten sepse mjetet mbrojtese mungojne, se dezinfektim nuk behet,se vaksine nuk ka pasi Edi Rama se bashku me ministra e drejtore nuk jua siguruan.
    Turp i madh damke e zeze per Edi Ramen dhe per te gjithe dallkauket qe e rrethojne.
    Ilir Allkja eshte simboli i te vertetes, ndersa Edi Rama i mashtrimit pa skrupull qe nuk kursen as shendetin e njerezve.

    KJ

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mjekët në protestë: Rama shkarkoi mjekun pa të drejtë

    ‘2000 mjekë janë larguar në 7 vite’/ Elbasani pa specialist për mushkritë në kohë pandemie

    Ish kryeninistri Sali Berisha ka publikuar në denoncim të ardhur në adresë të tij, ku qyteti i Elbasanit është pa një mjek pneumolog në këtë kohë pandemie.

    Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se në 7 vitet e Edvinit janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, ku vetëm në vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

    ‘Shqipëria nga 1 mjek për 600 banorë që kishte në vitin 2013, ka sot 1 mjek për 1100 banorë. Raporti ka zbritur në mjekë për frymë, në nivelin e viteve 1960’, shkruan Berisha.

    Postimi i plotë i Sali Berishës:

    Kohe covid19 por Elbasani nuk ka me specialiste per mushkrite.

    Miq, per shkak te largimit masiv te mjekeve nga Shqiperia ne shumicen e specialiteteve ne rrethe mungojne specialistet!

    Ne 7 vitet e Edvinit jane larguar nga Shqiperia rreth 2000 mjek, vetem ne vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

    Shqiperia nga 1 mjek per 600 banore qe kishte ne vitin 2013 ka sot 1 mjek per 1100 banore. Ajo ka zbritur ne mjeke per fryme ne nivelin e viteve 1960.

    Shkaqet kryesore jane:

    1-Bllokimi i rrogave te mjekeve dhe infermiereve.

    Nga vitet 2005-2013 rroga te infermiereve dhe mjekve u rriten perkatesisht 150 dhe 120%, arriten te jene me te lartat ne rajon.

    Ndersa sot ato jane per shkak te inflacionit 30% me te ulta se sa ne vitin 2013 dhe jane me te ultat ne rajon. Ato jane vetem sa gjysma e rrogave te mjekeve dhe infermiereve ne Kosove te cilet marrin nje rroge minimale perkatesisht 1200 dhe dhe 800 euro.

    2- Shkalla e larte e pasigurise ne vend, sulmet fizike ndaj mjekeve dhe infermiereve jane shkak tjeter i largimit te tyre nga Shqiperia.

    Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

    Pershendetje Doktorr.Po te shkruaj shume i indinjuar per nje problem madhor ne qytetin e Elbasanit ne keto kohera te veshtira per shendetin e qytetareve.Ne spitalin e qytetit te Elbasanit u be kohe qe nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtem ne kurriz per nje te afermin tone dhe jam shume i shqetesuar per ate qe perjetuam.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Nishani apo Rama? Kush ka të drejtë?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2016, 08:30
  2. Mjekun pervers e kapën në flagrancë!
    Nga daniel00 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-06-2012, 04:27
  3. Arjan Cani: Berisha dinak dhe i drejte, Rama frikacak e mashtrues
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 05-07-2011, 09:51
  4. Per te tere qe kane nevoje per mjekun
    Nga brooklyn2007 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 18:19
  5. A Ka Te Drejte Edi Rama per 2 pallatet hawai?
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 00:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •