Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    A mundet Trump te hedhe poshte fitoren e Biden?

    A mundet Trump tė hedhė poshtė fitoren e Biden?

    SHKRUAR NGA PIRRO PRIFTI
    29 DHJETOR 2020
    A mundet Trump tė hedhė poshtė fitoren e Biden?
    Ky rast i veēantė nuk ka ndodhur asnjėherė nė SHBA. Zgjedhjet e fundit tė 3 nėntor, 2020 pėr tė votuar pėr presidentin e ardhshėm tė Shteteve tė Bashkuara. Ato u fituan nga Joe Biden, por Trump e ka kontestuar fitoren e rivalit te tij duke deklaruar se Biden i ka vjedhur zgjedhjet dhe se Departamenti i Drejtėsisė dhe FBI nuk kanė bėrė asgjė pėr mashtrimet nė votime tė votuesve pėr zgjedhjet Presidenciale tė 2020. “Kėto zgjedhje janė nga mashtrimet mė tė mėdha nė historinė e kombit tonė me gjithė faktet e shumta. Ata duhet tė turpėrohen. Historia do ta kujtojė. Kurrė nuk do tė dorėzohem. Do ta shihni me 6 janar”, ka thėnė Trump nė Twitter. Dhe po nė Twitter Trump ka vazhduar: “Nėse njė kandidat pėr President demokrat do tė deklaronte se votimi ka qenė i manipuluar dhe i vjedhur me prova tė faktuara si kurrė mė parė, atėherė senatorėt demokratė do ta konsideronin si njė akt lufte dhe njė luftė deri nė vdekje. Mitch& republikanėt nuk po bėjnė asgjė pėr kėtė fakt dhe po e lėnė tė kalojė pa luftė”! Nė kėto zgjedhje Trump ka marrė njė numėr tė jashtėzakonshėm votash 74 milionė vota si asnjė President republikan tjetėr. Ndėrsa Joe Biden si fitues ka marrė rreth 80 milionė vota, pra si asnjė President tjetėr demokrat ndonjėherė. Kjo pėr shkak tė numrit tė jashtėzakonshėm tė amerikanėve qė morėn pjesė nė zgjedhje direkt dhe me vota nėpėrmjet postės. Kėto deklarime tė Presidentit Trump tregojnė se ai do tė luftojė deri nė fund pėr tė kontestuar zgjedhjet e 3 nėntorit 2020 si zgjedhje tė manipuluara dhe tė vjedhura. Dihet se pėr tė fituar zgjedhjet nė SHBA duhen fituar 270 vota elektorale dhe Biden ka fituar 273 tė tilla nga 538. Kolegji Elektoral ka 538 vota elektorale tė cilat janė pėr 435 anėtarėt e Dhomės Pėrfaqėsuese dhe njė tė tretėn e anėtarėve tė Senatit, ku secili shtet ka vota tė caktuara.

    Qytetarėt nuk janė ata qė e zgjedhin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Presidentin, por 538 tė ashtuquajturit votues tė mėdhenj qė formojnė Kolegjin Zgjedhor. 538 ėshtė shuma e 435 kongresmenėve plus 100 senatorėt dhe 3 pėrfaqėsuesit e distriktit tė Kolumbias.

    Nė 9 dhjetor Kolegji Elektoral votoi pėr Joe Biden qė tė jetė Presidenti i 46 i SHBA, i cili duhet ta marrė detyrėn zyrtarisht mė 20 janar tė 2021. Ēdo President qėndron nė detyrė pėr 4 vjet e mund tė rizgjidhet maksimalisht pėr dy mandate radhazi. Sipas ligjit amerikan kandidati pėr President duhet tė jetė mbi 35 vjeē, tė ketė lindur nė SHBA e tė ketė jetuar atje pėr tė paktėn 14 vjet. Pengesa e fundit e Joe Biden ėshtė data 6 janar nė tė cilėn do tė bėhet njė sesion i Kongresit, i cili ėshtė hapi i fundit i cili do tė formalizojė Presidentin e zgjedhur Joe Biden nė rolin e tij si President i 46 i SHBA. Sidoqoftė kėtė sesion do ta drejtojė Michael Pence, zv. Presidenti aktual i SHBA dhe bashkėpunėtori mė i ngushtė i Presidentit Trump, nė tė cilin janė varur shpresa e fundit pėr tė hedhur poshtė rezultatet e zgjedhjeve.

    Sipas artikullit tė dt. 25 dhjetor tė shkruar nga Colby Itkowitz and Josh Dawsey me titull “Pence nėn presion ndėrsa janė hapat pėrfundimtarė nė formalizimin e fitores sė Biden”, nė sesionin e 6 janarit Pence do tė drejtojė pas 4 vitesh pėrpjekjesh tė pafund pėr ti demonstruar besnikėrinė ndaj Trump (The Washington Post). Zv. Presidenti Pence ka kėrkuar njė audiencė tė aktivistėve tė rinj konservativė pėr tė “vazhduar luftėn” ndėrsa ata javėn e kaluar kėndonin “edhe katėr vjet mė shumė” dhe “ndal vjedhjeve”, me qėllim qė tė pėrkrahur nocionin se Trump ėshtė fituesi i vėrtetė i zgjedhjeve tė fundit. Zv.Presidenti Pence u shpreh se “do tė vazhdojmė luftėn derisa ēdo votė e ligjshme tė llogaritet”. Sidoqoftė Pence brenda dy muajve deklaroi se lufta kishte marrė fund me humbje. Profesori i Shkollės sė Ligjit, Joel Goldstein kritikoi pėrpjekjet qė mund tė bėjė Pence nė favor tė Trumpit duke thėnė se: “Trump mund t’i thotė Pence qė tė deklarojė se nė jemi rizgjedhur, por pjesė e detyrės kushtetuese ėshtė qė tė jemi tė pėrgjegjshėm dhe se zv.presidenti Pence nuk mund tė pėrfshihet nė sjellje tė tilla tė cilat kėrcėnojnė dhe minojnė institucionet demokratike tė vendit”. Disa pėrkrahės tė Trump insistojnė se Trump si President mund tė invalidizojė rezultatet nė disa shtete duke shkaktuar njė “hashtag” (#) pėr “kartėn Pence” pėr tė krijuar njė trend nė tė gjitha mediat sociale, pra qė Trump do ta luajė kėtė kartė… Data 6 janar do tė jetė pėr zv.presidentin Pence njė pėrcaktim nėse ai do tė jetė njė patriot dhe njė kandidat i mundshėm pėr republikanėt nė 2024, apo do tė mbetet njė tradhtar sipas Rogan O`Handley. Profesor Goldstein pėrsėriti se “njė nga gjėrat qė mund tė bėjė zv. Presidenti Pence ėshtė tė ndihmojė tė unifikojė vendin dhe tė theksojė faktin se ne kemi zbatuar rregullat e demokracisė – dhe se nė se humbet ju duhet ta pranoni kėtė dhe tė largoheni” (Trump criticizes Senate Republicans ahead of election results vote, urges a “fight” (msn.com).

    Ka disa skenarė tė errėt qė mund tė pengojnė zgjedhjen e Joe Biden President. Nė kėtė datė 6 janar 2021 me ligj takohen Senati dhe House (dhoma e ulėt e pėrfaqėsuesve) dhe nėse ēdo fletė votimi sfidohet nga njė anėtar i House dhe Senatit, atėherė dhomat duhet tė takohen veēan nga njėra tjetra dhe votojnė mbi sfidėn si psh, 126 anėtarė tė Kongresit firmosėn njė ankesė pėr tė hedhur poshtė fitoren e Biden nė Texas. Sipas ligjit tė kontrollit efederal, ECA (Akti i Llogaritjes Elektorale) i cili ėshtė 100 vjet i vjetėr, ka hapėsira qė nuk janė pėrdorur ndonjėherė, sidoqoftė mund tė mos jenė kushtetuese. Kjo mund ti japė mundėsi Trump nė senat tė sfidojė votėn pėr ēdo shtet nėpėrmjet Pence. Kushtetuta e SHBA specifikon se nėse nuk ka fitues nė Kolegjin Elektoral, Senati zgjedh zv.Presidentin dhe House zgjedh Presidentin. Senati, duke pretenduar qė nuk ka rezultat tė kolegjit elektoral, zgjedh Pence-in. Skenari tjetėr ėshtė se nė Amendamentin 12, 2/3 e senatorėve duhet tė jenė tė pranishėm. Nėse demokratėt braktisin dhomėn atėherė ata mund ta ndalojnė zgjedhjen e Pence (si mė sipėr). Nėse ata e realizojnė, atėherė i gjithė GOP (Grand Old Party, pra ėshtė njė nofkė pėr Partinė Republikane) do tė zėvendėsojė Biden me… President…Nancy Pelosi…

    https://thehill.com/opinion/white-ho...tmare-scenario


    Sikurse shihet skenarėt e Trump pėr tė kundėrshtuar zgjedhjet e realizuara ku doli Biden si President i zgjedhur, bazohen jo vetėm tek deklarimet se zgjedhjet ishin te manipuluara dhe tė vjedhura, por edhe tek hapėsirat ligjore tė ligjit pėr zgjedhjet nė SHBA. Kjo ka ndodhur vetėm njėherė kur humbi Al Gore, por ai e pranoi rezultatin. Kjo i ngjan sado pak edhe zgjedhjeve shqiptare gjatė 30 viteve ku Partia qė humb deklaron se zgjedhjet ishin tė manipuluara dhe tė vjedhura. Kjo tregon gjithashtu se pushteti ėshtė njė kafshatė e pėlqyer nga ēdo parti apo politikan, pavarėsisht ndershmėrisė apo hileve, pėr tė cilin qėllimi justifikon mjetin. Le tė shohim nėse demokracia amerikane do tė vėrtetojė tė kundėrtėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 29-12-2020 mė 08:13

Tema tė Ngjashme

  1. Opinion: Kaos i plotė nė debatin e parė Trump-Biden
    Nga Neteorm nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2020, 16:53
  2. Biden ja ngrehi vesht Tadiqit
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:34
  3. Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!
    Nga Collectivemind nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 09:02
  4. Biden: Jam i nderuar tė jem mik i shqiptarėve
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 06:57
  5. Obama zgjedh Biden si zėvendės
    Nga Leonidas nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2008, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •