Pershendetje, jam kurioze rreth prejardhjes time, por fatkeqesisht dokumentacioni i gjendjes civile nuk eshte i plote. Lexova se ne 1918 eshte bere nje census nga Austriaket, jeni ne dieni se ku mund te gjendet nje database i tille?
Pershendetje, jam kurioze rreth prejardhjes time, por fatkeqesisht dokumentacioni i gjendjes civile nuk eshte i plote. Lexova se ne 1918 eshte bere nje census nga Austriaket, jeni ne dieni se ku mund te gjendet nje database i tille?
Nji shkrim
The Albanian Census of 1918
English version German version
Regjistrimi i popullsisė sė Shqipėrisė i vitit 1918: Hedhja e tė dhėnave dhe analizat kryesore
Regjistrimi i popullsisė sė Shqipėrisė i vitit 1918: cilėsia dhe rėndėsia e tij
Opinioni i pėrgjithshėm shkencor ėshtė i mendimit se njė regjistrim i hollėsishėm i popullėsisė nė Shqipėri nuk ėshtė kryer para vitit 1945 (regjistrim,i cili u pasua nga ato te viteve 1950,1955,1960,1969,1979 dhe 1989), pėrfundimet e tė cilit u publikuan nga zyra e statistikave. Regjistrimi i parė i popullsisė i kryer nga administrata shtetrore shqiptare u zhvillua nė vitin 1923; dhe shumė nga pėrfundimet e tij janė publikuar nė njė masė tė madhe. Regjistrim tjetėr i popullsisė u krye mė 1930, por qė tė dhėnat e tij nuk janė tė disponueshme si njė njėsi e tėrė. Ky regjistrim ėshtė padyshim mė me pak vlerė sesa ai, cilėsia e tė cilit ėshtė nėnvlerėsuar nė literaturėn shkencore deri mė tani, d.m.th. regjistrimi i vitit 1918, i cili u organizua nga njė ekspert i statistikės, Franz Seiner.
Nė janar 1916 gati i gjithė territori shqiptar ishte i pushtuar nga ushtria austro-hungareze, pėrveē skajeve jugorė tė vendit, tė pushtuara nga trupat bullgare, franceze, italiane dhe greke. Shkodra, nė atė periudhė qyteti mė i madh i vendit, u bė qėndra e administratės ushtarake, e cila i la tė pandryshuara strukturat tradicionale tė administratės civile.
Regjistrimi i popullsisė u zhvillua nė datėn e caktuar 1 mars 1918. I gjithė materiali u tranportua nė Shkodėr dhe u depozitua po aty. Me ndihmėn e njė numri tė madh tė rinjsh inteligjentė shqiptar materiali u pėrpunua. Nga fundi i shtatorit 1918 tė dhėnat ishin rishikuar dhe pėrfundimet dhe shtesat ishin kryer. Ky aktivitet u desh tė ndalohej, sepse gjatė tetorit duhet tė fillonte tėrheqja e ushtrisė. Urdhėri pėr tė shkatėrruar te gjithė materialin u neglizhua, pėrveē qarkut tė Lushnjės. Kėshtu qė materiali mbi zonat e Beratit, Fierit, Lushnjės dhe Skraparit mungon (89142 persona). Materiali i mbijetuar, i cili mbulon pjesėn mė tė madhe tė vendit, ėshtė si vijon: 435075 persona nga 803959 persona (shifėr e vlerėsuar si e lartė) tė numėruar mė 1923 (54%) apo 20096 km² nga 28748 km² e sipėrfaqes sė vendit (70 %).
Ishte shumė e vėshtirė pėr ta transpotuar materialin nė Vienė. Njėsia e administratės ushtarake ra dakord pėr tia dorėzuar materialin Akademisė sė Shkencave Austriake bashkė me autorizimin pėr ta publikuar dhe pėr tė punuar me tė.Akademia i kėrkoi drejtuesit tė regjistrimit tė popullsisė, Franz Seiner tė pėrpunonte statistikat kryesore. Kėto tabela u publikuan nė vitin 1922, mbėshtetur nga fondet e qeverisė shqiptare. I porositur nga qeveria shqiptare Seineri publikoi veēmas gjithashtu rezultatet e regjistrimit tė popullsisė nė zonat fisnore tė Shqipėrisė sė Veriut. Mbi bazėn e kėtyre rezultateve, ai pėrgatiti hartėn e parė,me pėrmasat dhe kufijtė e territoreve fisnore. Njė vit mė parė, Drejtori i Komisionit Ballkanik tė Akademisė sė Shkencave Austriake, E.Oberhummer, publikoi rezultatet e para statistikore preliminare. Nė ato vite ishte planifikuar gjithashtu publikimi i tė dhėnave nė nivel fshati, por Akademia nuk ishte nė gjėndje tė gjente fondet e nevojshme pėr publikimin. Oberhummeri pėrfundonte: Nqs ne nuk do tė marrim mbėshtetje nga jashtė, ky material i domosdoshėm si pėr punimet shkencore edhe pėr administratėn nė Shqipėri, do tė shkojė dėm Dhe kėshtu ndodhi.
Regjistrimi i popullsisė i pėrgatitur mėse njė vit mė parė, u bė me kujdes dhe u zhvillua me saktėsi. Mbledhja e tė dhėnave statistikore filloi dy muaj pasi trupat austro-hungareze hynė nė vend: nė mars 1916, ishte kryer njė regjistrim provizor i popullėsisė, i lidhur me regjistrimin e gjėsė sė gjallė dhe me studimin e rezervave ushqimore. Nė mars 1917 Franz Seiner, ekspert i regjistrimit dhe njė staticien, u dėrgua nė Shqipėri pėr tė marrė pėrsipėr datyrėn e pėrgjegjėsit pėr statistikat nė territoret e pushtuara. Ishte detyrė e tij pėr tė krijuar njė zyrė provinciale pėr statistikat dhe pas saj pėr tė organizuar regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė.
Nė kėtė projekt kėrkimor ne po pėrpiqemi pė ta bere kėtė regjistrim tė popullsisė tė disponueshėm pėr kėrkimet shkencore. Ky projekt kėrkimor ėshtė i subvencionuar nga Fondi Austriak per Nxitjen e Kėrkimeve Shkencore (Fonds zur Förderung der Wissenschaftlichen Forschung) .
by Siegfried Gruber, November 22, 2001
http://www-gewi.uni-graz.at/seiner/albanisch/index.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 09-03-2021 mė 17:14
Krijoni Kontakt