Mesazhi i Kryepiskopit Anastas pėr Krishtlindjen 2020.





† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė.



KRISHTLINDJE 2020
Prania vendimtare



“Emri i tij… Perėndia ėshtė me ne” (Matth.1:23)

Kėtė vit, Krishtlindjen do ta kremtojmė pa festime sipėrfaqėsore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq tė shumtė, por edhe pa pjesėmarrjen e gjerė tė besimtarėve nė ceremonitė adhuruese. Nė tė njėjtėn kohė, kufizimet pėr shkak tė pandemisė do tė kenė edhe disa efekte anėsore pozitive. Para sė gjithash, ky ėshtė njė rast pėr tė vlerėsuar se sa shumė rėndėsi kanė nė jetėn tonė shpirtėrore dhe shoqėrore ato gjėra qė besimtarėt i konsiderojnė tė vetėkuptueshme, si pėr shembull mundėsia pėr tė shkuar nė kishė, kur tė duam ne, pėr t’u lutur, pėr tė marrė pjesė nė shėrbesat fetare dhe nė misteret e Kishės. Kėtė herė bėhet fjalė pėr njė lloj tjetėr “kreshme” dhe ushtrimi, tė imponuara nga kushtet e jashtme.

Nė kėtė tė kremte tė madhe, ndoshta do tė jenė mė tė pakta shfaqjet sipėrfaqėsore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje qė kanė depėrtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinė e kotė, duke e tjetėrsuar kuptimin e vėrtetė tė kėsaj tė kremteje unike. Do tė kremtojmė me thjeshtėsi, privim, por edhe me dhimbje pėr ata qė ndėrruan jetė tė vetmuar dhe pėr sa mbijetuan mes hidhėrimit dhe dėshpėrimit, tė torturuar nga vėshtirėsi tė shumėllojta.

Me gjithė kėtė tjetėrsim dhe shkretim qė na kėrcėnon, nė tė kremten e Krishtlindjes mbizotėron gjithmonė ngjarja unike: Ardhja dhe prania e Birit dhe e Fjalės sė Perėndisė. Krishti nuk vjen si vizitor pėr tė na pėrshėndetur tėrė mirėsjellje e mė pas tė largohet pa u ndjerė. Ai vjen tė qėndrojė me ne. Ky ėshtė kuptimi i fjalės Emanuel, qė do tė thotė: “Perėndia ėshtė me ne”. Nuk vjen si njė njeri i pushtetshėm pėr tė na e hequr lirinė, duke na imponuar vullnetin e Tij. Ai vjen si foshnjė, duke ndarė me ne privimin, tė qenit i huaj dhe, me buzėqeshje paqeje e shprese vjen tė qėndrojė me ne. Edhe Ai vetė do tė vuajė sprova, fyerje, armiqėsi, qė do tė kulmojnė gjatė Pėsimit tė Tij, teksa merr pjesė nė vuajtjet e mbarė njerėzimit. Ai vjen tė qėndrojė me ne si i vėnė nė dyshim nga tė tjerėt, i pėrndjekur, qė tė na mbėshtesė dhe tė na ngushėllojė me premtimin e Tij ngjallėsor: “Edhe ja, unė jam bashkė me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė jetės” (Matth.28:20). Ai ėshtė me ne jo vetėm nė kohė tė gėzuara suksesesh, kur kemi shėndet tė mirė dhe marrėdhėnie harmonike me tė tjerėt. Ai vazhdon tė qėndrojė mistikėrisht me ne edhe nė periudha tė turbullta, kur qenien tonė e stėrmundojnė hidhėrimi, dėshtimi, sėmundja.

Mbi tė gjitha, kjo prani vendimtare duhet tė jetė e ndėrgjegjshme dhe e vazhdueshme gjatė formėsimit dhe kontrollit tė mendimeve, tė ideve, tė vendimeve dhe tė veprimeve tona. Nuk mund tė lutemi qė tė jetė i pranishėm nė orėt e vėshtira tė jetės sonė dhe tė tregohemi indiferentė e tė mos i kushtojmė rėndėsi vullnetit tė Tij nė mentalitetin dhe sjelljen tonė tė pėrditshme. Vetėm ndjesia e vazhdueshme e pranisė sė Tij mund tė na udhėheqė saktė nė peripecitė e jetės sonė.

Pikėrisht, kėtė prani tė Tij tė shumanshme ftohemi ta pėrjetojmė me mė shumė intensitet; kėtė herė duke u mburrur mė pak pėr dijen tonė, pėr aftėsitė dhe fuqinė tonė njerėzore. Duke bėrė mė shumė kėrkime rreth pėrparėsive tė gjinisė njerėzore dhe me mė tepėr solidaritet nė nivel lokal e global. Duke pasur mė tepėr shpresė. Ėshtė diēka simbolike, se vaksina qė pritet tė japė zgjidhjen pėr tė dalė nga robėria jonė e shumanshme e koronavirusit, vjen nė jetėn tonė si njė dhuratė e veēantė Krishtlindjeje.
Le tė rezistojmė brenda kėsaj atmosfere izolimi tė ēuditshėm, vetmie, ankthi dhe frike tė imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me pėrkushtim tė plotė ndaj pranisė ēlirimtare tė Birit dhe Fjalės sė pakrijuar tė Perėndisė, i Cili hyn brenda krijesės sė dukshme, duke e pasur Ai fjalėn e fundit nė ecurinė e jetės sonė dhe tė mbarė krijesės.

Nė vetminė e papėrcaktuar dhe tė papritur qė na ka ngrirė akull, prania mistike e Krishtit e ngroh mendimin dhe i gjallėron mushkėritė tona. Ky mesazh optimist i Krishtlindjes, i pastėr si diamanti, pa zbukurime tė shumta, pa veshje me ar dhe ambalazhime marramendėse, sivjet duhet tė nxirret nė pah dhe tė pėrjetohet nė njė mėnyrė tė veēantė. Jo si kujtim i thjeshtė i njė foshnje qė ėshtė i denjė pėr t’u dashur, por si mesazh vendimtar shprese, si shprehja e vetme e dashurisė, e plotfuqishmėrisė sė Atit, Zotit dhe Krijuesit tė gjithėsisė; si garanci pėr faktin se nuk jemi tė vetėm nė aventurėn tonė personale e globale, dhe as nė kėtė pandemi.

Kėtė pėrvojė vendimtare duhet jo vetėm qė ta fuqizojmė brenda vetes sonė, por edhe ta transmetojmė si antitrupa shpirtėrorė tek ata qė jetojnė rreth nesh. Me dhembshuri, me pėrulėsi, me fjalė, me heshtje, pa egoizėm acarues. Nuk ėshtė vetėm koronavirusi qė transmetohet pa zhurmė dhe nė mėnyrė aktive; shumė herė mė tepėr kjo ndodh me besimin tonė nė kėtė prani ēlirimtare, i cili transmetohet qetėsisht dhe nė mėnyrė tė frytshme nga njėri besimtar tek tjetri dhe nga njėri grup tek tjetri.

Vėllezėrit e mi, pra, dhurata mė esenciale e Krishtlindjes, qė mund t’ia ofrojmė vetes sonė dhe atyre pėrreth, ėshtė tė kuptuarit dhe dėshmia e pranisė sė Shpėtimtarit Krisht nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Krishtlindje tė bekuara dhe me shėndet! Viti i Ri 2021 na sjelltė paqe dhe qoftė plot me dritė!

Me lutje tė zjarrta te Zoti,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė.



Burimi: Orthodoxalbania.org