Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    _____________________Korça - mburrja dhe lavdia e ortodoksëve të Shqipërisë


    (Nga Niko Korçari)

    Në fillimet e verës së këtij viti të mbrapshtë, kur s’kishte shumë kohë që ishin hequr kufizimet e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve për shkak të COVID-19, shkova në Korçë për një arsye personale. Nuk ndodh që të shkoj shpesh aty, por sa herë që shkoj nuk mund të mos takohem me Mitropolitin e saj, Hirësi Joanin, jo vetëm ngaqë e ndiej për detyrë, apo se është kënaqësi të takosh njerëz të tillë, por sepse mbi të gjitha e kam për nder, bile për nder të madh, shumë të madh. Të njëjtën gjë po të bëja edhe kësaj here, përpara se të largohesha prej saj.

    Hirësi Joanin e kam njohur nga afër relativisht vonë. Megjithatë, përpara se ta njihja nga afër, njihja mjaft gjëra për jetën e tij në lidhje me besimin ortodoks dhe Kishën ortodokse. Nga këndvështrimi i “profesionit” dhe “kualifikimit” tim, dukej një personazh mjaft interesant, që mishëronte kulturën e lartë qytetare të brezave rinorë të dy dhjetëvjeçarëve të fundit të periudhës së regjimit komunist, prirjen e tyre kulturore drejt Perëndimit, por edhe atë shpirtërore drejt krishterimit. Vite më parë, kur ende nuk njihesha nga afër me Hirësi Joanin, në kuadrin e një depozitimi zyrtar të njohurive të mia për periudhën për të cilën bëj fjalë, përpara një komisioni të autorizuar për vlerësimin e këtyre njohurive, kam shkruar se Hirësi Joani, së bashku me priftin e shumënjohur nga Vlora dhe Episkopin e mëvonshëm të Apolonisë, +Kozma Qirjo, ishin hallka që lidhte hierarkinë e munguar të Kishës Orthdhokse të Shqipërisë të periudhës së diktaturës me hierarkinë që u krijua pas shembjes së saj. Këtë bindje vazhdoj ta kem edhe sot, bindje nga e cila nuk mund të burojë veçse respekt dhe mirënjohje.

    Rrugës për në ndërtesën Mitropolisë, u hallakata pa dashje nëpër ato rrugicat me kalldrëm të Korçës së vjetër dhe, në vend që t’i bija shkurt, si çdo herë tjetër, u ngjita disi lart dhe më pas fillova të zbrisja për në Mitropoli drejt anës veriperëndimore të saj. Kur po mendoja se isha afër, dëgjova një zhurmë shumë të fortë, si gjëmim. U tremba mjaft. Kuptova se po shembeshin mure brenda ndërtesës, në krah të së cilës po kaloja, por unë vetë nuk shihja gjë. Në vazhdim, kur u takova me Hirësi Joanin, mësova se zhurma që dëgjova vinte nga punimet që kryheshin tek Kisha e Burimit Jetëdhënës, të cilën komunistët e kishin kthyer në Muze të Artit Mesjetar.

    Sigurisht që isha në dijeni për iniciativën e Hirësi Joanit dhe të besimtarëve korçarë, por ajo që pashë me sytë e mi përpara se të largohesha nga Mitropolia ishte diçka e mahnitshme. Atë që nuk munda ta shihja nga jashtë, e pashë nga afër, madje edhe nga lartësia e kupolës. Nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Mund të them vetëm se u mrekullova si rrallëherë, por mbi të gjitha, admirova guximin e këtyre njerëzve për një ndërmarrje të këtyre përmasave, ndërmarrje të cilën, deri në çastin që flasim, në mënyrën më kategorike, deklaroj se nuk mund ta bëjë asnjë Mitropoli tjetër në Kishën e Shqipërisë. Këtu nuk është fjala vetëm për madhësinë e ndërtesës, edhe pse bëhet fjalë për një ndërtesë më të madhe se Katedralja e Korçës. E veçanta e rikonstruksionit të kësaj kishe historike është mënyra e financimit të saj, e cila, të paktën deri tani, vjen tërësisht nga fondet e Mitropolisë së Korçës dhe dhuratat e besimtarëve të saj.

    Domethënia e financimit të një vepre të tillë nga vetë Mitropolia dhe besimtarët e Korçës nuk është thjesht një konstatim për hir të konstatimit, apo një fjalë goje. Është shprehje e njërit prej elementëve më thelbësorë të autoqefalisë së një Kishe vendore. Autoqefalia e një Kishe Orthodhokse presupozon, së pari, ekzistencën e një hierarkie mbi një numër të caktuar si numri minimal për të garantuar vazhdimësinë apostolike nëpërmjet dorëzimit të episkopëve të rinj, përgatitje të lartë të kësaj hierarkie, në mënyrë që të sigurohet autenticiteti i doktrinës së Krishtit dhe, nëpërmjet saj, ruajtja e unitetit të besimit me të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse të botës. Elementi i dytë është një grigjë e fuqishme, e përkushtuar ndaj kësaj Kishe, e aftë ta mbrojë atë nga çdo rrezik që vjen nga ndërhyrje të jashtme, si p.sh. nga ndërhyrjet me karakter politik, ekonomik e plot të tjera. Një grigjë e fuqishme është ajo që siguron, mbi të gjitha, pavarësinë ekonomike të kësaj Kishe, së cilës i përket. Pavarësia ekonomike është elementi i dytë më thelbësor i autoqefalisë së një Kishe, pas asaj të hierarkisë. Duke folur gjithnjë në nivel vendor, besimtarët e Mitropolisë së Korçës jo vetëm që po ringjallin traditat e të parëve të tyre, por edhe po kthehen në një shembull admirues për vëllezërit e tyre në të gjithë Shqipërinë.

    Në vazhdim po publikoj pjesë-pjesë disa fotografi (deri tani janë 21 foto) nga puna që po kryhet në Kishën e Burimit Jetëdhënës, sepse, siç thuhet, një fotografi është e barabartë me njëmijë fjalë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 23-12-2020 më 10:26

  2. #2
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (1)


    Emri:  1.jpg

Shikime: 952

Madhësia:  60.1 KB


    Emri:  2.jpg

Shikime: 873

Madhësia:  59.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 23-12-2020 më 10:21

  3. #3
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Edhe një herë për fenomenin "Fatmir (Foti) Cici"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (2)

    Emri:  3.jpg

Shikime: 893

Madhësia:  47.7 KB

    Emri:  4.jpg

Shikime: 869

Madhësia:  60.2 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 23-12-2020 më 11:06

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan niko korcari për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Albo (04-01-2021),arbereshi_niko (24-12-2020)

  5. #4
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (3)

    Emri:  5.jpg

Shikime: 854

Madhësia:  28.5 KB

    Emri:  6.jpg

Shikime: 888

Madhësia:  54.7 KB

  6. #5
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (4)

    Emri:  7.jpg

Shikime: 882

Madhësia:  58.8 KB

    Emri:  8.jpg

Shikime: 893

Madhësia:  61.4 KB

  7. #6
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (5)

    Emri:  9.jpg

Shikime: 883

Madhësia:  53.4 KB

    Emri:  10.jpg

Shikime: 865

Madhësia:  67.4 KB

  8. #7
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (6)

    Emri:  11.jpg

Shikime: 862

Madhësia:  56.3 KB

    Emri:  12.jpg

Shikime: 881

Madhësia:  50.2 KB

  9. #8
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (7)

    Emri:  13.jpg

Shikime: 857

Madhësia:  56.8 KB

    Emri:  14.jpg

Shikime: 904

Madhësia:  57.3 KB

  10. #9
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (8)

    Emri:  15.jpg

Shikime: 857

Madhësia:  39.6 KB

    Emri:  16.jpg

Shikime: 883

Madhësia:  56.8 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 28-12-2020 më 06:13

  11. #10
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (9)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 28-12-2020 më 06:53

  12. #11
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Aspekte nga punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës", Korçë (10)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 28-12-2020 më 06:58

  13. #12
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Rikonstruksioni i “Burimit Jetëdhënës” – triumf i lirisë së besimit mbi diktaturën ateiste

    Në këndvështrimin tim prej një qytetari të thjeshtë të Shqipërisë, por mbi të gjitha, krenar për besimin të cilit i përkas, rikonstruksioni i Kishës së Burimit Jetëdhënës në qytetin e Korçës përballet me dy simbolika të rëndësishme historike, krejt të kundërta me njëra-tjetrën, madje edhe tejet antagoniste mes tyre.

    Simbolika e parë lidhet me përpjekjet e diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të vet, për të çrrënjosur besimin tek Perëndia si shkak ekzistence dhe mënyrë jetese prej të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Këto përpjekje arritën kulmin gjatë fushatës ateiste të vitit 1967. Synonin ta shndërronin këtë besim thjesht në një kujtim nga e kaluara e “prapambetur”, ndërsa jehonën gjëmuese që vinte nga një vazhdë e gjatë shekujsh historie të këtij vendi, ta kufizonin vetëm në vlerat e trashëguara artistike, pra vetëm në të ashtuquajturat vlera muzeale, të gjitha të natyrës materiale. Asgjë shpirtërore, asgjë frymore! Propaganda komuniste përmendte vetëm artistin, por jo burimin e frymëzimit që mundësoi veprën e tij artistike.

    Në kuadër të kësaj politike, Kisha madhështore e “Burimit Jetëdhënës” në Korçë u shndërrua në një Muze të Artit Mesjetar. Për sa i përket mjediseve të brendshme, mbeti pjesërisht kishë, por nga jashtë u tjetërsua plotësisht. Dukej si një ndërtesë e zakonshme, si ato që ndërtoheshin në kohën e diktaturës. Në fakt, ishte një kishë e burgosur, e mbyllur mes katër muresh, e lidhur me vargonj robërie, që do të lëngonte për vite të tëra, ashtu si edhe besimtarët e saj, si të gjithë shqiptarët anembanë vendit, në pritje të lirisë së shumëkërkuar.

    Simbolika e dytë është në antitezë të plotë me të parën. Lidhet me përpjekjet e qytetarëve shqiptarë për të shkundur nga supet diktaturën çnjerëzore të Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij. Shumë nga ne kanë menduar se komunistët, si projektues dhe bartës të mirëfilltë të realitetit dhe ideve të diktaturës totalitare, kanë marrë fund diku nga fundi i vitit 1990 apo në fillim të vitit 1991. Në fakt, historia njerëzore nuk njeh asnjë diktaturë që të ketë filluar brenda një dite, sa më tepër të ketë mbaruar brenda një dite. I ashtuquajturi “tranzicion” shqiptar nuk po mbaron ende, sepse shoqëria shqiptare nuk është çliruar ende nga dhimbjet e plagëve të vjetra. Ato kullojnë ende gjak.


    Edhe për këtë periudhë te re historike, Kisha e “Burimi Jetëdhënës” në Korçë personifikon po kaq mirë ëndrrat, aspiratat dhe dëshirën e shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, drejtësi shoqërore dhe mirëqenie. Të gjitha këto nuk mund të bëhen realitet nëse kjo shoqëri nuk shkëputet njëherë e mirë nga e kaluara e saj totalitare, e cila kërkon ta mbajë peng me njëmijë mënyra.

    Në fillim të viteve ‘90, menjëherë pas ndryshimeve të para në sistemin politik të vendit, komuniteti ortodoks kërkoi rikthimin e “Burimit Jetëdhënës” në identitet. Përgjigjja ishte e prerë: “Këtë kishë nuk keni për ta marrë kurrë”. Kaluan disa vite dhe, pavarësisht vendimit fillestar të komunistëve, kisha në fjalë kaloi në pronësi të komunitetit ortodoks të Korçës. Ishte një përfundim i pashmangshëm, sepse procesi i demokratizimit në Shqipëri mund të jetë i ngadalshëm, por gjithsesi i pakthyeshëm. Këtë e vërtetuan më së miri ortodoksët e Korçës me Mitropolitin e tyre, Hirësi Joanin, të cilët arritën ta “çlironin” kishën e tyre me përpjekje e sakrifica të panumërta, sepse vështirësitë dhe pengesat që hasën ishin jashtëzakonisht të mëdha. Nuk bëhej fjalë thjesht një betejë gjyqësore, por për një luftë të gjatë dhëmbë për dhëmbë kundër një sistemi të egër, që nuk donte të jepte shpirt.

    Dashur padashur, peripecitë e Kishës së “Burimit Jetëdhënës” në Korçë janë bashkudhëtare të proceseve demokratike në Shqipëri dhe tregues i ecurisë së ringjalljes së besimit fetar në periudhën postkomuniste. Në këtë kontekst, rindërtimi i kësaj kishe nuk është vetëm çështje nderi për një komuniteti të caktuar fetar. Eshtë, para së gjithash, pjesëmarrje e të gjithëve, në një betejë shoqërore në shkallë të gjerë, për një të sotme e të ardhme më të mirë, për ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë.

    Iniciativës së guximshme të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës për rikthimin e “Burimit Jetëdhënës” në identitet korçarët i janë përgjigjur me gatishmërinë dhe bujarinë e tyre të njohur. Punimet kanë kohë që kanë filluar dhe kanë përparuar mjaft (siç mund të shikoni edhe në fotot e mësipërme), pavarësisht vështirësive të shumta të kësaj periudhe. Kufizimet e periudhës së parë për shkak të COVID-19 ndaluan për një kohë jo të shkurtër çdo lloj punimi në të. Po ashtu, mbyllja e doganës së Kapshticës jo vetëm që ka rritur koston e materialeve të ndërtimit që vijnë nga jashtë, por ka ndikuar edhe në ardhjen me vonesë të tyre në destinacion.

    Megjithatë, vepra ndërtimore vazhdon me ritme të kënaqshme. Deri tani janë hedhur rreth 500 m3 beton dhe janë përdorur rreth dyzetë tonë hekur të blerë (përveç hekurit që është marrë nga prishja e ndërtimeve ekzistuese). Por mos mendoni se gjithë puna e bërë konsiston vetëm në këto të dhëna. Eshtë punë e vështirë të ndërtosh një objekt nga e para, është më e vështirë të restaurosh një objekt të vjetër, me vlera monumentale, por është akoma më e vështirë të risjellësh në identitet një objekt të tillë, i cili ka pësuar edhe ndërhyrje - shtesë në strukturën e tij, që nuk kanë respektuar strukturën e tij origjinale (siç ishin ndërhyrjet për ta shndërruar këtë kishë historike në muze). Vetëm vajtje-ardhjet e kamionëve që kanë hequr dheun dhe mbetjet e tjera të punimeve rikonstruktuese nuk kanë të numëruar, përveç kostos së tyre. Mendoni edhe vëllimin e punës së kryer nga punëtorët gjatë të gjithë proceseve që kërkon një vepër e tillë, duke filluar nga arkitekti e projektuesi e deri tek punëtori i fundit.

    Procesi ndërtimor dhe ai ekonomik i kësaj kishe ndiqet nga një komision i posaçëm, anëtarët e të cilës janë besimtarë nga fusha të ndryshme, njerëz të nderuar, që gëzojnë respektin dhe besimin e komunitetit ortodoks të qytetit. Deri tani, vetëm nga kursimet e arkës së Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, janë shpenzuar rreth 150 milionë lekë (të vjetra), ndërsa më shumë se 30 milionë nga kontributet e anëtarëve to komunitetit. Theksoj se arkitekti, projektuesi dhe inxhinieri që ndjek punimet ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë. Nëse rindërtimi i kësaj kishe do t’i jepej ndonjë firme ndërtimi, shumat e paguara për të njëjtin vëllim pune do të ishin shumë më të larta.

    Për shifrat e mësipërme u informova nga njëri prej anëtarëve të komisionit të lartpërmendur, i cili pati mirësinë t’i vinte në dispozicionin tim.

    Në mbyllje të këtij shkrimi do të doja të theksoja edhe njëherë tjetër idenë se, rindërtimi i kësaj kishe nuk është çështje vetëm e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, as vetëm e anëtarëve të këtij komuniteti. Nuk është çështje as vetëm e ortodokësve të Shqipërisë. Siç e përshkrova më lart, është çështje e gjithë shoqërisë shqiptare, sepse bëhet fjalë për një simbol të vërtetë demokratik kundër çdo diktature dhe sistemi totalitar. Në këtë kuadër, kush dëshiron, mund të japë ndihmesën e vet sipas mënyrës së vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niko korcari : 29-12-2020 më 08:28

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Dy fjalë për Hirësi Joanin dhe besimtarët e zjarrtë të Korçës


    Nuk mund të ketë ortodoks të vërtetë, që të mos gëzohet e të mos ngazëllehet me lajme si kjo iniciativa e besimtarëve të Korçës dhe e Mitropolitit të tyre, të cilët po rikthejnë në identitet Kishën e tyre historike të Burimit Jetëdhënës, së cilës komunistët i kishin tjetërsuar arkitektonikën e saj tradicionale, duke e shndërruar në Muze të Artit Mesjetar.

    Niko Korçari ka përmendur me plot të drejtë se, aktualisht, këtë iniciativë të Mitropolitit të Korçës dhe besimtarëve korçarë, në përmasat për të cilat flasim, nuk mund ta ndërmarrë asnjë Mitropoli tjetër në Shqipëri. Kjo është një vërtetë, që nuk e luan as topi. Nga ana ime, do të doja të përforcoja këtë konstatim të tij me dy konstatime të tjera, besoj po aq të rëndësishme dhe po aq domethënëse sa edhe ajo e mësipërme.

    1) Mitropolia e Shenjtë e Korçës është e vetmja Mitropoli në Shqipëri, që ka marrë pothuajse 100% të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist, në një kohë që jo vetëm Kisha Orthodhokse, por edhe komunitet e tjera fetare, vazhdojnë të ankohen me plot të drejtë se shteti shqiptar ende nuk ua ka kthyer ato. Ne sot flasim për rindërtimin e Kishës së Burimit Jetëdhënës si për një akt shumë të guximshëm, por edhe shumë të vështirë, ndërkohë që marrja e saj në pronësi ka qenë një akt akoma më i guximshëm dhe një përpjekje shumë më e vështirë se ky rindërtim i saj.

    2) Shumëkush mund të mendojë se në Korçë këto gjëra janë më të lehta, ngaqë aty ka pasur gjithmonë një traditë të fuqishme ortodokse, me njerëz të përkushtuar ndaj Kishës etj., etj. Po, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që edhe Voskopoja ishte dikur një kopsht i lulëzuar i ortododoksisë jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Rreshti së qeni i tillë kur banorët e saj u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre e të shpërndahen gjithandej, deri edhe në Austri, Venedik etj. Edhe Korça nuk ka mbetur e paprekur nga kjo hemorragji e dhimbshme e largimit të banorëve të saj nëpër vende të ndryshme të botës. Korçarët ishin kurbetçinjtë e parë nga Shqipëria që shkuan në Amerikë para një shekulli, duke mos u kthyer kurrë më pas.

    Pas rënies së komunizmit, largimi i korçarëve nga vendlindja e tyre u kthye në një eksod të vërtetë. Në këto kushte, është e vështirë të ruash jo vetëm cilësinë e besimit, por edhe raportet tradicionale mes popullatës së këtij qyteti, të cilat, teorikisht, nuk mund të mos jenë tepër të brishta. Dua të them se si cilësia e besimit, ashtu edhe “sasia” e bartësve të tij, janë si ajo toka pjellore, e cila mund të prodhojë drithë të mirë, por që çdo vit duhet të punohet, të mbillet, të korret... Nëse lihet e djerrë, apo akoma më keq, nëse merr zjarr e të mbjellat shndërrohen në hi, pak rëndësi ka nëse prodhimet e kaluara kanë qenë të bollshme. Askush nuk ushqehet vetëm me kujtime, aq më tepër të shuajë urinë me to.

    Fakti që Korça vazhdon të rrezatojë edhe sot traditat ortodokse të qëmoçme, pavarësisht dëmtimeve të shumta që kanë pësuar shtyllat, mbi të cilat është mbështetur gjithmonë jeta shpirtërore dhe kultura e saj, tregon se dikush vazhdon të lërojë, të mbjellë, të korrë e të shijë, e pastaj përsëri të lërojë, të mbjellë, të korrë e të shijë papushim... gjithnjë në dobi të korçarëve. E kam fjalën për Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin, i cili ka më shumë se dy dekada që jeton mes tyre, duke punuar me shumë dashuri për ta, por edhe duke marrë po aq mirënjohje prej tyre.

    Sa herë që dëgjoj të flasin mirë për të, por edhe kur dëgjoj ata shpifësit e paguar të përpiqen të zbehin kontributin e tij në Korçë dhe në gjirin e Kishës Orthodhokse në përgjithësi, më kujtohet gjithmonë një shprehje që kam lexuar dikur në një nga gazetat shqiptare të viteve 90’:

    ________________________________________Po të deshi Korça, të do gjithë bota!
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 04-01-2021 më 14:36

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2019
    Postime
    80

    Për: Korçë: Punimet për rikonstruksionin e Kishës së "Burimit Jetëdhënës"

    Kur veprat flasin vetë, fjalët janë të tepërta

    https://www.facebook.com/38118341604...4140662687907/
    Ndryshuar për herë të fundit nga GJIKSANA : 29-10-2021 më 04:27

Tema të Ngjashme

  1. Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Nje dokumentar grek per ringritjen e Kishes Ortodokse ne Korce
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2014, 16:00
  3. Pamje të ralla të kishës "Burimi Jetëdhënës" në Korçë
    Nga Archon në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-12-2013, 19:15
  4. Korçë, nis restaurimi i Kishës shekullore të Tudasit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-09-2013, 14:01
  5. Korçë, kishës mesjetare të Shën Mërisë i del pronari
    Nga EuroStar1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 15:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •