E trishtë kjo që po ndodh në Kosovë. Më në fund pas shumë vitesh tradhti nën rrogoz , pas shumë vitesh bashkëpunim spiunësh kosovarë dhe shqiptarë me serbinë,pas shumë vitesh përplasjesh për të marrë pushtetin e shtetit të ri , pas shumë vitesh investimesh dhe para të hedhura në xhepat e spiunëve dhe tradhtarëve në Kosovë po përgatiten të marrin dhe të konsolidojnë pushtetin me metoda `demokratike` personat që nuk luftuan për liri e pavarësi por për ruajtjen e pushtetit të dikurshëm, personat që faleshin në një sixhade me ish pushtuesit 500 vjeçarë,, personat që shisnin nder dhe respect për para e pushtet, personat pa kurrfarë identiteti që spiunin falas shokët e miqtë e tyre, personat që bisedonin me Millosheviçin përtë përfituar rehattllekun e tyre.
Kjo është pamja e politikës dhe politikanëve të sotëm të Kosovës.
Sot pas 20 vitesh janë në gjykatën speciale heronjtë, që së bashku me NATO-n çliruan Kosovën nga një pushtim 107 vjeçar serb i firmosur nga ambasadorët e Fuqive të mëdha të Europës së vitit 1913: i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Austro-Hungaria u perfaqesua nga ambasadori Memdsdorf. Gjermania u perfaqesua nga ambasadori Lichnoësky. italia u perfaqesua nga ambasadori imperiali. Rusia u perqafqesua nga diplomati Benckerdorff. Britania e Madhe u perfaqesua nga ministri i jashtem i saj Grey. Kjo sanksionoi coptimin e Shqipërisë (https//Konferenca e Londrës (1912–1913) - Wikipedia).
107 vite më vonë gjëndja ndryshoi. Të drejtuar nga SHBA Fuqitë e mëdha të Europës së atëhershme dhe të sotme (përveç Rusisë), për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Jugosllavinë e Millosheviçit i cili dëboi me dhunë nga Kosva 500.000 shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri dhe Maqedoni, të ndihmuar nga UÇK e Adem Jasharit (vrarë nga serbët, Hero i Kosovës), Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt (sot është i lirë), Kadri Veselit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi (VV), Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, çliruan vëndin.
Po këta drejtues, sot janë në gjykatën speciale në Hagë për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. interesant është fakti se kjo gjykatë speciale u miratua në gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës nga po këta çlirimtarë që st përballen me akuza të cilat u duheshin drejtuar drejtuesve të Serbisë së sotme të cilët kryen genocid ndaj popullit të Kosovës.
Kjo gjykatë speciale akuzoi drejtuesit e UÇK me informata të ardhura nga spiunët shqiptarë bashkpuntorë të vjetër të UDB si dhe nga akuzat e ngritura nga genocidueist serbë të cilët duan të pastrojnë veten dhe vendin e tyre djallëzisht nga genocidi i vërtetë që u bene shqiptarëve nëprmjet Millosheviçit, për ti treguar BE se… viktima nuk janë shqiptarët por serbët?!
Madje ish-gazetari dhe politikani serb, Milovan Drecun, në një paraqitje në televizionin serb “TV Happy”, ka thënë se Gjykata Speciale po shërbehet me informata nga Serbia.
Megjithse Gjykata speciale e Hagës e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, është një gjykatë me nivel më të ulët se Tribunali i Hagës ku u gjykua Ramush Haradinaj, por i drejtuar tani nga zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, dhe kryeprokurori Jack Smith, i cili ka një dosje prej 112 dëshmitarësh dhe 40.000 faqe me akuza ndaj drejtuesve të UÇK që paskan kryer : krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës që pretendohen se janë kryer midis janarit 1998 dhe dhjetorit 2000. Tri vjet më parë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova kishtë mohuar se kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm shqiptarët (Kupola e UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale: Nuk do të gjykojmë vetëm shqiptarët - Abc Neës).
Po kush janë këta tradhtarë që kanë spiunuar shokët e tyre për krime të pretenduara ndaj vetë shqiptarëve pas luftës/ Kusha jnë këta politikanë që sot fërkojnë duart dhe zgërdhihen përballë mediave duke u shprehur me plot gojën si tradhtarë të vërtetë të popullit të tyre se `kupola` e UÇK ka kryer krime ndaj njerëzimit?
Sipas Ibrahim Kelmendit ai akuzon luftëtarët e lirisë, UÇK, madje sicc duket, së bashku me të tjerë, duke u përpjekur të bëjnë atë që kërkojnë serbët: të njollosin luftën cclirimtare me akuza të vrasjeve të pasluftës. Përse e bën këtë akuzë ky njeri? Për të të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mbrojtur tradhtarët dhe spiunët, apo mbrojtur tradhëtinë dhe spiunllëkun e tij dhe të miqve të tij në dobi të Serbisë duke njollosur luftënn për liri duke akuzuar për krime luftëtarët e lirisë? Dihet që në luftën për liri do të ketë dëshmorë të vrarë por edhe spiunë të vrarë. A është normale të mbrosh spiunët? (Dëshmia në Speciale/ Ibrahim Kelmendi akuzon rëndë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Azem Sylen e Xhavit Halitin - Bota Sot)
Me sa duket Kosova ashtu si dhe Shqipëria qënka mbushur plot me bukëshkalë e spiunë që madje spiunojnë edhe falas miqtë, shokët dhe bashkëudhëtarët tyre-thjesht për para dhe zbavitje. Kjo më kujton historine e Jakomonit drejtuesit italian të Shqipërisë së pushtuar në 1940 (e sajuar ? por e vërtetë për nga konteksti), kur ai u takua me Qazim Mulletin. Në një moment të bisedës së tyre kokë më kokë, hyn një fshatar dhe i drejtohet Qazim Mulletit duke i thënë; ..o Qazim, filani të ka sharë kur ishim duke pirë raki në mejhane….. azimi e pa me inat dhe i tha: mirë mirë, ik, se bisedojë më vonë…. Jakomoni i habitur i tha Qazimit: zoteri kush ishte ky? Qazimi i u përgjegj: është një miku im, me trgon për cdo gjë… -Interesant i u përgjegj Jakomoni. Ne në itali i paguajmë spiunët për të na dhënë informata. Këtu në Shqipëri i paskeni spiunët që spiunokan falas…
Serbia si një shtet pushtues e ka ditur fare mirë që të dominosh një vënd duhet ti përçash ata. 107 vitet e pushtimit serb kanë patur edhe të mira për sërbinë përveç dhurimit të Kosovës nga Konferenca e Ambasadorëve të vitit 1913: kanë arritur të kenë një varg informatorësh dhe kolaboracionishtësh ndër vite. Shumë nga ata kanë punuar në FARK nën drejtimin e urologut Bujar Bukoshi. Madje dhe Mësuesi Ibrahim Rugova që serbët dhe kosovarët e quajnë `Gandi i politikës paqësore` të ndarjes së Kosovës nga Serbia, ka patur problemet e veta me Millosheviçin të cilat nuk e nderojnë.
Një pjesë e politikës kosovare është ndarë midis lindje dhe perëndimit, ndarje jo e dukshme por e pranishme. Një pjesë kërkojnë Turqinë si pjesë e realitetit dhe identitetit të tyre fetar, pjesa tjetër kërkjnë BE dhe SHBA dhe janë pjesa e shëndetëshme, së cilës I bie një detyre e rëndësishme që shokët, miqtë, kolegët e tyre, bashkëpatriotët e tyre ti bindin të kthejnë sytë nga perëndimi, nga BE nga SHBA.
Praktikisht për shkak të politikave përçarëse në Kosovë Politika kosovare është e ndarë më dysh, identike me atë që ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri. Fara e përçarjes është hedhur me kohë dhe barërat e këqia kanë gëluar në fushën e mbjellur me drithëra. Për të ndarë barërat e këqija nga bimët e mira këtë e bën vetëm vepra e mirë. Kush ka bërë vepra të mira duhet nderuar e respektuar. Dhe këta janë UÇK dhe ata që punuan për lirinë e Kosovës.
Kundër UÇK dhe luftës për liri të Kosovës ka patur edhe drejtues shqiptarë të cilët madje kanë burgosur pjestarë të UÇK në Shqipëri, kanë ndihmuar Millosheviçin me naftë dhe informacione, madje kanë shitur dhe armë. Barërat e këqia janë shpërndarë në të gjithë trevat shqiptare , prandaj Shqipëria dhe Kosova nuk po gjejnë qetësi për shkak të këtyre spiunëve dhe tradhëtarëve që gëlojnë shajnë heronjtë, shkojnë në Hollandë e gjetke për të sharë vëndin e tyre, mbledhin informata të dyshimta kundër UÇK për një grusht me para të qelbura dhe ashtu si Juda, spiunojnë drejtuesit e tyre, shokët e tyre, miqtë e tyre, për interesin e tyre të ngushtë për të kënaqur egon e tyre duke menduar se edhe ata janë dicka dhe mund të mbeten në histori. Por në Histori sigurisht do të mbeten por.. si tradhtarë dhe spiunë që dëmtuan atdheun e tyre.