Konflikti për Nagorni-Karabakh ka nisur në fillim të viteve 90'
Ngjarjet e fundit;
Armenët e republikës së Nagorni-Karabak të cilët, të braktisur nga të gjithë, u mundën nga ushtria azere, të mbështetur nga milicitë fondamentaliste islamike siriane dhe nga forcat ajrore turke. Kështu forcat ushtarake azere , të armatosura rëndë nga Turqia (ushtria më e fuqishme e NATO-s pas SH.B.A.) dhe Izraeli, shpartalluan ushtrinë armene dhe milicitë e Karabakut, ato u masakruan, duke humbur rreth 8,000 ushtarë.
Duke mbajtur parasysh që milicjanët islamikë nuk mbajnë robër, duke u kufizuar në therjen e të gjithë "të pabesëve" të kapur.
Për armenët, nga popujt e parë që kanë përqafuar krishterimin, padyshim që askujt nuk i intereson, madje as Papës, i cili gjithashtu ndërhyn për të mbrojtur muslimanët bengalezë të Mianmarit ose ujgurët muslimanë të Kinës. Asnjë Qeveri evropiane nuk ndërhyri për të ndaluar turqit ... t'i japin fund gjenocidit që filloi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar në heshtjen e botës.
Tashmë kanë nënshkruar Armëpushimin, i cili nuk është asgjë më shumë se një kapitullim dhe dorëzim i pakushtëzuar. Rusia, e cila nuk e ndjente të bënte luftë me një vend të NATO-s (Turqinë), u bë garantuesi i kapitullimit armen duke dërguar 2,000 ushtarë në territor, me qëllimin e vetëm për të lejuar ushtarët dhe popullatën armene të atij territori të ishin në gjendje të shkonin në Armeni pa u masakruar nga muxhahidanët islamik, të cilët vajtën për të luftuar xhihadin kundër "të pabesëve" armenë.
REPUBLIKA E NAGORNI-KARABAK-ut NUK EKZISTON MË!
Armenia e mundur nga ushtria Azerbajxhanase dhe milicitë islamike pro-turke u detyruan të nënshkruanin kapitullimin !
.-.-.-.-.-...
Mjergulla e zezë po përhapet edhe një herë si dikur.....
Ruaj Lidhjet