Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet nė Bllog
    7

    Ideja e kombit.

    Pse duhet tė rikuperojmė idenė e kombit? – Dr.Ledian Droboniku

    Pse duhet tė rikuperojmė idenė e kombit?

    Shqipėria gjendet sot nė njė udhėkryq, ku shenjat orientuese fillojnė tė zveniten. Busulla e globalizimit apo integrimit evropian ėshtė tronditur dhe nuk ofron mė siguri pėr tė ardhmen. Nė fakt nuk e kanė ofruar kurrė. Fatalizmi dhe trishtimi kolektiv ka pushtuar vendin dhe frymorėt e tij.

    Varfėria materiale nuk ėshtė as natyrore e as rastėsore, por lidhje shkak-pasojė e degradimit kulturor-shpirtėror qė mban bashkė njė komunitet. Shkatėrrimi i ekonomisė kombėtare dhe transformimi nė koloni importi, nuk do tolerohej nga populli shqiptar, nėse mė parė nuk “do tė punohej” pėr rėnien shpirtėrore e dorėzimin e tij. Mbjellja e fatalitetit dhe sensi i inferioritetit ndaj shqiptarizmės, krijoi njė vakum tė frikshėm, i cili u mbush me turli vlerash tė importuara. Fakti qė njerėzit shohin efektet e injorojnė shkaqet, nuk ndihmon nė zgjidhjen e problemit.

    Shoqėria ėshtė organizėm i gjallė dhe ashtu si njeriu, nuk mund tė krijojė asgjė nė fushėn materiale nėse nuk ndez motorin shpirtėror. Kjo do tė thotė qė energjitė e saj duhet tė marrin kah qendėrsynues, pėr tu shndėrruar nė sinergji. Ndryshe nga ajo ēfarė ndodh prej dekadash, ku tė gjitha forcat na shtyjnė nė njė drejtim konfliktual, centrifugal ose humbje tė energjive.

    Pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria kaloi nga izolimi perfekt nė ekstremin tjetėr, atė tė globalizmit. Kėshtu shqiptarėt u detyruan tė heqin dorė nga vlerat e tyre autentike pa fituar dot vlera tė reja, thjesht sepse globalizmi nuk krijon por zhduk vlera. Vlerat autentike janė produkt i shpirtit tė popujve, por globalizmi ėshtė njė poēes qė zėvendėson popujt me masa konsumatorėsh dhe vlerat shpirtėrore me ato monetare. Kjo strukturė krijon lidhje tė dobėta, tė cilat nuk mund ti rezistojnė kohės. E nė fakt, ėshtė pikėrisht ajo qė po ndodh sot.

    Rendi i Ri Botėror, ngritur mbi idenė e zėvendėsimit tė kombeve me mekanizmat e tregut, po falimenton. Kjo nuk ėshtė profeci e filozofėve apo politiologėve si Kissinger (Libri mbi World Order) por njė realitet qė po merr formė gjithmonė e mė shumė. Politikat sovraniste tė Trump kundėr globalizimit (America First) nė mbrojtje tė popullit amerikan ekonomisė sė saj kombėtare e fuqizimi i shteteve sovraniste si Kina, Rusia, Turqia, Brazili, India etj, i dhanė fund ėndrrės sė njė bote njėpolare. Rikuperimi i idesė sė kombit, pėr mbrojtjen e interesave ekonomike rrezikuar nga forca globale, po forcohet e zgjerohet kudo.

    Gjerat nuk bėjnė pėrjashtim as nė Evropė. Projekti i BE-sė “nuk ngroh” mė dhe ka hyrė nė njė parabolė rėnėse. Si njė sovrastrukurė avangard e neoliberizmit globalist, ajo zėvendėsoi proēeset demokratike me mekanizmat e tregut, solidaritetin me konkurrencėn, duke rritur konfliktet sociale dhe larguar popujt nga njėri tjetri. BE-ja nuk ishte modeli qė kėrkoi Kant dhe iluministėt evropianė pėr bashkimin e popujve, por projekt i ithtarėve tė tregut si Kalergie e Hayek. Ja pse kudo nė Evropė ka njė rizgjim tė ideve sovraniste, tė kanalizuara nė parti politike tė reja apo tė vjetra. Dhe kėto forca do shtohen gjithmonė e mė shumė sepse synojnė tė rikuperojnė lidhjet natyrore mes shoqėrisė, territorit dhe historisė.

    Kombi nuk ofron vetėm njė thirrje shpirtėrore e aftė pėr tė organizuar energjitė njerėzore por dhe pėr ti mbrojtur ato mė me efikasitet, brenda strukturave solide tė shtetit-komb.

    Por nė Shqipėrinė tonė, ēfarė po ndodh?

    Si gjithmonė, Shqipėria ka njė sfazaturė kohore me atė ēfarė ndodh nė botė. Tė ngecur brenda ligjėratės tė ē/integrimit evropian, fetiēizimit amerikan apo banalizimit me akuza mbi korrupsionin, vendi zhytet ēdo ditė nė errėsirė. Degradimi shpirtėror, individual, familjar e shoqėror, shumėfishohet me atė material e skamja shtohet pėrditė, duke minuar tė ardhmen. Duket sikur jemi trampoluar pas njė shekulli kur mateshim me ēėshtje ekzistenciale, si bashkimi dhe kohezioni kombėtar, analfabetizmi, rėnia e shkollės, degradimi kulturor e shoqėror, deindustralizimi i vendit, rregullimi i raporteve nė bazė tė forcės e jo sė drejtės, njė oligarki qė ka zaptuar vendin e nuk kuron interesin publik, padrejtėsia shoqėrore dhe varfėria strukturore, papunėsia e madhe, hemorragjia e emigrimit dhe shpopullimi i trojeve. Ky ėshtė tuneli brenda sė cilit kanė ngecur sot shqiptarėt.

    Por shqiptarėt e kanė dritėn e tyre nėse vendosin ta ndezin atė. Ne nuk jemi njė popull artificial, por njė komb autentik, plot vlera farkėtuar ndėr shekuj. Vlera qė na siguruan mbijetesėn nė kėtė hapėsirė gjithmonė tė trazuar.

    Jam i vetėdijshėm se kėto fjalė, tingėllojnė patetike e nuk krijojnė rezonancė tek shumica e shqiptarėve. Kjo nuk vjen pėr shkak tė vėrtetėsisė objektive tė historisė por mutacionit subjektiv tė shoqėrisė e antropologjisė sė njeriut, tashmė jo mė qytetar por kafshė individualiste.

    Fundi i ideologjisė komuniste, nuk ishte fundi i ideologjive – si propagandojnė zotat e rinj – por zėvendėsimi me njė ideologji mė tė sofistikuar, por jo pėr kėtė mė pak tė rrezikshme: neoliberizmi, i cili ėshtė i papajtueshėm qoftė me idenė e kombit ashtu dhe shtetit. Likuidimi i ēdo lloj lidhjeje komunitare, krijimin e turmave amorfe dhe individėve pa identitet, privatizimi dhe ēmontimi i shtetit, pėrdorimi i demokracisė si fasadė ku vendimet nuk i merr mė populli sovran por njė oligarki autoreferenciale, pėrqendrimi i ēdo lloj pushteti dhe pasurie nė pak duar, polarizimi dhe konfliktualiteti i shoqėrisė ku e vetmja vlerė ėshtė konkurrenca apo lufta pėr mbijetesė e jo mė solidariteti. Nga njė ideologji, ku ishim rrethuar me armiq, populli shqiptar u dopua me idenė se tani kishim vetėm miq, nga njė shoqėri ngritur mbi njė shtet totalitar kaluam nė ekstremin tjetėr ku shteti hiqte dorė nga ēdo detyrim kushtetues e mbrojtės i interesit publik.

    Pikėrisht ku rendi i ri botėror po ngrihej mbi globalizmin apo konkurrencėn nė shkallėn mė epėrore, shqiptarėt dorėzonin sovranitetin politik, ekonomik, monetar, kulturor e artistik. Kjo ka qenė emėruesi i pėrbashkėti i ēdo qeverie tė tranzicionit shqiptar. Mbėshtetja reale e ēdo qeverie nė pushtet, mė shumė vinte nga mbėshtetja e “emisarėve ndėrkombėtarė” sesa nga legjitimimi formal i popullit sovran. Mjafton tė kujtosh zgjedhjet (i vetmi kontakt mes popullit dhe shtetit) gjithmonė tė kontestuar e pranuar vetėm me arbitrazhin ndėrkombėtar. Duhet ndėrhyrja e njė instance tė huaj (eterolegjitimiteti) pėr tė kuptuar se cila parti “ka tė drejtė“, nėse njė reformė ėshtė e duhura apo jo, e kėshtu me radhė. Kalimi nga izolimi nė globalizėm e neo-kolonizėm, (mes lobeve transnacionale e oligarkisė lokale), duhej shoqėruar me njė debat publik thelbėsor, por kasta fabrikon njė debat shterpė bazuar tek fytyrat e kastės dhe jo politikat konstante antikombėtare qė po ēbėnin ekonominė, popullsinė e kulturėn shqiptare.

    Por ideja e kombit nuk ėshtė as e re dhe as domosdoshmėrish e rrezikshme, si gabimisht mendojnė ata qė ndihen “progresistė“. Tipari themelor i kėtij fenomeni ėshtė energjia qė rrezaton, e kjo mund tė jetė pozitive ose negative, nė varėsi tė qėllimit. Prandaj dhe elaborimi i konceptit tė nacionalizmit dhe patriotizmit. I pari si projeksion i jashtėm dhe i dyti si projeksion i brendshėm i njė populli nė kėrkim tė solidaritetit, lirisė, barazisė, drejtėsisė, harmonisė e demokracisė. Por njė nga shtyllat e neoliberizmit, ėshtė pikėrisht ndotja semantike e fjalėve dhe koncepteve pėr tė kolonizuar qė nė djep mendimin kritik. Bashkimi i njerėzve rreth gjuhės, zakoneve, historisė ėshtė natyrore e shpirtėrore e nuk mund tė zėvendėsohet me sajesa artificiale e virtuale, si konsumerizmi e globalizmi.

    Atė qė duhet tė bėjmė pėr mbijetesė pra, ėshtė ajo qė bėn ēdo popull, atė qė kemi bėrė gjithmonė nė ditė edhe mė tė vėshtira: bashkimi rreth njė ideje tė pėrbashkėt. Dhe kjo nuk mund tė jetė veēse rikuperimi i idesė sė kombit nė themel tė shoqėrisė dhe shtetit shqiptar.

    Por cila ėshtė rruga qė duhet tė ndjekim pėr realizimin e shtetit komb? Dhe mbi tė gjitha cilėt janė shkaqet, faktorėt dhe aktorėt qė e pengojnė sot kėtė gjė?

    Besoj se mbi kėto tema duhet hapur njė debat i thellė pėr tė dalė nga njė kaos ideologjik e koncepte anakronike-obskurantiste duke konverguar energjitė mbi njė ide tė pėrbashkėt, progresiste e demokratike mbi shtetin-kom

    Po rasti i Shqipėrisė?

    Duhet tė pranojmė se lėvizjet tona kombėtariste kanė lėvruar mė shumė aspektin e parė, pra kombin si ndjenjė (vepra letrare e artistike) e jo si vullnet pėr tė konkretizuar kėtė pėrbashkėsi vlerash nė njė projekt shteti-komb. Pas pėrgjumjes sė ndjenjės kombėtare, rilindasit ishin tė detyruar tė bėnin kėtė pėrzgjedhje, duke u fokusuar tek elementėt shpirtėrorė tė kombit. Megjithatė kryevepra e Rilindjes Kombėtare dhe traktati ideologjik i saj (Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė jetė) rikuperon dhe idenė e kombit si vullnet e si projekt.

    Pasi shteron nė pjesėn e parė, trashėgiminė kulturore, historike e gjuhėsore, (kombi si ndjenjė) Sami Frashėri ravijėzon dhe elementėt themelorė tė shtetit-komb shqiptar (kombi si vullnet). Elementėt autentikė historikė e gjeografikė i jepnin tė drejtėn e plotė popullit shqiptar tė formonte shtetin e vet, sipas vizionit pranuar nga bashkėsia ndėrkombėtare, nė atė periudhė. Shqipėria kishte njohur njė organizim politik nė kohėn e shtetit tė Gjergj Kastriotit mė tė gjitha elementėt dhe simbolet e njė shteti. Megjithatė Sami Frashėri, paralajmėron shqiptarėt se duhet tė forconin karakterin politik tė kombit, pėr tu pėrballur me sfidat e reja moderne ndėrkombėtare.

    Kėshtu Lėvizja Kombėtare arriti tė martonte nė mėnyrė tė lumtur vlerat mė tė mira shqiptare me ato tė iluminizmit evropian.

    Nė vizionin e rilindasve, shteti-komb shqiptar duhet tė ngrihej mbi ide demokratike e jo elitiste, duke u ndarė nga regjimet mesjetare. Ėshtė kjo arsyeja se pėrse u refuzua forma e monarkisė dhe u pėrzgjodh forma e Republikės. Kombi duhet tė shihej si “shtėpi” e qytetarėve tė tij tė lirė e tė barabartė, tė cilėt formonin nga poshtė vullnetin e shtetit-komb. Nė fakt shqiptarėt kishin maturuar ndėr shekuj, nėn eksperiencėn e tyre juridike, vendimmarrjen kolegjiale (plakoni) duke privilegjuar kėshtu pjesėmarrjen dhe “pleqėrimin”, sesa vendimet arbitrare nga sipėr.

    Samiu parashikonte kėshtu shtrirjen kapilare nė tė gjithė territorin kombėtar tė organizmave pėrfaqėsues dhe asambleve popullore pėr organizimin e jetės politike. Kjo strukturė do tė lejonte pjesėmarrjen direkte tė qytetarėve nė politikė duke mbajtur gjallė interesin pėr territorin dhe fatet e kombit. Duket qartė kėtu njė vizion avangardė i demokracisė, jo thjesht pėrfaqėsuese por demokraci pjesėmarrėse nė shumė nivele si ajo e Zvicrės. Madje Shqipėria kishte mė shumė avantazhe se Zvicra, sepse kishte kohezion kombėtar dhe popullsi homogjene.

    Ky ravijėzim politik i shtetit-komb shqiptar, nuk ishte vetėm parimor por kishte dhe qėllime praktike.

    Fatkeqėsisht modeli i shtetit-komb rilindas nuk u zbatua kurrė. Tė gjitha regjimet politike qė pasuan shtetin shqiptar ishin kundėr shpirtit dhe frymės sė Rilindjes Kombėtare. Qoftė monarkia, ashtu dhe regjimi komunist apo dhe demokratura e tranzicionit, ngrihen mbi ide elitiste e jo demokratike. Pushteti mbeti gjithmonė brenda njė elite autoreferenciale (monarkia, partia-shtet komunist, partitė-shtet-monopole ekonomike) e cila nuk pėrfshiu qytetarėt e lirė nė jetėn politike dhe ekonomike tė vendit. Si pasojė interesi kombėtar u sakrifikua pėr interesat e njė pakice dhe vendi nuk zhvilloi dot as demokracinė dhe as ekonominė.

    Por traktati ideologjik i Rilindjes, nuk ravijėzonte vetėm elementėt politikė por dhe ato ekonomikė tė shtetit-komb shqiptar.

    Edhe njė njohės fillestar i ekonomisė reale dhe monetare, kupton qė ky vizion rilindas, nuk pėrputhej as me vizionin feudal zogist, as atė komunist e as atė neoliberist tė sotmin. Ndėrsa regjimi zogist dhe ky neoliberist u dhurojnė tė huajve sektorėt strategjikė, na kthejnė praktikisht nė koloni importi, nuk krijon begati tė pėrgjithshme dhe prodhon padrejtėsi sociale, ai komunist ishte autarki izolacioniste qė bllokonte lirinė dhe kreativitetin e qytetarit shqiptar. Tė tre kėto forma regjimi edhe pse nė ekstrem tė njėri-tjetrit, prodhojnė paradoksalisht tė njėjta efekte negative mbi popullin shqiptar, duke mos lejuar zhvillimin e demokracisė dhe begatisė ekonomike.

    Nėse Lidhja e Prizrenit filloi si njė organizim i shqiptarėve pėr tė pėrballuar sulmin e shteteve ballkanike, ajo mė pas evoluoi si njė organizatė pėrfaqėsuese e shqiptarėve kundrejt Perandorisė Osmane, madje tentoi tė vinte nė jetė programin pėr autonominė e Shqipėrisė. Veprimtarėt mė vizionarė tė Rilindjes, si Pashko Vasa, Sami Frashėri, Jeronim de Rada etj., e kishin tė qartė se nė fund tė procesit shqiptarėt do tė duhej tė dilnin nė njė shtet tė pavarur dhe do tė duhej tė mbėshteteshin nė forcat e veta. Nė lidhje me eksperiencėn e diktaturės enveriste, duhet tė kujtojmė se qysh nė Mukje, komunistėt nuk pranuan kufijtė e shtetit tė atėhershėm qė ishin mė pranė idealit tė pėrputhjes territoriale komb-shtet. Gjithashtu, ata “tradhtuan” Kosovėn te Jugosllavia, rrezikuan qė Shqipėria tė bėhej republika e shtatė e Jugosllavisė, vranė nacionalistėt shqiptarė, u shkėputėn nga Perėndimi, vendosėn diktaturėn mbi popullin shqiptar etj. Lista e veprimeve tė komunistėve kundėr kombit ėshtė e gjatė. Le tė themi qė regjimi komunist u pėrpoq qė kombin t’ia pėrshtaste shtetit. Edhe pse nuk mohohej ekzistenca e shqiptarėve matanė kufirit, prapėseprapė “kombi socialist shqiptar” konsiderohej ai brenda kufijve tė shtetit, “nga Vermoshi nė Konispol”, siē thuhej nė atė kohė. Pra, kemi njė ngushtim tė pėrfytyrimit tė kombit nė praktikėn politike dhe shoqėrore qė ndiqte regjimi.

    Nė dritėn e fakteve historike, na duhet tė pohojmė se vizioni rilindas u realizua pėrgjysmė, mė shumė mbi kombin si ndjenjė sesa si vullnet apo projekt. Nėse ai mundėsoi zgjimin e kombit shqiptar, tė njėjtėn gjė nuk mund ta themi pėr ndėrtimin e shtetit-komb.

    Por cilėt janė ato kategori qė refuzojnė sot, idenė e kombit dhe shtetit-komb?

    Na duhet tė pranojmė se kėto 3 dekada nėn regjimin neoliberal, ideja e kombit ka njohur njė sprapsje qoftė nė kuptimin popullor ashtu dhe atė intelektual.

    Shpėrthimi i individualizmit ekstrem, konkurrencės dhe konfliktualitetit social ēmontuan me shpejtėsi ēdo lloj lidhje solidare, nė ēdo lloj niveli, familje, shkollė, komunitet deri tek shteti dhe kombi. Iluzioni se realizimi i njeriut bėhet vetėm individualisht pavarėsisht se si shkon shoqėria mban peng akoma shumicėn e shqiptarėve.

    Ideja e kombit shihet sot me pesimizėm edhe nga intelektualėt shqiptarė. Formimi i tyre nė epokėn neoliberiste, bėn qė ata tė preferojnė koncepte antitetike me kombin si: individualizmi, kozmopolitizmi, globalizmi, multikulturalizmi, konkurrenca, deregulation etj. Tek shumica e tyre, kombi shihet si njė relike e historisė e cila mė shumė i ka sjellė dėme shoqėrisė sesa tė mira. Pak kuptojnė se nė fakt, ky ėshtė rrėfimi i neoliberizmit, i cili ka nevojė tė denigrojė kombet dhe shtetet pėr dominimin pa kufij tė kapitalit transnacional nė dėm tė popujve dhe tė drejtave tė fituara. Evropa njohu njė periudhė paqeje (Belle epoque – shek XIX) pėrgjatė krijimit tė shteteve komb, kurse luftėrat botėrore ishin pasojė e dinamikės imperialiste tė kapitalit e jo urrejtjes sė popujve

    Intelektualėt e majtė duhet tė kuptojnė se Shteti kombėtar, ka qenė gjithashtu e vetmja hapėsirė ku ėshtė luftuar e fituar tė drejtat ekonomike e sociale pėrballė elitave. Shteti social dhe demokracia ka kuptim vetėm brenda njė populli e brenda hapėsirės sė shtetit-komb. Kėto tė drejta nuk mund tė fitohen e demokracia tė vendoset dot nė hapėsirėn ndėrkombėtare, sepse nuk ka njė popull global por elita globale. Ėndrra e Karl Marksit pėr bashkim tė proletarėve tė tė gjithė botės nė luftė ndaj elitave kapitaliste, ishte njė nga utopitė e parealizueshme sepse njerėzit kanė empati e solidaritet me ata qė kanė afėr tyre e jo ata tė huaj e tė largėt. Kėto lidhje transnacionale i krijojnė vetėm elitat tė cilat kanė interes tė pėrbashkėt dhe mjetet pėr organizim. Popujt duhet tė luftojnė betejat e tyre brenda shtetit tė tyre, tė marrin nė kontroll atė, vendosin demokracinė e mandej kėrkojnė paqen nė njė botė tė trazuar.

    Edhe intelektualėt e djathtė duhet tė kuptojnė, se betejat pėr liri, pronė e iniciativė ekonomike kanė sens vetėm brenda njė kombi. Globalizmi nuk fagociton vetėm proletarėt por dhe borgjezinė e prodhimit, sepse fatet nė vendin tėnd i vendosin disa elita tė huaja qė diktojnė njė lloj kolonizimi financiar. Konflikti social me punėtorėt mund tė zgjidhet vetėm nėse kemi njė ekonomi prodhimi, ku fitojnė tė dyja palėt me negocimin pėr interesin kombėtar.

    Njė tjetėr ligjėratė e cila ka zėvendėsuar idenė e shtetit-komb, ėshtė ajo e integrimit evropian. Kushtetuta e Shqipėrisė qė nė preambulėn e gjithė pėrmbajtjen e saj, kėrkon ngritjen e shtetit komb e jo njė modeli tjetėr alternativ si de facto kasta ka krijuar kėto dekada. Kjo antikushtetueshmėri nuk duket vetėm nė strukturėn e brendshme politike dhe ekonomike aktuale, por dhe nė moton se “shqiptarėt do bashkohen nė Evropė”. Por Evropa nė natyrėn e saj, nuk bashkon por ndan kombet. Dhe rreziku ėshtė se sa mė shumė vonohet bashkimi me Kosovėn aq mė shumė atje njerėzit afeksionohen me flamurin e ri, institucionet e shtetit tė ri. Kjo strategji perverse ishte kryevepra e oligarkisė shqiptare dhe lobeve tė huaja, duke ngrirė vullnetin e popullit shqiptar pėr bashkim e rezistencė, ashtu si dhe pėr kėrkesa legjitime mbi funksionimin e demokracisė, ngritjen e njė ekonomie prodhimi, mirėqenie dhe drejtėsie sociale. Bashkimi Evropian ishte njė krijesė neoliberiste i cili nuk afronte popujt, por bashkonte elitat duke prodhuar konflikte sociale brenda vendit dhe mes vetė vendeve. Bashkimi me familjen evropiane, nuk realizohet duke ēbėrė shtetin-komb shqiptar (shih forcimin e Francės apo Gjermanisė dhe devijimit tė rregullave evropiane sa herė cenohen interesat e tyre kombėtare) duke humbur sovranitetin politik, ekonomik, monetar, kulturor, por ashtu si e kėrkonin rilindėsit shqiptarė, me njė shtet sovran nė njė bashkėsi tė drejtė mes tė barabartėve.

    Nė tė njėjtėn linjė antikombėtare shkon dhe rritja e ksenofilisė tek opinioni publik shqiptar. Tė gjithė bėjnė garė se me kė duhet tė bėhet Shqipėria (me Amerikėn, me Turqinė, Italinė, Gjermaninė, Greqinė etj) e jo si tė ndėrtohet mė parė Shqipėria. Nata e zezė, si thamė mė sipėr, kalon nga injoranca totale qė ka pėrfshirė vendin. Askush nuk kupton mė – si thoshte Sami Frashėri – se nuk ka miqėsi mes kombeve, por interesa, tė cilat ose i negocion ose i pėson. Askush nuk kupton mė se cili ėshtė interesi kombėtar e ēfarė janė politikat sovraniste. Nė mungesė tė tyre vendi do mbetet gjithmonė koloni e perandorisė sė radhės e nuk do jemi kurrė partnerė por vasalė. Nuk do arrijmė tė shfrytėzojmė vetė pasuritė kombėtare, tė zhvillojmė ekonomi prodhimi, punėsim e mirėqenie pėr tė gjithė popullin shqiptar. Nga ky adhurim idjotesk pėr tė huajt, kalon dhe mallkimi qė na ktheu nga popull autokton nė popull endacak nėpėr botė.

    Por ēfarė janė politikat sovraniste?

    Janė ato politika qė kryhen pėr mbrojtjen e interesit (politik-ekonomik-kulturor) tė kombit dhe popullit shqiptar. Sigurisht interesi i popullit nuk pėrputhet me interesin e njė oligarkie brenda vendit dhe elitave tė huaja. Zaptimi i shtetit nga kjo oligarki me mbėshtetjen e lobeve tė huaja, ka bėrė qė pasuritė kombėtare mos tė pėrdoren pėr interes publik. Shqipėria nuk krijoi dot as kapitalizėm prodhimi e as borgjezi industriale, por aristokraci, lobe qė mbahen vetėm me importe e parazitizėm. Kjo kastė ėshtė armike e popullit shqiptar e nuk do politika sovraniste. Krijimi i njė ekonomie kombėtare ka nevojė qė kėto pasuri dhe sektorėt strategjikė tė vihen nė shėrbim tė saj e jo nė duart e spekulatorėve.

    Kasta ka privatizuar e shkatėrruar shtetin shqiptar, (nėn eufemizmin e shtetit minimal) i cili ka hequr dorė nga detyrimet kushtetuese e mbrojtja e interesit publik. Shteti shqiptar nuk ėshtė tėrhequr vetėm nga mbrojtja e interesave ekonomikė por dhe nga mbrojtja e kulturės kombėtare. Kėtė e ka bėrė nė disa mėnyra:

    Duke hequr kontributet publike dhe rolin kurues ndaj kulturės dhe artit, duke ia besuar “mekanizmave tė tregut” dhe llogjikės sė parasė. Si rezultat “art” bėjnė vetėm lekaristėt duke bllokuar median dhe hapėsirėn me banalitete e antivlera qė po shkatėrrojnė rininė shqiptare. Njerėzit e artit nuk kanė mundėsi tė kontribuojnė nė asnjė drejtim sepse gjenden si peshku pa ujė, tė rrethuar nga lekaristėt me pushtet e me dyfek. Si pasojė shqipja ka ndaluar sė dėgjuari nė vepra tė bukura, filma, telefilma, teatėr, kėngė, vjersha e poezi. Ēdo gjė me cilėsi e dėgjon nė gjuhė tė huaj dhe shqipja pėrdoret vetėm pėr jetėn banale tė pėrditshme. Ēpasionimi ndaj shqipes ėshtė vdekja e ngadaltė e njė gjuhe si ēdo organizėm tjetėr qė nuk prodhon fryte.
    2.Duke promovuar kulturat e huaja pa asnjė kriter e kontroll, tė filmave, telefilmave, mėnyrave tė jetesės, historisė sė shtrembėruar, problemeve jo shqiptare por tė importuara, heronj jo shqiptarė. Mos na duket ēudi se si fėmijėt bėrtasin emrin e Ertugrulit e jo Skėnderbeut kur luajnė mes veti. Kėtė e bėjmė tė gjithė nė fushat tona, nėse indi kombėtar gėrryhet ēdo ditė e mė shumė. Nė doktrinė ky quhet “pushtim i butė” dhe ėshtė strategjia e zbatuar nga shumė vendeve antagoniste me Shqipėrinė.

    Tėrheqja e rolit tė shtetit nga promovimi i artit dhe kulturės, ėshtė shoqėruar me dorėzimin e kėtyre detyrave “organizmave privatė” si mijėra ojf qė kanė mbirė si kėrpudha helmuese nė tė gjithė vendin. Tematikat e tyre janė tė tilla qė nė dukje “emancipojnė” rininė por nė fakt e budallepsin, duke e pėrgatitur pėr ta sunduar me “dashuri e qetėsi” nesėr.
    Rėnia e shkencės dhe arsimit nė shqip. Kjo nuk pėrkėthehet vetėm nė njė analfabetizėm funksional tė rinisė, por dhe sprapsjen e gjuhės shqipe nga tekstet shkencore nė tė gjitha fushat, por sidomos nė shkencat humane, si ekonomi, drejtėsi, shkenca politike, filozofi, psikologji, sociologji etj. Kėtu gjuha shqipe ose nuk ėshtė e pėrpunuar pėr tė shpjeguar konceptet e ligjet ose ėshtė pėrmbytur nga zhargone tė huaja. Ekzistenca e aktivitetit jo vetėm tė shkollave por dhe ojf-ve qė preferojnė gjuhėn angleze nga ajo shqipe, krijon te tė rinjtė idenė se ēdo gjė qė duket “trendi” dhe progresiste duhet tė thuhet nė gjuhė tė huaj. Po tė futėsh kėtu dhe pėrhapjen e rrjeteve sociale, modeluar pas anglishtes, efekti zmadhohet dhe mė shumė duke krijuar njė asimilim gjuhėsor tė shpejtė dhe total. Njė tjetėr shqetėsim madhor mbetet Jugu i Shqipėrisė, dominuar prej dekadash nga Greqia. Shqiptarėt atje tashmė ushqehen materialisht e shpirtėrisht me influencėn konstante greke. E njėjta gjė me shkollat turke qė po pėrhapen me shpejtėsi nė Shqipėri duke prodhuar shpesh aktorė dhe ide antagoniste me historinė dhe interesat e Shqipėrisė.
    Ky vakum qė shteti shqiptar krijoi me tėrheqjen e tij, u shoqėrua me njė zgjatim tė fesė nė mėnyrė anormale. Degradimi moral qė ka pėrfshirė vendin, padrejtėsia sociale, konfliktet mes skllevėrve, sigurisht nėse nuk parandalohen nga shteti, janė njė terren pjellor pėr besimet fetare. Por kėto tė fundit nuk e luajnė atė rol nė tė mirė tė gjithė kombit shqiptar, por vetėm pėr njė pjesė tė tij duke minuar dhe atė bashkėjetesė fetare nė themel tė kombit tonė (Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria – Pashko Vasa).
    Problem tjetėr ka qenė emigracioni i jashtėm dhe urbanizimi. Ndėrsa emigracioni dhe njohja me kultura tė tjera jo gjithmonė shoqėrohet me pasurim por shpesh herė dhe me asimilim tė kulturės kombėtare. Kurse urbanizimi i shpejtė, sidomos nė kryeqytet, krijoi masa tė reja pa lidhje me territorin e ri dhe indin social, ndryshe nga vendlindja origjinale ku lidhjet ishin tė forta.
    Dalja e shtetit shqiptar nga shinat kushtetuese duket qartė nė politikat e tij qė nuk mbyllin por zgjerojnė padrejtėsinė sociale nė shifra alarmante. Kjo prodhon njė largim tė popullit nga interesat e pėrbashkėt dhe ndjenjės sė atdheut si shpreheshin rilindėsit pas ideve iluministe, si ajo e Robespierre.
    Kombi, atdheu dhe populli pas Revolucionit Francez fillohen tė pėrdoren si sinonime. Ndjenja kombėtare pėrforcohet me anė tė shpalosjes kolektive tė simboleve, flamurė dhe himne ashtu si dhe heronj tė historisė kombėtare

    Ndjenja e kombit ndėrtohet mbi kėto baza objektive dhe subjektive, nga njė anė ekzistenca e njė pasurie tė pėrbashkėt tė memorieve, nga ana tjetėr vullneti pėr tė mbajtur nė kėmbė kėtė trashėgimi.

    Nga kėto reflektimi dalin dy konceptet e ndryshme pėr kombin. Njė e tipit vullnetarist, bazuar mbi lirinė dhe konsensusin (eksperienca italiane dhe franceze) dhe njė e tipit objektiv dhe natyror, si ajo e gjermanėve. Ishin antikėt qė arritėn nė fakt tė realizonin njė formė civilizimi origjinale e tė ekuilibruar frymėzuar nga arritja e njė rendi, apo realizimin e lumturive dhe respektin me civilizimet e tjera. Ēdo popull meriton respekt dhe njė vlerėsim pa paragjykime, por qė duhet kuptuar nė njė kontekst mė tė gjerė historik qė shfaqet gjithmonė pėr tė realizuar potencialitet e tija.

    Ishte Herder qė ēoi nė kėrkimin e origjinės sė idesė sė kombit tė cilėn e gjeti tek rrėnjėt e gjuhės. Kjo ishte dhe rruga qė ndoqėn rilindasit shqiptarė, duke mos vėnė fenė por gjuhėn dhe historinė e pėrbashkėt shqiptare nė themel tė kombit. Kujtojmė kėtu thėnien e Pashko Vasos, e cila u bė motoja e Rilindjes Kombėtare: “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”

    Gjuha nuk shihej thjesht si instrument i mendimit, por motor i vetė mendimit dhe ēdo aktiviteti shpirtėror e material, si kishin kuptuar stoikėt e mandej Witgenstein e tė gjithė filozofėt e gjuhės dhe komunikimit. Kombi “kulturor” herderian do transformohej nė komb “politik” me Rousseau, i cili pėrmbledh thelbin nė dimensionin e vullnetit tė pėrgjithshėm, qė ėshtė vullneti i veprimit qė pasqyron e pėrfshin interesin e gjithė kolektivitetit, brenda sė cilit tė gjithė duhet tė identifikohen. Kombi nuk ėshtė mė vetėm ndjenjė, si tek Herder, nė kėrkim tė literaturės, folklorit dhe zakoneve popullore, por transformohet nė vullnet, nė lėvizje pėr vetėrealizim. Pra kombi ndalon sė qenuri thjesht si ndjenjė pėr tu bėrė vullnet; ndalon sė projektuari vetėm nė tė kaluarėn pėr tu projektuar pėrpara nesh nė tė ardhmen; ndalon sė qenuri vetėm kujtim historik pėr tu transformuar nė normė jete pėr tė ardhmen.

    Ja pse ėshtė e rrezikshme ri-qarkullimi i ideve pro monarkisė nė kėto kohėra tė turbullta. Ardhja e Zogut nė pushtet nga tė huajt u shoqėrua me cedime territoriale apo pasuritė kombėtare nė duart e tė huajve, duke shtypur shpirtin republikan dhe revolucionin iluminist tė Fan Nolit. .

    Duket sikur kėto rreshta janė shkruar pėr historinė e Shqipėrisė. Transformimi i nomenklaturės komuniste nė oligarki kapitaliste, transformoi dhe sundimin me shartimin e shantazhimit tė dosjeve tė krimeve tė komunizmit me dosjet mbi korrupsionin reciprok. Kjo arriti kulmin dhe u transformua nė “shkencė” nga Fatos Nano, i cili majmosi dhe shtoi oligarkėt nė dėm tė ekonomisė, territorit qė u shkatėrruan nga babėzia e njė kaste barbare. Ja pse shqiptarėt kujtojnė periudhėn e Nanos si “kohėra tė arta” duke u mbjellė njė kulturė parazitare e shkatėrrimtare pėr kombin. Por dhe pse fillimi i demokracisė u shoqėrua me nxjerrjen nė krye tė disa njerėzve pozitivė nga ana e PD, personalizimi dhe sulltanizimi i partisė zėvendėsoi raportet demokratike me ato tė besnikėrisė dhe nėnshtrimit ndaj “shefit tė ri” tė vjetėr. Si pasojė shumė prej intelektualėve qė iu bashkuan PD, filluan tė largoheshin duke rikthyer partinė nė moēal me injorantė mediokėr hajdutė e oportunistė. Tė njėjtėn gjė dhe PS ku solidariteti mbahej mbi njė superioritet trashėguar nga lidhjet me ish-sistemin. Tė dyja partitė, pavarėsisht aparencės, paraqisnin tė njėjtėn mėnyrė funksionimi antidemokratik, antipopullor e antikombėtar. Kjo do dukej qartė nė dakordėsinė mbi tė njėjta politika qė u ndoqėn ndėr vite: deindustralizmin e vendit, goditjen ndaj ekonomisė sė prodhimit, privatizimet e pasurive publike dhe dorėzimin e sektorėve strategjikė tė huajve, transformimi nė koloni importi, krijimin e njė oligarkie e monopolesh importi, kontrolli i plotė i shtetit nga njė kastė, pilotimi i zgjedhjeve, votės dhe vullnetit tė popullit, kontrolli i medias dhe informacionit nė vend, rritja e borxhit publik dhe taksave, krijimi i papunėsisė strukturore, rroga mjerane dhe detyrimi pėr emigrim tė shqiptarėve, administratė militante, presione, shantazhe dhe gjoba pėr ēdo biznes qė guxonte tė dilte jashtė rreshtit.

    Nė ndihmė pėr reflektim vjen dhe mendimi i Renan mbi kombin: Njė aspekt ėshtė tė pasurit njė trashėgimi pėrkujtimore, aspekti tjetėr ėshtė konsensusi aktual, dėshira pėr tė jetuar sė bashku, vullneti pėr tė vazhduar duke afirmuar sė bashku kėtė trashėgimi tė krijuar ndėr breza. Kombi – pohon Renan – ėshtė frymė, njė parim shpirtėror. Vetėdijėsimi kombėtar krijohet mbi kėto baza, njėkohėsisht objektive dhe subjektive, nga njė anė ekzistenca e njė pasurie tė pėrbashkėt me memorie, kurse tjetra ėshtė njė vullnet i qartė pėr tė mbajtur kėtė trashėgimi. E nė fund vjen pėrkufizimi propozuar nga Renan: “kombi ėshtė pra njė solidaritet i gjerė, formuar nga ndjenja e sakrificės sė kryer dhe nga ata qė janė gati ti ribėjnė ato sė bashku.

    Kontribut iluminist mbi kombin ka dhėnė gjithashtu dhe Mazzini. Ideja e fjalės “komb” ėshtė lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme me idenė e lirive civile dhe integrimin e njė Evrope me popuj tė lirė (jo degradim tė popujve e sundim tė elitave si sot). Atdheu pėr Mazzini ėshtė njė bashkėsi i njerėzve tė lirė e tė barabartė bashkuar paqėsisht pėr njė qėllim tė njėjtė. Pra atdheu nuk ėshtė tufėzim por komunitet.

    Patriotizmi civil ėshtė i papajtueshėm mė forma institucionale monarkike e oligarkike. Edhe Rusconi dhe tė tjerė, do tė gjykojnė njė tezė tė republikanizmit intransigjentė duke refuzuar nacionalizmin tė elitave financiare, monarkisė apo oligarkisė. Rusconi pranon se pėr tė pasur qytetarė tė mirė, nuk ka nevojė aspak pėr tė forcuar unitetin fetar por ngritur kulturėn dhe memorien e pėrbashkėt patriotike. Edhe Gjergj Kastrioti dhe Hamzai, edhe Ismail Qemali dhe Esat Pashė Toptani, ishin shqiptarė dhe flisnin shqip, por kishin parime politike dhe morale tė papajtueshme.

    Nazionalizmi – shkruante George Orwell – nuk duhet tė ngatėrrohet me patriotizmin sepse pėrshkruajnė dy ide tė kundėrta. Pėr “patriotizėm” unė kuptoj devotshmėrinė pėr njė truall tė caktuar dhe njė mėnyrė tė jetuari qė konsiderohet mė e mira nė botė, por pa dashur qė kėtė t’ia imponoj botės. Patriotizmi pėr natyrėn e tij, ėshtė difensiv, qoftė ushtarakisht ashtu dhe kulturalisht. Kurse nacionalizmi, nuk mund tė ndahet nga dėshira pėr dominim, jashtė dhe brenda. Ja pėrse nacionalizmi shtohet atje ku struktura e njė shteti nuk ėshtė demokratike por elitiste, monarkike apo oligarkike, duke mbytur dhe pluralizmin e individualizmit shumėrformėsh br

    Pėr Makiavelin, dashuria pėr atdheun afron qytetarėt mes tyre dhe i bėn tė konsiderojnė tė mirat e pėrbashkėta si mė tė rėndėsishme se ato qė ai posedon individualisht.

    Si pėrfundim mund tė themi, se rikuperimi i idesė tė kombit si ndjenjė dhe projekt konkret (shteti komb dhe ekonomia kombėtare prodhimi) mbetet sot, ashtu si para njė shekulli, prioriteti absolut i popullit shqiptar pėr tė dalė nga gjendja e mjerueshme shpirtėrore dhe materiale. Por kjo ide duhet tė jetė fiziologjike – ashtu si rilindasit kėrkonin – dhe jo patologjike, pra patriotizėm e jo nacionalizėm, demokraci e jo oligarki, Republikė e jo monarki. Besoj fuqishėm se ky ėshtė dhe drejtimi, ku duhet tė drejtohen energjitė intelektuale e materiale tė shqiptarėve, ashtu sikundėr ky kontribut modest tentoi ta ilustronte me mendimin rilindas shqiptar dhe atė iluminist evropian.

    Dr. Ledian DROBONIKU

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Neteorm pėr postimin:

    Albo (05-01-2021)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ideja e kombit.

    Pa dashur te riperserit fjalet e mia, i kam hedhur ato ne forum vite me pare:

    https://www.forumishqiptar.com/threa...=1#post3763527

    Kombi nuk ekziston. Eshte nje ide. Eshte nje sajese. Eshte nje hic. Ti ekziston. Une ekzistoj. Ata njerez me te cilet shkon ne shkolle, pune apo jeton ne familje e komunitet. Ata ekzistojne. Ideja e kombit mes shqiptareve eshte vetem 150 vjecare. Shqiptaret si popull kane nje histori 5000 e kusur vjet ne ato troje. Si kane ekzistuar valle ata te paret tane pa "kombin" per 5000 vjet? Si kane ekzistuar valle pa "shtetin" per 5000 vjet?

    Pse t'i them keto?

    Qe te kuptosh se idete e njeriut jane 100 ide 5 leke. Kurse ai ndryshimi i madh, rrenjesor per mire, qe ti e shume si ti kerkojne, fillon jo me kombin, jo me popullin, fillon me ty si person. Fillon me familjen tende. Femijet qe po rrit e po edukon sot. Shembullin e jetes e kontributin qe ti jep ne ate shoqeri. Per aq kohe sa cdo shqiptar nuk do te vetendergjegjesohet per keto gjera, e nuk do te beje nje ndryshim ne jeten e tyre, atehere asgje nuk ka per te ndryshuar.

    Asnje popull e asnje "komb" ne histori nuk ka lene gjurme me fjale. Idete e njerezve i merr era, vdesin. Popujt nuk vdesin, pasi trashegojne gjuhen, kulturen, traditen, brez pas brezi.

    Albo

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    prizrenasi_30 (13-01-2021)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Pėr: Ideja e kombit.

    Albo shumé respekt pér ty i nderuar!
    Pérshéndetje nga Prizreni.
    Gjithé té mirat!
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  6. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Pėr: Ideja e kombit.

    Kombi nuk ėshtė ide. Kombi ėshtė organizėm i gjallė, qė vepron ka fuqi tė vetėn, biologjike qė ėshtė shuma dhe prodhimi i fuqive tė tė gjithė personave qė e pėrbėjnė atė. Kombi bėn historinė.

Tema tė Ngjashme

  1. Ideja apo Materia ?
    Nga Hyj-Njeriu nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 07-01-2020, 19:07
  2. Ideja per te perfituar investime
    Nga Gerberjes nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 11:56
  3. Ideja e Muhamedit pėr parajsėn !
    Nga krishterprizren nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-05-2008, 16:49
  4. Ideja E Islamit Per Kombin
    Nga kafiri nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 00:23
  5. Durrėsi ishull, ideja 6 shekuj mė parė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 16:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •