Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku

    Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj, pëndjekur dhe vrarë nga ish-Shik-asi


    Në vendin tonë të vogël ku historitë e hajdutëve ngatërrohen me historitë e të vjedhurve, ku historitë e vrasësve përzihen me ato të viktimave, ku historitë e të drejtëve me historitë e të padrejtëve, në mënyrë të natyrshme, një popull i përzier tinzërisht me mjegull e me hile, kërkon një fije shpresë. Pa e vrarë shumë mendjen, por duke u bazuar në rrahjet e zemrës, shumë shqiptarë përgjigjen se kanë mike dhe aleate Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është një ndjenjë që arrin e pastër, e gjetur pasi të gjithë zhytemi me sy mbyllur për të kërkuar oksigjenin e munguar dhe Drejtësia dhe e Vërteta janë dy furnizimet e shenjta që një popull të ecë e të jetojë i qetë.

    Janë dy histori të jashtëzakonshme Drejtësie që vijnë nga Shtetet e Bashkuara: E para është fitorja e gazetarit amerikan Guy Lawson ndaj një proçesi të hapur nga djali i Sali Berishës, i përmendur në libër e filmin e Hollivudit në ngjarjen më të rëndë pas viteve ’90, Tragjedinë e Gërdecit dhe i pandëshkuar dhe i pahetuar kurrë në Shqipëri.


    E dyta, e para pak viteve. Fitorja e Ornela Canajt, motrës së 16 vjeçares Alda Canaj, vrarë bashkë me nënën e saj nga përndjekësi, stalker-i me pushtet dhe i mbrojtur nga pushteti, ish-Shikasi Marjan Rroku.

    Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj. Meriton të sjellim në vëmendje historinë e Ornelës, motrës së mbetur e vetme pas vrasjes së dy të dashurave të saj.

    Në Shqipëri fatin nuk e vendosin politikanët, apo individët. Ata kanë treguar se merren më shumë me verërat, shtëpitë, pasuritë, udhëtimet, drekat e darkat se sa me fatin real të popullit shqiptar. Lëvizjet e rëndësishme i bëjnë njerëz të padukshëm dhe të drejtë që janë nëpër cepa institucionesh, mediash, shoqatash, ambasadash. Ata njohin dhe ndihmojnë si një frymë e mirë të dalë e të bëhet e vërteta. Nuk është e lehtë sepse ata lëvizin vetëm me dëshirë, jo me ligjin dhe drejtësinë e masakruar sot e 30 vite nga më i pamëshirshmi që e njohim të gjithë.

    Ornela e re arriti të zbulojë dhe të gjejë deri në Shtetet e Bashkuara Marjan Rrokun që fshihej me identitet të rremë. Autoritetet amerikane e arrestuan dhe e sollën në Shqipëri të vuante burgimin e përjetshëm. Por Rroku erdhi në duart e të korruptuarve që për pasuri e pushtet mund të shisnin jo një vrasës, por cilindo që ka bërë krime nga më të tmerrshmet në Shqipëri. Marjan Rroku po i shpëtonte dënimit duke qarë e duke u shtirur nëpër studio televizive. Përsëri del në skenë Ornela që me guxim rikujton të vërtetën duke shpresuar që vrasësi i motrës dhe nënës së saj të dergjet përherë në burg.

    Ndërsa Shkëlzen Berisha është ende jashtë. Jo vetëm i qetë dhe i pandëshkuar për gjithë çfarë ka bërë, gjithë çfarë njihet dhe ende nuk njihet, por edhe kërcënues, përbaltës, ofendues, sfidues për cilindo që guxon t’ja kujtojë. Shkëlzen Berisha, babai i tij, militantë e njerëz që shpresojnë që padroni t’iu rikthehet padron, janë historia ende e pambyllur e drejtësisë te ne. Shtetet e Bashkuara arrestojnë e na tregojnë vrasësit, ne ndonjëherë tentojmë t’i lirojmë, e shpesh i nderojmë./shqiptarja.com

  2. #2

    Për: Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku

    Fatkeqsisht drejtesia shqiptare funksionon (ose nuk funksionon aspak) ndryshe nga drejtesia amerikane apo ajo e vendeve perendimore!
    Kjo do te thote qe eshte vertet veshtire qe Drejtesia Shqiptare te mesoje nga Drejtesia e huaj ne pergjithsi apo ajo amerikane ne vecanti!

  3. #3

    Për: Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku

    Marrim nje rast konkret dhe te fresket fare (ngjarje e 24 oreve te fundit) ku sipas agjensive te lajmeve por edhe shtypit "roze" u publikua lajmi qe kengetarja kosovare Fjolla Morina u arrestua para dy ditesh ne kufirin midis RSH-RKS ne Morine ne posedimin e paligjshem (pa lejembajtje) te dy armeve te zjarrit dhe 26 fisheke!
    Cuditerisht sot gjykata e Qarkut Kukes, e ka liruar dhe i ka dhene masen "arrest ne shtepi" ???!
    Nderkohe, dy shoqeruesit e saj (shoferi dhe bodyguard) jane ende ne burg edhe pse nuk kane asnje lidhje me kete ceshtje!
    Them nuk kane lidhje sepse zonjushe Fjolla ka marre persiper autoresine e ngjarjes duke u vetdeklaruar si "pronare" e ketyre armeve te zjarrit!
    Pse dy standarte te ndryshme per te njejten ceshtje?
    Pse nuk akuzohet zonjusha ne fjale per trafik te paligjshem dhe nderkombetar te armeve dhe municioneve te zjarrit?

Tema të Ngjashme

  1. Kërkohet nga policia krimineli Marjan Rroku
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-04-2016, 13:44
  2. Kriza e emigranteve ilegale ne SHBA, ka edhe shqiptare qe vijne nga Meksika
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-08-2014, 15:46
  3. SHBA zbulon pasuri te medha minerale ne Afganistan
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 17-06-2010, 07:11
  4. A është Shkëlzen Berisha, “Jean Claude Duvalier” shqiptar?
    Nga TOKE GEGA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 19:26
  5. Kosova tani edhe me një ministri rendi dhe drejtësie
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 21:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •