Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kaos në Kakavijë.Radha e makinave 20 km! 5 persona në spital, shtohen mjekët ne doganen Greke.

    Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi. Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Këto radhë janë krijuar për shkak se qytetarët duan të ikin përpara datës 16 gusht, pasi detyrohen të karantinohen për 7 ditë. Gjithashtu po punohet me vetëm 2 mjekë për kryerjen e tamponëve, të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e qytetarëve. Vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Lëvizja në Pikat Kufitare, njoftim i rëndësishëm nga Policia e Shtetit: Duke filluar nga data 16

    Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohen në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.


    Për të hyrë në Republikën e Greqisë 🇬🇷 prej datës 17 gusht sërish qëndrojnë në fuqi kushtet:

    ✅ Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

    ✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

    ✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

    ✅ Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

    ✅ Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

    Lëvizja drejt Kosovës 🇽🇰, Maqedonisë së Veriut 🇲🇰 dhe Malit të Zi 🇲🇪 vijon si më parë.

    Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos të dynden në të njëjtën kohë drejt pikave kufitare dhe ata që do të udhëtojnë duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga pala greke, për të mos krijuar radhë e vonesa gjatë përpunimit të dokumentaconit të këtyre shtetasve.

    Top Channel

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kaos në Kakavijë.Radha e makinave 20 km! 5 persona në spital, shtohen mjekët ne doganen Greke.

    Kakavijë, qytetarja: Më mirë të vdes, i iku jeta fëmijës. Rama të dalë këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria, si jeton populli

    Kakavijë, qytetarja: Më mirë të vdes, i iku jeta fëmijës. Rama të dalë këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria, si jeton populli



    “Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport. Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë. Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë. Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit? Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit. Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat. Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më ndjekin nga puna, do më fusin në karantinë. Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë. Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo. Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës. Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, deklaron gruaja

    BallkanWeb

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Olta Xhaçka: Nga nesër në Kakavije me testin dhe formularin me vete

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme kanë konfirmuar sot pikat kufitare me Greqinë, ajo e Kakavijës dhe Kapshticës, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
    Ky konfirmim erdhi pas raportimeve kontradiktore në lidhje me kuotot e personave që do kalonin në kufi, pasi më herët ato u mbushën.
    Kështu vjen një lajm i mirë për ata persona të cilët prej ditësh po qëndrojnë në radhë në Kakavijë.



    Fillimi Aktualitet
    Olta Xhaçka: Nga nesër në Kakavije me testin dhe formularin me vete
    16/08/2020

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme kanë konfirmuar sot pikat kufitare me Greqinë, ajo e Kakavijës dhe Kapshticës, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
    Ky konfirmim erdhi pas raportimeve kontradiktore në lidhje me kuotot e personave që do kalonin në kufi, pasi më herët ato u mbushën.
    Kështu vjen një lajm i mirë për ata persona të cilët prej ditësh po qëndrojnë në radhë në Kakavijë.


    Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka konkretisht është shprehur: “Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ.
    Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00.
    Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke.
    Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ.”/sarandaweb

Tema të Ngjashme

  1. Kakavijë, bllokohen disa sportistë grekë, policia: Nuk kanë dokumentet me vete
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-12-2013, 11:48
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2013, 12:55
  3. Tiranë: Qeveria heq doganën për makinat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 02-08-2011, 16:03
  4. Shtohen tabelat në gjuhën greke në rrugët e Sarandës
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2010, 09:32
  5. Orë vuajtjesh për emigrantët në pikën doganore greke, Kakavijë
    Nga Begby në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •