Po shkruaj ca gjëra dhe më duhet info për doket ortodokse të varrimit, te grekët dhe shqiptarët ortodoksë. Nëse Albo, Ilia Spiro, Pirro2020 a ndonjë tjetër kanë njohuri, u kam disa pyetje gati.
Pyetjet e mia janë këto:
1) Çfarë ikone i vënë zakonisht të vdekurit në arkivol? A vazhdon edhe sot kjo traditë?
2) Po gjatë vigjiljes (apo kalimit të natës pranë të vdekurit), a mundet burrat dhe gratë të hanë e të pinë ndonjë gjë (psh. llokume, kafe apo raki), apo e bëjnë vetëm mbas varrimit?
3) Kur dalin nga shtëpia me arkivolin, a mbajnë vajtorët gjëra (lule, ikona dhe dhurata) në duar?
4) Çfarë lutjeje bën prifti kur dalin nga shtëpia me arkivolin? A e bën me zë, që ta dëgjojnë të gjithë vajtorët? Duhet me patjetër që prifti të jetë i shoqëruar nga psalti kur shkon tek shtëpia e të ndjerit?
Ju falënderoj!
Ruaj Lidhjet