Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,159
    Faleminderit
    31
    32 falenderime nė 27 postime

    Doket ortodokse tė varrimit:

    Po shkruaj ca gjėra dhe mė duhet info pėr doket ortodokse tė varrimit, te grekėt dhe shqiptarėt ortodoksė. Nėse Albo, Ilia Spiro, Pirro2020 a ndonjė tjetėr kanė njohuri, u kam disa pyetje gati.



    Pyetjet e mia janė kėto:

    1) Ēfarė ikone i vėnė zakonisht tė vdekurit nė arkivol? A vazhdon edhe sot kjo traditė?

    2) Po gjatė vigjiljes (apo kalimit tė natės pranė tė vdekurit), a mundet burrat dhe gratė tė hanė e tė pinė ndonjė gjė (psh. llokume, kafe apo raki), apo e bėjnė vetėm mbas varrimit?

    3) Kur dalin nga shtėpia me arkivolin, a mbajnė vajtorėt gjėra (lule, ikona dhe dhurata) nė duar?

    4) Ēfarė lutjeje bėn prifti kur dalin nga shtėpia me arkivolin? A e bėn me zė, qė ta dėgjojnė tė gjithė vajtorėt? Duhet me patjetėr qė prifti tė jetė i shoqėruar nga psalti kur shkon tek shtėpia e tė ndjerit?

    Ju falėnderoj!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    Lazo (05-08-2020)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,145
    Faleminderit
    81
    795 falenderime nė 648 postime

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Ne traditen kishtare orthodhokse, eshte detyra e Peshkopit qe t'i japi pergjigje pyetjeve qe besimtaret kane mbi besimin. Peshkopi, qe eshte Apostull i Krishtit ne ditet tona, ka detyren e ngarkuar nga Zoti Krisht te Bariut te Mire. Detyra kryesore baritore e Peshkopit eshte ruajtja e Orthodhoksise: besimit dhe adhurimit te drejte, ashtu sic na e dha Vete Zoti Krisht, te ruajtur brez pas brezi deri ne ditet tona. Prifterinjte sherbejne ne nje Kishe vetem me bekimin e Peshkopit te dioqezes. Pra autoriteti kryesor shpirteror e Kishtar brenda Kishes eshte Peshkopi. Brenda nje shteti eshte Sinodi i Shenjte, qe perbehet nga te gjithe peshkopet qe sherbejne ne krahinat brenda atij shteti. Kurse Keshilli Ekumenik i Kishes, eshte mbledha e 5 Patriarkanave historike te Kishes Orthodhokse: Konstandipojes, Romes, Aleksandrise, Jeruzalemit dhe Antiokut. Sot kemi edhe Patriarkana te tjera, si ajo e Rusise.

    Brenda Kishes gjejme dy tradita. Traditen e Shenjte Orthodhokse dhe traditen qe zhvilluar ne shekuj nga popuj te vecante orthodhokse. Tradita e Shenjte quhet e tille pasi a) eshte Veprimi i Shpirtit te Shenjte mes brezave te te Krishtereve dhe brenda Kishes ne shekuj b) eshte ajo qe besojme, mbrojme dhe trashegojme ne te krishteret orthodhokse brez pas brezi, pas dallim etnik apo racor. Nese nje krahine apo nje dioqeze, shkel e perdhos kete Tradite te Shenjte, eshte detyra e Kishes Orthodhokse, gjithe peshkopeve te tjere, qe te ngrene zene dhe ta largojne kete te keqe nga Trupi i Kishes, duke bere skizmen dhe duke nderprere Kungimin me ate grup heretik. Kungimi, eshte Uniteti Shpirteror i te Krishtereve Orthodhokse, pasi eshte dhurata me e shenjte qe Zoti Krisht i la Kishes se Tij, Trupin dhe Gjakun e Tij, dhe Kisha i ndan keto dhurata te shenjta me ne besimtaret mekatare, per sherimin e trupave tane, dhe per pastrimin e shpirtrave tane nga mekati.

    Ne popuj dhe kraina te ndryshme, gjejme edhe traditen me t te vogel jo me T te madhe. Kjo eshte tradite qe eshte zhvilluar ne ate krahine ne nje periudhe te caktuar, dhe ne rrethana te caktuara historike te atij populli. Duhet patur parasysh qe kjo tradite popullore, edhe pse eshte karakteritike per nje popull apo krahine te caktuar dhe nuk e gjejme ne popuj te tjere me tradite orthodhokse, nuk do te thote se eshte dicka e keqe apo a papranueshme nga Tradita e Shenjte. Per aq kohe sa kjo tradite nuk bie ne kundershtim me Traditen e Shenjte, cdo popull ka lirine qe te krijoje tradita te tilla karakteristike. Po te jap disa shembuj te thjeshte: Diten e Vitit te Ri, 1 janarit, Kisha Orthodhokse kujton e nderon Shen Vasilin e Madh. Po te vesh ne Greqi, ata e festojne me "kekun e Shen Vasilit" ku futin edhe nje lek brenda per te pare se kujt do t'i bier kur te ndahet keku ne thela. Shume te krishtere orthodhokse shqiptare e festojne duke bere mesnik, nje lakror/byrek i mbushur me mish. Leku fshihet ne petet e lakrorit. Dy nderime te ngjashme por ne menyre te ndryshme. Greket duke patur porte plot, e siguronin kollaj sheqerin nga importi. Shqiptaret qe jetonin te izoluar mes maleve, e kishin me te veshtire sigurimin e sheqerit, por ishin blegtore te mire. Nje tjeter shembull: tradita ortodhokse shqiptare ka nje te vecante qe nuk e gjejme ne asnje tradite tjeter orthodhokse ne bote. Diten e 6 janarit, Festen e Theofanise, Shfaqjes se Zotit Triun ne lumin Jordan, (Uji i Bekuar ne gjuhen popullore), krahas hedhjes se Kryqit ne uje, tradita shqiptare ka qene qe behej edhe Ankandi i Ikonave ne hajatet e Kishave. Te krishteret orthodhokse shqiptare jepnin leke ne ankand per ikonat e shenjtoreve te tyre me te dashur. Keto leke mblidheshin per Kishen dhe besimtaret i merrnin e mbanin keto ikona ne shtepite e tyre per nje vit, dhe i sillnin prape ne Kishe pas nje viti. Asnje popull tjeter orthodhoks ne bote nuk e ka kete tradite pervec shqiptareve. Sipas tradites gojore, kjo tradite u zhvilluar mes shqiptareve gjate pushtimit otoman, ku bejleret dhe oficeret e administrates turke hynin neper Kisha dhe rrembenin ikona dhe sende te shenjta, per ti detyruar te krishteret qe te paguanin florinj qe ti merrnin prape mbrapsht. E benin kete gje edhe per te mbushur xhepat e tyre, por edhe per te persekutuar te krishteret qe nuk gezonin te njejtat priviligje ligjore si qytetaret muslimane. Dhe te krishteret orthodhokse e pane kete gje si nje test te besimit te tyre. Dhe jo vetem qe paguanin per ti marre ikonat mbrapsht e per ti mbajtur kishat hapur, por e pane si nje testim te besimit te tyre. Dhe fakti qe mbeti dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite, jo vetem ne Shqiperi por edhe mes shqiptareve orthodhokse ne Amerike, tregon sa sa gjurme kane lene keto rrethana historike ne traditen e popullit orthodhoks shqiptar.

    Perse i rrashe kaq gjate? Qe te kuptosh dy gjera shume te rendesishme. Pyetjet e besimit ne orthodhokset ia bejme gjithmone Peshkopit ose mekembesit te tij, priftit. Pasi ata ka caktuar Vete Zoti Krisht si barinj te Kishes Orthodhokse. Dhe mesimi tjeter i rendesishem, eshte dallimi mes Tradites se Shenjte se Kishes, dhe traditave lokale karakteristike qe gjejme mes popujve te ndryshem orthodhokse.

    Tani persa i perket pyetjeve te tua ne lidhje me ritet e varrimit. Nuk kam shume njohuri, por do te them aq sa kame vezhguar dhe lexuar.

    1) Nuk di qe te vdekurit t'i vendoset nje ikone brenda ne arkivol. Zakonisht, kur trupi i vdekur vendoset ne arkivol, dhe sillet ne Kishe per sherbesen mortore, ne duar i vene nje Kryq jo nje ikone. Te pakten une kete tradite kam pare prifterinjte ketu ne Amerike te ndjekin. Familja mund te sjelli edhe lule, apo sende te tjera fetare qe i ndjeri kish vete, dhe mund t'ia vene mbi trup ose ne arkivol. Une nuk di qe keto sende te varrosen nen dhe me trupin e te ndjerit. Ato sense mbahen ne arkivol vetem gjate sherbeses dhe hiqen nga arkivoli dhe i jepen familjes se te ndjerit. Ikonat mund te vendose nga familja mbi var pas varrosjes, sidomos nese i ndjeri ka patur nje shenjtor mbrojtes te dashur. Por kjo nuk eshte nje tradite kishtare, me shume se sa nje tradite qe e ndjekin vete familjaret.

    2) Nuk di te them me saktesi nese gjate vigjiljes me trupin e te vdekurit, vajtuesit fusin gje ne goje apo jo. Nese mbajne kreshme, e bejne kete gje per te nderuar kujtimin e te ndjerit, dhe per te lejuar lutjet e tyre gjate nates, te ngjiten lart ne qiell, qe Perendia te kete meshire per shpirtin e mekatarit te ndjere. Te krishteret orthodhokse dhe vete Kisha ka traditen e lutjes per te vdekurit. Kisha ne deshmon dhe na meson se lutja per te vdekurit eshte e rendesishme, pasi pendimi dhe lutja eshte vetem per te gjallet dhe jo per te vdekurit. I vdekuri nuk pendohet dot me per mekatet e tija e nuk lutet dot me per meshiren e Perendise. Keshtu qe na takon ne te gjalleve, familja dhe femijet qe le pas, Kisha si e tere, te lutet e ta kujtoje shpirtin e te ndjerit. Lutja per meshire dhe faljen e mekateve dhe qiriri i ndezur ne Kishe, eshte menyra se si ne te krishteret orthodhokse lutemi per te vdekurit. Po te shkosh ne Kishe per shembull, do shohesh qe ka qirinj qe ndizen ne nje vend te caktuar per te gjallet, dhe ne nje vend tjeter per te vdekurit. Gjeja tjeter qe eshte e rendesishme te kuptosh per Traditen e Shenjte Orthodhokse eshte se kur ne mbajme Liturgjine e Shenjte ne Kishe te djelave, prezante ne Kishe nuk jane vetem te gjallet ne trup, por edhe gjithe shpirtrat e besimtareve orthodhokse te vdekur, te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj, Trinia e Shenjte (Ati + Biri e Shpirti i Shenjte), dhe gjithe engjejt ne qiej. Vdekja e ndan besimtarin fizikisht nga Kisha Orthodhokse, por jo shpirterisht. Shpirti i Tij eshte i lidhur ne perjetesi me Kishen. Prandaj Shen Joan Gojarti e quan Kishen "Arka e Shpetimit te Shpirtrave". Kisha eshte e vetmja gje e kesaj bote, qe do te kaloje ne Boten e Perjetshme te pertej varrit qe Zoti Krisht ka pergatitur per te gjithe besimtaret e denje te Krishtere.

    3) Ketu ne Amerike, sherbesa mortore ka dy pjese. Trupi i te vdekurit sillet me pare ne Kishe, ku prifti ben nje sherbese te vecante mortore qe po ta degjosh me vemendje, eshte shume mbreselenese dhe domethenese per ne qe ngelemi pas. Pasi mbaron kjo sherbese ne Kishe, prifti ben disa lutje dhe tymos me temjam, edhe tek varri i te ndjerrit. Si te thuash, sherbesa fillon ne Kishe dhe perfundon ne varreza tek varri i te ndjerit. Prifti eshte ai qe drejton cdo aspekt te sherbeses fetare si ne Kishe edhe tek varri. Ketu ne Amerike njerezit sjellin lule si ne Kishe edhe tek varri. Nuk di te te them nese kjo eshte tradite fetare apo jo.

    4) Prifti drejton gjithe sherbesen e varrimit. Prifteria ne Kishen Orthodhokse nderohet si Mister i Shenjte i Kishes. Prifti drejton te gjitha sherbesat fetare, perfshi ate te varrimit. Nuk besoj se prania e psalltit eshte e detyrueshme, por prania e priftit eshte e detyrueshme. Sic ta zura ne goje edhe me pare, prifti sherben ne nje Kishe e ne nje komunitet, vetem fale bekimit te Peshkopit te dioqezes. Prifti asnjehere nuk mund te beje nje veprim ne koken e tij kur vjen fjala tek besimi apo edhe administrimi i Kishes, pa marre bekimin e Peshkopit te tij me pare. Lutjet e priftit dhe sherbesa mortore eshte publike. Kushdo qe merr pjese ne varrimin e te ndjerit si ne Kishe edhe tek varri, i degjon te gjitha lutjet qe thote prifti.

    Nje prift ose dhjak mund te te japi pergjigje me te detajuar se une si besimtar i thjeshte.

    Albo

  4. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,159
    Faleminderit
    31
    32 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Dakord dhe faleminderit. I mbajta ca shenime dhe po kam ndonje pyetje tjeter kthehem prape. Ne nderkohe, po kerkoj ca portale greke per pyetjet e mia.

    Une me sa kuptova, Trisajion (lutjen e meshires) njehere e nje kohe e bente prifti qe ne shtepi (pas vigjiljes, perpara se te nisej trupi per ne kishe). Megjithate duhet te sigurohem per kete.

    Me te mira!

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,145
    Faleminderit
    81
    795 falenderime nė 648 postime

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Nese di anglisht dhe nese ke interes te mesosh me shume mbi Traditen Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes, te rekomandoj te lexosh librin e murgut Seraphim Rose "The Soul After Death" (Shpirti pas Vdekjes). E kam lexuar para disa vitesh dhe e trajton qarte Traditen e Kishes Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes. Seraphim Rose ishte nje i ri amerikan, gjeni nga ana e intelektit, me nje pasion te madh per te eksploruar filozofine dhe misteret e jetes. Pasi zbuloi Orthodhoksine, u dha pas saj, dhe i perkushtoi jeten e tij, duke u kthyer edhe ne murg. Ka sjelle disa perkthime nga tradita orthodhokse e Kishes Ruse edhe ne gjuhen angleze. Perendia e mori nga kjo bote para kohe, iku ne nje moshe te re. Ne liber do te shohesh edhe nje foto t fytyres se tij ne vdekje.

    Libri ne fjale eshte shume i veshtire per tu lexuar dhe kuptuar, nese nuk ke baza te forta besimi. Nuk do t'ua rekomandoja njerezve qe kane nje besim te vaket ose qe jane duke eksploruar besimin. Autori mundohet te ndaje me lexuesin modern traditen shekullore te Kishes mbi jeten pertej varrit. Dhe mundohet te hedhi poshte edhe idene e njeriut modern se "askush nuk e di cfare ndodh pas vdekjes". Ajo qe me beri mua me shume pershtypje nga libri ishte shpjegimi fetar i sherbesa te vecanta perkujtimore qe ne bejme ne Kishe per te vdekurit ne dite te caktuara pas vdekjes. Dhe lidhja qe ai ben per keto sherbesa me realitetin e shpirtit ne boten tjeter, ishte shume kuptimplote. Si pershembull, perse orthodhokset kujtojne te vdekurin ne Kishe per te 40-tat duke shpene grure te zier? Per 40 dite, shpirti i te vdekuri leviz ne toke ne te gjitha vendet ku ai ka jetuar. Dhe vetem pas 40 ditesh, largohet nga kjo bote, ne vendin qe i ka caktuar Perendia.

    Pjese nga ai liber duhen perkthyer ne shqip pasi jane me interest per shume besimtare e studies te tradites orthodhokse. Cdo gje qe tradita permban, ka nje domethenie edhe nje kuptim, pavaresisht se ne si besimtare e njerez sot nuk i dime. Thesari shpirteror i Kishes Orthodhokse eshte pikerisht Tradita e Shenjte - veprimi i Frymes se Shenjte brenda Kishes qe na ka zbuluar shume mistere te jetes si ne te gjalle, edhe pertej varrit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-08-2020 mė 00:36

  6. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    37
    Postime
    2,159
    Faleminderit
    31
    32 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Doket ortodokse tė varrimit:

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese di anglisht dhe nese ke interes te mesosh me shume mbi Traditen Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes, te rekomandoj te lexosh librin e murgut Seraphim Rose "The Soul After Death" (Shpirti pas Vdekjes). E kam lexuar para disa vitesh dhe e trajton qarte Traditen e Kishes Orthodhokse ne lidhje me jeten e shpirtit pas vdekjes. Seraphim Rose ishte nje i ri amerikan, gjeni nga ana e intelektit, me nje pasion te madh per te eksploruar filozofine dhe misteret e jetes. Pasi zbuloi Orthodhoksine, u dha pas saj, dhe i perkushtoi jeten e tij, duke u kthyer edhe ne murg. Ka sjelle disa perkthime nga tradita orthodhokse e Kishes Ruse edhe ne gjuhen angleze. Perendia e mori nga kjo bote para kohe, iku ne nje moshe te re. Ne liber do te shohesh edhe nje foto t fytyres se tij ne vdekje.

    Libri ne fjale eshte shume i veshtire per tu lexuar dhe kuptuar, nese nuk ke baza te forta besimi. Nuk do t'ua rekomandoja njerezve qe kane nje besim te vaket ose qe jane duke eksploruar besimin. Autori mundohet te ndaje me lexuesin modern traditen shekullore te Kishes mbi jeten pertej varrit. Dhe mundohet te hedhi poshte edhe idene e njeriut modern se "askush nuk e di cfare ndodh pas vdekjes". Ajo qe me beri mua me shume pershtypje nga libri ishte shpjegimi fetar i sherbesa te vecanta perkujtimore qe ne bejme ne Kishe per te vdekurit ne dite te caktuara pas vdekjes. Dhe lidhja qe ai ben per keto sherbesa me realitetin e shpirtit ne boten tjeter, ishte shume kuptimplote. Si pershembull, perse orthodhokset kujtojne te vdekurin ne Kishe per te 40-tat duke shpene grure te zier? Per 40 dite, shpirti i te vdekuri leviz ne toke ne te gjitha vendet ku ai ka jetuar. Dhe vetem pas 40 ditesh, largohet nga kjo bote, ne vendin qe i ka caktuar Perendia.

    Pjese nga ai liber duhen perkthyer ne shqip pasi jane me interest per shume besimtare e studies te tradites orthodhokse. Cdo gje qe tradita permban, ka nje domethenie edhe nje kuptim, pavaresisht se ne si besimtare e njerez sot nuk i dime. Thesari shpirteror i Kishes Orthodhokse eshte pikerisht Tradita e Shenjte - veprimi i Frymes se Shenjte brenda Kishes qe na ka zbuluar shume mistere te jetes si ne te gjalle, edhe pertej varrit.

    Albo
    Faleminderit, por une nje drame ne shqip kam ne mendje, packa se askush nuk interesohet per drama ne shqip. Thjesht ka nje funeral drama dhe nuk dua te ve gjera qe nuk kane lidhje me traditen ortodokse te varrimit.

    Lexova ca portale ortodokse ne anglisht edhe per ameshimin apo udhetimin e shpirtit pas vdekjes. Nuk eshte se po bej ndonje studim serioz ne keto ceshtje, thjesht kam nevoje te njoh doket.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2017, 15:00
  2. Shkodėr, ‘i vdekuri’ ngjallet gjatė varrimit
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2012, 15:49
  3. Ta freskojmė kujtesėn – Doket dhe zakonet nėpėr trevat tona
    Nga projekti21_dk nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 16:07
  4. Pse Kisha Ortodokse shqiptare nuk i kėrkon Kishat Ortodokse nė Kosovė?!
    Nga KILI MERTURI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 17:08
  5. Ceremonia e varrimit tė premtimeve tė qeverisė Thaēi
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-06-2008, 03:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •