Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Shėnjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe  Kisha Ortodokse AutoqefalShqiptare.

    Sot eshte 30 korrik dita e SHEN ANGJELINA ARIANITI shenjtore e Serbise por qe ne Serbi festohet me kalendarin e vjeter 12 gusht.
    Para se tė flasim pėr njė nga shėnjtoret e rralla shqiptare tė shek XV e cila pėr fat tė keq nuk ėshtė futur nė Kalendarin Ortodox Shqiptar si shėnjtore, ndoshta pėr shkak tė mos informimit tė saktė pėr kėtė Shėnjtore tė rrallė, ėshtė e arėsyeshme tė flasim sė pari pėr familjen e saj tė Fisit tė lavdishėm tė Aranitasve tė cilėt sė bashku me Gergj Kastriotin-Skėnderbeun luftuan kundėr invazionit turk duke mbrojtur Krishtėrimin dhe Atdheun pėr 25 vite rresht, por edhe pas vdekjes luftrat kundėr turqve nuk rreshtėn.

     Pra nuk ėshtė vetėm Nėnė Tereza Shėnjtore shqiptare e krishterė. Ka dhe njė shėnjtore mė tė vjetėr dhe po aq tė fisme shqiptare: Shėnjtorja Angjelina Araniti Komneni. Janė dy, ashtu si dy kokat e shqiponjės sė flamurit.

     Tė dhėna nga familja e Aranitėve ne gjejmė shkurt dhe saktė nga `Foundation of Mediaval Genealogy` ne pjesen e 4 ``Araniti`` tė dhėna tė pėrmbledhura nga Charles Caėley ( tė pėrdirėsuara nė Mars 2009) por dhe nga autorė tė tjerė.

     Historia e kėsaj familjeje  fisnike shqiptare me gjak blu (sepse mbiemrin Komneni e kishte marrė se kishte njė gjak me perandorėt e Bizantit me te njėjtin mbiemėr  qė rridhte qė nga dinastķa e Komnenėve- Aleixo I Comneno perandor  1081-1118,) ėshtė e mbushur me martesa tė shumta si me fisnikėt shiqptarė ashtu dhe me ata sllavė (sėrbė) fisnikė por dhe italianė fisnikė sepse sė pari martesat bėheshin sipas sėrės por mė e rėndėsishmja ishtė se nėpėrmjet martesave forcoheshin aleancat pėr tė luftuar armiqtė dhe pėr tė mbrojtur zotėrimet.

     Shėnjtorja Angjelina Araniti bija e gjashtė e Gjergj Araniti u martua me njė fisnik sėrb djalin e Dhespotit tė Sėrbisė Gjergj Brankoviēit, njė i verbuar nga turqit. Jeta e saj e mundimshme bėri qė pas vdekjes sė tė shoqit, ajo tu bė me dėshirė murgeshė ortodokse nė Manastir siē do ta spjegojmė mė poshtė dhe i u pėrkushtua Zotit, Jezu Krishti dhe Shpirtit tė Shėnjtė: -pra Trinisė sė Shėnjtė.

    Statuja e saj ne France (marre nga: perillos.comPa hyrė nė debate pseudo-nacionaliste, shihet qartė se nė Shqipėri pak ėshtė folur pėr tė pikėrisht sepse ajo u bė murgeshė nė njė Manastir hungarez qė ishte i futur nė zotėrimet sėrbe dhe sot tokat e Krushedolit i takojnė Sėrbisė. Kjo nuk ka rėndėsi se ku u fut murgeshė. Rėndėsi ka se ajo i u kushtua Zotit, dhe dha gjithė pasurinė e saj kishės ortodokse dhe tė varfėrvė duke i ndihmuar. Njerzit e nderuan dhe e respektuan aq shumė sa Kisha Ortodokse Sėrbe e bėri shėnjtore. Bėri shenjtore njė shqiptare, dhe shqiptarėt nuk e kujtojnė. U bė shėnjtorė e Ortodoksisė njė shqiptare qė para 500 vitesh, dhe asnjė shqiptar i krishterė nuk e kujton. Mendoj se kjo ndodh nga mos pasja e informacionit tė duhur.

    Njė shėnjtore shqiptare qė nderohet nė njė vėnd fqinj me tė cilin dikur kemi luftuar sė bashku nė njė koalicion kundėr sundimit turk (kujtoni vitin1389 kur koalicioni ballkanik luftoi me shqiptarė, sėrbė, grekė, bullgarė, hungarezė-kundėr turqve nė fushėn e mėllenjave nė Fushė-Kosovė) dhe tek ne sot, qofshin pėr arėsye tė mos-njohjes sė historisė sė fisnikėve shqiptarė, qoftė pėr probleme politike tė sotme- nuk duhet nėnvlerėsuar e harruar.

     Shėnjtori ėshtė shėnjtor si nė vėndin ku ka bėrė mirėsi, ka dhėnė ndihmė, ka vuajtur, i ėshtė lutur zotit Jezu Krisht qoftė nė sėrbisht , qoftė nė shqip, s`ka rėndėsi, rėndėsi ka qė Shėnjtorja Angjelina Araniti i kushtoi jetėn e saj Zotit Jesu Krisht, e kushtėyoi jetėn duke u lutur nė Kishėn Ortodokse, i a kushtoi jetėn tė varfėrve. Dhe tė varfėrit janė njėlloj kudo.

    Sikundėr thotė njė i ditur: ` Shėnjtorin (ose Martiri) e njohin tė gjithė , por vetėm ai e di se ēka hequr nga vuajtjet e mundimet nėpėrmjet martirizimit`.

    Le tė shohim mė mirė historinė e njė familjeje fisnike shqiptare me gjak blu nga e cila ėshtė Shėnjtorja Angjelina Araniti Komneni, pėr tė treguar qė Familjet e mėdha shqiptare tė asaj kohe luftuan dhe i u pėrkushtuan Zotit  me luftėn e tyre duke mbrojtur dy kollonat mė tė rėndėsishme mbi tė cilat ndėrtohet njė komb: Fe-ja dhe Atdheu.  Kėtė e dėshmon dhe titullin e nderit qė i dhanė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeu: `Atlet i Krishtit`, sepse mbrojti Atdhuen dhe Krishtėrimin.

    E nėse nga fisi i Kastriotėtve u dallua Skėnderbeu qė mbrojti Krishtėrimin me Shpatė, Angjelina Araniti Komneni nga fisi me gjak blu i Aranitėve mbrojti Krishtėrimin me Shpirt,duke i u pėrkushtuar lutjes, ndihmės, pėrkushtimit e duke ruajtur kėshtu gjallė fenė e bukur, fenė e ėmbėl, fenė e zemrės/ Krishtėrimin Ortodoks.

     

    I

     

    Kjo familje fisnike shqiptare me gjak blu  kishte zotėrimet nga Vlora (Valona) nė perėndim , kufizohej ne liqenin e Ohrit nė lindje dhe pėrfshinte nė veri lindje Krahinėn e Mokrės.Origjina e Fisit tė Aranitėve ėshtė jo shumė e qartė por dihet qė i pari i Aranitėve ishte: Komnen (Comen) Araniti, qė kishte pėr nėnė - vajzėn e Nikola Sakatit qė ishte `Lord of Sendir`. Komnen Araniti pati katėr fėmijė (tė dhėnat e familjes Aranit janė marre nga rregjistrat e Familjes Muzaka):

     1.Gjergj Araniti Komneni(i famshmi qė realizoi koalicionin me Gjergj Kastriot-Skėnderbeu dhe i dha njėrėn nga vajzat Donikėn pėr grua),

    2. Vėllai i dytė, Vlladen Golem Araniti Zoti i Biaska dhe i Cermenikes, u martua me Angjelina Kastrioti ( ėshtė kjo qė disa historianė e ngatėrrojnė me Angjelina Aranitin Shėnjtoren e famshme shqiptare) te bijen e Gjon Kastrioti dhe Vojsava Tripalda.

    Angjelina ishte martuar me Vladen Golem Aranititin. Ajo kishte njė djalė qė njihej me emrin Muzaku i Angjelinės. Muzaku i Angjelinės mbante edhe njė emėr tjetėr, (qė vinte nga i ati), Golem Arianiti. Muzaka i Angjelinės, sipas Barletit, ishte “njė burrė i pashoq pėr mjeshtėritė e luftės”. Ky pati njė fat tė keq. Ai u kap rob nga Ballaban pasha dhe u rop i gjallė nga sulltani.

    3. Vėllai i tretė Komnen (Comen) Araniti. Nuk dite gje tjetėr pėrveēse ėshtė martuar mė Vojsavėn bijėn e …?

    3.Njė motėr qė nuk i dihet emri por qė u bė gruaja e parė e Pal Dukagjinit, dhe njė motor tė dytė me nėnė tjetėr Vojsava  (Gojasava) Komneni (Comeni) qė nuk dihet se si ka shkuar jeta e saj.

    Gjergj Araniti njė nga bashkėkohėsit, bashkėluftėtarėtm, dhe vjehri i i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, pati nėntė fėmijė mė gruan e parė Maria Muzaka (martesa para 1444) bija e Andrea Muzaka-s dhe Ana Zenebishi (Zenevesi),  dhe me gruan e tij tė dytė  me emrin Pietrina Franko (vejusha e Sarmazzo tė Korfuzit e bija e Baronit Oliver Franko  tė Taurizanos), pati katėr fėmijė (martesa e dytė duhet tė jetė bėrė para 1449). Nė njė dokument martesor tė martesės sė parė tė asaj kohe thuhet se:`.. Gjergj Araniti ishte Zoti (ose Signor ose Princ) i Cermenikes, Mokres dhe i Spatarit (Shpatit)..`.

     Me martesėn e parė pati kėto fėmijė sipas rradhės sė lindjes:

    1.Andronika (Donika) Araniti (lindur?- vdekur pas 1500), martuar me Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

    2.Vojsava Araniti (ose Gojsava, lindur?-vdekur para korrikut 1469) e cila u martua Zotin Ivan (Giovanni) Cernojeviē, Zoteruesin e Malit tė Zi dhe tė Zeta-s qė ishte i biri i Stefan Cernojeviē dhe i Mara Kastriotit (lindur?-vdekur korrik 1490) motra e Skėnderbeut.

    3. Thoma Araniti (lindur?-vdekur 11korrik 1489), nuk ka tė dhėna tė tjera por ka qėnė Protonotar i Papės (protonotar –njėri nga 12 klerikėt e Papės tė cilėt janė noterė dhe bėjnė dorėshkrime autentike).

    4. Kyrana (Qerana ose Qyrana )Araniti, u martua me Gjergj Dukagjini (lindur?-vdekur pas 25 qershorit 1462, sot mbiemrėr i njohur shqiptar) dhe pati i dy fėmijė.

    Manastiri nė Krushedol ku gjėnden eshtrat e Shėnjtores shqiptare Angjelina Araniti5. Elena Araniti u martua dhe kjo me Gjergj Dukagjinin (lindur?-vdekur para1462); pati disa fėmijė-tė gjithė u konvertuan nė myslimanė.

    6.Despina Araniti u martua me Tanush Dukagjinin me tė cilin pati njė djalė dhe njė vajzė me emrin Teodora e cila gjithashtu pati dy djem: zotin Blasio dhe Jacobo.

    7.Angjelina Araniti (lindur?-vdekur me 1516 nė Krushedol), shėntorja pėr tė cilėn bėhet fjalė. Angjelina u martua me zotin Stefan, djalin e zotit Gjergj Despotit tė Serbisė (sipas dorėshkrimit tė Masarelit qė gjėndet nė Vatikan). Edhe Teodor Spandounes e konfirmon kur thotė nė shėnimet e tij qė `…Agjelina, bija e  Golemo (tė madhit ose Gjergj ndodhta) Aranitit u martua ė Shkodėr 1461 me Stefan Brankoviē djalin e Gjergj Brankoviē, Despotit tė Sėrbisė dhe tė Irena Kantakuzenit (vdekur me

    1476).

    8. Comita (Komita) Araniti (lindur?/vdekur mr 1461). U martua me zotin Colco Basichi (ose Z. Gojko Stres Balsha lindur?-vdekur pas 1478) Zotin e Misisė, me tė cilin ajo pati njė djalė dhe njė vajzė.

    9. Katerina Araniti u martua me z. Nicolo Boccali-Zoti i  Moresė dhe pati dy vajza, e para u martua tre herė: me Andre Spani (Shpani) dhe pastaj me Nikola Bochalis Baroni I Moresė dhe sė treti me Merkur Bua-Shpata Zoti I Viano dhe Cerveterit Merkur Bua njihet si nga trimat qė e pajtuan disa herė pėr tė luftuar kundėr armiqve tė tyre , shumė nga Orborret mbretėrore tė asaj kohe me tepėr Franca dhe Italia).

     Gjergj Araniti me gruan e tij tė dytė pati katėr fėmijė:

    1.Konstandin Araniti Komneni (1456- vdekur 8 maj1530 ne Montefiore) quhej dhe Princi i Maqedonisė dhe Zoti i Fanit. U martua me Franceska Paleologu dhe pati 7 femije.

    2.Marija Araniti (lindur?-vdekur1474). U martua me Giupo Bartolomeo. Adoptoi djalin e Papa Sixtus IV zZoti I Cerveteri dhe I Vianos.

    3.Teodora (nuk dihet data e lindjes dhe e vdekjes) . U martua me nje shqiptar ne Venedik nuk I dihet emri.

    4.Komnen Araniti (nuk i dihet lindja), por ėshtė vrarė mė 1486.

     

    II

     

     Shėnjtorja Angjelina Aranitit bija e gjashtė nga nėntė bijat e Gjergj Aranitit tė famshėm; nuk i dihet ditelindja, por dihet qė ka lindur nė rrethin e Elbasanit dhe  ka vdekur ne Krushedol (Krushedoli, ka qėnė pjesė e Hungarisė sė atėhershme) mė 1516. Ka jetuar nė kohėn e luftrav        e qė bėri Gjergj Kastrioti –Skėnderbeu. Motra e saj Andronika (Donika) bija e parė e Gjergj Arantit (1404-1461 vdekur nė Leēe tė Italisė), u martua me Heroin tonė kombėtar nė Ardenicė.

    Martesa e saj me djalin e Despotit tė Sėrbisė Gjergj Brankoviē,  u bė mė 1461 nė Shkodėr. Njohja e saj me Stefanin e verbėr  djalin e Despotit tė Sėrbisė ndodhi mė 1459 nė kohėn  kur Despoti I Serbisė sė bashku me djalin e tij  u strehua tek I jati I Angjelinės Gjergj Araniti pėr shkak tė ndjekjes qė I bėnė turqit pas rėnies sė Smederevės. Aty u dashuruan. Stefan  Brankoviēi(1417-Beograd- 9 Oct1476 in Friulia)  u verbua nga Sulltani turk pasi sipas Sulltanit i jati i Stefanit shkeli kushtet.

    Stefan Brankoviēi  u zu rob ne Amaseia ne Azine e vogel dhe u verbua nga Sulltani me 8 maj 1441. Stefani Brankoviēi nuk u prit thjeshte si mik ne oborrin e Princit Gjergj Aranitit, ai u trajtua si nje pjesetar i familjes. Dhe nuk eshte per tu cuditur qe Stefani dhe Angjelina u dashuruan me njeri-tjetrin. Me bekimin e prinderve ata u martuan ne kishe. Pas disa vitesh, cifti u bekua me dy djem: Gjergjin (Maksim) dhe Joanin. Kur djemte u rriten, Shen Stefani dhe familja e tij u detyruan qe te largohen ne Itali per te shpetuar.

    Angjelina  ka ndenjur njė farė kohe nė Itali por u largua nga Italia me djemte e saj ne vitin 1486, duke ndaluar me pare ne Serbi per te varrosur ne vendlindje trupin e paprishur te Shen Stefanit.Atje ajo i kishte bartur edhe eshtrat e tė shoqit, Stefanit.

    Pas vdekjes sė tė shoqit, Stefanit (1471), Angjelina tashmė vejushė, me familjen e saj vendoset nė Srem, ku mbreti hungarez, Mateja, ia jep nė pronėsi qytetin dhe pasurinė e Kupinovės.

    Duke pare se nuk ishte me ne gjendje ti ndihte te gjitha manastireve, ajo iu drejtua me nje apel prekes Princit te madh, Vasil i II-te i Moskes. Ajo shkruajti: " Pushteti tone po i vjen fundi, ndersa tendi sa vjen e rritet. Prandaj edhe te marresh persiper detyren tone per tu perkujdesur edhe ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, te ngrejtura prej te pareve tuaj te pershpirtshem edhe te mite."
    Me burimet e dhuruara prej Princit Vasil, Shen. Angjelina ndertoi Lavren e Krushedol, ku tek ky i fundit u varrosen me vone edhe eshtrat e saj te paprishura, se bashku me ato te te shoqit te saj Stefanit edhe te dy bijve te saj  Maksimit(Gergj) edhe Princit Joan.

    Angjelina Araniti pas vdekjes sė tė shoqit ndėrtoi aty njė manastir dhe sipas nje doreshkrimi qe gjendet ne Vatikan te shkruajtur nga Massareli ajo u be Murgeshe ne Krushedol ku ndihmoi te varferit, me mission si bamirėse dhe religioze, dhe vdiq po aty si murgeshe.

    Gjate kohes se pushtimit turk, serbet iu drejtuan me lutje qe te liroheshin nga sulmuesit e tyre. Madje edhe jobesimtare jane sheruar prej saj, edhe u mrekulluan per madheshtine e Beses se krishtere.

     Biri i saj, Gjergji, kishte refuzuar titullin e dhespotit, qė ia kishte ofruar mbreti hungarez Matejė, Korvini, pėr t’ia lėnė vėllait tė vogėl Joanit, i cili vdiq pak mė vonė. Pastaj, Gjergji (i biri) bėhet kallogjer dhe e ndėrron emrin nė Maksim. 

    Mė 1716, kur turqit u vunė zjarrin kėtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritėn ta shpėtojnė vetėm njė pjesė tė eshtrave tė Shėn-Angjelinės – dorėn e majtė, qė sot e kėsaj dite ruhet nė kivotin e kishės sė Manastirit tė Krushedoll-it (sot pjesė e Serbisė) .

    Tė dy motrat janė dy nga nėntė bijat e Gjergj Aranitit vjehrit tė Skėnderbeut dhe zotėrues i Shqipėrisė sė jugut pjesė tė Epirit dhe tė Arbėrisė sė atėhershme nga Vlora e deri ne Moker perfshi dhe Ēermeniken dhe Shpatin (signor de Cerminica et de Mochino e de Spatennia), dhe kampion i luftės kundėr turqve.

    Nė Beograd gjėndet edhe njė rrugė qė mban emrin e Angjelina Araniti.

     

    Literatura.

    1.Fine, J. V. A. (1994) The Late Medieval Balkans, A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (Ann Arbour, University of Michigan Press), p. 51, 157-164, 185,235-249, 320-415, 534-561,595-598.

    2.Hopf, C. (1873) Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues (Berlin), Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, p. 270-340.

    3.Massarelli, A. Dell'Imperadori Constantinopolitani Vat. Lat. 12127 f. 349v-353.  [MB]

    4.Charles Cawley's Medieval Lands (update 14mars-2009);

     Copyrights©Charles Cawley's anf FMG 2006-2009

    6. Albanians in Belgrade *free wikipedia-2007.

    7.Lidhjet familjare tė kastriotėve dhe Mamica; Prof. as. dr. Luan Malltezi- Revista

      UNIVERS, Viti 2006, Nr.VIII.

    8. Theodore Spandounes (Spandugnino), De la origine deli Imperatori Ottomani, Sathas, C. N. (ed.) (1890) Documents inédits relatifs ą l'histoire de la Grčce au moyen āge, IX (Paris), p. 158. 

    9."Massarelli manuscript" because it was found in the papers of Angelo Massarelli (1510 - 1566).


    Powered by SNE Pro 3.1
    Copyright © 2005-2012 by sosovn.com. All rights reserved.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: Shėnjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe  Kisha Ortodokse AutoqefalShqip

    Pastaj eshe nje pyetje teknike i dashur Thoma: si ka mundesi qe kisha orth. Serbe e ka shenjtore dhe KOASH yne e ka oshenare.? Vepra qe ka bere eshte e njejte.

    Sigurisht por cdo shtet ka edhe shenjtoret kombetare te vet. Edhe Greqia i ka apo jo? Perse te kemi vetem shenjtoret e respektuar greke e te mos kemi edhe ne tonet? Perse serbet kane shenjtor car llazarin e ruset kane te tyret?
    Ka ardhur koha qe KOASH te kete krahas shenjtoreve bizantine dhe greke- edhe ata shqiptare qe kane dhene po aq kontribut sa te tjeret.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėnjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe  Kisha Ortodokse AutoqefalShqip

    Pirro,

    Sic te kan thene shpesh pa te keq ne diskutime, ne forumin shqiptar duhet te lexosh me shume e te pyesesh me pak. Shenjtorja per te cilin ti flet e pyet e gjen ne forumin shqiptar qe prej 15 vjetesh:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...nitit-1-korrik

    Nga pyetjet qe ben tregon qe nuk ke njohjen e duhur as fetar e as historike kishtare. Ashtu sic e ben mese te qarte qe botekuptimi yt eshte krejtesisht i ndikuar nga epoka ne te cilen u linde dhe rrite, epoka komuniste. Nuk ben keq qe pyet, pasi duke pyetur meson, por mos ngaterro temat fetare me temat politike e nacionaliste. Ashtu sic vdiq ideali komunist, ashtu do te vdesi edhe ideali nacionalist neser. Por feja orthodhokse dhe Kisha Orthodhokse, nuk ka per te vdekur kurre.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: Shėnjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe  Kisha Ortodokse AutoqefalShqip

    Nuk jam kontra i nderuar Albo. Por kemi nje ndryshim te vogel por rrenjesor:
    Ate qe po kerkoj une ju nuk e paskeni kuptuar fare, e per pasoje ajo qe thua nuk ka kuptim.
    Pra i pa lexuari ne kete mes kuptohet kush eshte : kerkuesi apo researcher apo ata qe kruajne hundet kur lexojne dicka qe nuk u pelqen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    Pėrse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores Shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?

    Pėrse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores Shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?


    Nė Elbasan, nė Sallėn e konferencave tė Prefekturės tė Elbasanit u mbajt njė Konferencė Pėrkujtimore me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Shėnjtorės sė Arbėrsisė por edhe tė Serbisė- Shėn Angjelina Arianiti vekur me 30 korrik 1520.
    Kėtė konferencė e organizoi Fondacioni mbarėkombatar `Nermin Vlora Falaski` si dhe presidentja e Fondacionit gazetarja e njohur znj. Zenepe Luku, e cila pėr herė tė parė nė Shqipėri prezantoi njė libėr tė veēantė pėr njė heroinė tė fesė sė krishterė tė Arbėrisė por edhe tė Serbisė, pėr kėtė eveniment me titull `Angjelina Arianiti-Komneni Shpirti i Shenjtė e Arbėrisė`.
    Nė kėtė eveniment morėn pjesė Prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj, Kryetari i Bashkisė sė Vlorės z. Dritan Leli, dhe mori pjesė dhe Hirėsia e tij Andoni, peshkop i Elbasanit, dhe z.Kristo Goxhi pėr minoritetet.
    Interesant mbetet fakti se KOASH nuk organizoi ndonjė pėrkujtimore pėr kėtė Shėnjtore shqiptare, madje nė kalendarin orthodox tė KOASH nuk shėnohet si shėnjtore por sipas hisrėsisė Andoni.. ėshtė shėnjtore por merret me mėnd..
    Sė dyti nė Kishat tona nuk ka ndonjė ikonė tė Shėnjtores ( por edhe aty ku ka nuk janė ekspozuar), e cila ėshtė pak e njohur nė komunitetin shqiptar orthoodoks, dhe aq mė pak nė popullin shqiptar. Pėr nga veprimtaria e saj Shnjtorja Angjelina Arianiti e ka aktivitetin religjioz dhe ndihmues ndaj tė varfėrve po aq tė madh sa edhe Nėnė Tereza, madje Shėn Angjelina ka bėrė mrekulli sė gjalli dhe sė vdekuri.
    Sot nė varrin e saj ku ėshtė lipsani nė Krushedol Serbi, pėr shkak se ushtarėt osmanė dogjėn Manastirin rreth viteve 1770, u dogj edhe trupi i saj, por ka shpėtuar vetėm dora e majtė e cila ėshtė e kspozuar nė Manastir nė tė cilin shkojnė shumė njerrėz pėr tu falur pėrveē priftėrinjve tanė orthodoksė, tė cilet flenė gjumė.
    Nuk ėshtė e rastit qė Shėnjtore Angjelina Arianit-Komneni ėshtė shėnjtore e Serbisė por edhe e Shqipėrisė, sepse ajo ashtu si Nėnė Tereza, punoi jashtė trojeve tė atdheut tė saj dheu u varros e u pėrkujtua nga populli serb, por arėsyea tjetėr ėshtė se njė pjesė e popullit serb janė arbėr tė sllavizuar ( ose siē quhen sot-shike), dhe janė ata qė e kėrkuan Angjelina Arianitin tė bėhet Shėnjtore. Kjo tregon se dikur kėta popuj bashkėpunonin kundėr njė armiku tė pėrbashkėt-osmanėve.

    Shėn Angjelina Arianiti meritonte njė perkujtim tė madh nga KOASH, por KOASH jo vetem qė nuk organizoi asnjė takim apo pėrkujtimore siē bė p.sh., pėr Shėn Kozmain, apo pėr Shėn Vladimirin, evenimenti duhej tė ishte organizuar sepse ishte njė eveniment te rralle ku nje Shenjtore orthodokse shqiptare ka 500 vjetorin e vdekjes,
    Sidoqoftė, nga turpi na shpėtoi organizimi i kėtij pervjetori nga Fondacioni i nderuar 'Nermin Vlora Falaski`. Bravo i qoftė Fondacionit dhe turp per KOASH qė nė vėnd te interesohej pėr perkujtimin e 500 vjetorit, nuk ka ne kishat e Tiranes asnje ikone te Shen Angjelines. Nė Elbasan Hiresia Andoni qė mori pjesa tha ...se kemi ikonat dhe do ti nxjerrim..... Merreni me mend se cfare patriotizma pėr Shqipėrinė ka KOASH ynė.
    Tė nderuarit drejtues tė KOASH, thone se ne e njohim si shenjtore. Aq me mire, por aq me keq qe nje shenjtore te tille te barabarte me Nene Terezen nuk e njeh mire komuniteti orthodoks , pikerisht per faj te neglizhences, apatise, miopise, dhe injorances se disa drejtuesve te KOASH.
    Verini more ikonat e Shen Angjelines ne kishat tona orthodokse ne te gjithe vėndin dhe beni nje perkujtimore dhe interesojuni te beni nje memorial.
    Sė fundmi, tė vendoset nė kalendarin orthodoks fjalėn e nderuar `Shen` pėr Angjelina Ariantin dhe respektohet nga KOASH qė edhe populli orthodoks te kuptojė se Shqiperia nuk ka njė Shenjtore katolike -Nene Terezėn por ka dy: edhe shėnjtoren orthodokse Shen Angjelina Arianiti.
    Duhej KOASH qė ta perkujtonte 500 vjetorin, por nė ffakt u pėrkujtua nga Fondacioni Nermin Vlora Fallaski. Kjo nuk ėshtė normale nga ana e KOASH.
    SHėN ANGJELINA eshte njelloj si NENE TEREZA . Te dyja e kane dhene kontributin jashte shtetit shqiptar, por eshte pak e njohur ne Shqiperi dhe jo per faj te shenjtores por per mungesė respekti nga ana e KOASH.. Nuk ka asnje ikone te Shen Angjelines.
    Pėrkujtohet ēdo 30 korrik si Shenjtore shqiptare ne Serbi por nuk eshte Shenjtore ne Shqiperi, por eshte percaktuar si Oshenare ne Kalendarin Orthodoks te KOASH dhe pėrkujtohet gjithashtu me 300 korrik..
    KOASH duhet tė mbledhė Sinodin dhe ta bejė shenjtore Angjelina Arianitin, duke zbatuar kėshtu kėrkesat e intelektualeve Orthodokse te Tiranės nėpėrmjet GIOT tė cilat i kanė shprehur nė Promemorie tė intelektualėve Orthodokse te Tiranes si njė zė i komunitetit orthodox tė gjithė Shqipėrisė, i kerkon Sinodit te KOASH te ngreje Komision per te vleresuar dhe vendosur ne Kalendarin Orthodoks te KOASH figurat klerikale orthodokse te shquara si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, tė pesė kryepeshkopet e Shqiperise nga 1923 e deri ne 1967, dhe te shenjtėroje Angjelina Arianitin dhe Heroin Kombetar -Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
    Vonesat dhe justifikimet i shėrbejne armiqve te Komunitetit orthodoks te Shqiperise dhe shqiptarėve kudo ne bote.

    priftipirro2017@gmail.com

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    30 korrik Shenjtorja Angjelina Arianiti

    SHENJTORJA E PARE SHQIPTARE

    SHEN ANGJELINA ARIANITI (1440-1520)

    (Lindur ne Kanine vdekur ne Manastirin Krushedol).

    MOTRA E DONIKA KASTRIOTIT.

    KA DITEN E EMRIT NE KALENDARIN ORTHODOKS.

    SE BASHKU ME NENE TEREZEN PERBEJNE DY

    SHENJTORET SHQIPTARE QE NDEROHEN NE

    TE DY KALENDARET KRISTIANE PERKATESISHT.

    SHPRESOJME QE KOASH TA KUJTOJE E TI BEJE

    NJE MESHE PERKUJTIMORE.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    A do ta harroje perseri KOASH-shenjtoren e pare shqiptare- ANGJELINA ARIANITIN?

    Pėrse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?

    SHKRUAR NGA PIRRO PRIFTI
    3 GUSHT 2020
    Pėrse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores shqiptare Angjelina
    Nga Nė Elbasan, nė Sallėn e konferencave tė Prefekturės tė Elbasanit u mbajt njė Konferencė Pėrkujtimore me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Shenjtores sė Arbėrisė, por edhe tė Serbisė- Shėn Angjelina Arianiti vdekur me 30 korrik 1520. Kėtė konferencė e organizoi Fondacioni mbarėkombėtar “Nermin Vlora Falaski” si dhe presidentja e fondacionit, gazetarja e njohur znj. Zenepe Luku, e cila pėr herė tė parė nė Shqipėri prezantoi njė libėr tė veēantė pėr njė heroinė tė fesė sė krishterė tė Arbėrisė, por edhe tė Serbisė, pėr kėtė eveniment me titull “Angjelina Arianiti-Komneni Shpirti i Shenjtė e Arbėrisė”. Nė kėtė eveniment morėn pjesė Prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj, kryetari i Bashkisė sė Vlorės z. Dritan Leli dhe mori pjesė dhe Hirėsia e tij Andoni, peshkop i Elbasanit, dhe z.Kristo Goxhi pėr minoritetet. Interesant mbetet fakti se KOASH nuk organizoi ndonjė pėrkujtimore pėr kėtė Shenjtore shqiptare, madje nė kalendarin ortodoks tė KOASH nuk shėnohet si shenjtore, por sipas hirėsisė Andoni ėshtė shenjtore,por merret me mend. Sė dyti nė Kishat tona nuk ka ndonjė ikonė tė Shenjtores (por edhe aty ku ka nuk janė ekspozuar), e cila ėshtė pak e njohur nė komunitetin shqiptar ortodoks, dhe aq mė pak nė popullin shqiptar. Pėr nga veprimtaria e saj Shenjtorja Angjelina Arianiti e ka aktivitetin religjioz dhe ndihmues ndaj tė varfėrve po aq tė madh sa edhe Nėnė Tereza, madje Shėn Angjelina ka bėrė mrekulli sė gjalli dhe sė vdekuri. Sot nė varrin e saj ku ėshtė lipsani nė Krushedol Serbi, pėr shkak se ushtarėt osmanė dogjėn Manastirin rreth viteve 1770, u dogj edhe trupi i saj, por ka shpėtuar vetėm dora e majtė, e cila ėshtė ekspozuar nė Manastir, nė tė cilin shkojnė shumė njerėz pėr t’u falur pėrveē priftėrinjve tanė ortodoksė, tė cilėt flenė gjumė.


    Nuk ėshtė e rastit qė Shenjtore Angjelina Arianit-Komneni ėshtė shenjtore e Serbisė, por edhe e Shqipėrisė, sepse ajo ashtu si Nėnė Tereza, punoi jashtė trojeve tė atdheut tė saj dhe u varros e u pėrkujtua nga populli serb, por arsyeja tjetėr ėshtė se njė pjesė e popullit serb janė arbėr tė sllavizuar (ose siē quhen sot-shike), dhe janė ata qė e kėrkuan Angjelina Arianitin tė bėhet Shenjtore. Kjo tregon se dikur kėta popuj bashkėpunonin kundėr njė armiku tė pėrbashkėt-osmanėve. Shėn Angjelina Arianiti meritonte njė pėrkujtim tė madh nga KOASH, por KOASH jo vetėm qė nuk organizoi asnjė takim apo pėrkujtimore siē u bė p.sh., pėr Shėn Kozmain, apo pėr Shėn Vladimirin, evenimenti duhej tė ishte organizuar sepse ishte njė eveniment i rrallė ku njė Shenjtore ortodokse shqiptare ka 500 vjetorin e vdekjes. Sidoqoftė, nga turpi na shpėtoi organizimi i kėtij pėrvjetori nga Fondacioni i nderuar “Nermin Vlora Falaski”. Bravo i qoftė fondacionit dhe turp pėr KOASH qė nė vend tė interesohej pėr pėrkujtimin e 500 vjetorit, nuk ka nė kishat e Tiranės asnjė ikonė tė Shėn Angjelinės. Nė Elbasan Hirėsia Andoni qė mori pjesa tha se kemi ikonat dhe do t’i nxjerrim. Merreni me mend se ēfarė patriotizma pėr Shqipėrinė ka KOASH ynė. Tė nderuarit drejtues tė KOASH, thonė se ne e njohim si shenjtore. Aq me mirė, por aq mė keq qė njė shenjtore tė tillė tė barabartė me Nėnė Terezėn nuk e njeh mirė komuniteti ortodoks, pikėrisht pėr faj tė neglizhencės, apatisė, miopisė dhe injorancės sė disa drejtuesve tė KOASH. Vėrini more ikonat e Shėn Angjelinės nė kishat tona ortodokse nė tė gjithė vendin dhe beėi njė pėrkujtimore dhe interesohuni tė bėni njė memorial. Sė fundmi, tė vendoset nė kalendarin ortodoks fjala e nderuar “Shėn” pėr Angjelina Ariantin dhe respektohet nga KOASH qė edhe populli ortodoks tė kuptojė se Shqipėria nuk ka njė Shenjtore katolike -Nėnė Terezėn, por ka dy: edhe shenjtoren ortodokse Shėn Angjelina Arianiti. Duhej KOASH qė ta pėrkujtonte 500 vjetorin, por nė fakt u pėrkujtua nga Fondacioni “Nermin Vlora Fallaski”. Kjo nuk ėshtė normale nga ana e KOASH. Shėn Angjelina ėshtė njėlloj si Nėnė Tereza. Tė dyja e kanė dhėnė kontributin jashtė shtetit shqiptar, por ėshtė pak e njohur nė Shqipėri dhe jo pėr faj tė shenjtores, por pėr mungesė respekti nga ana e KOASH. Nuk ka asnjė ikonė tė Shėn Angjelinės. Pėrkujtohet ēdo 30 korrik si Shenjtore shqiptare nė Serbi, por nuk ėshtė Shenjtore nė Shqipėri, por ėshtė pėrcaktuar si Oshėnare nė Kalendarin Ortodoks tė KOASH dhe pėrkujtohet gjithashtu mė 30 korrik. KOASH duhet tė mbledhė Sinodin dhe ta bėjė shenjtore Angjelina Arianitin, duke zbatuar kėshtu kėrkesat e intelektualėve ortodoksė tė Tiranės nėpėrmjet GIOT, tė cilat i kanė shprehur nė Promemorie tė intelektualėve ortodoksė tė Tiranes si njė zė i komunitetit ortodoks tė gjithė Shqipėrisė, i kėrkon Sinodit tė KOASH tė ngrejė komision pėr tė vlerėsuar dhe vendosur nė Kalendarin Ortodoks tė KOASH figurat klerikale ortodokse tė shquara si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, tė pesė kryepeshkopėt e Shqipėrisė nga 1923 e deri nė 1967 dhe tė shenjtėrojė Angjelina Arianitin dhe Heroin Kombėtar - Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Vonesat dhe justifikimet u shėrbejnė armiqve tė Komunitetit Ortodoks tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo nė botė.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2020, 03:29
  2. Shen Angjelina Arianiti-Nje Shenjtore Shqiptare
    Nga pirro10 nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2019, 05:04
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2018, 07:00
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2018, 06:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •