Note Proteste

Kunder kthimit ne Xhami te Aghia Sophia.

per dijeni

Kryeministrit Edi Rama,

Fortlumturise Anastas,

KOASH,

I Nderuar z. Kryeminister,

I Nderuar Fortlumturia Juaj Anastas,

I Nderuar KOASH,

Ne Grupi i Intelektualeve Orthodokse te Tiranes, shprwhim sot nepermjet kesaj Note Proteste indinjaten tone kunder urdherit te Presidentit turk Erdogan te kthimit te Katedrales Orthodokse Aghia Sophia, ne nje Xhami per besimin Islam.
Nuk kemi asgje kunder besimit te respekruar islam, por eshte jo normale madje rraciste perdorimin e nje kishe te besimit tjeter ne perdorim te nje besimit islam. Pavaresisht pushtimit te Kostandinopojes me 29 qershor 1453 nga perandoria osmane, kjo katedrale e besimit te krishtere u kthye ne xhami,per shume vite dhe me vone me ardhjen e demokracise ne Turqi, kjo ndertese e shkelqyer e besimit orthodoks u kthye ne nje monument kulture.
Nga viti 1931 e deri me sot Aghia Sophia num ka funksionuar si kishe por te pakten ishte monument kulture qe pasqyronte historine e 1000 viteve te Perandorise Bizantine e cila kishte kryeqytet Kostandinopojen e cila ne 1931 u quajt Stamboll.
Kete Note Proteste po ju a dergojme ju dhe KOASH, per te shprehur indinjaten, zhgenjimin ndaj qeverise turke, por edhe shprese se duke ngritur zerin tone nga nje vend i vogel si Shqiperia do te mund te pengojme kete veprim anti kulturor dhe anti orthodoks.
Kuptohet se veprimi i Presidentit Erdogan eshte nje sfide politike ndaj BE , SHBA, dhe Rusise, sepse Turqia ka aq xhami te mjaftueshme per besimtaret e vet, por kthimi i simbolit te krishte orthodoks, pra i Aghia Sophia ne nje Xhami tregon arrogance, mendjemadhesi, dhe rracizem ndaj besimit kristian, aq me teper qe Turqia sot ka nje shtet laik. Pra kuptuhet se Presidenti Erdogan e ka politizuar problemin, dhe nepermjet ketij veprimi kerkon te beje presion BE dhe SHBA.
Shpresojme qe ky veprim i pamatur te terhiqet dhe Aghia Sophia te qendroje ashtu si ka qene -nje shtepi simbol o kristianizmit dhe nje liber i historise se kaluar ku njerezit te kuptojne cka ndodhur.

Perfaqesia e
Grupit te Intelektualeve Orthodokse te Tiranes

Prof. Pirro Prifti
Ing. Ilia Cili
Ing. Ilir Cipi
Av. Edmond Petraj
Mesues. Kostandin Luci
Gazetar Pandeli Bardhi