DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?

Prekazi i Ahmet Delisë, Prekazi i Tahir e Nebih Mehës, Prekazi i Adem Jasharit, edhe ti Drenicë e Azem Galicës, e Shaban Polluzhës, Bajraktarit të Llaushës, e Mehmet Gradicës, hapi sytë se po të vriten meshkujt në prag të shtëpisë nga tradhëtarët e kriminelët!

Shkruan: Gani GECI

Ju që vratë Azem Ahmetin nga Prekazi, nipin e Ahmet Delisë, ju nuk jeni asgjë më shumë se tradhtarë, dorë e zgjatur e UDB-së dhe KGB-së, dorë që di t*i vrasë vetëm burrat e mëdhenj, nipat e familjeve më të mëdha të Drenicës dhe të Kosovës. Ju që lavdëroni Qendrën e Krimit, ju që mbroni dhe këshilloheni nga UDB-ja e Beogradit, ju që këshilloheni nga Fatosi, ju nuk keni punë më të madhe për kombin përpos të vrisni shqiptarët. Ju që kurrë nuk keni vrarë asnjë shka, as para luftës e as gjatë saj, ju që prindërit e gjyshërit tuaj i burgosën, i vranë dhe i shfarosën baballarët dhe gjyshërit tanë.
Baballarët e juaj luftuan kundër Ahmet Delisë në anën e shkijeve, baballarët e juaj luftuan kundër Mehmet Gradicës dhe Jusuf Gradicës, baballarët e gjyshërit tuaj luftuan kundër Shaban Polluzhës dhe kundër Bajraktarit të Llaushës, baballarët e juaj e vranë Sefer Haxhinë në vitin 1947, tash ju tani luftoni prapë për serbin e për rusin, luftoni kundër nipit të Ahmet Delisë.
Ju që gjatë luftës vratë Ismet Rrahmanin, drejtorin e shkollës së Açarevës. Ju që menjëherë pas luftës vratë Haki Imerin, profesorin e nderuar në tërë Kosovën. Ju që vratë drejtorin e shkollës së Qubrelit, Xhafer Behramin, së bashku me të birin. Ju që plagosët drejtorin e shkollës së Polacit, Sejdi Kocën. Ju që rrahët Ismet Veliqin. Ju që vratë Bekim Kastratin. Ju që vratë Besim Dajakun.
Ju, jo, jo, ju nuk jeni shqiptarë. Ju jeni vetëm shkije, ose gjaku juaj është i përzier me të shkaut se, ai që është shqiptar dhe ka gjak shqiptari nuk i bën këto poshtërsi e tradhti.

Edhe kush ka mbetur pa u vrarë në Drenicë?

A jeni ju ata që e vratë nipin e Shaban Polluzhës? A i vratë nipat e Bajraktarit të Llaushës? A e vratë nipin e Azem Çunit? A e vratë nipin e Shaqë Kocës? A e vratë, tash edhe nipin e Ahmet Delisë? Ju me dorën tuaj tradhtare e vratë Drenicën, i vratë shtëpitë më të mëdha, e vratë historinë e Drenicës! Por unë e di mirë se ju mësimet i keni marrë prej Stalinit, sepse edhe ai i kishte vrarë mbi 20 milionë rusë për të mbajtur mirë pushtetin. Por edhe një e di, se historia nuk shkruhet për sot, por ajo do të shkruhet për të gjitha veprat e juaja. E gjithë bota po ju shikon se me të vërtetë jeni të marrë, të pacipë, të liq, ju vrani natën, ngase nuk keni guximin për të vrarë ditën, sepse komunistët gjithmonë kanë qenë tinzarë, gjithmonë kanë qenë tradhtarë, sepse ata nuk kanë Atdhe, ata nuk kanë Fe. Komunistët kanë vetëm ideologji.
E di se ju i përngjani -17 Nëntorit- të Greqisë. E di se ju u përngjani Brigadave të Kuqe të Italisë. E di se ju u përngjani bandave të kriminelit Millosheviq? E di se ju i përngjani Sadamit. E di se ju u përngjani talibanëve. Por, ju nuk u përngjani shqiptarëve as me doke as me sjellje. Puna e juaj po tregon se ju jeni serbë. Vepra juaj po tregon se jeni qyqarë e tradhtarë. Vepra juaj nuk lidhet as me Fe, as me Atdhe, por as me Kanun.
Lexojeni, o të mjerë Kanunin, sepse edhe Kanuni të tregon se vrasja tinëz është tradhti.

Pse e vratë nipin e Ahmet Delisë?

Po pse e vratë Azem Ahmetin, o tradhtarë? Ai nuk ka qenë as kryetar Komune, por as kryetar Kosove. Por ai pas luftës ka ndërtuar nja 40 shtëpi në Prekaz me anë të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka strehuar së paku 40 familje me qëllim që fëmijët e tyre të mos vdesin nga të ftohtit. Për rindërtim i është dashur të shkojë çdo ditë te Bukoshi. Të gjithë e dimë se Begu ka respektuar shtetin e Kosovës. Po sikur të ishte Azemi afër shtëpisë së tij në çastin kur donin t*ia merrnin shpirtin me siguri se nga dheu do të dilte Ahmet Delia për t*i ndihmuar nipit, të cilin po e sulmojnë prapë një rremë komite.
O Prekazi i Ahmet Delisë! O Prekazi i Tahir e Nebih Mehës! O Prekazi i Adem Jasharit, kthjellohu, sepse t*është vrarë mashkulli tinëzisht nga dora tradhtare! Oj Drenica e Azem Galicës! Oj Drenica e Shaban Polluzhës! Oj Drenica e Bajraktarit të Llaushës! Oj Drenica e Mehmet Gradicës, kthjellohu pak se pushka e tradhtisë po kërcet në Drenicë! Kthjellohu Drenicë, kthjellohu sa nuk është vonë! Kthjellohu se kemi për detyrë të bëjmë Kosovën shtet! Kthjellohu se e kemi edhe rastin e mirë, se po e humbëm, një Zot e di se kur do të vijë herën tjetër. A thua Azem Ahmeti duhej të vritej vetëm pse ishte nipi i Ahmet Delisë, tani kur po përgatitet përkujtimi i 100-vjetorit të rënies së Tij. Dhe për nderë të këtij 100-vjetori ju ia vratë nipin duke dashur që t*ia dërgoni porosinë Ahmet Delisë se edhe pas 100 vjetëve dora e tradhtisë vepron në Drenicë!

Bota Sot, 20 mars 2003