Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni Kundër apo Pro legalizimit të kanabisit në Shqipëri

Votues
2. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Kundër

    2 100.00%
  • Pro

    0 0%
  • Abstenim

    0 0%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #-19
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?

    A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?

    Nga Inva Hasanaliaj - 15 Maj, 2020

    Legalizmi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri për përdorim mjekësor zuri vend të gjerë në debatin politik e publik, ndërkohë që Shqipëria ende është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së Covid-19. Nga ana tjetër vihet re se asnjë nga politikanët mbështetës të kësaj nisme nuk ka artikuluar ndonjë argument për nevojat farmaceutike të vendit për këtë lëndë. Ekspertë të mjekësisë dhe nga komuniteti i biznesit, ndërkohë paralajmërojnë se legalizimi i kanabisit mund të kthehet në kundërproduktiv.

    Në një komunikim me gazetarët në 12/05/2020 kryeministri Rama deklaroi se pas vënies në kontroll të trafikimit të kanabisit, është koha që të legalizohet për arsye mjekësore gjë e cila është bërë dhe po bëhet në të gjithë vendet e zhvilluara.

    https://a2news.com/2020/05/12/legalizimi-i-kanabisit-mjekesor-rama-trend-boteror-do-ta-kalojme-kete-sesion-parlamentar/

    Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deklaroi në Kuvend në 14 Maj 2020 se në vendin tonë nuk do të ketë legalizim kanabisi, por përdorim të tij vetëm për arsye mjekësore.

    https://a2news.com/2020/05/14/balla-kanabisi-kulture-bujqesore-do-te-perdoret-vetem-per-arsye-mjekesore/

    E kam dëgjuar shpesh të përdoret keq fraza legalizim kanabisi. Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri, por ajo që duam është të hulumtojmë praktikat më të mira se si kjo kulturë bujqësore krijon një cikël të ri ekonomik. E kemi përdorur gjithmonë në vendin tonë kërpin dhe vajin e tij. Përdorimi do të jetë vetëm për arsye mjekësore”- tha Balla.

    Përfaqësues të shumicës parlamentare, që ka marrë këtë nismë argumentojnë se prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore, sjell fitime deri në disa qindra milionë euro. Deri më sot vetë politikanët që mbështesin këtë nismë nuk kanë artikuluar, të paktën publikisht ndonjë argument apo studim mbi të cilin bazohen nevojat farmaceutike për kanabis mjekësor në Shqipëri.

    Nga një kërkim në internet gjetëm një listë sëmundjesh që kuron kanabisi mjekësor bazuar në rezultatet e studimeve të Departamentit Kërkimor të Shëndetësisë në SHBA.

    1.HIV/AIDS

    2.Alzheimer

    3.Artriti

    4.Astma

    5.Kanceri

    6.Dhimbjet kronike

    7.Sëmundjet e zorrëve

    8.Epilepsia

    9.Glaukoma

    10.Skleroza multiple

    Nga ana tjetër një raport i INSTAT për shkaqet e vdekshmërisë në vendin tonë rendit sëmundje të tjera, përveç atyre tumorale, ku kryesojnë me shifra të larta sëmundjet e qarkullimit të gjakut:

    Emri:  R1instat.png

Shikime: 1747

Madhësia:  26.1 KB

    Profesor Doktor Zihni Sulaj shef i shërbimit të toksikologjisë në QSUT e sheh me rezerva këtë nismë dhe shprehet se trajtimi me këtë lëndë nuk duhet parë si shpëtimtari përfundimtar.

    “Kanabisi mjekësor është një alternativë e guximshme, një alternativë e përshtatshme për trajtim, por duhet thënë që nuk është shpëtimtari. Problemi kanabisit është edhe një problem ekonomik me sa shtrohet tani në stadin ku jemi. Sigurisht aplikimi për qëllime mjekësore ka edhe kostot ekonomike që mundet t’ia vlejë për kultivim, por sigurisht ka një problem të madh për miradministrimin. Keqadministrimi farmaceutik mund të çojë në shtimin e numrit të përdoruesve, nga përdorues që nuk u takon në moshat adoleshente, por mund të shtojë riskun për një treg paralel të tregut të zi të kanabisit”- deklaroi Zihni Sula.

    https://top-channel.tv/2020/05/13/kanabisi-mjekesor-dr-zihni-sula-alternative-e-guximshme-por-shume-kujdes/

    Shqetësimi i ekspertit për keqadministrim farmaceutik të kanabisit ilustrohet edhe nga shifrat në rritje të përdoruesve të kësaj lënde gjatë viteve të fundit.

    Sipas të dhënave nga Shërbimi i toksikologjisë për vitin 2018 në këtë institucion janë paraqitur 900 pacientë që kanë kërkuar ndihmë, ndërsa për 2019-n ky numër ka arritur në 1056 shifër e cila nuk përfshin përdoruesit e padeklaruar.

    Të dhënat nga Toksikologjia.

    Emri:  toksikologjia.png

Shikime: 3732

Madhësia:  10.7 KB

    Në këtë raport konfirmohet se lloji i substancës me të cilën është abuzuar më së shumti është kanabisi.

    Emri:  shifra.png

Shikime: 3328

Madhësia:  23.6 KB

    Përtej aspektit mjekësor, por edhe atij social legalizimi i kanabisit ka zëra kundër edhe nga komuniteti i biznesit. Në një intervistë kreu i konfindustrisë, Gjergj Buxhuku përveç rrezikimit të procesit të integrimit në BE, e sheh jo produktiv në aspektin ekonomik legalizimin e kanabisit, ndryshe nga pritshëmritë e maxhorancës:

    “Në kushte të formalizimit, çmimi do ishte shumë më I ulët dhe seriozisht do vihej në pikëpyetje leverdia ekonomike e prodhimit dhe e përpunimit të kanabisit. Shto këtu edhe goditjen e bujqësisë shqiptare, duke rrezikuar kthimin në monokulturën e kanabisit” -thotë Buxhuku.

    https://www.pressreader.com/albania/panorama-albania/20200515/281775631344983

    Marrë nga faktoje.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 18-06-2020 më 17:06

  2. #-18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?

    Nuk e kemi luksin e shteteve te BE qe te menaxhohet mire kjo pjese dhe aq me pak ne Shqiperi ku si funksionon menyrat e droges.

  3. #-17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Për: A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?

    Është hapur edhe një sondazh e sigurisht gjithsecili është i lirë të komentoj mbi temën në fjalë dhe arsyen e votës së tij në lidhje me këtë çështje.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #-16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?

    Problemi me madhor me kanabisin si aplikacion ne mjekesi eshte vartesia.
    Pacienti do marre nje here kanabis,pastaj do kerkoje perseri dhe perseri
    dhe do jete i varur nga kanabisi.
    Kanabisi nuk sheron,duhet hiqet nga koka ai koncept qe kanabisi futet ne mjekesi
    si ilac.Kanabisi nuk eshte ilac,por thjesht perdoret per te manaxhuar dhimbjen,mbajtur dhimbjet e pacientit ne
    minimum,lehtesuar dhimbjet e pacientit vetem kaq.Kanabisi ne mjekesi nuk sheron sepse nuk eshte ilac,vetem zvogelon dhimbjen.
    Nje alternative ku duhet investuar nga shteti eshte ngritja e institucioneve shendetsore te specializuara per terapi fizike,ku personeli
    mjekesor trajton pacientet me procedura ushtrimi dhe stervitje per te nxitur mobilitetin e pacientit luftuar semundjet dhe minimizuar
    dhimbjet,psh dhimbjet kronike te mesit(back pain) artritis etj mund te manaxhohen me stervitje fizike,trupi djeg kalori gjate stervitjes kjo kalori eshte energji
    qe ngroh muskujt,qeteson nervat ne komplet trupin dhe minimizon deri ne zero dhimbjet.
    Perdorimi per nje kohe relativisht te gjate i kanabisit si qetsus dhimbjesh ne mjekesi mund te krijoje pasoja shume negative
    demtoje inde organe ne trup.
    Institucionet shendetsore ne Shqiperi duhet te botojne fletushka informacioni apo japin informacion ne TV qe kanabis te perdoret nga qytetaret me pergjegjsi qe do te thote
    tu behet e qarte qytetareve qe perdorin kanabis se sa eshte doza ne gram qe te rrezikon jeten,ose sa kanabis ne dite konsumim mund te shkaktoje humbje te ndjenjave,vdekje.
    Eshte shume e rendesishme te edukohet publiku dhe behet i vetedijshem se ku jane kufijt e rrezikut ne perdorimin e kanabisit.
    Nqs publiku ska informacion kjo do te thote qe publiku eshte injorant dhe nga injoranca shume perdorues do perfundojne te urgjenca ne spital, ose vdesin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #-15

    Për: A është legalizimi i kanabisit i domosdoshëm për qëllime mjekësore?


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •