Amri dhe Erna

Nė vitet pesėdhjetė, qendra e tė internuarve nė Tepelenė mishėronte tiparet mė karakteristike tė njė kampi shfarosjeje, veēanėrisht pėr tė miturit dhe tė moshuarit. Ata vite zie buke pėr mbarė Shqipėrinė, atje pėrjetoheshin me vėshtirėsi tė shumėfishuara nga faktorė tė tjerė. Familjet e tė arratisurve politikė flakeshin pa asnjė lloj pėrgjegjėsie nė atė ferr telash me gjemba, ku mbijetesa i besohej rastėsisė.
Pozicioni gjeografik i vendit, ku ishin ngritur kapanonėt-haure prej dėrrasash tė vjetra, ishte zgjedhur nė shėrbim tė sė keqes. Gjatė vjeshtės dhe dimrit nga gryka e lumit pranė frynte njė erė e acartė, e cila ndikonte ndjeshėm nė uljen e temperaturės sė asaj zone tė rrethuar nga malet.
Dėrrasat e vjetra gjithė vrima gozhdėsh tė shkulura, me tė cilat ishin ndėrtuar krevatet kolektivė tip dyshemeje me dy kate, zhvillonin tartabiqen (ēimkėn) si njė parcelė e rendimentit tė lartė. Ky parazit grykės nuk ngopej sė thithuri gjakun e tė internuarve anemikė duke u vrarė gjumin, vetėm gjatė tė cilit ata mund ta harronin pėrkohėsisht mjerimin qė pėrjetonin.
Uji i ftohtė e shumė gėrryes i intensifikonte mė tej krizat e zisė sė bukės. Tė pushtuar organikisht prej njė urie kronike, fėmijėt e kampit tė Tepelenės pėr ēdo mbrėmje qanin me dėnesė, derisa i zinte gjumi prej drobitjes. Pėr t’i dhėnė fund kėtij kori tė pėrvajshėm, policia urdhėroi dy tė rinj tė internuar tė maskoheshin me njė rrobė nė kokė e t’i trembnin fėmijėt me gjeste kanosėse. Mirėpo pasojat e kėtij veprimi qenė fatale qysh natėn e parė. Tre fėmijė, tė lebetitur nga frika, u sėmurėn rėndė. Njėri prej tyre vdiq. Pas kėsaj drame, fėmijėt u lanė tė lirė ta shfrenin lirisht sikletin e urisė kronike.
Ndėrkohė vdekshmėria mes tė miturve mori pėrmasa shqetėsuese edhe pėr vetė regjimin mizor, qė i flijonte pa shkak. Me njė vendim qeveritar, fėmijėt nėn moshėn 12 vjeē mund tė liroheshin nga internimi, nėse njė i afėrt i tyre nė jetėn e lirė dilte garant pėr ta, nė mungesė tė prindėrve. Pėr shkak tė luftės sė klasave edhe brenda fisit, nuk qenė tė shumtė fėmijėt qė u shpėtuan telave me gjemba nė ata vite tmerri.
Baza ushqimore e tė internuarve ishte bollguri i prishur nėpėr magazinat e ushtrisė, i cili nuk pėrdorej mė prej saj, mbasi ishte plot me miza tė vogla e krimba. Jepeshin gjithashtu 400 gramė bukė misri nė ditė pėr pleqtė e fėmijėt dhe 600 gramė pėr tė internuarit qė shkonin nė punė tė detyruar.
Bollguri i zier nė kazan tė pėrbashkėt, me kripė e pa vaj, u ndahej tė internuarve dy herė nė ditė: nė mėngjes dhe nė darkė. Dyndja e kėtyre fatkeqėve tė uritur nė ekstrem e bėnte tė pamundur ndarjen e bollgurit pa pjesėmarrjen e policisė sė vrazhdė tė kampit. Policėt bėrtisnin, shtynin, godisnin pa mėshirė, por rregulli ishte i vėshtirė tė mbahej. Asgjė nuk mund ta ndalė nė luftėn pėr mbijetesė njė qenie tė kėrcėnuar nga fikja organike, pėr shkak tė stomakut tė boshatisur nė vazhdimėsi. Pamja e rrėqethshme e dyndjes sė tė uriturve drejt kazanit me gjellėn bajate, qė nxirrte avull, ishte ilustrimi mė i mirė i konstatimit tė Hygoit si ekspert i mjerimit : Mbi popujt, mbretėrit ; mbi mbretėrit, lufta ; mbi luftėn, uria.
Askujt nuk i binte ndėrmend ta pastronte pjatėn mjerane tė aluminit me supėn e bollgurit, mbi tė cilin lundronin krimba e miza. Askush nuk e mposhtte dot tundimin pėr ta rrufitur sa mė parė pėrmbajtjen banale tė pjatės sė aluminit gjithė pore tė zeza, qė shtrėngonte nė duart e dridhura, edhe kur supa ishte ende e nxehtė. Madje pėrdorimi i lugės ishte luks i tepėrt nė ato rrethana, ku ēdo i internuar kishte nė dorė diēka tė pamjaftueshme pėr tė ngrėnė vetėm dy herė nė 24 orė.
Tė sakrifikuarat e mėdha tė kėtij ferri tokėsor ishin nėnat me fėmijė. Ndonėse punonin gjithė ditėn, pėr tė transportuar dru me krahė nga pylli matanė lumit, ato ishin tė detyruara tė kursenin diēka nga racioni i tyre i dobėt prej 600 gramėve bukė misri tė premtuara (nė fakt nuk jepeshin kurrė 600 gramė), pėr t’ua dhėnė fėmijėve tė tyre nė mbrėmje, kur nuk i zinte gjumi me barkun bosh. Natyrisht, vuajtjes sė madhe fizike tė kėtyre nėnave heroike u shtohej edhe dhembja e mprehtė shpirtėrore, duke parė fėmijėt e tyre t'ua rrėmbente uria nga krahėt.
Njė natė me stuhi tė janarit 1953, njė nėnė trimėreshė krutane arriti tė arratisej prej kampit, sė bashku me djalin 14 vjeēar. Tė bllokuar pėr shkak tė dėborės, ata u kapėn natėn tjetėr prej forcave tė ndjekjes. Me urdhėr tė DPB tė Tepelenės, komanda e kampit vendosi t’iu bėnte njė linēim shembullor para tė internuarve nėnės me djalin adoleshent. Tė dyve ua kishin prangosur duart pas shpine. Para se tė nisnin ndėshkimin e tyre fizik, policėt lidhėn me njė copė litar rreth njė metėr tė gjatė prangat e nėnės me ato tė tė birit. Goditjet me shkop fillimisht nuk qenė me egėrsinė e zakonshme. Spektakli i kobshėm duhej tė zgjaste para syve tė ndezur tė pėrfaqėsuesve tė DPB dhe tė oficerėve tė komandės sė kampit.
Ndonėse goditjet mbi nėnėn nuk vonuan tė forcoheshin, ajo shtrėngonte dhėmbėt, pa nxjerrė asnjė tingull nga goja. Ndėrsa djali, i traumatizuar nga ē’po ndodhte nė sy tė tė internuarve dhe oficerėve e policėve tė shumtė, nuk rezistoi dot gjatė. Nė ēdo goditje, ai rėnkonte dhe pėrpiqej tė bėhej kruspull. Njė shkop nė kėrci i krijoi shumė dhimbje dhe djali klithi «oh, naaanė!».
Nėna stoike vazhdonte t’i duronte pa nxjerrė zė shkopinjtė e fortė, qė tashmė i kishin grisur vende-vende bluzėn. Pėr tė mos ta shqepur gojėn e t’iu bėnte qejfin uniformave tė terrorit, ajo kishte kafshuar aq fort buzėn e poshtme, saqė po i rridhte gjak prej saj. Por ajo ishte nėnė dhe, si e tillė, mund tė pėrballonte me guxim goditjet fizike, por jo sėmbimin e zemrės. Duke dėgjuar thirrjen e djalit nė siklet, zėri i saj doli si njė rėnkim i mbytur: «biiir !». Ajo u hodh me trup mbi djalin, pėr ta mbrojtur nga goditjet e mėtejshme.
— Largojeni bushtrėn e tėrbuar!, urdhėroi nėnkryetari i DPB qė ishte i pranishėm.
Goditjet mbi nėnėn u intensifikuan, ndėrsa njėri prej policėve e kapi fort tek tė dy shpatullat, pėr ta shkėputur prej tė birit. Mirėpo dhėmbėt e saj kishin mbėrthyer me tė gjithė forcėn, qė ēliron organizmi i nėnės nė ēastin e njė dhimbjeje tė mprehtė shpirtėrore, jakėn e xhaketės sė djalit dhe nuk shkėputej prej saj.
— Qėrojeni! ulėriti nėnkryetari i DPB, i shpėrfytyruar.
Njė shkop i fortė nė kokė e lau nė gjak fytyrėn e nėnės trimėreshė, qė rėnkoi mbyturazi me dhėmbėt tė fiksuar tek jaka e tė birit.
Turma e tė internuarve i ktheu krahėt spektaklit makabėr dhe, pa urdhėr, u drejtua pėr tek kapanonėt. Pranė viktimės mbetėn vetėm xhelatėt e pėrgatitur pėr krimin nė inkubatorėt ideologjikė tė partisė.
*
Nuk vonoi shumė dhe kampin e kapi epidemia e skorbutit. Shumica e tė internuarve mezi e shikonin rrugėn edhe nė mes tė ditės, ndėrsa kur perėndonte dielli duhej t’i mbante dikush pėr krahu gjatė ecjes. Kjo gjendje e vuri nė pozitė tė vėshtirė policinė e kampit, sepse nuk mund tė zbatoheshin dot veprimet e parashikuara nė rregulloren e brendshme me njerėz qė nuk shikonin nga sytė. Tė internuarit e sėmurė nuk arrinin tė rreshtoheshin.
Komanda e kampit dha alarmin nė M P tė Brendshme pėr pamundėsinė e ushtrimit tė disiplinės sė rreptė qė kėrkohej. Pėr shėndetin e kėrcėnuar seriozisht tė tė internuarve ata nuk mbanin asnjė lloj pėrgjegjėsie. Humbja e jetės sė njė tė internuari nuk kushtonte mė tepėr se fleta e letrės, ku pėrshkruheshin pėrmbledhtas rrethanat e vdekjes, natyrisht tė manipuluara. Shėndeti i armikut tė klasės pėrfaqėsonte forcėn e sė keqes pėr ta. MPB dėrgoi dy kamionė me qepė nė kamp, tė cilat ua shpėrndanė tė sėmurėve mė rėndė.
Kur gjendja e mjeruar e tė internuarve kishte mbėrritur pikun e saj, MP tė Brendshme ēoi nė kampin e Tepelenės dy femra gjermane tė zėna rob gjatė viteve tė luftės. Ato quheshin Amri dhe Erna. E para ishte mjeke, tjetra inxhiniere topografie. Komanda e kampit i sistemoi dy intelektualet gjermane nė kapanonėt e vjetėr, bashkė me familjet shqiptare. Meqenėse ishin tė reja e tė forta fizikisht, policia i detyroi tė shkonin nė punė me gratė e internuara shqiptare, tė cilat prisnin e transportonin dru me krahė matanė lumit, njė orė rrugė larg prej kampit. Drutė pėrdoreshin pėr tu ngrohur oficerėt e komandės sė kampit dhe pėr kuzhinėn.
Dy gjermanet vuajtėn shumė pėr tė mėsuar tė prisnin dru me sėpatė e t’i transportonin ato tė ngarkuara nė krahė me litar. Duart e tyre tė buta u mbushėn gjithė flluska e u gjakosėn, por ato nuk ankoheshin. Me kalimin e kohės, njė shtresė kalloje i pasoi flluskat dhe gjermanet filluan tė mėsoheshin me punėn e rėndė fizike.
Ato e njihnin mirė gjuhėn italiane dhe komunikonin me njė tė internuar shqiptare me emrin Afėrdita, e cila gjithashtu dinte tė fliste italisht. Amri dhe Erna u tronditėn nga gjendja e mjeruar e kampit. Veēanėrisht keqtrajtimi i fėmijėve dhe i pleqve prej policisė ishte mizor pėr mendimin e tyre.
— Ėshtė pėr tu habitur – shprehej Amri – qė autoritetet shqiptare dėnojnė keqtrajtimin qė u ėshtė bėrė tė internuarve gjatė viteve tė luftės nė kampet gjermane tė pėrqendrimit, ndėrsa vetė trajtojnė nė mėnyrė kaq tė pamėshirshme popullin e tyre, nė kushte paqeje. Nė kampet gjermane nuk gjeje kurrė fėmijė si kėtu dhe as gjermanė tė internuar, veē tė huaj. Nuk dua tė justifikoj atė qė ka ndodhur atje, por ėshtė vėrtet e tmerrshme tė trajtosh popullin tėnd me kėtė valė urrejtjeje nė rritje. Askush nuk ka tė drejtė morale tė ankohet prej keqtrajtimit tė tė huajit, kur ushtron vetė terror mbi popullin e tij.
Kur Afėrdita ia hidhte fjalėn pėr vuajtjet e tyre nė kampin e Tepelenės, Amri i pėrgjigjej:
— Ne presim ēdo lloj keqtrajtimi prej komunistėve shqiptarė, mbasi kemi shėrbyer nė radhėt e ushtrisė pushtuese gjermane. Gjersa ata torturojnė pa pikė mėshire fėmijė e pleq shqiptarė tė pafajshėm, ē’mund tė presim ne prej tyre?
Dy gjermanet vuajtėn shumė pėr tė mėsuar tė transportonin dru ngarkuar me litar. Mirėpo falė fizikut tė tyre tė fortė dhe vullnetit shembullor pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė, me kohė ato arritėn tė bėnin punėn e tyre tė detyruar dhe, nė raste tė veēanta, tė ndihmonin edhe tė internuarat shqiptare. Pėr tė kaluar lumin nuk kishte urė. Gratė e internuara zbatheshin si nė vajtje edhe nė ardhje, ndėrsa policėt i nxisnin tė ecnin sa mė shpejt duke kaluar lumin.
Njė ditė, kur ato mbėrritėn tek bregu i lumit tė ngarkuara me dru, uji kishte filluar tė turbullohej, mbasi kishte rėnė shi gjithė paraditen. Tė frikėsuara prej ujit tė turbullt, tė internuarat po ngurronin tė futeshin nė lumė. Policėt filluan t’i shtynin e t’i kėrcėnonin, sepse vesonte dhe ata donin tė ktheheshin shpejt nė kamp. Tė detyruara prej dhunės policore, ato zbatuan urdhrin tė kapura dorė pėr dorė. Njė e internuar shtatpakėt, e cila ishte e bindur qė nuk e kapėrcente dot lumin me barrėn e druve nė shpinė, iu lut policėve t’i bėnin njė lėshim:
— Mė lejoni, ju lutem, ta pėrgjysmoj barrėn e druve dhe ta kaloj dy herė lumin. Nuk i ngre dot njėherėsh drutė, se edhe uji po shtohet. Mos mė detyroni tė mbytem, nė besoni Zotin.
— Nuk ka Zot, jo, por edhe sikur tė kishte, ai do tė bėhej me ne e jo me ju tė vdekurit. Prandaj, lere Zotin e futu nė ujė.
Me kėto fjalė, polici e shtyu fort tė internuarėn drejt lumit. Ajo u lėkund nėn barrėn e druve, iu morėn kėmbėt dhe ra nė ujė duke rėnkuar. Me drutė pėrsipėr, trupi i saj u fundos.
Tė dy gjermanet, qė ishin vetėm dy metra larg saj, u sulėn pėr ta ndihmuar. E ngritėn rrėmbimthi prej ujit dhe ia shkarkuan drutė. Me ndihmėn e shoqes sė saj, Erna i hodhi pėrmbi barrėn e vet drutė e lidhura me litar tė sė internuarės shqiptare. Kjo kishte plagosur kėmbėn dhe ēalonte, tek po pėrpiqej tė kalonte lumin pa ngarkesė. Amri e kapi pėr krahu dhe e ndihmoi tė dilte nė bregun tjetėr.
Edhe pasi kaloi lumin, Erna nuk pranoi t’ia jepte barrėn e druve tė internuarės shqiptare, e cila po dridhej prej tė ftohtit dhe dhimbjes sė kėmbės. Qysh prej asaj dite, tė dy gjermanet, me t’iu afruar lumit, e shkarkonin shpejt e shpejt shqiptaren shėndetligė dhe nuk e linin tė hynte nė ujė e ngarkuar. Policėve u tėrhoqi vėmendjen ky gjest fisnik i gjermaneve dhe ēdo herė qė i afroheshin buzės sė lumit ironizonin:
— Armiqtė e komunizmit e njohin nė erė njėri-tjetrin dhe bėjnė aleancė mes tyre.
Amri dhe Erna i shprehnin indinjatėn Afėrditės, pėr sjelljen e shėmtuar tė policėve:
— Ju tė gjitha jeni nėna shqiptare. Mjafton tė kujtojnė vetėm kėtė fakt dhe policėve duhet t’iu dridhet dora, para se ta ngrenė mbi ju. Po ata vetė kush i ka lindur, nėna apo ideologjia qė i paska tjetėrsuar? Njė shoqėri qė keqtrajton nėnėn gjymton tė ardhmen e saj.
Mė 1956, Amri dhe Erna u riatdhesuan. Nė prag tė ndarjes pėrfundimtare, ato u takuan pėrmallshėm me tė internuarat shqiptare, me tė cilat kishin punuar e vuajtur sė bashku. Dy gjermanet morėn shėnim emrat e disa prej bashkėshortėve tė arratisur tė tė internuarave shqiptare, tė cilat nuk kishin asnjė lajm pėr fatin e njerėzve tė tyre. Ato premtuan se, nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, do tė pėrpiqeshin t’iu siguronin korrespondencė me tė afėrmit e arratisur.
Vetėm tre muaj pas riatdhesimit tė Amrit dhe Ernės, nė kampin e Tepelenės mbėrritėn letrat e para prej familjarėve tė arratisur tė disa prej tė internuarave.