Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    “Trafiku i arabëve”, Pj.1 – Qindra kompani fantazëm në Shqipëri,



    “Trafiku i arabëve”, Pj.1 – Qindra kompani fantazëm në Shqipëri, nga investitorë të rremë– Top Story

    Emisioni investigativ Top Story për herë të parë zbërthen trafikun e klandestinëve arabë, të cilët përdorin Shqipërinë si trampolinë për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    E gjithë procedura nis me krijimin e qindra kompanive fantazëm në Tiranë, ku shtetas të ndryshëm arabë mbërrijnë këtu si investitorë të rëndësishëm. Çdo arab paguan deri në 5 mijë euro tek sekserët shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me drejtues të Policisë së Shtetit, i sigurojnë edhe lejet e qëndrimit.

    Pas mbërritjes në Shqipëri, arabët përdorin mënyra të ndryshme për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sërish kundrejt rryshfetit ata paguajnë deri në 3500 euro për të udhëtuar me skaf drejt Italisë.

    Nëpërmjet dëshmive dhe filmimimeve, janë zbuluar 3 zona në Tiranë, ku sekserë të ndryshëm ofrojnë trafikimin e arabëve drejt Italisë.

    Pjesa e parë e dokumentarit që do të shfaqet sonte në mbrëmje, do të ekspozojë sesa lehtë është të mbërrijnë arabët në Shqipëri, si krijohen kompanitë fantazëm dhe kush i garanton udhëtimin drejt Italisë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    https://www.youtube.com/watch?v=Gl-W8NgElSM



    “Trafiku i Arabëve”, Pj.2 - Zbërthehet përfshirja e drejtuesëve të lartë të Policisë - Top Story

    Në këtë dokumentar, Top Story transmeton pjesën e dytë të dokumentarit mbi trafikun e arabëve në Shqipëri. Fakte të reja dalin në dritë që implikojnë në këtë trafik edhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.

    Një investigim i thelluar nxjerr në dritë fakte të reja se si abuzohet në drejtorinë e policisë kufitare dhe të emigracionit me lejen e qëndrimit në vendin tonë. Përmes dokumenteve dhe videove ekskluzive “Top Story” tregon se si pas trafikantëve të rëndomtë qëndrojnë familjarë të zyrtarëve të lartë të policisë. Ata janë në fakt grosistët e këtij tregu që komandojnë nga lart të gjithë trafikantët e tjerë.

    Video që dëshmojnë se si familjarët e zyrtarëve të policisë, bëjnë marketing ndërkombëtar. Ata reklamojnë veten dhe hyjnë në pazare të pista madje edhe me ambasadorë të shteteve arabe. E gjitha kjo vetëm për të fituar sa më shumë klientë. Ata i sjellin në Shqipëri duke iu hapur biznese fantazmë dhe më pas i përcjellin drejtë Evropës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 03-06-2020 më 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •