Pa u pėrzjerė me klithmat pėr ti hequr nėnshtetėsinė historianit Milo, dhe pa pėrdorur fjalė ofenduese ndaj kėtij Historiani tė respektuar, mund tė paraqes nė kėtė shkrim se pėrse Gjergj Kastrioti –Skėnderbeu ishte Arbėr-Epirot, tė cilėn e kanė konfirmuar Historianė tė mėdhenj pėrfshi tė Madhin Fan Noli i cili pėr mendimin tim mbetet mė i sakti nė librin e tij Historia e Skėnderbeut- me tė cilėn mbrojti doktoraturėn e tij nė Boston Massachussets nė vitin 1950, por edheJohan Philip Fallmayer,1860, Marin Barleti, 1505, Antivarino Venecie, 1430, etj,etj.
Pėrse historian Paskal Milo, ka shkruar sipas gazetės Tema nė pėrvjetorin e 613 tė vdekjes sė tij mė 17 janar 2020, dhe i ėshtė pėrgjigjur Parid Turdiu me egersi nė shkrimin e gazetės Tema tė dt. 28 Maj 2020, se.. `Skenderbeu ishte sllav dhe luftoi pėr kristianizmin por jo pėr Shqipėrinė`?
Nė tė dy argumentat nėse Historiani Paskal Milo ka pohuar kėto dy element se ishte sllav dhe se luftoi vetėm pėr Kristianzmin dhe jo pėr Atdheun atėhere, Historiani Milo gabohet me thes.
Pėrse?
Ka tė dhėna historike tė sigurta tė cilėt i kanė pranuar edhe sllavet serbėt tė cilėt kanė veēuar varret e babit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeu vdekur me 15 maj 1437,, djemve tė tij Reposh Kastrioti vdekur me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur me 144-?, tė varrosur nė kullėn e Shėn Gjergjit qė ėshtė quajtur nga vetė serbėt `Pirgu Arbanas ose `Arbanskij Pirg`, vėnd i cili edhe sot e kėsaj ditė ėshtė lėnė nė harresė nga KOASH-i ynė pavarėsisht kėrkesave tė komunitetit orthodoks shqiptar nėprmjet Promemories sė famshme tė tyre nė 2018, por dhe nga qeveritė shqiptare, tė cilat nuk kanė ndėrhyrė pėr ta mirėmbajtur.
Dihet se Adelfati i nėnėshkruar nė vitin 1426 nga tė katėr bijtė e Gjon Kastrioti qė ndryshe quhej nga populli Gjon Dibrani: Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, dhe nga i jati Gjon Kastrioti me kundėrfirmėn e Murgut tė Hilandarit Afanas, nė tė cilėn Manastiri i lejon njė vėnd nė Kullun e ShėnGjergjit Manastiri Hilandar pėr pleqėri pėr pėr varrosje, nė kėmbim tė dy fshtarave tė Pollogurt afėr Gostivarit, Radostusha dhe Trebishta, pėrfshi dhe Kishėn e Shėn Marisė tė kėtyre fshtrave dhe 60 florinj shtesė.
Gjithashtu adelfati ėshtė rinėnėshkruar nė vitin 1430 por pa firmėn e Stanishės tė jatit tė Hamza Kastriotit sepse Stanisha ishte bėrė mysliman dhe Manastiri nuk e pranoi firmėn e tij. Ky ėshtė argumenti i parė shterrues qė flet kundėr lajthitjes sė Paskal Milos.
Argumenti i dytė se pėrse bijtė e Gjonit kishin emra sllavė mund ti pėrgjigjėm pėrsėri me njė pyetje shterruese> pėėse fėmijėt shqiptarė sot nė kohėn e dominimit anglo-amerikan kanė emra amerikanė dhe englezė? pėrse fėmijėt shqiptarė kishin emra myslimanė nė kohėn e Perandorisė osmane? Pėrse fėmijet e Arbėrisė dhe Epirit kishin emra sipas pėrkatėsisė fetare? Pra nė kohėn e Gjon Kastrioti Arbėria dhe Epiri sapo kishin dalė nga zgjedhe e Mbretėrisė Serbė dhe sė dyti familjet princėrore trė arbėrisė dhe Epirit bėnin krushqi me familje princėrore tė sllavėve dhe bizantit dhe tė italisė, nuk do martoheshin ato mė tė varfėr. Po kėshtu pyetja ėshtė pėrse Ahmet Zogu mori grua nga njė familje ehuaj me gjak blu? Pra po ti analizosh kėto argumenta e gjen pėrgjigjen se pėrse fėmijėt e Gjon Kastrioti kishin emra sllavė.
Argumenti i tretė, pėrse Gjergj Kastrioti luftoi pėr Kristianizmin por edhe pėr atdheun dhe Familjen e tij? Fjalėt e historianit Milo se Gjergj Kastrioti luftoj dhe mbrojti vetėm kristianizmin nuk janė tė sakta. Nuk janė tė sakta sepse vetė historia e luftės dhe e jetės sė Heroit Kombėtar tregon se ai luftoi dhėmb pėr dhėmb pėr tė mbrojtur pronat jo vetėm tė proncipatės sė tij por pėr tė gjithė Arbėrisė dhe Epirit, dhe kjo faktohet nga numri i madh i luftėtarėve si nga juugu ashtu dhe nga Veriu.
Argumenti i Historianit Milo bazohet nė dekoratėn qė i dha Papa Klementi i Romės `Atlet i Krishtit`, njė Dekoratė qė u jepet kristianėve jo-katolikė dhe kėtė e dha sepse Gjergj Kastrioti jo vetėm pėrballoi furtunėn osmanė pėr 25 vjet por ishte i gatshėm tė bėhej kryekomandant i forcave perėndimore pėr tė luftuar osmanet, gjė qė dėshtoi sepse Papa i mėparshėm vdiq papritur. Sidoqoftė argumenti mė i fortė janė Dy Beslidhjet e Lezhės tė cilat ishin beslidhje pėr tė mbrojtur tokat drejtpėrsėdrejti dhe indirekt edhe Religionin e Arbėrisė dhe tė Epirit, pra nė plan tė parė doli mbrojtja e tokave ku banonin Epirotė dhe Arbėr.
Argumenti i Katėrt pėrse Gjergj Kastrioti nuk ishte sllav apo serb, por ishte Arbėr&Epirot?
Kėtij argumenti djallėzor do ti pėrgjigjem me shkrimin qė kam realizuar dy vjet mė parė ``Pėrse Vojsava Tribalda – Nėna e Skėnderbeut ishte me origjinė Arbėr``,,. Kjo spjegohet me dy argumente thelbėsore ashtu siē e pėrmėnda dhe mė lart. Sė pari , rangu u familjeve princėrore tė Arbėrit por edhe i familjeve tė tjera tė Ballkanit dhe Europės , gjithmonė bėnte krushqi me tė njėjtin rang. Pėr pasojė familjet princėrore tė Arbėrit kanė bėrė krushqi me serbėt, me bullgarėt, me bizantinėt, me familjet princėrore italiane, dhe jo me familje tė varfėra, sepse kėshtu realizoheshin aleanca dhe interesa tė pėrbashkėta.
Kjo u vėrtetua dhe nė Betejėn e Kosovės nė 1389 ku princėrit arbėr&epirotė luftuan pėrkrah princėrve sllavė tė krishterė. Po kėshtu familja e Kastriotėve bėri krushqi me familjen Tribalda qė zotėronte Pollogun. Duhetpatur para sysh se i jati i Vajsava Tribalta (Tri Balla), qė quhej sipas serbve Grgur (nė shqip Grigor) Triballa, nga fisi i Gropajve ishte martuar me Maria Muzaka, Kushėrirėn e Gjon Muzakės, pra njė krushqi midis arbėr&epirotėv . Vojsava detyrimisht ishte bijė e Arbėr Epirotėsh nga Pollogu. Gjon Kastrioti qė u martua me Vojsavėn quhej nga popullata e vet edhe si Gjon Dibrani.
Makjavelizmat e historianit Schmid pėr tė thėnė se Gjoni quhej Ivan, kjo mund tė spjegohet se nė shkrimet serbe dhe nė pėrgjithesi slave emir Gjon flitej si Ivan ose Jovan ose Johan dhe vjen nga emri i Gjon Pagėzorit. Si e shkruajnė sllavėt Gjon Pagėzorin? Ivan, Bizantinėt Johan, ose Joachim latinėt, Arbėrit e pėrshkruanin si Gjon, dhe ky emėr nuk ishte emėr katolik siē mundohen tė shprehen disa katolikė tė thekur sot, por emrat Gjon, Nikė, Pal, Gjergj ( George, Xhorxh) etj, ishin tė pėrhapur nė gjithė Arbėrine dhe Epirin, dhe kėto emra mbetėn dhe tek Arbėrreshėt dhe Arvanitasit deri vonė kur dihet se arbėreshė janė dhe nga Toskėria dhe nga Gegėria. Gjon Kastrioti nė vitin 1437 qėndroi nė Manastirin e Hilandarit me emrin Joachim ku dhe vdiq e u varros me 15 Maj 1437 nė ``Pirgun Arbanas`` ashtiu siē e pranojnė edhe vetė serbėt qė kjo familje nuk ishte as serbe dhe as sllave, por Arbanas.
Kj pranohet nga tė gjithė: nga Barleti, Noli etj. Se si i ka shpėtuar historianit tonė ky element ne nuk mund ta dimė por Heroi ynė Kombatar Gjergj Kastrioti –Skėnderbeu, mbetetet me gjak Epiroti dhe Arbėrie, dhe Familja e tij mbante njė steme qė e trashėgon flamuri yne kombėtar qė ėshtė steme e ngjashme me shqiponjėn dykrenore bizantine dhe me njė yll gjashte cepash qė simbolizon Aleksandrin e Maqedonise, prej nga dhe e ka origjinėn Familja Kastrioti ashtu sikurse mbante dhe kokėn e dhisė Amaltea qė ishte simboli i Pirros sė Epirti.Prandaj quheshin epirotė. Shpresoj tė kemi spjeguar pasaktėsitė e historianit tonė.

priftipirro2017@gmail.com