Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Rrotullat e Detit të Vdekur janë të rreme: Asnjë fragment nuk është autentik!

    Rrotullat e Detit të Vdekur janë të rreme: Asnjë fragment nuk është autentik!
    Cila është e vërteta për Rrotullat e Detit të Vdekur?

    Më shumë se 50 vjet më parë, një gur i hedhur nga një bari beduin në një shpellë çoi në atë që disa e kanë quajtur zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit të 20-të. Beduini dëgjoi që guri theu një qyp prej balte. Kur kontrolloi, gjeti të parën nga ato që u njohën më vonë si Rrotullat e Detit të Vdekur.
    KËTO rrotulla kanë qenë në qendër të vëmendjes e të polemikave.
    Por, cila është domethënia e vërtetë e këtyre rrotullave? Pas më shumë se 50 vjetësh, a mund të njihen faktet?
    Zbulimet e reja, nga rruga, nuk vënë në pikëpyetje 100,000 fragmentet aktuale të Rrotullës së Detit të Vdekur, shumica e të cilave ruhen në Shenjtëroren e Librit - pjesë e Muzeut të Izraelit në Jeruzalem.

    Rrotullat e Detit të Vdekur, ose Shkrimet e Qumranit, përmbajnë rreth 900 dokumente, duke përfshirë tekste nga Tanaha ose Bibla Hebraike, me rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe fetare, pasi ato përmbajnë të vetmet kopje të njohura të mbijetuara të dokumenteve biblike të bëra rreth 100 pes.
    Rrotullat u zbuluan në mesin e shekullit të kaluar, në shpellat përreth Qumranit, në bregdetin veriperëndimor të Detit të Vdekur.
    Shumica e dokumenteve dhe teksteve antikë janë në ekspozitë në Jeruzalem, por një numër i konsiderueshëm janë në pronësi private dhe janë shumë të kërkuar nga koleksionistët dhe muzetë.
    Muzeu i Biblës në Uashington ka gati 16 fragmente të cilët janë të ekspozuar False!
    Një hetim i plotë i një prej koleksioneve më të vlefshme të Rrotullave të Detit të Vdekur ka çuar tani në përfundimin se asnjë prej 16 fragmenteve të koleksionit të mbajtur në muze në Uashington nuk është autentik.
    Kjo u konfirmua pjesërisht në vitin 2018, kur Muzeu i Biblës në Uashington zbuloi se të paktën pesë fragmente të Rrotullave të Detit të Vdekur në koleksionin e tyre, të vlerësuar në gjysmë miliardë dollarë, ishin falsifikime.
    Që atëherë, muzeu ka filluar një aksion për të vërtetuar origjinalitetin e pjesëve të tjera të koleksionit, i cili dyshohet se kushtoi miliona dollarë.
    Doli se i gjithë koleksioni nuk ishte i besueshëm. "Pas analizave të hollësishme shkencore, është e qartë se asnjë prej fragmenteve tekstuale në koleksionin e muzeut nuk është autentik", tha studiuesi kryesor artistik Koleta Lol.
    Për më tepër, secila prej fragmenteve është një kopje e qëllimshme e bërë në shekullin e 20-të me qëllim të imitimit të pjesëve autentike të Rrotullave të Detit të Vdekur.
    Në një raport gjithëpërfshirës prej 212 faqesh, ajo shpjegon se të gjitha 16 pjesët e koleksionit kanë kaluar një numër të madh testesh shkencore, duke p.ërfshirë analiza të shumta skanimi multispectral, mikroskopi tradicionale dhe 3D, testime mikrokimike ...
    -Shkrimet E Qumranit në muze
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 21-05-2020 më 09:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •