Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Shembet Teatri Kombėtar

    Shembet Teatri Kombėtar, forca policie rrethuan godinėn gjatė natės

    Shembet Teatri Kombėtar. Forca tė shumta policie rrethuan gjatė natės Teatrin, ndėrsa fadromat nisėn shembjen e tij me gjithė kundėrshtimet dhe protestat e artistėve.

    Policia ka pėrdorur forcėn pėr tė larguar artistėt dhe qytetarėt e po kėshtu ka hedhur gaz lotsjellės pėr t’i shpėrndarė.

    Njėkohėsisht janė shoqėruar disa prej tyre si aktori Neritan Licaj, Astrit Seranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe.

    Policia shoqėroi edhe kryetaren e LSI-sė, Monika Kryemadhi, por ėshtė lėnė e lirė mė pas.

    Kujtojmė se artistėt dhe shoqėria civile tė mbėshtetur nga opozita kanė protestuar prej gati dy vjetėsh kundėr shembjes sė Teatrit Kombėtar duke denoncuar si njė aferė korruptive qėllimet e qeverisė pėr prishjen e tij. Pasi nuk u arrit dot shembja e godinės me vendimet e parlamentit, qeveria ia kaloi truallin e Teatrit nė pronėsi Bashkisė sė Tiranės pak ditė mė parė dhe ndėrkohė qė vendi ėshtė nė gjendje tė fatkeqėsisė natyrore. Mė pas Kėshilli Bashkiak vendosi shembjen e Teatrit Kombėtar. Ndėrkohė qė komuniteti i artistėve dhe Aleanca pėr mbrojtjen e Teatrit denoncoi nė prokurori zyrtarė tė Institutit tė Ndėrtimit pasi sipas tyre kishin firmosur fiktivisht aktekspertimin pėr gjendjen e godinės sė TK, nė tė cilin ėshtė bazuar dhe vendimi i Bashkisė pėr ta shembur.

    Kujtojmė se Presidenti i Republikės Ilir Meta gjithashtu ėshtė shprehur kundėr shembjes dhe ka dorėzuar dy padi nė Gjykatėn Kushtetuese.

    Balaknaweb.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Sa pashe Bashen me Monen qe benin sikur po mbronin teatrin u kuptua se teatri do prishej,ishte bo pazari gati !
    Si eshte bere edhe ne shume raste te tjera,duke filluar nga protesta e studentave ku opozita prishi edhe ate proteste shprese... edhe kesaj radhe opozita prishi protesten per mbrojtjen e teatrit...Pa kete opozite, Rama do mendohej njemij here perpara se ta prishte teatrin,por e di qe kjo opozite shitet dhe shantazhohet me shum pak"materjal".

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan SERAFIM DILO pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Neteorm (18-05-2020),skender76 (29-05-2020)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Kur e kam njohur mikun tim Edmond Budina nė kohėn e diktaturės nuk mund tė mos kishe dhe kesh edhe nė ditėt e sotme respekt pėr tė , njė nga djemtė mė tė mire, ashtu bukurosh i shkathėt dhe plot romantizėm revolucionar.
    Mu bė shumė qejfi qė mori pjesė nė demonstratat studentore dhe pėr njė momėent mendova se Edmond Budina do tė bėhej njė udhėheqės i butė dhe i dashur pėr popullin. Sidoqoftė nuk ndodhi ashtu. Dallgėt e jetės e hodhėn nė itali dhe vajtje ardhjet, pa tamtame dhe skoope tė Mediave shqiptare nuk u kujtuan pėr Edmondin. Vetėm vitet e fundit pas realizimit tė dy filmave njėrin, nga tė cilėt e kam kritikuar pėr aspektin kripto-antireligjioz, pas takimeve tė shkurtra me tė dhe me miqtė e tjerė, mendova sigurisht qė Edmond Budina do tė pėrfshihej nė drejtimin e artit (gjė qė nuk ndodhi), ose nė politikė me opozitėn, e cila mund tė pėrfitonte shumė nga ndershmėria dhe sinqeriteti i tij (por edhe kjo nuk ndodhi).
    Edmondi ngeli njė antikonformist rebel ndoshta duke zbatuarnė mėndjen e tij metodat e lashta tė ideve revolucionare qė sot janė tė tejkaluara.
    Pavarėisht investimi tė tij personal sė bashku me disa miq tė tij antikonformistė tė mbrujtur akoma me idetė e kundėrshtarėve tė Arturo UI, mendoj se gjithė ai investim pėr tė mbrojtur njė rrangallė pisllėku tė sė kaluarės nuk ja vlejti. Shumėkush mund tė pyesė: Pėrse miku yt i dashur Mondi i hyri kėsaj pune tė ngjashmė me luftėn e Don Kishotit me Mullinjtė e Erės? Pėrse Mondi miku yt, pėr njė kohė tė gjatė kėmbėnguli e shan ashtu si njė dashnor lab qė i lutet tė kthehet tė dashurės e cila ka hypur nė traget dhe i thotė ..`po zbrit moj qėne se tė vrava…`.
    Pėrpjekjet pėr tė ruajtur Teatrin e vjetėr, sikur politika tė mos ishte pėrfshirė, do tė kishin dėshtuar qė nė 1998 dhe Teatri do tė ishte prishur pėr tu ndėrtuar njė i ri. Mesa duke makinacionet politike tė cilat shikonin pėrfitime nga prishja e teatrit e vonuan kėtė dhe qeveritė e mėpastajmė hezitonin edhe pėr shka tė interesave tė zgjedhjeve, duke i bėrė qejfin sa njėrės palė ashtu dhe tjetrė,
    Prishja e Teatrit tė vjetėr asaj rrangulle plot pisllėqe tė sė kaluarės ėshtė pėrmėndur qė kur ish gjallė Lasgush Poradeci, i cili vuri re sesa i papėrshtatshėm pėr teatrim ishte. Mė vonė u pa se rikonstruksioni i tij ishte i pamundduėr pėr shkak se nuk kishte themele solide por edhe sepse ishte mė mirė qė tė ndėrtohej njė i ri sipas specialistėve inxhinjerė sepse kushtonte mė pak rindėrtimi se sa konstruksioni.
    Pėrsėri politika pas mori mesazhin se ishte mė mirė tė ndėrtohej njė i ri, filluan paazet se kush,
    si, qysh do tė pėrfitonin. Menjėherė u rradhitėn edhe artistėt pro dhe kontra,. Sidoqoftė mė e rėndėsishmje por qė u kalua nė heshtje ishte se godina pėrmbante asbest qė sot njihet si produkt kancerogen dhe si tillė godina duhej shėmbur.
    Nė fund tė fundit do tė prishej njė godinė e vjetėr publike dhe do tė ndėrtohej po aty njė godinė e re publike. Kėtė populli shqiptar e kupton fare mirė. Por orkestrantėt politikė nisiėn `koncertin politik`, avaz ky i njohur pėrpėrplasje politike tė atyre qė nuk ishin nė pushtet me ata qė janė nė pushtet. Motivi u gjėndėn: tė mos prishet, sepse ka interesa Kryeministri?! Tė mos prishet se kemi kujtime?! Tė mos prishet se kėtu janė bėrė gjyqet komuniste?! Tė mos prishet se kėshtu duam ne (opozita)?!
    Nuk besoj se miku im Edmond Budina u ndikua apo u urdhėrua nga Opozita, megjithė nostalgjinė qė ai ka patur pėr kėtė parti tė ēpėrfytyruar dhe tė inkriminuar nė raport me idealet e dhjetorit. Mondi ashtu si dhe pak artistė tė tjerė (pėr ata nuk ve dorėn nė zjarr) pėrkrahėn mos prishjen e Teatrit qė dikur ka qėnė dopolavoro por qė nė vietet e diktaturės u rregullua pjesėrisht pėr tu bėrė teatro, -kishte idelaet e tij antikonformiste sepse nėprmjet shėmbjes sė teatrit dhe atyre qė do ta shėmbnin kishte njė kombinim negative.
    Madje nėse ky Teatėr do tė prishej nga PD, atėhere sigurisht qė motivet do tė binin, dhe Teatri do tė prishej. Por problem ishte dhe qėndron nė kokėn e disa opozitarėve se pėrse u ra bixha tė majtėve tė prishin njė gjė qė duhej ta kishin prishur ata?!
    Sidoqoftė, partishmėnria e mikut tim Edmont pėr ti qėndruar deri nė fund njė ideje qoftė edhe e gabuar (si ajo qė mbrojti), vlen pėr tu admiruar, nė raprot me tėrsėllimat e britmat koprolale tė pėrkrahėsve tė cilėt pėr tė justifikuar daljen nė protestė, qėndrimin roje tek godina pa tė ardhme, pėr tė mbytur inatin dhe gulēin nga tradhtia e krerėve tė Opozitės qė i braktisėn natėn e `Shėn Bartolomeut` dhe lejuan qė godina tė prishej.
    A kishte vallė ajo godinė vlera tė vecanta teatrale? A kishte ajo godinė vlera arkitekturore? A kishte ajo godine vlera nostalgjike?
    Sigurisht asgje nga kėto vlera nuk kishte. Shėmbulli i vėndeve tė tjera tė zhvilluara na tregon se edhe kur u prish WEMBLI stadium i famshėmi Londrės, askush nuk vajtoi as pėr vlerat kulturore, as, pėr arktitekturėn e as pėr nostalgjinė e shumtė. Thjesht u ndėrtua njė Stadium i ri mė i bukur mė i fortė nė tė cilėn u skalitėn edhe vlerat qė trashėgonin.
    Po kėshtu me stadiumin tonė `Qemal Stafa`, krahas kritikave, , stadium u bė i rid he mė i bukur e mė i fortė dhe nė tė do jenė skalitur ato vlera qė meritojnė.
    Kėtu mund tė mos jenė dakort politikanėt e Opozitės sė rrugės tė cilėt prishjen e Teatrit po e ruajnė pėr tė bėrė zhurmen e zakonshme pėr tė nxitur ndonjė sherr dhe destabilizim tė vėndit me qėllim qė tė drejtohet vėmėndja tek teatri por qė tė harrohen ata: tė korruptuarit, vjedhėsit, vrasėsit, qė kanė qėnė nė drejtim, tė harrohet vetting dhe reforma nė drejtėsi.
    Por kėtė miku im Mondi nuk e ka kapur, por pėlqeu mė shumė rrahjet e krahėve nga Hipokritėt, ndonjėri nga ata shpresonte qė Mondi, miku im tė martirizohej.
    Fatmirėsisht nuk ndodhi ashtu.
    Megjithatė, tė drejtuar nga ideatorė obsessive-kompulsive, protesta kundėr prishjes sė njė godine tė vjetėr e plot pisllėqe tė sė kaluarės, do tė marrė drejtime tė reja ashtu si coronavirusi qė nuk do tė mposhtet por qė modulohet.
    Njė gjė ka rėndėsi e reja do tė triumfojė mbi tė vjetrėn dhe se nuk mund qė njė prishje ndėrtese publike e vjetėr me qėllim pėr tė ndėrtuar njė ndėrtese publike tė re tė pėrdoret pėr tė marrė pushtetin nė rrugė apo tavolinė, as duke i ngrėnė veshin Edi Ramės, sepse po tė ishte ashtu, Ramės ka se ēfarė ti hahet.

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sa pashe Bashen me Monen qe benin sikur po mbronin teatrin u kuptua se teatri do prishej,ishte bo pazari gati !
    Si eshte bere edhe ne shume raste te tjera,duke filluar nga protesta e studentave ku opozita prishi edhe ate proteste shprese... edhe kesaj radhe opozita prishi protesten per mbrojtjen e teatrit...Pa kete opozite, Rama do mendohej njemij here perpara se ta prishte teatrin,por e di qe kjo opozite shitet dhe shantazhohet me shum pak"materjal".
    Serafimo, Luli me Moniken kane faj se per aq kohe sa kane qeverisur, nuk paten vemendje ne rikonstruktimin e teatrit. Nese teatri ishte i rrenuar nga mbrenda i ben me faj me edhe ata.
    Luli me Moniken duhet te na sqarojne sesi do ta rindertojne teatrin e vjeter, duke pas parasysh se ne ate toke ku u shemb do ndertohet nje godine edhe me e larte, madje me gjasa edhe me kulla.
    Pra do shembet godina e re, apo nuk do lejohet qe godina e re te ndertohet?!
    Kete s’na e kane sqaruar akoma!!!

    Pastaj fakti qe teatri u shemb ne ate menyre na bene me faj te gjitheve.
    Ku ishim neve kur u zhduk kinema 17-nentori, kinema republika, pallati pionereve, hapesirat e gjelberta tek parku i liqenit, stadiumi me minare, sheshi skenderbej pa trotuare e me zift, etj etj etj?
    Me perjashtim te ca njerzve te ndjeshem e qe e duan qytetin, te tjeret ishin ne gjume ose tu pi kafe..

    Protesta dy vjeēare e artisteve, ishte nder kauzat mė me vlere ne gjithe keto 30 vite tranzicion. Sigurisht edhe aty pati perēarje me artiste si Robert Ndrenika e te tjere qe ishte gati te shtrihej barkazi nese do prekej teatri dhe mbas pazareve me Veliajn firmosen per prishjen e ketij objekti qe iu ngjante si kotec pulash.
    Por pertej ketyre ishte nje proteste artistesh qe nuk u shiten e qe luftuan me shume qytetari, kulture e argumenta historike se perse kjo ndertese duhej ruajtur. Madje vajten deri aty sa nepermjet Europa Nostras, gjeten edhe fondet per rikonstruktimin e 70% te ketij objekti.
    Mirepo artistet u lane vetem Serafim, paten praktikisht zero mbeshtetje qytetare, ndonese folen ne mbeshtetje te tyre intelektual me zė si Lubonja, Plasari, Velo, Fuga etj.
    Me nje popull te fjetur, Rama mbylli shpejt e shpejt kaparet qe kishte marre nga Fusha apo kush dreqin fshihej mbas tyre dhe vazhdoj mjeshterisht me shume gjakftohtesi planin e shembjes se nji nga godinat e pakta me trashegimi qe i ka mbet Tiranes.

    Per sa kohe nuk ka asnje ndjeshmeri masive qytetare per te tilla ēeshtje, s’mund te presim qe teatrin ta mbrojne 200 militante te PD-se apo 300 militant te PS-se e LSI-se!!! Teatri ishte i te gjitheve e na perkiste te gjitheve...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Teatri i ri do ndertohet me leket e taxsapaguesve shqiptare (me cmim te kripur),,, plus 50% e truallit jepet dhurate kompanive ndertimit

    ,,,,,,,,,sikur mos mjaftoje kjo ,ndertesa do jete nje godine e shpifur e vlefshme per aktore te shpifur te tipit PORTOKALLi

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar loni-loni pėr postimin:

    skender76 (29-05-2020)

  8. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Pirro, ke gjithe te drejten tende te vleresosh me pasion Bashen kur bene marreveshje me Ramen dhe ta kritikosh me neveri ate kur proteston kundra Rames.

    Fatkeqsisht edhe intelektuale te shquar sot mendojne e orientojne mendime sipas interesave personale te liderit suprem. Dikush e bene kete per para e dikush i brumuar nga inercia 50 vjeēare komuniste ku njeriu duhet te ndjeki vetem ate qe i servir udheheqja.
    Kjo ka bere qe te kemi gjithmone e me pak zera intelektual anti-konformiste, te cilet edhe kur flasin i zhurmon anti-propaganda e intelektualeve konformist!!!

    Pra i dashur i Pirro e drejta jote edhe gjithsecilit ta mbroj me fanatizem porsi nje tifoz futbolli partine e tij. Keshtu vajti kjo pune o je tifoz me Tironen o me Partizonin.

    Por ajo qe une s’bie dakort me ty i dashur Pirro, eshte se s’mund te na fyesh inteligjencen.
    Prishja e teatrit, pertej shkeljeve skandaloze per burg sesi u be, nuk mund te serviret si nje domosdoshmeri.
    Ai ishte PLOTESISHT i riparueshem, plotesisht i ndreqshem, aq me teper kur aleanca e aktoreve gjeti edhe fondet per ta bere kete!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kur zhgėnjen edhe Kadare, qė prej 30 vitesh pėrpiqet te bindi botėn,se ishte kundėr Enver Hoxhės

    Nga Armand Shkullaku

    Ngjarje tė mėdha si kjo e shėmbjes sė Teatrit Kombėtar janė njė pasqyrė e rrallė ku njė shoqėri mund tė shohi veten mė qartė se kurrė. Aty dalin nė pah rrahjet e pulsit tė reagimit qytetar, kurajo civile pėr tė thėnė tė vėrtetėn, dinjiteti dhe ndjeshmėria pėr publiken, historinė, rrėnjėt dhe identitetin, gjithēka qė e kemi tė pėrbashkėt. Siē reflektohen po ashtu edhe sėmundjet e rėnda, qė e kalbin sė brendshmi njė shoqėri, si konformizmi, pėrulja, nėnshtrimi ndaj mė tė fortit, shėrbimi, heshtja apo mė keq akoma mbulimi i krimeve tė pushtetit, diktuar nga nevoja banale materiale.

    Historia jonė ka pafund raste kur heshtjen dhe shėrbimin e kemi paguar me vite tė gjata sundimi, mungese lirie, vuajtje fizike e shpirtėrore, pasoja qė ndihen edhe sot duke na renditur ndėr vendet mė tė varfėra ekonomikisht dhe mė tė prapambetura shoqėrisht. Nė 2020, Shqipėria ėshtė ende njė demokraci hibride, ku qytetarėt e saj nuk gėzojnė tė drejta elementare si ato tė europianėve tė tjerė.

    Shembja e Teatrit, ishte pikėrisht njė nga ato raste kur njė vend duhet tė ndjejė ndėrgjegjen e tij tė zgjohet dhe bėrtasė. Ku pavarėsisht bindjeve politike, nevoja pėr tė ruajtur tė pėrbashkėtėn tonė historike dhe kundėrshtimi i arrogancės sė dhunshme tė pushtetit, do tė duhej tė prekte menjėherė nervin qytetar dhe tė bėnte bashkė pjesėn e ndriēuar tė kombit.

    Mirėpo elita shqiptare, siē ka ndodhur rėndom, e degradoi debatin nė pro ose kundėr, e politizoi, e ndau nė palė, duke shmangur tė marrė pėrgjegjėsinė qė i takon pėr tė mbrojtur ato pak vlera qė na kanė mbetur. Pa shkuar mė larg, kėshtu u veprua kur nė fillim tė viteve ’90 u shkatėrruan tė mirat publike nė emėr tė kapitalistėve tė rinj, kėshtu ndodhi kur u zhduk lulishtja e rrallė pas monumentit tė Skėnderbeut, kur u tretėn kinematė dhe objektet historike nė barkun e kullave tė betonit, kur u shemb stadiumi kombėtar… pėr t’i ardhur radha nė fund njė tjetėr vepre tė arkitekturės italiane, Teatrit Kombėtar, qė e sakatoi pėrfundimisht atė pak trashėgimi tė pėrbashkėt qė kish mbijetuar nė kryeqytetin tonė.

    Tė mos heshtėsh pėrballė njė krimi, kur kėtė edhe mund ta paguash shtrenjtė, do tė ishte ideali i njė shoqėrie tė civilizuar, tė cilėn vėshtirė ta nėnshtrosh. Kėtu edhe njė krim i qartė si ai operacionit qė coi nė rrėzimin e teatrit, manipulohet dhe deformohet sipas formės sė kockės qė pushteti jep pėr tė lėpirė. Dhe pėr tė mbuluar kėtė turp, kėtė deformim, ata qė do duhej tė flisnin nė mbrojtje tė vlerave, nxitojnė tė zbulojnė njė armik pėr t’u marrė me tė dhe jo me thelbin e problemit.

    Mjafton tė shohėsh sot se si njė pjesė e mirė e zėrave tė njohur nė publik merren me opozitėn, a e politizoi ajo ēėshtjen e teatrit, a reagoi si duhet, ēfarė duhet tė bėjė e ēfarė s’duhet tė bėjė, etj, pėr tė shmangur kėshtu qėndrimin e qartė se a duhej shembur njė vlerė e pėrbashkėt dhe se a ishte kriminale sjellja e pushtetit nė gjithė kėtė operacion.

    Disa u zhgėnjyen nga komentatorėt e regjimit qė edhe kur panė kolegėt e tyre tė goditur nga policia nuk folėn, por preferuan tė merren me Bashėn. Disa tė tjerė u zhgėnjyen me Kadarenė, njė simbol i kulturės sonė, i cili ka 30 vjet qė pėrpiqet t’i mbushė mendjen botės se ishte njė kundėrshtar i regjimit tė Enver Hoxhės, por nuk ka fjalė pėr njė njeri qė po i zhduk njė e nga njė monumentet e gjalla tė veprės sė tij, qė do tė duhej tė na mbanin tė lidhur tė gjithėve me historinė e qytetit dhe me vlerat shpirtėrore tė krijuesve tė tij.

    Pati dhe nga ata qė u habitėn si dy artanėt tanė (Lame, Shkreli) qė qėmtojnė fakte nga historia se si ne shqiptarėt i shkatėrrojmė vetė vlerat tona dhe se si duhet t’i lartėsojmė ato, dy artanėt qė bėrtitėn fort kur u hoqėn ca kangjella tek Pallati i Brigadave apo Presidenca, sot merren me harqet e shtėpive tė tyre dhe nuk u dhembin muret e godinės sė Giulio Berte. Sepse kryearkitekti qė u ka dhėnė ofiqe zyrtare, quhet Edi Rama. Nė vend tė tyre, flet me zhargon tirone kryetari provincial i kryeqytetit, i cili e ēon diskutimin tek bregu i cekėt i politizimit, sa mė larg nga thellėsia e shqetėsimit pėr vlerat qė po shkatėrrojmė.

    Arroganca e beftė e pushtetit qė rrėzon natėn dicka qė u pėrket gjithė shqiptarėve, nuk ėshtė njė befasi. Ajo ėshtė rezulati i pritshėm i njė shoqėrie me nerv tė paralizuar nga bashkėjetesa me tė keqen dhe me mendje tė korruptuar nga shėrbimi i paguar. Nė kushte tė tilla, arroganca shndėrrohet fare lehtė edhe nė krim shtetėror.

    Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Serafimo, Luli me Moniken kane faj se per aq kohe sa kane qeverisur, nuk paten vemendje ne rikonstruktimin e teatrit. Nese teatri ishte i rrenuar nga mbrenda i ben me faj me edhe ata.
    Luli me Moniken duhet te na sqarojne sesi do ta rindertojne teatrin e vjeter, duke pas parasysh se ne ate toke ku u shemb do ndertohet nje godine edhe me e larte, madje me gjasa edhe me kulla.
    Pra do shembet godina e re, apo nuk do lejohet qe godina e re te ndertohet?!
    Kete s’na e kane sqaruar akoma!!!

    Pastaj fakti qe teatri u shemb ne ate menyre na bene me faj te gjitheve.
    Ku ishim neve kur u zhduk kinema 17-nentori, kinema republika, pallati pionereve, hapesirat e gjelberta tek parku i liqenit, stadiumi me minare, sheshi skenderbej pa trotuare e me zift, etj etj etj?
    Me perjashtim te ca njerzve te ndjeshem e qe e duan qytetin, te tjeret ishin ne gjume ose tu pi kafe..

    Protesta dy vjeēare e artisteve, ishte nder kauzat mė me vlere ne gjithe keto 30 vite tranzicion. Sigurisht edhe aty pati perēarje me artiste si Robert Ndrenika e te tjere qe ishte gati te shtrihej barkazi nese do prekej teatri dhe mbas pazareve me Veliajn firmosen per prishjen e ketij objekti qe iu ngjante si kotec pulash.
    Por pertej ketyre ishte nje proteste artistesh qe nuk u shiten e qe luftuan me shume qytetari, kulture e argumenta historike se perse kjo ndertese duhej ruajtur. Madje vajten deri aty sa nepermjet Europa Nostras, gjeten edhe fondet per rikonstruktimin e 70% te ketij objekti.
    Mirepo artistet u lane vetem Serafim, paten praktikisht zero mbeshtetje qytetare, ndonese folen ne mbeshtetje te tyre intelektual me zė si Lubonja, Plasari, Velo, Fuga etj.
    Me nje popull te fjetur, Rama mbylli shpejt e shpejt kaparet qe kishte marre nga Fusha apo kush dreqin fshihej mbas tyre dhe vazhdoj mjeshterisht me shume gjakftohtesi planin e shembjes se nji nga godinat e pakta me trashegimi qe i ka mbet Tiranes.

    Per sa kohe nuk ka asnje ndjeshmeri masive qytetare per te tilla ēeshtje, s’mund te presim qe teatrin ta mbrojne 200 militante te PD-se apo 300 militant te PS-se e LSI-se!!! Teatri ishte i te gjitheve e na perkiste te gjitheve...
    Jo me jo ! Luli me Moniken kane faj se jane ne pazare me Ramen dhe pike. Edhe prishja e teatrit qe pazari i radhes midis Rames dhe ashtequajtura opozite e pazarit.

    Artistet nuk do liheshin vetem por te deklaronin qe jemi si kunder Rames ashtu edhe kunder Berishes e Metes.Do te kishin te gjithe popullin me vete. Por siē duket edhe artistet e paskan te veshtire ne ate vend te dalin jashte llogores. Po ta perseris qe pa pjesmarjen e opozites Rama nuk e prishte dot teatrin.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    skender76 (29-05-2020)

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Ve bast qe Pirro ka qene kunder prishjes se Piramides nga Berisha dhe po ashtu mendoj qe Duka ka qene pro prishjes te Piramides.

    Ne jemi nje vend me popull te lezeēem se : Sikur teatrin ta prishte Sali Berisha ne kete rast Pirro do ishte kunder prishjes dhe Duka do ishte pro prishjes se teatrit.

    Shpresoj vetem qe Rama te doje te prishi tani Piramiden qe te shikoj Pirron qe eshte pro prishjes duke e argumentuar se Piramida eshte nje "karakatine e se kaluares dhe Piramida duhet prishur".

  13. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ve bast qe Pirro ka qene kunder prishjes se Piramides nga Berisha dhe po ashtu mendoj qe Duka ka qene pro prishjes te Piramides.

    Ne jemi nje vend me popull te lezeēem se : Sikur teatrin ta prishte Sali Berisha ne kete rast Pirro do ishte kunder prishjes dhe Duka do ishte pro prishjes se teatrit.

    Shpresoj vetem qe Rama te doje te prishi tani Piramiden qe te shikoj Pirron qe eshte pro prishjes duke e argumentuar se Piramida eshte nje "karakatine e se kaluares dhe Piramida duhet prishur".
    Sapo humbe nje bast ne lidhje me piramiden.

    Numerohen me gishtat e dores ndertesat 50 e me teper vjeēare ne Tirane, nje nder to ishte/eshte edhe Piramida.
    Turpi i madh me piramiden, ishte se njesoj si me teatrin u nxorr nje artiste e njohur qe ishte pro e prishjes se saj, Rajmonda Bulku. Dhe Bulku me argumenta idiote, na sqaronte se perse Piramida s’vlente e duhej zevendesuar me nje ndertese 20 e ca kateshe.
    Si perfundim ishte fillimi i budalleqeve te qeverise Berisha qe u shoqerua me pas me korrupsion e arrogance!

    Fatmiresisht Piramida shpetoj...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  14. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Ku e ke popullin o Serafimo?

    U shkaterrua sheshi Skenderbej, stadiumi, kinemate dhe tani teatri e shume pak u shqetesuan. Jo vetem kaq, por te njejtet artiste per te njejten kauze ndryshuan mendim ne kohe rekord.
    Jemi milet i dhj*ere dhe pike.

    Opozita kur s’bind, qendron ne opozite, ky eshte problemi saj e jo i joni. Sepse edhe opozita nuk eshte trashegimi, nese s’ben Luli me Moniken, e zevendeson Vetvendosja e Tiranes apo Nisma Thurrje.

    Kurse teatri qe ne fillimet e rrebelimit te artisteve, nuk u mbeshtet asnjehere masivisht nga populli.
    Kur shet kauzen artisti per nje apartament e dy dashnore, mos prit qe teatrin ta mbrojne militantet!

    Pyetja tani eshte, cila godine do shembet mbas teatrit???

    Emri:  508E0D39-0ECF-4AED-AD8A-EE9BCEBD4B12.jpg

Shikime: 851

Madhėsia:  54.7 KB

    Kjo fotoja eshte ke sahati. Ngjitur eshte edhe xhamia qe do hyjne miniature nga kullat gjigande.
    Komuniteti musliman shqiptar, jo vetem qe s’ka reaguar, por mezor pret diten e Bajramit per tu takuar e uruar ne krah te politikaneve..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sapo humbe nje bast ne lidhje me piramiden.

    Numerohen me gishtat e dores ndertesat 50 e me teper vjeēare ne Tirane, nje nder to ishte/eshte edhe Piramida.
    Turpi i madh me piramiden, ishte se njesoj si me teatrin u nxorr nje artiste e njohur qe ishte pro e prishjes se saj, Rajmonda Bulku. Dhe Bulku me argumenta idiote, na sqaronte se perse Piramida s’vlente e duhej zevendesuar me nje ndertese 20 e ca kateshe.
    Si perfundim ishte fillimi i budalleqeve te qeverise Berisha qe u shoqerua me pas me korrupsion e arrogance!

    Fatmiresisht Piramida shpetoj...
    Paskam gabuar,kerkoj ndjese.
    E vertete,dhe per Piramiden prishja do ishte budallik.

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ku e ke popullin o Serafimo?

    U shkaterrua sheshi Skenderbej, stadiumi, kinemate dhe tani teatri e shume pak u shqetesuan. Jo vetem kaq, por te njejtet artiste per te njejten kauze ndryshuan mendim ne kohe rekord.
    Jemi milet i dhj*ere dhe pike.

    Opozita kur s’bind, qendron ne opozite, ky eshte problemi saj e jo i joni. Sepse edhe opozita nuk eshte trashegimi, nese s’ben Luli me Moniken, e zevendeson Vetvendosja e Tiranes apo Nisma Thurrje.

    Kurse teatri qe ne fillimet e rrebelimit te artisteve, nuk u mbeshtet asnjehere masivisht nga populli.
    Kur shet kauzen artisti per nje apartament e dy dashnore, mos prit qe teatrin ta mbrojne militantet!

    Pyetja tani eshte, cila godine do shembet mbas teatrit???

    Emri:  508E0D39-0ECF-4AED-AD8A-EE9BCEBD4B12.jpg

Shikime: 851

Madhėsia:  54.7 KB

    Kjo fotoja eshte ke sahati. Ngjitur eshte edhe xhamia qe do hyjne miniature nga kullat gjigande.
    Komuniteti musliman shqiptar, jo vetem qe s’ka reaguar, por mezor pret diten e Bajramit per tu takuar e uruar ne krah te politikaneve..
    Popullin e ke gjithmone me vete kur nuk futet politika ta perēaje. Shembull eshte protesta e armeve kimike dhe ajo proteste pati sukses se largoji Sali Berishen nga protesta.Problemi i opozites qendron se si Rama dhe +Veliaj per ēdo gje (edhe per Teatrin)bejne krahasimin me opoziten.

    Edhe per sheshin te Skenderbeu faji ishte i Bashes se duhet ta kthente siē ishte,atehere nuk do ta prishte prap Rama. Edhe per Teatrin eshte e thjeshte opozita te thote (te premtoje) qe kur te vime ne pushtet do prishim ēdo gje qe ka ndertuar Rama duke filluar nga teatri i ri e deri tek sheshi.( Por jo ta prishi sheshin e ta mbjelli me bar si katunaret,por ta ktheje ne origjinalitet)

    Kjo fotoja eshte tek ish Bar Sahati ? Gjynaf e bon ate Tiron te shkrete si qytet gabelsh ;nderto ku te gjesh e si te dush.

  17. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Popullin e ke gjithmone me vete kur nuk futet politika ta perēaje. Shembull eshte protesta e armeve kimike dhe ajo proteste pati sukses se largoji Sali Berishen nga protesta.Problemi i opozites qendron se si Rama dhe +Veliaj per ēdo gje (edhe per Teatrin)bejne krahasimin me opoziten.

    Edhe per sheshin te Skenderbeu faji ishte i Bashes se duhet ta kthente siē ishte,atehere nuk do ta prishte prap Rama. Edhe per Teatrin eshte e thjeshte opozita te thote (te premtoje) qe kur te vime ne pushtet do prishim ēdo gje qe ka ndertuar Rama duke filluar nga teatri i ri e deri tek sheshi.( Por jo ta prishi sheshin e ta mbjelli me bar si katunaret,por ta ktheje ne origjinalitet)

    Kjo fotoja eshte tek ish Bar Sahati ? Gjynaf e bon ate Tiron te shkrete si qytet gabelsh ;nderto ku te gjesh e si te dush.
    Serafimo shqiptaret kane nerv ne reagimet e tyre vetem kur ndjejne friken, si me armet kimike apo kur humbasin pasurine si ne 97-en.
    Per ēeshtjet e tjera jemi te fjetur e te perēare.
    Ne 2009-en edhe une e mbeshtesja Ramen per nxitjen e reagimeve per mos shembjen e piramides. Por vej re se votuesit e tij qe protestuan per ate kauze, sot nuk iu ben pershtypje asgjesimi i teatrit!!!

    U prek amfiteatri durresit dhe asnje reagim. Sot qe flasim eshte zhduk edhe hotel Dajti, e askush nuk flet!!!

    Edhe zona e sahatit qe shikon bulevardin, e ndertuar nga italianet si bllok qendror me ministrite, stadiumin, sheshin skenderbej me lulishten e nendheshme etj, ne vend qe te zgjerohej e te rinovohej duke ruajtur vlerat e saj, eshte rrethu me ca pallate gjigande me lloj lloj ngjyrash qe te vrasin syrin kur i shef.

    PS: Na ishte njihere Tirona...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  18. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Shembet Teatri Kombėtar

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ku e ke popullin o Serafimo?

    U shkaterrua sheshi Skenderbej, stadiumi, kinemate dhe tani teatri e shume pak u shqetesuan. Jo vetem kaq, por te njejtet artiste per te njejten kauze ndryshuan mendim ne kohe rekord.
    Jemi milet i dhj*ere dhe pike.

    Opozita kur s’bind, qendron ne opozite, ky eshte problemi saj e jo i joni. Sepse edhe opozita nuk eshte trashegimi, nese s’ben Luli me Moniken, e zevendeson Vetvendosja e Tiranes apo Nisma Thurrje.

    Kurse teatri qe ne fillimet e rrebelimit te artisteve, nuk u mbeshtet asnjehere masivisht nga populli.
    Kur shet kauzen artisti per nje apartament e dy dashnore, mos prit qe teatrin ta mbrojne militantet!

    Pyetja tani eshte, cila godine do shembet mbas teatrit???

    Emri:  508E0D39-0ECF-4AED-AD8A-EE9BCEBD4B12.jpg

Shikime: 851

Madhėsia:  54.7 KB

    Kjo fotoja eshte ke sahati. Ngjitur eshte edhe xhamia qe do hyjne miniature nga kullat gjigande.
    Komuniteti musliman shqiptar, jo vetem qe s’ka reaguar, por mezor pret diten e Bajramit per tu takuar e uruar ne krah te politikaneve..


    Te gjithe sheshet e ndertimit zakonisht shoqerohet edhe me foto te projektit perfundimtar,,,,,,,,,,,,KY NDERTIM NUK KA FOTO,,,sepse e dine edhe vete projektusit dhe ndertusit qe eshte nje ndertese moster qe mbulon sahatin e Tiranes dhe xhamine
    Per mendimin tim keto jane KAPRICO te kryeministrit per te bere Tiranen ashtu sic e mendon ai,,,,,,,,,,ndryshe Tirana ka vend per ndertime kullash gjate buleverdit te ri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loni-loni : 24-05-2020 mė 12:23

  19. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Kur zhgėnjen edhe Kadare, qė prej 30 vitesh pėrpiqet te bindi botėn,se ishte kundėr Enver Hoxhė

    Teatri i vjeter eshte ndertuar ne 1941 nga italiane,eshte godine 79 vjecare.Kjo te len te mendosh qe i ka ardhur koha ose to shkaterrohet komplet ose te restaurohet.Restaurimi nuk ka llogjike sepse eshte vepra e italianve,eshte koncept nga arkitektura e Europės nuk eshte arkitekture shqiptare.Ambjenti i brendshem eshte shume i vjeter dhe le pėr te deshiruar.Pamja e jashtme e nderteses reflekton shume vjetersi dhe ceshte me e keqja nuk mbart dekoracione vlera artistike qe ti ruash dhe restaurosh.Ndertesa pėrben rrezik pėr jeten sepse eshte e vjeter mund te shkeputen copa betoni e te bien poshte.Integriteti i struktures se taraces se nderteses/ tavanit brenda dhe mureve eshte dobsuar shume.Pa u ngaterruar me politiken nderteses se vjeter me te drejte duhet ti vihet buldozeri dhe ngrihet nje teater modern.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Kur zhgėnjen edhe Kadare, qė prej 30 vitesh pėrpiqet te bindi botėn,se ishte kundėr Enver Hoxhė

    Nuk eshte surprize qe Kadareja genjen.Te gjithe shkrimtaret jane genjeshtare me talent.cdo vepėr e shkrimtareve eshte pasqyrim i genjeshtert i realitetit,sepse realiteti ne veprat e tyre jepet me stil artistik qe ne te vertete nuk eshte ai realitet i vertet qe ne pėrjetojme cdo dite.Realitet dhe realitet artistik i romaneve jane dy gjera krejt te ndryshme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  21. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kur zhgėnjen edhe Kadare, qė prej 30 vitesh pėrpiqet te bindi botėn,se ishte kundėr Enver Hoxhė

    Nje miku im socialist i thekur, qe ishte ne qiellin e shtate kur Edi Rama erdhi ne pushtet, me shokoi heren e fundit qe e takova.

    - "Ke patur te drejte per Edi Ramen" - me tha. "Njeri me te djallezuar dhe me te degjeneruar nuk me kane zene syte!"

    Une nuk u besoja vesheve dhe e pyeta me habi:

    - "A je mire me shendet? Cfare te ka ndodhur?"

    - "Mire, mire jam. Po ai vend ka marre fund! Nuk behet me!"

    - "E humbe edhe ti besimin tek Rilindja Socialiste?!" - ia ktheva me te qeshur.

    - "Mos mi zer ne goje se i mallkoj me gjithe shpirt cdo ore e minute!"

    - "A nuk me thua, cfare te shtyu qe te arrish ne kete pike deshperimi?"

    - "Ky maskarralleku me godinen e Teatrit i vuri kupen gjithckaje per mua!"

    - "Godina e Teatrit? Nje godine e vjeter?"

    - "Kur e akuzonin si traffikant droge une nuk i besova. Kur e akuzonin si njeri te korruptuar qe vjedh sa te mundi, une prape nuk i besova. I mbrojtja bile! Por kur korrupsioni prek edhe artin e artistet, dhe kur ne krye te shtetit eshte nje piktor, artist vete, qe i ben keto maskaralleqe, si mund ta mbroj une me kete njeri?! E kuptova qe kisha shkarre une nga trute e jo Edi Rama, ai i shkarre ka qene gjithe kohes!"

    Dhe si per ta qetesuar pak, pasi e pashe shkallen e depresionit te tij, ia ktheva me te qeshur:

    - "Po me teatrin c'paten valle?!"

  22. #19
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Kur zhgėnjen edhe Kadare, qė prej 30 vitesh pėrpiqet te bindi botėn,se ishte kundėr Enver Hoxhė

    Nuk du me ju prish linjen serioze te diskutimit, por pash ate ZOT, me te vertet akoma mendoni se e meritojn vemendjen tuj kjo klase e flliqur hajduto/politike?!
    Kjo rrace e pangopun, e pashpirt, e pabese!


    Kto meritojn vetem bojkod 100%
    Duhet nje filter qe kto te mos kandidojn dot.

    Teatrin thate ju?
    Ju menoni se kishte ndonje aty qe i intereson teatri i vjeter apo teatri i ri????!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    SERAFIM DILO (31-05-2020)

  24. #20
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Prishja e nje Teatri - apo njė e Ardhme pa tė Vjetrėn

    Citim Postuar mė parė nga pirro10 Lexo Postimin
    Kur e kam njohur mikun tim Edmond Budina nė kohėn e diktaturės nuk mund tė mos kishe dhe kesh edhe nė ditėt e sotme respekt pėr tė , njė nga djemtė mė tė mire, ashtu bukurosh i shkathėt dhe plot romantizėm revolucionar.
    Mu bė shumė qejfi qė mori pjesė nė demonstratat studentore dhe pėr njė momėent mendova se Edmond Budina do tė bėhej njė udhėheqės i butė dhe i dashur pėr popullin. Sidoqoftė nuk ndodhi ashtu. Dallgėt e jetės e hodhėn nė itali dhe vajtje ardhjet, pa tamtame dhe skoope tė Mediave shqiptare nuk u kujtuan pėr Edmondin. Vetėm vitet e fundit pas realizimit tė dy filmave njėrin, nga tė cilėt e kam kritikuar pėr aspektin kripto-antireligjioz, pas takimeve tė shkurtra me tė dhe me miqtė e tjerė, mendova sigurisht qė Edmond Budina do tė pėrfshihej nė drejtimin e artit (gjė qė nuk ndodhi), ose nė politikė me opozitėn, e cila mund tė pėrfitonte shumė nga ndershmėria dhe sinqeriteti i tij (por edhe kjo nuk ndodhi).
    Edmondi ngeli njė antikonformist rebel ndoshta duke zbatuarnė mėndjen e tij metodat e lashta tė ideve revolucionare qė sot janė tė tejkaluara.
    Pavarėisht investimi tė tij personal sė bashku me disa miq tė tij antikonformistė tė mbrujtur akoma me idetė e kundėrshtarėve tė Arturo UI, mendoj se gjithė ai investim pėr tė mbrojtur njė rrangallė pisllėku tė sė kaluarės nuk ja vlejti. Shumėkush mund tė pyesė: Pėrse miku yt i dashur Mondi i hyri kėsaj pune tė ngjashmė me luftėn e Don Kishotit me Mullinjtė e Erės? Pėrse Mondi miku yt, pėr njė kohė tė gjatė kėmbėnguli e shan ashtu si njė dashnor lab qė i lutet tė kthehet tė dashurės e cila ka hypur nė traget dhe i thotė ..`po zbrit moj qėne se tė vrava…`.
    Pėrpjekjet pėr tė ruajtur Teatrin e vjetėr, sikur politika tė mos ishte pėrfshirė, do tė kishin dėshtuar qė nė 1998 dhe Teatri do tė ishte prishur pėr tu ndėrtuar njė i ri. Mesa duke makinacionet politike tė cilat shikonin pėrfitime nga prishja e teatrit e vonuan kėtė dhe qeveritė e mėpastajmė hezitonin edhe pėr shka tė interesave tė zgjedhjeve, duke i bėrė qejfin sa njėrės palė ashtu dhe tjetrė,
    Prishja e Teatrit tė vjetėr asaj rrangulle plot pisllėqe tė sė kaluarės ėshtė pėrmėndur qė kur ish gjallė Lasgush Poradeci, i cili vuri re sesa i papėrshtatshėm pėr teatrim ishte. Mė vonė u pa se rikonstruksioni i tij ishte i pamundduėr pėr shkak se nuk kishte themele solide por edhe sepse ishte mė mirė qė tė ndėrtohej njė i ri sipas specialistėve inxhinjerė sepse kushtonte mė pak rindėrtimi se sa konstruksioni.
    Pėrsėri politika pas mori mesazhin se ishte mė mirė tė ndėrtohej njė i ri, filluan paazet se kush,
    si, qysh do tė pėrfitonin. Menjėherė u rradhitėn edhe artistėt pro dhe kontra,. Sidoqoftė mė e rėndėsishmje por qė u kalua nė heshtje ishte se godina pėrmbante asbest qė sot njihet si produkt kancerogen dhe si tillė godina duhej shėmbur.
    Nė fund tė fundit do tė prishej njė godinė e vjetėr publike dhe do tė ndėrtohej po aty njė godinė e re publike. Kėtė populli shqiptar e kupton fare mirė. Por orkestrantėt politikė nisiėn `koncertin politik`, avaz ky i njohur pėrpėrplasje politike tė atyre qė nuk ishin nė pushtet me ata qė janė nė pushtet. Motivi u gjėndėn: tė mos prishet, sepse ka interesa Kryeministri?! Tė mos prishet se kemi kujtime?! Tė mos prishet se kėtu janė bėrė gjyqet komuniste?! Tė mos prishet se kėshtu duam ne (opozita)?!
    Nuk besoj se miku im Edmond Budina u ndikua apo u urdhėrua nga Opozita, megjithė nostalgjinė qė ai ka patur pėr kėtė parti tė ēpėrfytyruar dhe tė inkriminuar nė raport me idealet e dhjetorit. Mondi ashtu si dhe pak artistė tė tjerė (pėr ata nuk ve dorėn nė zjarr) pėrkrahėn mos prishjen e Teatrit qė dikur ka qėnė dopolavoro por qė nė vietet e diktaturės u rregullua pjesėrisht pėr tu bėrė teatro, -kishte idelaet e tij antikonformiste sepse nėprmjet shėmbjes sė teatrit dhe atyre qė do ta shėmbnin kishte njė kombinim negative.
    Madje nėse ky Teatėr do tė prishej nga PD, atėhere sigurisht qė motivet do tė binin, dhe Teatri do tė prishej. Por problem ishte dhe qėndron nė kokėn e disa opozitarėve se pėrse u ra bixha tė majtėve tė prishin njė gjė qė duhej ta kishin prishur ata?!
    Sidoqoftė, partishmėnria e mikut tim Edmont pėr ti qėndruar deri nė fund njė ideje qoftė edhe e gabuar (si ajo qė mbrojti), vlen pėr tu admiruar, nė raprot me tėrsėllimat e britmat koprolale tė pėrkrahėsve tė cilėt pėr tė justifikuar daljen nė protestė, qėndrimin roje tek godina pa tė ardhme, pėr tė mbytur inatin dhe gulēin nga tradhtia e krerėve tė Opozitės qė i braktisėn natėn e `Shėn Bartolomeut` dhe lejuan qė godina tė prishej.
    A kishte vallė ajo godinė vlera tė vecanta teatrale? A kishte ajo godinė vlera arkitekturore? A kishte ajo godine vlera nostalgjike?
    Sigurisht asgje nga kėto vlera nuk kishte. Shėmbulli i vėndeve tė tjera tė zhvilluara na tregon se edhe kur u prish WEMBLI stadium i famshėmi Londrės, askush nuk vajtoi as pėr vlerat kulturore, as, pėr arktitekturėn e as pėr nostalgjinė e shumtė. Thjesht u ndėrtua njė Stadium i ri mė i bukur mė i fortė nė tė cilėn u skalitėn edhe vlerat qė trashėgonin.
    Po kėshtu me stadiumin tonė `Qemal Stafa`, krahas kritikave, , stadium u bė i rid he mė i bukur e mė i fortė dhe nė tė do jenė skalitur ato vlera qė meritojnė.
    Kėtu mund tė mos jenė dakort politikanėt e Opozitės sė rrugės tė cilėt prishjen e Teatrit po e ruajnė pėr tė bėrė zhurmen e zakonshme pėr tė nxitur ndonjė sherr dhe destabilizim tė vėndit me qėllim qė tė drejtohet vėmėndja tek teatri por qė tė harrohen ata: tė korruptuarit, vjedhėsit, vrasėsit, qė kanė qėnė nė drejtim, tė harrohet vetting dhe reforma nė drejtėsi.
    Por kėtė miku im Mondi nuk e ka kapur, por pėlqeu mė shumė rrahjet e krahėve nga Hipokritėt, ndonjėri nga ata shpresonte qė Mondi, miku im tė martirizohej.
    Fatmirėsisht nuk ndodhi ashtu.
    Megjithatė, tė drejtuar nga ideatorė obsessive-kompulsive, protesta kundėr prishjes sė njė godine tė vjetėr e plot pisllėqe tė sė kaluarės, do tė marrė drejtime tė reja ashtu si coronavirusi qė nuk do tė mposhtet por qė modulohet.
    Njė gjė ka rėndėsi e reja do tė triumfojė mbi tė vjetrėn dhe se nuk mund qė njė prishje ndėrtese publike e vjetėr me qėllim pėr tė ndėrtuar njė ndėrtese publike tė re tė pėrdoret pėr tė marrė pushtetin nė rrugė apo tavolinė, as duke i ngrėnė veshin Edi Ramės, sepse po tė ishte ashtu, Ramės ka se ēfarė ti hahet.
    Shoku pirro10,
    ishalla te japin naj lek per keto qe shkrun, se te pakten mund te t'justifikoj...

    Tek ai krahasimi me prishjen-rindertimin e stadiumit tregohesh shum i padrejte. Sepse ai stadiumi i vjeter sec na kishte nje piste atletike rreth e rrotull..., ndersa ky i riu ka vetem fushen e futbollit. Tashi do qe edhe te t'shpjegoj se ku shkoi siperfaqja e pistes atletike?! Ti e di shum mire, por po e shpjegoj me dy fjale per te tjeret: iu vodh shqiptarve trima/syleshe dhe u be KULL. (desha te shkruj tironsave trima/syleshe por nuk e meritojn).
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    Duke_Of_Arberia (30-05-2020)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •