Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Rishikimi politik i WW2- nje afere e rrezikshme

    Shkrimtari Dan Brown ka thėnė: “Historia shkruhet nga fitimtarėt” dhe kjo pėrmban njė pjesė tė rėndėsishme dhe kryesore tė sė vėrtetės. Pavarėsisht nėse e ka thėnė ose jo, kjo shprehje pretendohet se ėshtė thėnė edhe nga Ēurchilli, por e vėrteta e ngjarjeve tė kaluara e faktuar me dokumentacione tė sakta nuk mund tė rishikohet dhe tė interpretohet sipas interesave politike tė caktuar qė drejtojnė ditėt e sotme se rrezikshme sepse bėhet njė aferė e rrezikshme, e cila pėrdoret pėr tė fshehur tė vėrtetėn dhe kjo aferė pėrdoret pėr tė justifikuar veprimet e ditėve tė sotme nga kėta politikanė tė korruptuar. Kjo po ngjan edhe me historinė e Luftės sė Dytė Botėrore (WW2). Jo mė kot problemi i rishikimit tė historisė sė Luftės sė Dytė Botėrore ka marrė pėrmasa tė mėdha tani nė 75-vjetorin e fitores mbi fashizmin, nė tė cilėn Perėndimi e feston me 8 Maj, kurse Rusia me disa vende e feston me 9 Maj, festė e cila mund tė shtyhet pėr shkak tė pandemisė nga COVID-19. Dy pėrplasjet mediatike mė tė mėdha janė Promemoria e BE botuar qė nė shtator tė 2019, nė tė cilėn rishikohej seriozisht historia e WW2 ( Lufta e Dytė Botėrore) dhe fajtorė pėr nisjen e luftės bėhej ish-BRSS dhe Gjermania Naziste sidomos nėpėrmjet Paktit Ribentrop-Molotov ku tė dy palėt akuzoheshin njėlloj dhe ish-BRSS akuzohej pėr tė ashtuquajturin “pushtim” tė Republikave Baltike dhe pėr ndarjen e Polonisė. Kjo promemorie e BE ngjalli njė reaksion tė madh nė Rusi, e cila iu kundėrpėrgjigj se Lufta e 2 Botėrore nuk u nis nga Pakti Ribentrop-Molotov, por nisi edhe mė pėrpara me luftėn e Spanjės me pushtimin e Ēekosllovakisė dhe tė Francės si dhe tė Polonisė nga Gjermania Naziste. Rishikimi i Historisė nuk mund tė bėhet pa dhimbje, sepse brezat qė luftuan e dinė mirė se si ishte historia, kurse brezat qė vijnė mesa duket e shikojnė nė mėnyrė pragmatike dhe e politizojnė me argumenta tė ditėve tė sotme, argumenta tė cilat nuk janė tė sakta nė raport me kohėn kur ndodhi lufta. Pėrplasja e dytė mediatike qė ndodhi nė 12 shtator 2019, ishte vendimi mbi heqjen e monumentit tė heroit tė luftės Mareshalit Ivan Koniev nga Praga nga ana e pushtetit lokal, gjė qė nxiti edhe njėherė njė reaksion dhe debate mediatike dhe deklarata politike nga tė dy palėt. Monumenti u hoq me 3 prill 2020 nga qeveria lokale e Pragės me urdhėr tė z. Kolar (ditėt e pandemisė) dhe u vendos nė muzeun e luftės. Nė vend tė kėtij monumenti do tė vendoset njė monument tjetėr me fraza tė tjera sipas z. Kolar. Veprimi i Republikės Ēeke u pėrkrah heshturazi edhe nga BE, e cila z. Kolar, i cili urdhėroi heqjen e monumentit, e ka afruar si kėshilltar pranė Znj. Ursula von der Leyen, presidentes sė KE. Kjo pėrplasje vazhdon edhe sot disa ditė para festimit tė 75-vjetorit tė fitores mbi nazizmin. Nė fakt pati njė reaksion tė madh nga pro-rusėt nė Ēeki, madje dhe presidenti ēek e kritikoi ngjarjen. Kjo statujė u vendos nė vitin 1980 kur Mareshali Koniev vizitoi Ēekosllovakinė e atėhershme me rastin e pėrvjetorit tė atėhershėm tė fitores mbi nazizmin. Disa fjalė nė nderim tė Mareshalit e famshėm Ivan Koniev. Dihet qė Mareshalli Ivan Koniev (16 dhjetor 1897 – 21 maj 1973)) ka qėnė 2 herė hero i BRSS. Koniev, i cili komandoi armatėn e kuqe tė jug-perėndimit hyri nė Pragė nė fillim tė majit 1945 dhe udhėhoqi forcat qė nga janari i vitit 1945 pėr tė ēliruar Silezinė dhe Ēekosllovakinė dhe me armatėn e tij deshi tė hynte i pari nė Berlin, por Stalini ja dha kėtė nder mareshalit tjetėr Zhukov. Duke qenė njė komandant shumė i zoti, ai mori pjesė edhe nė Luftėn e Parė Botėrore dhe nė revolucionin e tetorit dhe gradat i mori pėr shkak tė aftėsisve tė tij ushtarake. https://en.wikipedia.org/wiki/Ivan_Konev. Ėshtė e vėrtetė qė Mareshali Koniev mori pjesė nė shtypjen e kryengritjes nė Budapest nė 1956, por indirekt. Nė 1968 Koniev pas shtypjes sė revolucionit tė kadifenjtė nė Pragė vizitoi Pragėn me ftesė tė qeverisė sė atėhershme dhe pėr nder tė tij u ngrit monumenti. https://www.rferl.org/a/prague-remov.../30528880.html. Nė vitin 1973 dy herė heroi i BRSS, Ivan Koniev vdiq dhe u varros nė Kremlin me nderime. Pavarėsisht historisė, rishikimi saj dhe shtrembėrimi i saj pėr shkak tė sistemit dhe bllokut komunist, i cili pėrfitoi nga fitorja mbi nazizmin dhe e pėrdori kėtė fitore pėr tė pėrforcuar regjimet pėrkatėse nė ish-vendet e bllokut komunist, nuk do tė thotė qė rishikimi i kėsaj historie tė bėhet mbi problemet e lindura pas fitores mbi Nazizmin pėr shkak tė diktaturave komuniste por edhe pėr shkak se sistemi i atėhershėm socialist dėshtoi nė tė gjitha kėto vende pėrfshi dhe Shqipėrinė. Ky problem po ndodh edhe nė Shqipėri ku Lufta Nacional-Ēlirimtare e udhėhequr nga Fronti Demokratik i atėhershėm me njė komandant nacionalist si Spiro Moisiu tė shahet nga kundėrshtarė, tė cilėt bashkėpunuan me nazi-fashizmin dhe tė hedhin baltė mbi luftėn duke mos ndarė Luftėn Nacional Ēlirimtare me regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Kjo, ashtu sikundėr edhe nė disa vende tė Europės Lindore, kėrkojnė tė eklipsojnė heroizmat dhe udhėheqėsit e luftės kundėr nazi-fashizmit me pretekstin se regjimet totalitare shtypėn popujt dhe nė 1989 iu rikthyen demokracisė perėndimore. Po kėshtu ka ndodhur edhe nė Talin, Estoni, ku u hoq pėrmendorja e ushtarit tė kuq me pretekste afėrsisht tė njėjta me ato qė ndodhėn nė Ēeki e gjetkė. Rishikimi Historisė sė WW2 mbetet njė aferė e rrezikshme pėr qeveritė e sotme tė pas 1989 sepse nėpėrmjet rishikimit synohet tė minimizohet lufta kundėr nazizmit nė tė cilėn u vranė rreth 50 milionė njerėz dhe veēanėrisht nga ish-BRSS u vranė rreth 27 milionė pėr 5 vjet luftė. Po kėshtu dhe nė Shqipėri, pavarėsisht debateve pėr numrin e tė vrarėve dhe dėshmorėve lufta u fitua nga Lėvizja Nacional-Ēlirimtare, e cila i u bashkua Frontit Antifashist, nė tė cilin kryesonin SHBA-Angli-BRSS, dhe kjo nuk mund tė mohojė dėshmorėt, trimat, drejtuesit, tė cilat nuk duhen pėrzierė dhe ndotur me regjimet qė erdhėn mė vonė nė ato vende.

    SOT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-01-2021 mė 01:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •