Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,639

    Shuhet ikona e muzikës popullore shqiptare Shahindere Bërlajolli

    Jeta
    Shahindere Bërlajolli lindi në Pejë. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i përfundoi në qytetin e arsimit dhe kulturës në Pejë, për të vazhduar me normalen e plotë për mësuesi. Rrjedh nga një familje vendase qytetare të vjetër të Pejës, nga babai biznesmen, Mustafë Bërlajolli dhe nga një nënë shumë bujare, Igballe Bërlajolli. Që në atë kohë familja Bërlajolli gëzonin një reputacion dhe një respekt shumë të veçantë te qytetarët e vendit edhe më gjerë. Shahinderja me shkëlqimin e saj në skenën muzikore të asaj kohe e vulosi edhe më tepër këtë respekt, duke u bërë njëherit artistja më e re dhe më atraktive e Pejës.

    Ishte vetëm 13 vjeçare kur për herë të parë debutoi në festivalin e asaj kohe "Mikrofoni është juaji", event i cili mbahej në Pejë dhe talenti i Shahinderes do të dilte në pah. Prej momentit të parë ajo i fitoi zemrat e publikut dhe u bë e preferuara e publikut pejan, ndërsa më pas sukseset e saj nuk kishin të ndalur në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo u bë artistja e vetme profesionale në moshën adoleshente. Ishte vetëm 13 vjeçare, por kishte një zë prej bilbili dhe shumë origjinal popullor.

    Sukseset e saj nga viti '59 e tutje ishin marramendëse: fituese e pesëfishtë e festivalit më prestigjioz të asaj kohe "Akordet e Kosovës" prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e radhës siç janë këngët: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "O bylbyl me pika-pika", "Hajde dalim moj goce". Ajo përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike. Ndër vite karriera e kësaj ikone kosovare rritej dhe zhvillohej edhe më shumë me pjesëmarrjet e saj e me këngët origjinale. Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.

    Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare Shahinderja do të bëhet letërnjoftim me këngët e saj shumë të dëgjuara, zëri i saj unik do dallohej menjëherë që sot e kësaj dite. Publiku i këndon edhe në ditët e sotme këngët e saj me shumë dashuri dhe nostalgji janë: "Në zabel të erdha", "Miriban", "Kush ma i pari bani", "Gajdexhiu", "Baresha e dashnume", "Lules", "Hajde dalim moj goce", "O bylbyl me pika-pika", "Një lule në Gostivar" dhe shumë këngë të tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 03-05-2020 më 16:00

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,639

    Për: Shuhet ikona e muzikës popullore shqiptare

    Ndërron jetë këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Shahindere Bërlajolli.

    Këngëtarja nga Peja e Kosovës, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 74-vjeçare.

    Lajmin e trishtë për ndarjen e saj nga jeta, e ka konfirmuar vajza e saj, këngëtarja Besiana Mehmeti.

    “Sot na la një prej zërave më origjinal të këngës shqipe Shahindere Bërlajolli- Stafaj e cila në çdo paraqitje reflektonte civilizim dhe kulturë. Nga Peja dhe familja e njohur Bërlajolli, në Gostivar për të mbetur gjithnjë energjike, kërkuese, motivuese. Pas jetesës dhe sukseseve në Prishtinë, ajo në mes dy dashurive zgjodhi vendlindjen e bashkëshortit- muzicientit të mrekullueshëm me kujtimin e të cilit u shoqërua në dekadën e fundit! Megjithë sfidat e jetës ajo në çdo bisedë reflektonte aq shumë pozitivitet, dashuri dhe krenari!Ngushëllime familjes Stafaj! Alban, Astrit dhe Ardit të jeni krenarë që mbartni traditën e një ikone të pakopjueshme dhe unike! Muzika shqiptare sot është në zi, por kënga e pastër shqipe që kultivoi do jehojë kurdoherë bashkë me emrin e saj që historia e muzikës autoktone do ta shkruajë me shkronja të arta!”, është shprehur Mehmeti.
    Ndër këngët më të njohura të Shahindere Bërlajollit janë: “Gajdexhiu”, “O bylbyl me pika-pika”, “Kush ma i pari bani”, “Në zabel të erdha”, “Hajde dalim moj goce” etj.

    Këngëtarja u ngjit për herë të parë në skenë në moshën 13-vjeçare dhe prej asaj kohe mori rrugë karriera e saj e suksesshme.


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •