Protesta të shtunën, publikohet plani se cilat rrugë të bllokohen deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja

Drejtori i ORCA, Rron Gjinovci, në një postim në Facebook ka paralajmëruar protesta të shtunën, që sipas tij, të vazhdojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka publikuar dy opsione, ku sipas tij, i pari ka të bëjë me mbushjen e shesheve dhe sipas llogarisë së tij, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë mjaftushëm sipërfaqe për me i akomodu dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.

Ndërsa opsioni 2, Bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit t’juj(qytetarëve) kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Postimi i tij i plotë:

Opcioni 1
Rrugët/sheshet e Prishtinës kanë mjaftushëm sipërfaqe për me i akomodu dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.

Opcioni 2
Bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit t’juj kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

https://indeksonline.net/protesta-te...jeve-te-reja1/