Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,273
    Faleminderit
    165
    117 falenderime nė 104 postime

    Mbyllet me nje skandal misioni i mjekeve shqiptare ne Itali

    Emri:  FB_IMG_1588256304358.jpg

Shikime: 101

Madhėsia:  78.3 KB



    Mbyllet nė njė mėnyrė aspak dinjitoze misioni i 30 mjekėve dhe infermierėve shqiptarė qė shkuan tė ndihmonin nė spitalet e Lombardisė pėr shkak tė emergjencės sė koronavirusit. Nėse mbėrritja e tyre nė vendin fqinj u prit me mjaft entuziazėm, nė largim ata janė ndėshkuar me gjoba deri nė 500 euro secili nga policia italiane.

    Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se nė pėrfundim tė misionit, njė ditė para se tė kthehen nė atdhe mjekėt dhe infermierėt janė mbledhur pėr tė festuar duke pirė birra dhe duke dėgjuar muzikė me zė tė lartė nė dhomėn e hotelit ku po qėndronin nė Breshia. Por duket se kufiri i festės ka tejkaluar ēdo limit.

    “Kaq ka mjaftuar qė pronari i hotelit tė detyrohet qė tė lajmėrojė forcat e policisė. Kėshtu grupi i specialistėve shqiptarė qė mbyll misionin 1-mujor ėshtė gjobitur nga policia me nga 500 euro” – shkruan Corriere Della Sera, citon lapsi.al.

    “Sipas tė dhėnave tė para duket se mbi 10 prej tyre janė mbledhur nė njė nga dhomat e hotelit pėr tė festuar fundin e misionit dhe kthimin nė atdhe. Njė festė qė nė kohėn e koronavirusit nuk mund dhe nuk duhej tė mbahej, edhe kur bėhet fjalė pėr mjekė dhe infermierė qė kanė ardhur nė Iatli pėr tė ndihmuar” – shkruan gazeta italiane qė bėn kritika tė forta pėr gjestin e shqiptarėve.

    Por historia nuk ėshtė mbyllur me kaq. Gazeta italiane shkruan se pėrveē rreth 10 personave tė gjobitur pėr shkelje tė rregullave tė karantinės dhe grumbullimeve tė paligjshme nė kėtė kohė ndaj 2 prej tyre do tė ngrihet edhe padi pėr rezistencė dhe kundėrshtim tė forcave tė rendit.

    “Pėrpara agjentėve tė policisė dikush nga shqiptarėt ka reaguar keq duke mos e pranuar atė qė po ndodhte. Mbi kėtė ēėshtje tashmė po heton Kuestura” – citon gazeta.

    “Duhet tė jemi tė qartė pėr atė qė ka ndodhur mbrėmjen e kaluar dhe kush ka pėrgjegjėsi duhet tė pėrgjigjet” – tha Gianpaolo Natali kėshilltar i partisė “Fratelli d’Italia” nė komunėn e Brescia qė kėtė mėngjes i ėshtė dashur qė tė angazhohet pėr sqarimin e incidentit.

    “Unė nuk do tė ndėrhyj nė punėn e policisė – tha Natali – por kėta njerėz mbėrritėn nė Itali me urdhėr tė kryeministrit tė tyre pėr tė na ndihmuar nė njė nga momentet mė tė errėta me spitalet e tejmbushura pėr shkak tė Covid. Tani ata do tė kthehen nė Shqipėri,. Ku njėri do tė ketė njė padi pėr kundėrshtim tė forcave tė rendit dhe 9 tė tjerė me njė gjobė prej 500 euro. Ne duam tė kuptojmė se ēfarė ndodhi nė hotel mbrėmė dhe kush janė pėrgjegjėsit. Pėr kėtė ndoshta do tė na duhet ta diskutojmė edhe nė parlament” – tha ai.

    Mbyllet kėshtu me njė njollė misioni i mjekėve shqiptarė nė Itali, njė pjesė e tė cilėve duhet tė lėrė njė peng njė pjesė tė shpėrblimit prej 3 mijė eurosh qė do tė merrnin nga qeveria shqiptare. ©LAPSI.al
    Silence is golden.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,883
    Faleminderit
    309
    180 falenderime nė 147 postime

    Pėr: Mbyllet me nje skandal misioni i mjekeve shqiptare ne Itali

    ...gjynaf , veprime te pamenduara...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,994
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Pėr: Mbyllet me nje skandal misioni i mjekeve shqiptare ne Itali

    Te gjedhurit e nje qeverie alabake si do benin menddoni ju. Aq me teper nuk u cun per ndihme vllaezrore po per ti rritur piket Rames
    Albania Uber Alles

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •