Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja.

    Emri:  rl.jpg

Shikime: 1889

Madhësia:  35.5 KB

    Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Pasditen e së hënës, 20 prill, zemra e tij pushoi së rrahuri duke mbyllur sytë përjetë në këtë botë. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja.

    Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit "Aleksandër Moisiu", Tiranë.

    Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

    Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja.



    Artistët e Mëdhenj I përkasin veç PËRJETËSISË !
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-04-2020 më 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •