LËVIZJA EKUMENIKE (termi apstrakt «ekumenizëm» është më pak i mirë) është emër përbledhës për të gjitha orvatjet rreth bashkimit të sërishëm të të krishterëve të dëshmimeve të ndryshme të fesë, më së pari me hapa paraprijës organizativë (psh. me të anëtarësuarit në «Këshillin ekumenik të Kishave» që nuk kuptohet si superkishë) dhe më në fund me arritjen e një Kishe sipas vullnetit të Jezu Krishtit për të gjithë që besojnë në të.
Ajo çka i bashkon bashkësitë e krishtera është:
- Feja, shpresa dhe dashuria e përbashkët në Hyjin dhe në Jezu Krishtin si të vetmin Zot dhe Shpërblyes; - Fjala e shkruar e Zotit; - Jeta e hirit të Zotit; - Nderimi i ndërsjellë i pakusht i lirisë fetare; - Pagëzimi i përbashkët valid dhe anëtarësimi i përbashkët në Jezu Krishtin.
Kjo lëvizje është detyrë e të gjithë të krishterëve, sepse këtë e dëshiroi edhe Jezu Krishti kur iu lut Atit në Darkën e mbrame: «që të gjithë të jenë një» (Gjn 17,21).
Ndasia në mes të kishterëve është shkandull për botën dhe njëherëit pengesë për ungjillëzim.
Mirëpo, ata që lindin në bashkësi të tillë (të ndara) dhe thithin fenë në Jezu Krishtin, nuk mund të fajësohen për mëkatin e ndasisë!
A ke dëgjuar për lëvizjen ekumenike? Çka mendon ti për këtë lëvizje? Çfarë perspektive ka ajo në të ardhmën? A është i mundur uniteti ndërmjet të krishterëve? Ç'duhet bërë që të jemi më të bashkuar?
Krijoni Kontakt