Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-04-2020
    Postime
    1

    Lightbulb Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Të dashur miq, unë jam Kreshniku dhe jetoj në mërgim. Unë jam i dhënë pas historisë së shqiptarëve dhe shikoj shpesh herë faqe dhe harta të ndryshme. Duke shikuar disa faqe me harta të vjetra sot zbulova një hartë të Ilirisë në të cilën ishin edhe qytetet e atëhershme. Pasi e analizova hartën, hapa google maps dhe fillova ti kërkoj qytetet. Shikoni fotografitë më poshtë. A mund të jet THERMIDAVA Prizreni sotëm.
    Ju lutëm komentoni dhe analizoni.

    Emri:  20200403_181407.jpg

Shikime: 1552

Madhësia:  58.8 KB

    Emri:  20200403_181424.jpg

Shikime: 1453

Madhësia:  49.2 KB

    Faleminderit bashkëkombas.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Nga GOOGLE.
    PRANIA E SHËNIMEVE GJEOGRAFIKE TË KOSOVËS NË HARTAT E RENESANCËS (1439-1572)
    Muharem Cërabregu

    Shënimet gjeografike të territorit kosovar të regjistruara në hartat e Renesaneës, gjithsesi janë interesante dhe të vlërëshme për komentim. Megjithqë me numer të vogël, të pabalansuar dhe me lokalizim jo korrekt, shënimet janë të levërdishme për aspekte të ndryshme hartografike si dhe për gjeografine histortke.
    Autorët e Renesands e kanë filluar punën dhe publikimin e Ideve të reja gjeografike, me prezentimet e ashtuquajtura „Tabula Moderna", „Karte Moderna" ose „Tavole Moderna." që ia bashkangjiten edieloneve të shpeshta të „Gjeografisë" së Ptolemeut, me të cilën në të vertetë fillon edhe Renesansa hartografike.
    Gjithsesi, ana intesante e përmbajtjës së këtyre hartave që ka të bëjë rne terrItorin e Kosovës është nomenklatura.
    Nga ana tjetër provat e portretimit fiziografik të pjesës qendrore të Evropës JI, është kryesisht e pasuksesshme.

    Në fillim autoret Renesansës përdornin koceptin hapsinor të Ptolerneut, gjer sa kah fundi më i suksesshmi qe Gastaldi me portretimin e koneeptit të tij origjinal në hartën e publikuar në vitin 1560.

    Mes shënimeve gjeografike të akumuluara në hartat e kësaj periode, që kanë të bëjnë me teritorin e Kosovës, si në shpesh të regjistruar veqohen. emërtimet: Casoua dhe Novo Mont.

    I pari ka të bëj me thirrjen e pjeses lindore të Kosovës në kuptim të ngushtë gjeografik — Fusha e Kosovës.
    I dyti, shënohet në hartën e parë të Renesansës, duke u përshkruar xeherore e arit dhe argjendit, i cilIi më vonë lokalizohet në afërsi të kompleksit malor — Monte Argentato.

    Shiquar në përgjithësi provat e hartografëve të Renesansës për portretimin e territoril kosovar, gjithsesl janë kontrIbut me vlerë dhe të rëndësishme për aspekte të ndryshme.
    RENESANCA E HARTOGRAFISË
    Gjatë mesjetës së errët Ptolemeu dhe mënyra e tij e punimit të hartave qe harruar në botën krishtere.
    Vendin e hartave të tij krejtësisht reale, të vizatuara me projekcione të mbeshtetura në matje astronomike, e zënë hartat që punoheshin pa mbështetje në projekcione të mbuluara me figura princërish me pelerina e kurora, me monstrume e legjenda fantastike të huazuara nga bota mistike e krishtenizmit dhe nga legjendat pagane.1 etj.
    1.A.E.Nordenskiold; Faksimil Atlas to the early history of Cartography...,
    Stochholm, 1889, fq. 9.



    Hartografi i pari i Renesansës hartografike gjerë tani konsiderohet Nikola Cusa (nus), i cili, shiquar për nga aspekti i pranisë së shënimeve gjeografike të Kosovës, është. nën hijen e Ptolemeut (v. 150).


    Ky autor gjerman në hartën e tij ,të titulluar „Central Europa" të botuar në Strazburg në vitin 1439, në Iiteraturën hartografike njifet si „Karta Moderna". Kjo hartë e rë me përmbajtje shënimesh gjeografike të kohës është e para e këtij lloji për Evropën Qendrore.

    Ajo paraqet kontribut të madh për ringjalljen e hartografisë, e cila si shkencë për komunikimin e idesë për trajten dhe përmbajtjen e Botës ishte e cenzuruar mbi dhjet shekuj nga ideologjia kishtare.

    Ky autor len pas dore për herë të parë në shumë aspekte „Gjeografinë" e Ptolemeut, duke krijuar një koncept të ri më të cilin filloi edhe Renesanca hartografike, por sa i përket interesit tonë të hartografimit të pjesës qendrore të Evropës JL gjegjsisht të Kosovës, Kuza është mbeshtetur në portretimin e Ptolemeut.
    Në organizimin fiziogratik të Evropës JL dominon skeleti malor nyja se cilës identifikohet me emërtimin Scardus Mons — Mali Sharr dhe krahu veri-lindor Orbelus Mons që ka të bëjë me malet lindore të Kosovës. (H.1)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-04-2020 më 08:09

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Sa i përket skeletit orografik harta ruan drejtimin e vargemaleve dhe pozitën nyjore të Sharit (pa identifikim), por ai është i zgjëruar me degëzime, kështu që tërë mbrendësia e Evropës JL është mbuluar me trajta malore.

    Karakteri malor dominon mbi këtë hapësirë, as një shënim orografik që ka të bëjë me territorin e Kosovës nuk është identifikuar.


    Nga rrjeti ujor tregohet një rrjedhë që derdhet në Detin Adriatik që identifikohet me hidronimin f. drina (f. = flumen-lum), që pa dyshim ka të bëmë me Drinin.
    Pos këtij, një degë jugore e Danubit identifikohet me emërtimin f. moraua pizola (pizola x i, e vogël), pra Morava e Vogël që në të vertetë ka të bëjë me Moravën Jugore.
    Nomenklatura tjetër ka të bëjë me vendbanimet, shënimi i të cilave është bërë me pikturimin e trajtave të kështjellave.

    Ndër ato që kanë të bëjnë me territorin e Kosovës veçojmë: Pistina (P(r)istina) e cila lokalizohet në hapsirën.qendrore të Evropës JL, dhe jo largë saj kemi shënimin: noua barda over nuoua mote (mo(n)te x mal) e lokalizuar me një pikturim të kështjellës afër së cilës pason teksti: fosse de oro e argento (xeherore e arit dhe argjendit).

    Gjithsesi shenimi skjarrues për pasurinë natyrore të kësaj nuk është shënim i rastit.

    Rëndësia e këtij shënimi mund të vlerësohet më mirë nëse kemi parasysh se ajo figuron në një hartë të Botës.
    Ndër lokalitetet tjera hasim edhe identifikimin Forus që konsiderohet së është trajte e emertimit Forno, e që ky në të vërtetë është përkthim i kuptimit te fjalës Pec, prandaj edhe disa autorë që merren më këtë lëmi, pra këtë emer e identifikojnë me Pejën.
    Gjthsesi, kjo hartë „moderne" e Fra-Mauros me pak shënimet që përmban për Kosovën në kuader të Il Mappamondos, mund të thuhet së është prezentim i dënjët i disa shënimeve relevamte gjeografike. Prandaj, duhet të merret si hartë e parë e Renesansës për historinë e hartografimit të territorit kosovar.
    Shiquar në përgjithësi elementet grafike dhe gjeogralike të Mappamondos, vërehen edhe disa specifitete të shprehjës hartografike. Psh. prania e potencimit të vijës dhe trajtës nga shifet edhe madhësia e fenomentt gjeografik.

    Vlën të përmendet se harta ka për bazë orientimin traditor të botëkuptimit hartografik islamik, sipas të cilit në krye të hartës lokalizohet hemifera jugore. Është për tu përmendur edhe shënimi që tregon se në atë kohë Shkupi është konsideruar si pikë e përpjekjës së

    Gjithsesi, ky shënim dhe si dhe ai për Novomontin janë elemente që pasurojnë përmbajtjen e hartes sidomos në aspektin e pasurimit të idesë mbi gjeografinë historike të kësaj ane.

    Nomenkaltura e hartës është shkrun sipas grafisë Italjane, ku shkrimi shkrutohet duke i nenkuptuar zërat që duhet t'ë figurojnë, mënyrë që randaon leximin e hartës.

    Por, shiquar në këtë në aspektin hartografik të shënimit të emërtimit, kjo mënyrë e shkurtër kursen hapsirën e hartës, në një anë, kurse nga ana tjetër mundëson pasqyrimin e një numëri më të madh identifikimesh gjeografike. (H.Z.)
    ROSELI (V. 1480-90)
    Si i tretë i Renesansës hartografike shquet firentinasi Roseli, i cili në hartën e tij të Evropës Juglindore (pa titull), përpos kontributit te përgjithshëm për këtë lëmi, shquhet edhe për hartografimin e Kosovës.
    Aspekti i perparimit shifet në pasurimin e nomenklaturës dhe përmbajtjës gjeografike me oronime, hidronime dhe vendbanime të reja.
    Nga oronimet që kanë të bëjnë me territorin e Kosovës hasim shënimin Glibotma Motes (montes), i cili ka të bëjë me Lubotenin gjerësa Sharri nuk Cekët.

    Pastaj, figuron emertimi Saracma Motes, i cili konsiderohet se ka të bëjë me malet lindore të Kosovës.
    Nga emërtimet e rrjedhjeve të identifikuara veçojmë Drin f. (flus) dhe Ibar.
    Kurse nga vendbanimet janë të idenfitikuar Nouo Mont dhe për herë të parë shënimi mjaft interesant si për kah kuptimi i fenomenit gjeografik kështu edhe për kah trajta gjuhsore e shënimit.

    Fjala është pikërisht për emertimin Casoua, i cili lokalizohet në anën jug-perëndtmore të malit Luboten.

    Ky emertim që pa dyshim ka të bëjë me thirrjen e Kosovës që si lokalitet figuron në harta shekuj me rradhë gjerë kah mesi i shek. XIX.

    Në këtë hartë, gjithashtu si lokalitet hasim emërtimin'Sittinizza, i cili duhet të lidhet me hidronimin Sitnica.
    Edhe ky autor për organizimin fiziografik të mbrendëstsë së Evropës JL, merr për bazë konceptin e autorëve të mëpërparshërn.
    Por, si pamë më lartë nomenklatura ishte „moderne".
    Si veçanti e orografisë është se ajo është e coptuar dhe e redukuar në grumbuj malesh, por megjith atë diktohet ndikimi i konceptit ptolemik. (H, 3.)



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-04-2020 më 15:07

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    BENVENTANO V. 1507
    Në edicionin e këttj autori të Ptolemout hasim edhe Tabulen. Moderna Polonie, Ungari, Bosnie, Germanie, Russie, Litkovanie, Romë, 1507, e cila në pikëpamje fiziografike dhe të përmbajtjes gjason më atë të autorit të lartëpërmendur. (H. 4.)




    Pasaj në hartë hasim shënime antike që kanë të bëjnë me venbanimet e kësaj ane: Vlpiana (Ulpiana një herë kryqendër e Dardanisë të eilës pas rrenimit Perandori Justinian me origjinë dardane, duke u bër rindërtimin e saj ia ndërroi edhe emertimin në Justiniana Secunda.
    236
    Po të njejtës periodë klasike i përket edhe shënimi i

    lokalitetit Vendenus (afër Ulpianës), lokalitet që duhet të gjindet diku kah mesi i Fushës së Labit me gjasë të lokalitetit Glavnik.

    Poashtu në afërsi të këtyre vendbanimeve antike figuron lokaliteti Casoua, që gjerë tani e hasim edhe të autorët e më përparshëm.

    Pastaj kemi vendbanime të reja të identifikuara si Bardagi dhe Chino të lokalizuara të një degë e Drinit.

    Emërtimi i parë mund të identifikohet me katundin e anës Dushkajë afër Gjakovës — Bardaniq, kurse i dyti gjithsesi me Klinën e sotshme.

    Në afëri të këtyre shënimeve hasim edhe vendbanimin Salatina qe duhet të përgjigjet Slatines afër Prishtinës.
    Të shiquar këto shënime gjeografike në hartën e rikonstruktuar fare lehtë mund të përfillet edhe rruga e udhtarit, që i tubon informatat në bazë të se cilave Gastaldi përpilon hartën.

    Duka pasur para sysh se Bardaniqi gjithnjë ka banorë katolik, poashtu edhe të Klina dhe'se nuk përmenden qytet e mëdha të kësaj ane që atë kohë ishin në lulzimin oriental, mund të supozohet se tubuesi i shënimeve ishte misinarë katolik ilegal që lëvizi dhe qendrot nëpër këto vendbanime. (H. 7.)
    GASTALDI (V. 1548)
    Në hartën e Gastaldit të titulluar Tavole nouva di Schiavonia, të vitit 1548 të botuan në Venetia, prap në një pjesën marginale ku nderpritet mbrendësia e Evropës JL, ku për shkak të shkallës së hartës hasim një numer të vogël shënimesh, nga ato që i përkasin Kosovës.
    Kemi dy identifikime të cilat nuk janë të reja, por vetërn për nga varianta e shënimit. Fjala është për lokalitetin Casovia dhe hidronimin Lodrino (drini). (H.8.)
    MAITIOLO — GASTALDI (V. 1548)
    Të dy autorë së bashku, Matiolo dhe Gastaldi janë editor të Ptolemausit të vitit 1548 të botuar në Venedik. Në njerën ndër hartat „moderne" hasim tri shënime që kanë të bëjnë me territorin e Kosovës; prej të cilave dy janë variante të reja shkrimi: Casove, i cili gjerë tani shënohej në trajtën e shquar Casova dhe Chlina që më parë u shënua China.
    Që të dyja të identifikuar si vendbanime. Përpos këtyre lokaliteteve kemi edhe hidronimin Drin. (H.9.)


    237

    Duhet cekur se ky emërtim në hartë është konkretizuar me pikturimin e drujve gjethrënse me një areal të gjerë hapsinor mes Shkupit (Seopia) M. Negro (Karadakut) dhe degës jugore të Drin Flu.

    Me shënimin e këtij visi terrthorazi prezentohet lokaliteti i Kaçanikut dhe Gryka e Kaçanikut.
    Në veri të oronimit M. Negro (Mali i Zi ose Karadaku) që në këtë hartë na paraqitet për herë të parë, poashtu kemi të shënuar lokalitetin e ri Grachaniza dhe China, nga ana lindore e malit Scascoua, kurse nga ana jug-perëndimore është lokaliteti Sar.

    Duhet cekur se në veri të këtij mali shtrihet konpleksi malor i identifikuar M. Argentato, rreth të cilit hasim tërë shënimet tjera që kanë të bëjnë me territorin e Kosovës.

    Nga ana jugore është lokalizuar Monte nouo dhe Vendenich, nga ana jug-lindore Pistrina dhe për herë të parë Vchtterna kurse nga ana veriore e malit kemi identifikimin Copagnich, pra emërtim që na tregon se në veri gjendet kopaoniku.

    Pastaj, kemi vendbanimin Ibar buzë lumit, emërtim që na idenfikon edhe thirrjen e lumit, dega jugore e se cilës rrjedh prej Malit Argentato, kurse ajo perëndimore është rrjedhje e një liqeni të identifikuar La. Suersagno, për të cilin gjer tani nuk ka të. dhëna gjeografike rreth ekzistimit të tij.
    Në buzë të këtij liqeni është lokalizuar vendbanimi Vendenus.
    Duke përcjellur me kujdes paraqitjen dhe shtrirjen e Monte Argentato dhe praninë e lokalizmit të Monte nouo-s pranë kompleksit malor si dhe shënimeve tjera gjeografike të Kosove's rreth saj, është fakt që tregon se Monte nouo gjendet këtu si xeherore e arit dhe argjendit, si ceket edhe më parë, prandaj emertimi i Maleve Lindore të Kosovës në të vertetë është Malet e Argjenta, që gjithsesi duhet të ripërtrihet, pasi që tani ndër literaturën gjeografike është pa identifikim emëror, por vetëm si anë malore e Kosovës.

    Prandaj, sygjerojmë që gjithë ata që kanë të bëjnë me përdorimin e emertimeve gjeografike të kësaj ane, në shkolla, shtyp, televizor etj., ta kenë në konsiderim emërtimin origjinal të këtyre maleve. (H.10.)
    BERTELLI (V. 1972)238
    Ndër autorët e kohës së Renesaneës që kanë kontribuar për hartografimin e Kosovës kemi rradhit edhe Bertellin, i eili në hartën e tij të tituIluar Carte del Evropa Sudorientale, 1572, Venedig, veçojmë këto specifitete: Gjithsesi, ajo për kah titulli është interesante për shkak se për herë të parë hasim emërtimin e pjesës jugore të Evropës që ne sot zakonisht e njohim si Gadishulli Ballkanik ose Ballkan.


    Pra, thirrja italiane e kësaj ane ishte Evropa jug-lindore, kurse ajo turke Balkan të cilën më vonë e pranuan edhe hartografët gjermanë, kështu që kjo thirrje pothuajse dominon sot në literaturën gjeografike.
    Sa i përket mbrendësisë së Evropës JL në këtë parafytyrim të Bertelit hasim një koncept të ri për këtë hapsirë.


    Porpos kësaj risie, sa u përket shënimeve gjeografike të Kosovës hasim për herë të parë në hartë lokalitetin Mitroviza, kurse te burimi i degës veriore të Vardait në veri të Scopia-s (degë e cila duhet të konsiderohet Lepenci me Nerodimen lokalizohet Istriana që me siguri ka të bëjë me Justiniana Secunden pra Ulpianen.
    Duhet të cekët se koncepti fiziografik i Bertellit për mbrendësinë e Evropës JL pranohet si zgjedhje më e re prej tërë hartografëve të më vonshëm të Evropës perëndimore, kështu që kjo ide e tij e prezentimit të kësaj ane dominon të autorët e mëvonshëm shekuj me rradhë gjerë në shekullin XVIII. (H.11.)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-04-2020 më 15:03

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    PRANIA E EMERTIMIT KOSOVË NË HARTAT E RENESANCËS
    Ndër shënimet gjeografike të territorit kosovar që na paraqiten në hartat e autorëve të Renesancës, gjithsesi për kah prezenca veçohet lokaliteti dhe emertimi në varianta të ndryshme Casoua, që ka të bëjë me thirrjen Kosova në kuptim të ngusht gjeografik.

    Për shkak të gabimit në mënyrën e shënimit të këtij identifikimi në një kuptim tjetër gjeografik, si lokaatet e jo si emërtim visi, po japim komentin që vijon.
    Së pari të cekim se egzistimi i një venbanimi me thirrje të tillë, shiquar në realitetin hapsinor të territorit kosovar, nuk ka egzistuar, përpos në harta.

    Prezenca e këtij emeri në harta paraqitet në gjysmën e dytë të shekullit XV te autorët italianë dhe vazhdon të figurojë si shënim besueshëm gjeografik gjerë në gjysmën e shekullit XIX, duke u përcjellë edhe ndër autorë turq, gjermanë, anglezë etj.
    Me gjithë prezencën e këtij emërtimi, ndër hartat e kohës së Renesanses ka tendencë që kjo e dhënë gjeografike mos të merret në konsiderim fare.

    Shkaku i injorimit të këtij emertimi nuk dihet, por mund të supozohet se ndoshta egziston farë dyshimi, mëqë në Mesjetë thuhet se përmendet një vendbanim me emërtimin të tillë në Bullgari.


    Këtë dyshim mund ta kushtzoj edhe lokalizimi i fenomeneve gjeografike me hamendje në kohën e Renesancës.
    Me shqyrtimin në hollësi të përmbajtjes së hartave të Renesancës, ska dyshim se emertimi në fjalë lidhet me kuptimin gjeografik që ka të bëjë me territorin e Kosoves.

    Prandaj, po cekim sa vijon:


    243
    1. Së pari emërtimi Casoua ose variantat e saja në hartat e kohës së Renesancës gjithnjë lokalizohet në arealin e shënimeve të Kosovës, pikërisht pranë Scardusit (Sharit), Monte Argentarios (malet lindore të Kosovës), ose të M. Negros (Karadakut).; kurse në shekujt e më vonshëm, te autorët turk, gjerman, anglezë etj, gjithnjë afër Prishtinës.
    2. Gabimi i parë që ky emërtim u identifikua si vendbanim nga Roseli e që pastaj u kopjua si shënim i besueshëm gjeografik për egzistimin e emërtimit të së cilit dihej, nuk është për t'u çuditur, mëqë lëshitne të liojit
    egzistojnë edhe për shënime tjera gjeografike. Psh. emërtimi Ibar shënohet në dy kuptime gjeografike, si hidronim dhe si vendbanim, pastaj oronimi Copagnich figuron si vendbanim etj.

    Prandaj, gabimet e tilla janë të mundëshme, sidoemos kur të kemi parasysh se krijimi i hartave në kohën e Renesancës për viset jasht Italisë punoheshin në bazë të kompilacionit dmth., në mënyrën e tubimit të shënimeve gjeografike për viset e largëta nga bisedat me misionarët e rrallë fetarë dhe tregëtarët që depërtonin në mbrendësin e Evropës JL. e burime etj.
    3. Duhet të theksohet se shënimi karakteristik i emë'rtimit është Kasova, që është trajtë e shquar shqipe dhe shqiptim që mund të haset edhe sot në një pjesë të banorëve të Kosovës.'
    Prandaj, kur t'i kemi parasysh faktet e lartëpërmendura, shifet se ky emërtim ka të bëjë pikërisht me territorin e Kosovës.
    PËRFUNDIM
    Për ti kuptuar veshtërsitë e hartografimit të territorit kosovar në kohën e Renesansës duhet ti kemi parasysh këto fenomene gjeografike:
    1. Pozitën e Kosovës, e cila me vetit e një rrafshlarte e përbërë prej dy fushave të përgjatura dhe e rrethuar në trajtë unazore me male alpike (në perëndim) dhe mollake (në lindje), ka për hinterland fise malore për qark.
    2. Vetia kryesore fiziografike që pengoj hartimin efikas të Kosovës në këtë kohë është prania e rolit gjeografik të saj si nyje e vendburimeve të lumenjve më kryesore të Evropës JL. Rroli i ujëndarësit të tri peligjeve detare (Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi), si dhe gershetimi i degëve•burimore të lumenjëve të këtyre pellgjeve në territorin kosovar, përshënues dhënsit jo profesional ishte një labirint i pa zgjedhur shekuj me rradhë.
    Prandaj, ata portretuan koncepte në bazë të Ptolemeut ose krijuan varianta origjinale, që në krahasim me ate të Ptolemeut ishin më të dobëta,përveç konceptit të Gastaldit të vitit 1560., e cila në pikëpamje fiziografike kishte shumë elemente të realta gjeografike.
    4. Prania e sundimit Turk kur edhe roli komunikacionit Lesh-Nish humb për shkak të nderprerjes së levizjeve fetare krishtere dhe tregëtareve me qendrat Italiane.
    Pra, për shkak të këtij izolimi i komunikimit nëpërmes Detit Adriatik, edhe furnizimi i qendrave kulturore dhe shkencore Italiane me shënime gjeografike me këtë anë të Evropës ishte nën çdo nivel.
    243
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-04-2020 më 15:06

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Per emertimin antik te ketij lokaliteti i hasim keto shenime: Nder pershkrimet e para te Pejes ne literaturen gjeografike, e hasim ate te A.Boues (1836-8)
    , i cili qe ne fillim te shpjegimit, me siguri duke pasur parasysh germadhat e ,,Gradines", ceke se ,,lpeku gjindet mu ne vendin e Dioklea-se,
    te cilen e rrenuan Bullgaret ne shekullin XI. (?).
    Mjerisht, ky autor nuk jep informata me te hollsishme per konstatimin e ketij emertimi.
    Kur eshte fjala per emertimin antik te ketij vendbanimi, gjithsesi,
    duhet te ketni parasysh edhe nje mbishkrim qe eshte gjetur ne germadhat e Pejes se vjeter.


    Fjala eshte per emertimin autokton Dumvenio, per te cilia nuk egziston ndonje mendim i percaktuar se me qka ka te beje kjo thirrje.
    (Vulic; Spomenik No. 71, SAK, 1931).
    Gjithsesi, kujdes te veqante duhet kushtuar emertimit te ketij lokaliteti qe e pershkruan E. Cedkov.
    Emertimin Siparant e gjejme te Ptolemeu ne tabelen e Peste te
    ,,Geografise", (veper e kompletuar gjate shekullit te dyte ne Aleksandri, ne qendren kulturore te botes se atehershme), i cili tentoi qe ne baze te
    literatures dhe shenimeve te fresketa ta beje pershkrimin gjeografik dhe paraqitjen grafike te botes se atehershme.
    Ne tabulen e peste perfshihet pjesa me e madhe e Iliricumit, gjere te provinca e Dardanise ne JL.

    Duke shikuar kete dhe tabulen e Nente vime gjere te nje konstatim se territori i sotem i Kosoves, sipas konceptimit gjeografik te Ptolomeut ose ndarjes administrative te asaj kohe, se tere kompleksi pellgjor i lumenjve qe derdhen ne Detin Adriatik i perkasin teresise se Provinces se Dalmatise.
    Prandaj, edhe pellgu i Drinit me permbajtjen e saj gjeografike i bashkangjitet anes JL te Dalmatise.
    Me shikim me detal te hartes, fare mire shifet se Drini i Madh
    (Driloni), perbehet nga dy dege kryesore qe perputhet me realitetin.
    Prandaj, dega e eperme duhet t'i takoje rrjedhes se Drinit te Bardhe, kurse ajo lindorja Drinit te Zi.
    Nder tiparet tjera te pikturara kemi orografine me nyjen malore
    Scardus M., Mali Sharr dhe vendbanimet me te rendesishme.
    Te vendburimi i deges veriore te Drinit, dmth., Drinit te Bardhe, si vendbanim lokalizohet Siparantumi, kurse ne afersi ku bashkohen dy deget e Drinit, Drini i Bardhe me te Ziun, shenohet Thermidava.
    Arkeologu i njohur Kosovar E. Qershkov, duke i pasur para sysh keto shenime gjeografike te ,,Gjeografise", nga ana tjeter edhe arealin e
    gjere te materialit arkeologjik te ,,Gradines" se Pejes, mendon se ky
    lokacion duhet te konsiderohet Siparanti.

    Nga ana tjeter, per Thermidaven
    gjegjsisht Theranden mendohet se duhet te korenspondoje me Prizrenin ose ndonje venbanim antik afer saj.
    Keto fakte rreth identifikimit te vendbanimeve te cekura, nuk mund
    te jene apsolute, meqe per to nuk ekziston material konkret shkrimor
    arkeologjik, por shikuar nga aspekti logjik dhe menyra e konkludimit
    shkencor, kjo teze eshte mjaft bindese dhe mbetet vetem te vertetohet.


    Ne favor te ketij mendimi, perpos Qershkovit dhe autorit te ketij punimi, kane shkruar edhe N. Ferri arhelolog dhe E. Dukagjini gjeograf.
    Sipas te gjitha gjasave, mund te thuhet se emertimi i kohes dardane
    dhe romake per Pejen e vjeter, duhet te merret Sipaant gjegjsisht
    Siparantum, e cila eshte pjelle autoktone per te cilen duhet te ndegjohen edhe mendimet e etimologeve dhe onomasteve.
    Emertimet e sotshme Peje, Ipek, Pee. - Me ndarjen e Perandorise
    Romake te vitit 395, ne ate Lindore - Bizanti dhe Perendimore - Roma,
    Provinca e Dardanise bjen nen juridiksionin e Bizantit.
    Ne fillim te Mesjetes se Hershme, ne shekullin VI, Peja e vjeter fillon ta humbe rrolin e funkcionimit urban, si ne pikepamje ekonomike, tregtare, kulturore, administrative, me fjale te tjera shuhet municipiumi.
    Ne te vertete kjo u shkaktua me depertimin e para te hordhive barbare ( Gotet,Vst.), kur nen presionin e sulmeve te panderprera, vendbanimet dhe civilizimi ne hapsiren e Evropes JL shuhej.
    Eshte per tu permendur se ne kete kohe ne krye te Bizantit qendronte perandori Justinian, dardanez i Ulpianes, i njohur si dashamir i madh per ngritjen dhe rregullimin e punkteve urbane.
    Ky per qellim te mbrojtes nga sulmet e mevonshme ndermuar rindertimin dhe ndertimin e nje sistemi keshtjellash ne tere territorin e Evropes JL.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-04-2020 më 07:22

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Me kete rast vetem ne Dardani ndertoi ose rindertoi 691 fortifikime te ndryshme, me q rast edhe iu nderruan edhe emertimet.
    Ne listen e ketyre emertimeve hasim edhe lokacionin e shenuar Pentza, shenimi i pare ose transkriptimi se ciles mund te jete i pasaket, prandaj meqe kjo ka afersi te madhe me fjalen Pek - rrenjen e emertimit te sotem Peje, duhet te konsiderohet se ky emertim daton nga kjo faze e ndrrimit te emertimeve ne kete ane te Evropes JL.
    Gjithsesi, oder aspektet e errta qe kane te bejne me Pejen, rradhitet
    edhe preardhja e emertimit te sotem, i cili duhet te konsiderohet si problemi veante nga ana e toponamasteve dhe etimologeve.
    Ne te vertet rreth thirrjes se ketij venbanimi mund te hasen disa variante shpjeguese, qe nuk mund te jene serioze, meqe shprehen pa
    kurfare bazash ne literature nga autore te ceket.
    Psh. si variante te pare jo te aresyeshme mund te permendim sypozimin se emertimi Peje rrjedh nga fjala pej, qe arsyetohet me nje
    periode kur ne kete vend kultivohej krymbi mendafshit dhe prodhoheshin veshje mendafshi?
    Varianta tjeter, po me kete kuptim lidhet edhe me thirrjen turke Ipek, qe ne turqishte do te thot pe mendafshi?
    Varianta e trete qe haset, duke shpjeguar preardhjen niset nga fakti gjeografik se perreth ketij vendi gjenden shume shpella, dmth., ne baze te fjates peqina rrjedh varianta e thirrjes serbe Peq?
    Te gjitha keto varianta shpjegimesh qe degjohen per aresyetimin e
    thirrjeve shqipe, turke dhe serbe, jane mendime qe mund te degjohen edhe nder popull, ne te vertete nuk kane bazen shkencore per arsyetim. Per shpjegimin e drejte te ketij emertimi, gjithsesi duhet te merret ne
    konsiderim kolekcioni i hartave te Kosoves, ku hasen te gjitha variantet e mundeshme te shenuar gjate shekujve, dhe ne baze te ketij inventari mund te vijme gjere te nje perfundim.
    Nga variantet e cekura dhe duke pasur parasysh varianten e pare te
    mundshme shqipe Pekia, e cila permendet gjere kah gjysma e shekullit te kaluar, dhe duke ditur se varianta turke eshte e turqizuar me prefiksin i (send i zakonshem per gjuhen turke psh. per Strugen Istriga, per Shkodren- lskodra etj), del qarte se rrenja e ketyre varianteve veqohet si Pek.
    Lista e emertimeve qe kane te bejne me lokalitetin e Pejes, e kompletuar ne haze te shenimeve te nxjerura nga hartat e vjetra: ne Dardani ndertoi ose rindertoi 691 fortifikime te ndryshme, me qrast
    edhe iu nderruan edhe emertimet.
    Siparantu Shek. II., 1566 (Rikonstruim), 1652 (Ri), 1688 cca, 1775 (Ri), 1812 (Ri)
    Siparuntum 1489 (Ri)
    Pechia Shek. XVIII
    Peck 1688 cca, 1689

    1 Proco pi C., De Aedificis, IV., 3

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Ne listen e ketyre emertimeve hasim edhe lokacionin e shenuar Pentza, shenimi i pare ose transkriptimi se ciles mund te jete i pasaket, prandaj meqe kjo ka afersi te madhe me fjalen Pek - rrenjen e emertimit te sotem Peje, duhet te konsiderohet se ky emertim daton nga kjo faze e
    ndrrimit te emertimeve ne kete ane te Evropes JL.
    Gjithsesi, nder aspektet e errta qe kane te bejne me Pejen, rradhitet
    edhe preardhja e emertimit te sotem, i cili duhet te konsiderohet si problem i vecante nga ana e toponamasteve dhe etimologeve.
    Ne te vertet rreth thirrjes se ketij venbanimi mund te hasen disa variante shpjeguese, qe nuk mund te jene serioze, meqe shprehen pa
    kurfare bazash ne literature nga autore te ceket.
    Psh. si variante te pare jo te aresyeshme mund te permendim sypozimin se emertimi Peje rrjedh nga fjala pej, qe arsyetohet me nje
    periode kur ne kete vend kultivohej krymbi mendafshit dhe prodhoheshin veshje mendafshi?
    Varianta tjeter, po me kete kuptim lidhet edhe me thirrjen turke
    Jpek, qe ne turqishte do te thot pe mendafshi?
    Varianta e trete qe haset, duke shpjeguar preardhjen niset nga fakti
    gjeografik se perreth ketij vendi gjenden shume shpella, dmth., ne baze tefjales pecina rrjedh varianta e thirrjes serbe Peq?
    Te gjitha keto varianta shpjegimesh qe degjohen per aresyetimin e
    thirrjeve shqipe, turke dhe serbe, jane mendime qe mund te degjohen edhe nder popull, ne te vertete nuk kane bazen shkencore per arsyetim. Per shpjegimin e drejte te ketij emertimi, gjithsesi duhet te merret ne
    konsiderim kolekcioni i hartave te Kosoves, ku hasen te gjitha variantet e mundeshme te shenuar gjate shekujve, dhe ne baze te ketij inventari mund te vijme gjere te nje perfundim.
    Nga variantet e celcura dhe duke pasur parasysh varianten e pare te
    mundshme shqipe Pekia, e cila permedet gjere kah gjysma e shekullit te
    kaluar, dhe duke ditur se varianta turke eshte e turqizuar me prefiksin i
    (send i zakonshem per gjuhen turke psh. per Strugen Istriga, per Shkodren
    - Iskodra etj), del qarte se rrenja e ketyre varianteve vecohet si Pek.
    Lista e emertimeve qe kane te bejne me lokalitetin e Pejes, e kompletuar ne baze te shenimeve te nxjerura nga hartat e vjetra:

    Siparantu Shek. II., 1566 (Rikonstruim), 1652 (Ri), 1688
    cca, 1775 (Ri), 1812 (Ri)
    Siparuntum 1489 (Ri)
    Pechia Shek. XVIII
    Peck 1688 cca, 1689
    1 P r o c o p i C., De Aedificis, IV., 3

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Qytetet e vjetra iliro/shqipëtare (Prizreni-Shkodra) Hartë.

    Pecha 1796, 1689, 1797, 1730 (d.), 1736, 1730,
    1744, 1775, 1788 (d.), 1791 (d.), 1793, 1906,
    1810, 1912, 1813 (d.)
    Pechia-Pech 1689
    Pechia - Residenza del Sangiaco del Ducagini, 1688 cca, 1689
    Pec-Ipek 1876, 1879, 1881
    Pekia 1818, 1823, 1833, 1837, 1837, 1861
    Peschia 1829
    Jpek 1848
    Ipechi ou Pechia 1827
    !peck ou Pechin 1828
    Ipeick 1828
    Ipeik 1828
    Ipek 1635 cca, 1812, 1821, 1842 (d.), 1853,
    Ipek (Pekia)1821, 1829
    Ipek (Pesca)1875
    Ipek-Peiska-Peja 1867, 1877, 1878


    Variantet e permendura ne hartat e cekura tregojne nje pasqyre te
    pergjithshme te menyres se shenimit te ketij emertimi.
    Nga shpeshtsia e te shenuarit te lokalitetit ne harta gjate shekujve, shihet qarte se dominon trajta shqipe dhe pastaj ajo zyrtare turke, e cila sidoemos shpesh lajmerohet ne hartat e shekullit XIX.
    Gjithashtu edhe ne literature mund te hasim shenime te qmuashme
    per emertimin e Pejes. Psh. ne pershkrimet e para te ketij qyteti, qe na kane mbetur gjere me sot, datojne nga dekada e katert e shekullit te kaluar te Viquesnelit dhe Boues.
    Autori i pare, ne shume pikepamje korrekt, kryesisht merret me pershkrime gjeologjike te terrenit, prandaj eshte pershkrim i pare i ketij aspekti per Pejen me rrethine.
    Autori mu ne fillim te pershkrimit te tij per kete vend, shpjegon se variante administrative turke lpek, ne gjuhen shqipe quhet Pekia, 2 po me kete theks shenon edhe oronimin mbi Peje - Peklen.
    Autori i dyte, i njohur si jo objektiv ne pershkrimet e tija, merret edhe me aspekte tjera gjeografike. Psh. si kem cekur me pare ai per here te pare evidenton ekzistimin e Pejes se vjeter, duke e cekur emertimin dhe shkatrrimin e tij.

    Ky autore, permend vetem varianten turke te emertimit Ipek kurse emertimin Peklen e shenom pa theks.
    Duhet cekur se keta te dy autore ishin bashkudhetare, dhe se
    shenimet e tyre nuk perputhen ne shume pik pamje dhe se, nuk i kane hyre shpjegimit te emertimit Ipek gjegjsisht Pekia. Boueu per shume emertime mundohet edhe te jepe shpjegime, por kesaj rradhe jo?
    2 V i q u e s n e I., Journal ... SGF, 1840




    Per shpjegimin e ketij emertimi duhet te kemi parasysh edhe faktin e
    egzistimit te oronimit Peklen, i cili gjithashtu ka per rrenje fjalen pek, i cili duhe te kete lidhje me emertimin e vendbanimit mu prane saj.

    Ne te vertete ky mal shtategjate ngritet nga ana perendimore e qytetit.
    Duhet cekur se me shkatrrimin e vendbanimit te Vjeter ,,Gradines'',
    ne Fushen e Pejes, qyteti fillon te zhvillohet mu kah rrenza e Peklenes,
    prandaj ka gjase se mu per kete arsye kjo ane e vendbanimit te ri ka pasur ose ka marre emrin e malit perbri.
    Si ndihme per shqyrtimin e emertimit pek duhen te na ndihmojne
    edhe emertimet te tjera jashte Kosoves qe kane per haze po kete fjale psh.
    Ne Serbine Lindore kemi lumin Pek dhe vendbanimin Majdanpek, qe eshte emertim hibrid majdan - turq., dhe pek., autokotone, nga koherat antike.
    Nga komentimet e lartepermendura rreth emertimit autokon dhe te
    kohes romake, e pastaj per emertimin e sotem qe e lidhem me kohen bizantine, duhet cekur se problemi bukur mire eshte shtruar, prandaj
    qeshtja e shpjegimit me detal kalon jashte fahut tone ne lemin e etimologeve.

    ABOUT THE NAMES OF PEJA (PEC)
    Muharem Cerabregu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-04-2020 më 07:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •