Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

    Nga Armand Shkullaku

    Kush e ka ndjekur trajektoren e shkurtër të këtyre pak ditëve të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, nga marrja e detyrës e deri tek rrëzimi i telekomanduar mbrëmjen e së mërkurës, ka konstatuar kontrastin e tmerrshëm mes tij dhe një kapice politikanësh në dy anët e kufirit, që janë të gatshëm të zvarriten në çdo batak kulisash e të pranojnë çdo nëpërkëmbje, vetëm për të mbajtur pushtetin.

    Në dekadat e fundit kemi përjetuar mutacione integriteti dhe deformime personalitetit të shkaktuara nga pushteti, të njëjta me ato të viruseve që duan të mbijetojnë duke rrënuar jetët e njerëzve. Pavarësisht vullnetit të qytetarëve, ne kemi parë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, se si zhvlerësohej vota e tyre nga kryqëzimet hibride mes partive që deri dje urreheshin dhe fara e sundimit papritur i bënte bashkë.

    Akuzat për vjedhje, vrasje, krime etj, e që shkonin deri tek shtretërit familjarë, papritur mbylleshin në arkiva përballë joshjes nga torta e pushtetit. Për vite e vite, vota kontrabandohet duke e futur në një krizë të thellë demokracinë e brishtë përfaqësuese, në emër të një grushti njerëzish që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur vetëm me karriken ku vegjetojnë pa prodhuar asgjë të mirë për qytetarët e tyre.

    Albin Kurti mund të kishte pranuar kompromis edhe me Hashim Thaçin, ai mund të mos i përjashtonte partitë e PAN nga një koalicion i mundshëm që mund ta mbante kryeministër. Ai mund ti thoshte edhe Rickit: “sir yes sir” dhe të vinte firmën mbi një akt që s’dihet se ku mund ta çojë Kosovën. Madje ai mund të mos i kthente mustaqet e Veliut në mustaqe të Çelos dhe të përtypte në heshtje nënshtrimin nga partneri qeverisës për të ruajtur pozitën e të parit dhe për të mbaruar punët e veta.

    Mund ta përkthente koalicionin qeverisës në koalicion të posteve dhe interesave duke ndarë pjesën e përfitimit që të gjithë të mbeteshin të kënaqur. Mirëpo Albin Kurti e kishte lexuar ndryshe votën e 6 tetorit.

    Mijëra e mijëra njerëz që votuan për të dhe Vjosa Osmanin, votuan pikërisht për t’i dhënë fund pazarit të vjetër që nga kutitë nxjerr të njëjtin mall të skaduar, pavarësisht nga ajo që ke zgjedhur në vitrinë. Kurti mund të ishte zvarritur, siç kanë bërë të gjithë, për të garantuar numrat që do e mbanin në pushtet, mirëpo në dilemën për të qënë një nga ata, apo një model i ri i ndryshimit, ai zgjodhi të dytën.

    Politikanë si Kurti e Osmani, janë adn-ja e pamodifikuar e atyre politikanëve që pushtetin e konsderojnë si një mjet për të arritur një qëllim dhe jo si qëllim në vetvete. Dhe qëllimi i këtij binomi në fushatën e fundit elektorale, ishte pikërisht ndryshimi i këtij modeli të politikanit. Të modelit të shpifur që harron çdo premtim pasi merr votat, që nuk e ka për gjë të tradhëtojë besimin e votuesve, që pranon çdo përdhunim personaliteti vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin- qëllimin ekzistencial të qënies së tij.

    Në këtë kuptim, përballja e drejtpërdrejtë me një rrëzim të telekomanduar, ishte e mira më e madhe që qeveria 50 ditore e Kurtit, i bëri shoqërisë kosovare.

    U rrëzua një qeveri, por mbijetoi një model. Çdo veprim tjetër i Kurtit mund të ishte mbijetesë për të, por triumf i virusit që do të vinte përfund çdo qelizë të shëndetshme të shoqërisë. Ai nxorri në pah hipokrizinë e fosileve të LDK dhe një pjese të elitave e mediave të Kosovës, që bërtisnin për ndryshim dhe kur ky ndryshim u erdhi tek dera u lemerisën si virusi nga vaksina.

    Sepse ata nuk mund të mbijetojnë dot në një terren të shëndetshëm, ku meritat ndahen sipas punës, fuqia sipas votës dhe të mirat sipas aftësisë. Të gjithë u bënë bashkë nën thirrjet “Amelika, Amelika”, për të fshehur kokën në zallin e paaftësisë dhe molepjes së tyre.

    Rrëzimi i Albin Kurtit, është një shans më shumë që shoqëria kosovare të reagojë ndaj të keqes që tenton t’i marrë frymën. Albini i vetë shkoi i qetë drejt këtij fundi, jo sepse është i sigurtë në fitoren e ardhshme, por sepse motivi i qënies së tij politike nuk qënka dhe nuk është pushteti me çdo kusht. Ndoshta kjo e bën modelin e tij të jetë i frikshëm për të tjerët, edhe kur është i rrëzuar.



    Publikuar në Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

    Mundet te shtohet pa frike qe qendrimi i administrates amerikane kundrejt qeverise Kurti eshte skandaloz. Kjo adminisrate amerikane jo vetem qe po zhduk edhe nje shkendije shprese qe solli Kurti por po perkrah ne menyre te turpshe gjithe partite dhe politikanet e korruptuar. Kjo ngjarje do ta uli shume prestigjin amerikan ne syte e popullit shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2020
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1

    Për: Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

    Problemi kryesor te qeveria Kurti eshte vet Kurti. Pamundesia e tij te pranoj mendime dhe qendrime ndryshe, si dhe deshira e tij per te bere "historine" ne Kosove sepse sipas tij historia e Kosoves ne shekullin XXI behet vetem me te, e rrezoi ate nga pushteti.
    Keqqeverisja e kaluar e solli Kurtin ne pushtet, por qellimet hakemarrese dhe mendjemedha te Kurtit e rrezuan ate nga pushteti. Askush nuk eshte i verber ndaj keqperdorimeve dhe kapjes se shtetit nga qeverite e kaluara, por standardet e cektuara nga ana e Kurtit gjate opozitarizmit si duket ishtin shume te larta edhe per ate vet. Kurti edhe gjate qeverisjes se tij ka punuar me mendesine e opozites, dhe me paranojen e "armiqeve te brendshem dhe te jashtem".
    Problemi i LVV qendron ne krijimin e kultit te individit, ne kete rast kultin e liderit Kurti ( ne partite e majta kjo eshte e zakonshme), ku lideri ka gjithmone te drejte dhe ku nuk ekziston mendimi kritik ndryshe. Nuk eshte asnje anetare i qeverise nga LVV apo i partise se Kurtit i cili edhe ne menyren me te lehte te kete kritikuar shkeljet kushtetutese nga ana e qeverise se tij, apo te kete kerkuar falje. Ne fund te fundit keto shkelje te kushtetutes jane shkelje te te drejtave te qytetareve te Kosoves, dhe ata duhet t'u kerkojne falje qytetareve ne emer te te cileve thirren cdo dite qe nga themelimi i LVV-se.
    Zyrtaret qeveritar nga LVV perdorin fjale dhe kercenime ndaj anetareve te partive tjera, deputeteve, zyrtareve te ndermarrjeve publike etj. sikur gjate vitetve '80 dhe '90 ne Kosove dhe marrin miratimin dhe bekimin e militanteve ne te gjitha mediat. Devalvimi i gjuhes se zyrtareve te LVV-se e sidomos te militanteve te cilet sharjet dhe kercenimet i kane ne maje te gjuhes, kane sjelle ne Kosove nje standard te ri te komunikimit i cili ne cdo shoqeri demokratike eshte i papranueshem. Vetevrasja e te riut ne konviktet e studenteve ne Prishtine, e shkaktuar nga neglizhenca e institucioneve qeveritare te udhehequra nga LVV nuk solli as shkarkimin e pergjegjesve ( Min. i shendetesise dhe ai i Pune te Brendshme) por as edhe nje kerkim falje per jeten e humbur. Per Kurtin nuk ishte kjo ngjarje me te cilen duhej te merrej ai. Por, per rastin Dehari, Kurti ka pas lansuar fushate te gjate dhe intenzive dher nuk ka pasur moment ne te cilin nuk e ka permendur. A e paska pasur vetme per perfitimie politike rastin Dehari? A ndryshojne keto dy raste? A jane institucionet pergjegjese? Pse Kurti heshte?

    Dobesimi e marredhenjeve me SHBA-te eshte kulminacioni i paaftesise se politikes se jashtme te LVV, por e cila politike ka pasoja per Kosoven. Deklaratat e Kurtit por edhe te Zv. Kryeministrit Haki Abazi jane te gjitha te shtrira ne rrafshin e teorive konspirative. Nje Kryeminister nuk mund te deklaroj se ka nje marreveshje te fshehte per te cilen eshte i bindur se eshte e bere me bekimin e Amb. Grenell, derisa i njejti deklaron se asnjehere nuk ka pare apo biseudar per asnje marreveshje per shkemibim territoresh apo ndonje marreveshje te fshehte. Me e keqja eshte se ai thote se eshte i bindur se ekziston nje marrevshje e fshehte, por qe nuk e ka asnje fakte per kete gje, dhe se per ate arsye edhe eshte e fshehte. Nese eshte e fshehte, si e ditka Kurti se eziston?! Naivitet politik deri ne skajshmeri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •