Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Frika nga vdekja tregoi dallimin mes shqiptarëve dhe oligarkëve

    Nga Vehap Kola

    Këto ditë, pak njerëz në Shqipëri nuk i ka topitur frika nga vdekja prej epidemisë së koronavirusit. Më pak i frikësuari prej nesh është vetë burimi kryesor i përhapjes së këtij paniku dhe shkaktari më i madh i kësaj pasigurie, Edi Rama.

    Veç tij, me përjashtim të disa kokave të ftohta, të gjithë jemi shndërruar në tellallë, që përsërisim paralajmërimet e tij dhe u bëjmë amin sokëllimave të tij për gjoba dhe ndëshkime të reja ndaj shqiptarëve, të cilët, të pavetëdijshëm apo të pazotë për të parandierë rrezikun e sëmundjes, shkelin oraret e lëvizjes së lejuara nga Edi Rama.

    Portalet janë mbushur me mjekë, politikanë, gazetarë, ekonomistë, shkrimtarë dhe inxhinierë që thonë të njëjtat gjëra: ato që thotë Edi Rama.

    Këtu, sigurisht, bëjnë përjashtim kryetari i opozitës, i cili ia ka prishur njëtrajtshmërinë kësaj simfonie me propozimet social-ekonomike për të zbutur krizën nga ndëprerja e veprimtarisë ekonomike, një shkrim i analistit Neritan Sejamini, që propozon një rrugë liberale për të zbutur krizën ekonomike, qëndrimet e ekonomistit Gjergj Buxhuku, analizat e gazetarit të ekonomisë Klodian Tomori dhe bilanci i politologut Ilir Kalemaj mbi kostot që do të shkaktojë kjo krizë.

    Ndërsa lista e zërave publikë, madje edhe kritikëve të Ramës, që besojnë se ai po bën mirë që vetëm po paralizon aktivitetin social-ekonomik dhe po vë gjoba për shkelësit e urdhëresave të tij, është shumë e gjatë.

    Ndonëse të gjithë mbështetësit e urdhëresave të Ramës kujtojnë modelet e kufizimit të lëvizjes në vendet perëndimore, ata harrojnë të verifikojnë nëse atje ekzistojnë mundësi sado të vogla që masa të tilla ta rrudhin përfundimisht demokracinë dhe të rikthejnë ndonjë formë tiranie.

    Në Shqipërinë e Edi Ramës, i cili ka shkrirë të gjitha institucionet veç qeverisë së tij dhe që ka shtënë në dorë të gjithë pushtetet, ky skenar është i sigurtë.

    Shqipëria e Edi Ramës nuk ka asgjë të përbashkët me demokracitë e konsoliduara, institucionet e pavarura dhe kulturën demokratike të Italisë, Spanjës apo Francës, të cilave u referohen mjekët, gazetarët apo mbështetësit e Edi Ramës kur mbrojnë politikën e tij të kërbaçit pa kulaç për menaxhimin e emergjencës shëndetësore.

    Të konvertuarit e rinj në mbështetës të Edi Ramës nuk duken se kanë ndonjë brengë të përbashkët me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të thjeshtë, të cilët në fund të këtij muaji, në mos që më herët, do t’i kenë mbaruar të gjitha paratë e pages, apo do të kenë mbushur plot listën me borxhe te marketi i lagjes dhe s’do të kenë as të hanë.

    Këta mbështetës shpesh kanë aq para mënjanë, sa do t’u mjaftonte të jetonin në paqe deri në fund të jetës, pa e vënë ujin në zjarr për të punuar. Edhe nëse e kanë kritikuar Ramën vitet e fundit, ata mund të rregullohen prapë me të dhe t’i japin sërish mbështetjen që e solli në pushtet.

    As përgjigjet financiare të qeverive të këtyre vendeve ndaj kushteve të reja ekonomike e shoqërore nuk kanë rëndësi, siç duket. Të painteresuar për fatin e shumicës dërrmuese dhe të varfër të shqiptarëve, që përpara se të vdesin nga pandemia rrezikojnë të vdesin nga uria, mbështetësit e rinj dhe të vjetër të Edi Ramës besojnë se ai kaq mundet, kaq bën.

    Por a mundet, për shembull, Edi Rama të anulojë koncensinin e Rrugës së Kombit dhe të mos i japë koncensionarit 5 milionë euro në vit për të paktën 13 vite?

    Kontrata parashikon që buxheti i shtetit t’i paguajë kompanisë 66 milionë euro në 13 vitet e ardhshme si subvencion për trafikun e munguar. Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar kompania mori 18% më shumë fonde nga shteti se ç’parashikohej në kontratë.

    5 milionë eurot e kursyera në buxhet nga anulimi i kësaj kontrate le t’i alokohen shëndetësisë për të shtuar shtretërit dhe për të blerë respiratorë për të prekurit në rritje nga pandemia. Nuk po merremi fare me efektin financiar pozitiv që do të kishte anulimi i kësaj kontrate në shkëmbimet tregtare me Kosovën.

    Përveç se të zgjasë në kohë radhën e prekjes nga koronavirusi dhe të rezervojë një respirator, mundësisht në spital privat, për të kamurit që duartrokasin mpirjen e veprimtarisë social-ekonomike në Shqipëri, Edi Rama mund të anulojë edhe koncesionin e sterilizimit, që 100-fishon shpenzimet buxhetore për këtë zë. Vetëm vitin e fundit qeveria e Ramës i pagoi koncesionarit 14 milionë euro, 4 milionë euro më shumë edhe se kontrata 100-fishuese e kostos së sterilizimit.

    Anulimi i kësaj skeme PPP i kthen buxhetit 10 milionë euro në vit dhe 200 milionë euro në 20 vitet e ardhshme. Kjo është një tjetër gjë që Edi Rama mund të bëjë, përveç se të shpëtojë nga vdekja ish-kritikët e konvertuar në mbështetës të tij pa kushte.

    9 milionë eurot e kursyera nga kjo kontratë le t’u shpërndahen kesh shqiptarëve të varfër, që kanë humbur vendet e punës apo mikrobizneset e familjeve të tyre nga masat e qeverisë kundër pandemisë.

    Paketa financiare e paraqitur nga Rama është e qartë vetëm në një pikë: ajo do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë 25 milionë dollarë për të blerë tamponë testimi dhe respiratorë shtesë. Për biznesit dhe familjet e prekura nga pezullimi i aktivitetit ekonomik, Rama do të vërë në dispozicion një fond prej 65 milion dollarë, por askush nuk e di se si do të shpërndahen dhe si do të përfitojë ekonomia prej tyre. Me korrupsionin galopant të kësaj qeverie, ka shumë gjasë që kjo shumë e akorduar të ketë fatin e çdo fondi publik: të përgjysmohet rrugës drejt xhepave të biznesit apo qytetarëve.

    Zërat e tjerë të paketës së Ramës janë po aq propagandistikë dhe iluzorë sa i gjithë fjalimi i tij lajkatues dhe topitës. Mbi të gjitha, Rama nuk preku asnjë cent nga paratë që ai u jep oligarkëve me skemat korruptive koncesionare. Kështu, ai meriton mbështetjen e tyre dhe të ish-kritikëve për garancitë që ofron se do t’u shpëtojë jetën nga epidemia.

    Klima e biznesit, e përkeqësuar sa më s’ka edhe para kësaj emergjence shëndetësore, nuk meriton asnjë përpjekje qeveritare. Asnjë propozim liberalizues dhe çlirues i tregjeve nga monopolet dhe oligarkia nuk përfshihet në paketën e Ramës.

    Sakrifica e shqiptarëve që do të vdesin nga kjo epidemi nuk është e mjaftueshme për Ramën dhe për ata që janë kthyer në mbështetës të tij. Shqiptarët duhet të bëjnë edhe plot sakrifica të tjera që sëmundja të na prekë ngadalë dhe të ketë gjithmonë respiratorë të lirë. Kështu ish-kritikët e kamur do të shpëtohen e do të shijojnë pasurinë e vënë mënjanë.

    Shqiptarët duhet të izolohen brenda shtëpive, të vuajnë e ndoshta të vdesin urie, të hanë njëri-tjetrin kur të mos kenë ç’të hanë tjetër, t’ia nisin edhe njëherë nga zero, në mbeçin gjallë nga epidemia apo uria, vetëm e vetëm që asgjë të mos rrezikojë prishjen e kurbës së lumturisë për oligarkinë dhe lëvdonjësit e rinj të Ramës.

    Frika nga vdekja u tregoi shqiptarëve se kush janë ata që vërtet e duan lirinë dhe Shqipërinë dhe kush janë ata që luftojnë për fitimet e tyre personale.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Frika nga vdekja tregoi dallimin mes shqiptarëve dhe oligarkëve

    Sjella e Rames eshte per tu habitur; i ngjan nje skizofreniku pa sherim !
    Mbase eshte rasti i pare ku shteti (qeveria) mori masa ne kohen dhe menyren e duhur,kjo mbase edhe te detyruar nga gjendja e shendetesise shqiptare, dhe asnje perfshire dhe mediat dhe opoziten nuk e kritikoi,i dhane pak a shume te drejte.
    Por ç'ndodh,qe ky Rama sillet si psikopat thote fraza qe teorikisht nuk kane kuptim;"ma vini mua fajin","meruni me mua","mos degjoni te tjeret...",ku te tjeret a kundershtaret per masat qe mori "Rama" nuk egzistojne. Te gjithe pak a shume ne praktike i japin te drejte...

    Duket si nje budallik i Rames,se po bene vet kundershtarin e vetes.Po i shpall,po i shpik vetvetes armiq,kundershtare qe nuk egzistojne. Po ben dhe pushtetarin dhe antipushtetarin dhe qeveritarin dhe opozitarin.
    Kjo u pa edhe me termetin por ne nje fare mase edhe toleruese por ketu me virusin ka mare tatpjeten".Mungese totale e çfare do lloj zeri a mendimi tjeter ! Dhe duke ditur qe ne ate vend mungon komplet opozita politike kam frike se po arim edhe si shoqeri ne gjendje letargjike.



    Sa per anen ekonomike duhet ndruar mentaliteti dhe ne nje fare menyre dhe sistemi ekonomik. Duam apo nuk duam ne shoqerite e korruptuara dhe pa edukate e rregullqa tregetie duhet me shume shtet,si per mjeksine ne pergjithesi po ashtu edhe per te garantuar nje minimum te jeteses publike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 23-03-2020 më 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •