Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 74 prej 74
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse



    André Rieu - Lisbonë, Portugali - 1 Dhjetor 2021

    Celebrating Comeback - Pas 20 Muajsh ndërprerje ....... Corona Break .
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-12-2021 më 16:50

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Parashikimi i shkencëtarëve: Pandemia mund të përfundojë në 2022

    Shkencëtarët kanë filluar të flasin për fundin e pandemisë duke monitoruar rrjedhën e virusit. U bënë dy vite me shpërthimin e krizës shëndetësore që vuri njerëzimin përballë të dhënave, masave dhe kufizimeve të rrepta.

    Shkencëtarët pohojnë se në vitin 2022, virusi do të humbasë formën e tij pandemike dhe do të bëhet më sezonal siç është rasti me virusin e gripit.

    Rritja e nivelit kolektiv të imunitetit, shpërndarja e pritshme e barnave dhe vaksinat janë rruga e daljes nga tuneli i errët i pandemisë.

    Shitja e barnave për koronavirusin, që do të ndodhë pas disa muajsh, përkthehet si një shenjë shprese.

    Njerëzit, siç kanë thënë shkencëtarët në të kaluarën, do të mësojnë të jetojnë me koronavirusin pasi sëmundja nuk do të zhduket.

    Pyetja është se si do të ekzistojë koronavirusi në të ardhmen pa ngritur alarmin e komunitetit botëror?

    “Përdorimi i maskës në transport, madje edhe në zyra, mund të aplikohet në vitet e ardhshme”, tha epidemiologu i Universitetit Johns Hopkins Sean Trulov.

    Ai shton se në të ardhmen mund të rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e distancës në vendet ku grumbullohen shumë njerëz.

    Epidemiologu vlerëson gjithashtu se testet e zbulimit të koronavirusit do të bëhen edhe më të aksesueshme.

    Një hap i rëndësishëm tashmë është hedhur në vaksinat, ku programi po zgjerohet për të përfshirë fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Komuniteti shkencor po shqyrton dozën e nevojshme për moshat më të reja.

    Në kuadër të ridizajnimit të preparateve injektuese, parashikohet dozimi vjetor i popullatës, i cili do të synojë trajtimin e mutacionit që zhvillohet dhe përhapet në të gjithë botën.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/paras...ndoje-ne-2022/

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


    Shkencëtarët: Infektimet nga varianti ‘Omicron’ drejt fundit! Do të bien me të njëjtën shpejtësi që u përhap


    Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti ‘Omicron’, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.

    Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

    Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietwll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.

    Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pamndemia në të ardhmen.

    Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në ShBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.

    Në fakt, thotë profesori Mokdat, sipas llogaritjeve komplekse të modelit që ka ndërtuar universiteti, numri real i infeksioneve në ShBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë pikun me 6 milionë raste më 6 janar.

    Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare.


    / VOA / Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/01/shkencet...i-qe-u-perhap/

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Parashikimi optimist i Piperos: Omicron po sjell fundin e pandemisë

    Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë sot një parashikim optimist, duke thënë se fundi i pandemisë është shumë afër. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Pipero u shpreh se varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën, duke infektuar shumë njerëz dhe duke i imunizuar ata.

    Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh dhe kjo gjë mund të sjellë fundin e pandemisë.

    “Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.

    Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël. Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.

    Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero.


    Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/01/parashik...n-e-pandemise/

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Pandemia po hyn në fazë të re, ekspertët: Pranvera do të jetë normale

    Pandemia e koronavirusit po hyn në një fazë të re, falë nivelit të lartë të vaksinimit dhe imunitetit natyral, çka nënkupton se pranvera dhe vera do të jenë si në kohët e parapandemisë këtë vit.

    Infektologët mendojnë se gjatë pranverës gjendja do të përmirësohet, kjo për shkak të vaksinimit dhe imunitetit që do ta fitojnë qytetarët.

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, pati thënë gjatë vitit të kaluar se pandemia e koronavirusit (COVID-19) të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

    Edhe presidenti i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë në Zvicër, Lukas Engelberger ishte shprehur po ashtu optimist në lidhje me situatën pandemike.

    Sipas tij, pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

    Ndërsa, një virolog i njohur belg, Peter Piot tha se: “Mendoj se është e qartë se po shkojmë drejt një faze të re; pikë së pari, pasi virusi po ndryshon në variante si Omicron, i cili, siç e dimë, është më i transmetueshëm, por më pak agresiv. Së dyti, falë vaksinimit, numri i vdekjeve ka rënë. Ka më pak të shtruar në terapitë intensive, kështu kjo, e kombinuar me infektimin natyral, do të thotë se kemi imunitet kolektiv”.

    Ndërsa shkenca parashikon se Covid-19 nuk do të zhduket në të ardhmen e afërt, kompanitë farmaceutike vijojnë punën për të ripërshtatur mjetet e luftës. Pas Pfizer, edhe Moderna thotë se do të ketë së shpejti gati vaksinën kundër variantit Omicron, e cila, siç thotë, do të hyjë në fazën e testimit klinik javët e ardhshme.

    Kompnia beson se do të mund të ndajë të dhënat mbi sigurinë dhe efektshmërinë e saj, në muajin mars. Moderna po zhvillon gjithashtu një vaksinë të vetme që kombinon dozën përforcuese me një vaksinë eksperimentale kundër gripit.


    Express.com

    https://www.gazetaexpress.com/pandem...-jete-normale/

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit

    Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime.

    “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai.

    “Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.

    Ai u ka thënë ministrave të shëndetësisë dhe zyrtarëve nga 34 shtete se tanimë është tejkaluar mungesa e vaksinave dhe sfidë logjistike përbën procesi i dërgimit të dozave në të gjitha kombet.

    Megjithatë, shefi i OBSH-së ka bërë thirrje për kujdes.

    Ai ka thënë se përhapja e shpejtë e variantit Omicron të koronavirusit nënkupton se 100 raste të reja janë raportuar çdo tre sekonda në OBSH, javën e kaluar.

    Një vdekje është raportuar çdo 12 sekonda.

    “Është e rrezikshme të deklarojmë se Omicron do të jetë varianti i fundit dhe se jemi në fund të luftës”, ka thënë ai.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/obsh-f...je-kete-vit-2/

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Danimarka deklaron fundin e pandemisë, heq të gjitha kufizimet

    Danimarka do të eliminojë kufizimet e vendosura duke ju rikthyer lirisë së para pandemisë.

    Sipas qeverisë daneze, arsyet e heqjes së kufizimeve janë rreziku më i ulët i variantit Omicron dhe numri i lartë të personave të imunizuar.

    Maskat nuk do të përdoren më në ambiente të mbyllura dhe kufizimet në restorante, jetë kulturore dhe sociale do të zhduken dhe do të rihapen diskotekat.

    “Ne jemi këtu me lajme të mira. Është koha për ta lënë pas pandeminë dhe për të ecur përpara. Kjo shënon kalimin në një epokë të re për të gjithë ne sepse Danimarka do të jetë përsëri një shoqëri e hapur. Ne jemi gati t’u themi lamtumirë kufizimeve dhe të mirëpresim jetën që kishim më parë. E kemi kaluar fazën kritike. Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifrat, një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

    Kryeministrja foli për dy faza: në të parën, deri në pranverë, do të mbahen rekomandimet për mbrojtjen e grupeve të rrezikut, si përdorimi i maskave në shtëpitë e të moshuarve, si dhe detyrimi për t’iu nënshtruar testeve për ata që udhëtojnë në Danimarkë dhe nuk janë të vaksinuar; Faza e dytë, deri në vjeshtë, do të jetë mbikëqyrja dhe përgatitja për dimrin e ardhshëm, në të cilin është “shumë e mundur” që një pjesë e popullsisë apo edhe e gjithë popullata të duhet të vaksinohet përsëri.


    Gazeta Mapo

    https://gazetamapo.al/danimarka-dekl...tha-kufizimet/

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Edhe Islanda lehtësohen ndjeshëm masat kufizuese të pandemisë

    Pas Britanisë së Madhe dhe Danimarkës lehtësimi i kufizimeve kundër pandemisë ka vijuar edhe në Islandë. Dy javë pas prezantimit të një sërë masash të reja, Islanda do të lehtësojë sërish ndjeshëm masat kufizuese kundër Covid-19.

    Lajmin e ka dhënë kryeministrja Katrín Jakobsdóttir në një konferencë për shtyp në Reykjavik.

    “Sot kemi një lajm të mirë. Duke nisur nga e shtuna, do të lejohet grumbullimi deri në 50 persona, nga 10 që ishte më parë. Lokalet dhe pub-et do të lejohen të rihapen pas mbylljes së tyre në mes të janarit”, tha ajo.

    Më herët, qeveria mori një sërë masash më të rrepta për shkak se sistemi shëndetësor po përballej me një mbingarkesë.

    Tani jeta publike do të lehtësohet sërish, veçanërisht në sektorin e kohës së lirë, ku më shumë persona do të lejohen të përdorin pishinat ose palestrat.

    “Nëse gjithçka shkon sipas planit, jeta normale shpresojmë të rifillojë nga mesi i marsit. Qeveria shqyrton lehtësimet e mundshme në intervale të rregullta dhe, siç janë gjërat, po planifikon të heqë pothuajse të gjitha masat”, tha Jakobsdóttir.

    Sipas shifrave aktuale, 5 për qind e 360,000 banorëve të vendit janë aktualisht në izolim ose karantinë. Incidenca e infeksionit, për një periudhë 14-ditore në Islandë, aktualisht është 4,986. Megjithatë, numri i shtrimeve në spital kohët e fundit ka rënë.


    Gazeta Mapo

    https://gazetamapo.al/edhe-islanda-l...-te-pandemise/

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Finlanda heq gradualisht masat kufizuese të pandemisë

    Finlanda pritet të heqë masat kufizuese të koronavirusit gjatë muajit shkurt, njoftoi sot qeveria.

    Heqja graduale e kërkesave, të cilat kanë kufizuar numrin e vizitorëve në zona të caktuara dhe kanë kërkuar dëshmi të vaksinimit, do të aplikohet për restorantet dhe baret duke filluar nga 14 shkurti. Kufizimet do të hiqen edhe për eventet kulturore dhe sportive, tha kryeministrja Sanna Marin.

    Megjithatë, klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.

    Qasja e ngadaltë do t’i japë Finlandës pak kohë për të parë sesi po shkon lehtësimi i kufizimeve në Danimarkën fqinje dhe Norvegjinë. Danimarka pezulloi të gjitha kufizimet pandemike të martën, ndërsa Norvegjia gjithashtu hoqi disa prej tyre.

    Të gjitha kufizimet do të hiqen në Finlandë më 1 mars, sipas Yle. Sipas të dhënave të qeverisë, nivelet e reja të infeksionit janë të larta në vend, por numri i pacientëve nën kujdesin intensiv ka rënë ndjeshëm.


    Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/02/finlanda...-te-pandemise/

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Italia do të heqë së shpejti kufizimet kundër pandemisë

    Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për koronavirus, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet.

    Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 viktima me koronavirus dhe 11.23 milionë raste të infektimit prej shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë.

    Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, derisa kufizimet e ashpra vazhdojnë të aplikohen për ata që nuk janë të imunizuar.

    Vendosja e maskës është e detyrueshme në ambientet e jashtme.

    “Në javët në vijim ne do të vazhdojmë këtë rrugë të rihapjes. Duke u bazuar në të dhënat shkencore, ne do të njoftojmë për afatet e heqjes së kufizimeve aktuale”, ka thënë Draghi, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

    Fushata shtetërore e vaksinimit konsiderohet e suksesshme, pasi më shumë se 80 për qind e njerëzve kanë marrë dy doza, dhe më shumë se 57 për qind kanë marrë një dozë përforcuese.

    Draghi ka thënë se afati i pasaportës së vaksinës – që tregon se dikush është vaksinuar, apo është shëruar nga sëmundja – nuk do të ketë afat për ata që kanë marrë dozën e tretë.

    Pasaporta e vaksinës është e domosdoshme për të marrë pjesë në shumicën e aktiviteteve në këtë shtet.

    Qeveria ka marrë vendim të mërkurën që të lehtësojë masën e karantinës për nxënësit që janë të vaksinuar.


    Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/02/italia-d...der-pandemise/

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    OBSH jep lajmin: Europa drejt fundit të pandemisë COVID-19

    Inkurajuese janë vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat shohin se Evropa mund të dalë nga pandemia.

    Falë imunitetit të fortë në të gjithë Evropën dhe agresivitetit të ulët të Omicron, kontinenti është në një gjendje “armëpushimi” që mund të çojë në fundin e pandemisë Covid-19, tha sot seksioni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


    Në fund të dimrit, “kjo periudhë e rritjes së mbrojtjes duhet të konsiderohet një “armëpushim” që mund të na sjellë një paqe të qëndrueshme,” tha drejtori rajonal i OBSH. për Evropën Hans Kluge në një konferencë për shtyp online.
    Imuniteti duhet të mbahet me vaksinim

    “Kjo situatë mund të zgjasë vetëm për aq kohë sa ruhet imuniteti duke vazhduar fushatat e vaksinimit dhe monitorimin e shtameve të reja,” tha ai, megjithatë, duke u bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të mbrojnë popullatat më të cenueshme.
    Në këtë rajon, i cili ka 53 vende, disa prej të cilave janë në Azinë Qendrore, infeksionet janë rritur ndjeshëm me Omicron.

    Gati 12 milionë raste të reja u raportuan javën e kaluar, numri më i madh që nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë, sipas OBSH-së.


    Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/02/obsh-jep...mise-covid-19/

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Pas Danimarkës, një tjetër vend i BE-së heq të gjitha masat anti-Covid

    SUEDIA ka njoftuar heqjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet për të frenuar Covid-19.

    Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në një deklaratë për mediat ka thënë se pandemia është nën kontroll dhe se virusi nuk ka dëmtuar shërbimet shëndetësore publike, teksa thekson se situata është e qëndrueshme në repartet e terapisë intensive të spitaleve.

    Kujtojmë se Danimarka ishte shteti i parë në Europë që vendosi të heqë masat kufizuese për Covid.

    "Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë dhjetorin e ardhshëm. Por ne u premtuam qytetarëve të Danimarkës se do të kemi kufizime vetëm nëse ato janë vërtet të nevojshme dhe ne do t'i heqim ato sa më shpejt që të mundemi," tha për CNN Ministri danez i Shëndetësisë Magnus Heunicke. e hënë. "Kjo është ajo që po ndodh tani."

    Në një deklaratë për mediatsë fundmi, drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom ka deklaruar se është një hap i nxituar që shtetet po eleminojnë shtrëngimet anti-Covid dhe po shpallin fitoren ndaj koronavirusit.

    Tedros u shpreh se varianti Omicron është ende shumë i transmetueshëm dhe janë identifikuar rreth 90 milion raste që nga identifikimi i tij.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/lajme-nga-bota...anti-c-i510523

  13. #73
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Virusi nuk ekziston

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Nga SHBA në Australi dhe Francë/ Bota drejt normalitetit, shumica e vendeve heqin masat kufizuese të Covid

    Shumica e vendeve të botës po i rikthehet normalitetit, pas heqjes së shumicës së kufizimeve. Pandemia ka shkaktuar më shumë 5.8 milionë viktima në të gjithë që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas një raporti të publikuar nga AFP të mërkurën.

    Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të viktimave, të ndjekura nga Brazili, India dhe Rusia. Megjithatë, në raport me popullsinë, vendet më të prekura janë Peruja, Bullgaria, Bosnja, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut.

    Danimarka u bë shteti i parë anëtar i BE-së që hoqi të gjitha kufizimet, duke u mbështetur në fushatën e lartë të vaksinimit. Masat minimale kufizuese janë ende në fuqi vetëm për vizitorët e pavaksinuar që mbërrijnë në Danimarkë nga vendet jashtë zonës Shengen, raporton abcnews.al

    Në SHBA, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se ka ardhur koha që vendi ti rikthehet normalitetit, pavarësisht rreziqeve që ekzistojnë ende nga COVID-19. Numri i rasteve të reja për shkak të Omicron ka shënuar rënie dhe shumë shtete të SHBA, si New Jersey, New York, California, Connecticut, Delaware dhe Oregon, tashmë po heqin përdorimin e detyrueshëm të maskës, në shkolla dhe në hapësirat publike.

    Kanadaja ka njoftuar heqjen e kufizimeve dhe testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në vend në një kohë kur Quebec do të heqë gradualisht certifikatën e vaksinimit. Nga data 28 shkurt, pasagjerët e vaksinuar nuk do të kenë nevojë për PCR negativ për të hyrë në vend.

    Australia: Jeta e natës në Sidnei dhe Melburn rifilloi të premten, me autoritetet që hoqën pothuajse të gjitha masat kufizuese në qytetet më të mëdha të vendit pas rënies së vazhdueshme të numrit të pacientëve me Covid-19. Uellsi i Ri Jugor dhe Victoria, janë prekur më shumë nga varianti Omicron dhe kanë rivendosur disa masa kufizuese muajin e kaluar.

    Izraeli hoqi të enjten “green pass” për hyrjen në disa vende publike, duke lehtësuar më tej kufizimet që kishte vendosur pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 kishte shënuar rënie.
    Gjatë valës së mëparshme të Covid-19, Izraeli miratoi politikën “Ne duhet të mësojmë të jetojmë me Covid”. Në këtë mënyrë ekonomia e vendit vazhdoi të funksiononte dhe shkollat ​​mbetën të hapura.

    Megjithatë, janë konstatuar disa probleme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për shkak të numrit të madh të punonjësve, studentëve dhe mësuesve që kanë munguar për shkak të infektimit me koronavirus ose janë detyruar të karantinohen për shkak të kontaktit me një të infektuar.

    Me rënien e numrit të rasteve për shkak të Omicron, Portugalia ka njoftuar se do të heqë kufizimet e mbetura, duke përfshirë certifikatën e vaksinimit. Qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë maska ​​në ambiente të mbyllura si transporti publik apo supermarketet. Gjithashtu qytetarët nuk do të kenë nevojë për test negativ për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha ose ngjarje sportive.

    Holanda do të heqë shumicën e masave duke filluar që nga 25 shkurti, pas uljes së rasteve dhe shtrimeve në spital. Do të hapen baret, restorantet dhe klubet e natës ndërsa maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në shumicën e vendeve.

    Megjithatë, vizitorët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, prova se kanë kaluar Covid ose një test negativ, raporton abcnews.al

    Franca ka hequr përdorimin e detyrueshëm të maskave në hapësirat publike të mbyllura, të cilat kërkojnë një leje vaksinimi për të hyrë. Maskat do të mbeten të detyrueshme për transportin publik dhe për hapësirat e mbyllura.

    Rregullorja e re, e cila hyn në fuqi më 28 shkurt, është në përputhje me rekomandimin e këshillit shëndetësor dhe pason uljen e shkallës së infektimit në vend.

    Spanja ka hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në10 shkurt pas rënies së rasteve me Covid. Maskat do të jenë të detyrueshme në tubime të mëdha në natyrë, si koncerte, ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.

    Qeveria do të heqë kufizimet për aktivitetet sportive nga 4 marsi dhe stadiumet do të pranojnë tifozë në 100% të kapacitetit të tyre, pra atë që ishte në fuqi përpara pandemisë. Italia ka hequr përdorimin e maskave në ambientet e jashtme që nga java e kaluar. Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura do të jetë i vlefshëm deri më 31 mars.

    Gjithashtu klubet dhe restorantet janë rihapur.

    Austria ka hequr shumicën e kufizimeve më 5 mars. Përdorimi i maskës tashmë do të jetë i detyrueshëm vetëm në vendet e punës, supermarkete, spitale dhe azile ndërsa restorantet do të hapen për të gjitha kategoritë.

    Zvicra hoqi pothuajse të gjitha kufizimet pandemike të enjten. Qeveria njoftoi se do të mbetet në fuqi vetëm detyrimi për përdorimin e maskës në transportin publik dhe infrastrukturën shëndetësore, gjithashtu do të qëndrojë në fuqi karantina 5 ditore për ata që rezultojnë pozitivë me koronavirus.

    Më shumë se 90% e popullsisë së Zvicrës janë mbrojtur kundër Covid.

    Gjermania pritet të lehtësojë masat kufizuese duke filluar nga 20 marsi, e cila tashmë është përcaktuar si “Dita e Lirisë”. Në fazën e parë, nga data 4 mars do të lejohen sërish tubimet private pa kufizim në numrin e pjesëmarrësve.

    Nga data 4 mars, do të hapen restorantet. Nga data 20 mars do të hiqen të gjitha masat e mbetura, si dhe detyrimi i punës në distancë, por do të mbetet në fuqi përdorimi i detyrueshëm i maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit si dhe rregullat e distancimit social.

    Belgjika hoqi orën policore, që do të thotë se restorantet dhe baret nuk do të ketë më kufizime në orarin e tyre të punës. Përveç kësaj, klubet do të rihapen dhe të gjitha do të lejohen ngjatjet e mëdha pavarësisht.


    Java News - g.kosovari

    https://javanews.al/nga-shba-ne-aust...uese-te-covid/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •